Aksident rrugor në Iran, 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

49

aksident bus iranIrani është tronditur nga një aksident rrugor, i cilësuar si më i rëndi i këtyre viteve të fundit. Të hënën në mbrëmje, dy autobusë u përplasën duke shpërthyer në flakë, në rrugën midis qytetit të Qom dhe kryeqytetit Teheran. Bilanci, 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Drejtuesi i një prej autobusëve ka humbur kontrollin e mjetit, kur një nga gomat e autobusit ka shpërthyer, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe përplasjen me autobusin tjetër. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit Qom. Rrugët iraniane ngelen nga rrugët më të rrezikshme në botë edhe pse një përmirësim i lehtë është konstatuar vitet e fundit. Vitin e kaluar, 20 mijë persona janë raportuar se, kanë gjetur vdekjen nga aksidentet rrugore.