PE, krijohet mekanizmi i Autoritetit Mbikëqyrës për Bankat Europiane

bankParlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte, vendosjen e sistemit evropian të Mbikëqyrjes Bankare. Ky sistem do të mundësojë vendosjen e më shumë se 150 bankave të mëdha të BE-së, nën mbikëqyrjen direkte të Bankës Qendrore Europiane. Eurodeputetët kanë përforcuar transparencën dhe përgjegjësinë demokratike dhe kanë ngarkuar Autoritetin Bankar Europian të përpunojë praktikat e survejimit, që mbikëqyrësit e bankave kombëtare duhet të ndjekin. 

Sistemi, që do të aplikohet duke nisur nga shtatori i vitit 2014, sipas Komunikatës për shtyp të PE-së, do të jetë detyrues për anëtarët e zonës euro dhe do të jetë i hapur ndaj gjithë vendeve të tjera të BE-së. Eurodeputetët kanë favorizuar një model të marrjes së vendimeve, që do t’i lejojë vendeve jashtë zonës euro, të marrin pjesë me të njëjtat kushte të barabarta.

Eurodeputetët Marianne Thyssen i PPE-së dhe Sven Giegold i Partisë së Gjelbër, kanë përgatitur dy tekstet legjislativë në Parlamentin Europian. Këto tekste u adoptuan me një shumicë të konsiderueshme.

Një marrëveshje mbi sistemin, është përmbyllur me Shtetet Anëtare në prill, por eurodeputetët dhe Banka Qendrore Europiane, duhet të përcaktojnë mënyrën, se si mbikëqyrësi i BQE do të jetë përgjegjës dhe transparent në një formë demokratike.

Sistemi i ri i Mbikëqyrjes, implikon transferimin e pushteteve të mbikëqyrjes bankare nga niveli kombëtar në nivel evropian. Kjo është arsyeja, pse gjatë procesit, eurodeputetët dhe shumë parlamente kombëtarë, kanë insistuar mbi faktin, se një transferim i tillë pushtetesh, ka nevojë për një kontroll demokratik të adaptuar për Mbikqyrësin e ri.

Sipas legjislacionit dhe marrëveshjes ndërinstitucionale që e shoqëron, të kryer midis Parlamentit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane, Parlamenti do të ketë një liri të madhe aksesi ndaj informacioneve.  Më i rëndësishëm është fakti se, dispozitat parashikojnë që Parlamenti të marrë dosje komplete dhe domethënëse të mbledhjeve (të Komitetit të Mbikëqyrjes) që do të lejojnë të kuptohen shqyrtimet në proces, kryesisht lista e komentuar e vendimeve. Presidenti i Komitetit të Mbikëqyrjes, do të jetë pjesëmarrës në seancat periodike të parlamentit.

Me synim përforcimin e përgjegjësisë, Parlamenti mundet, së bashku me Këshillin të caktojë Presidentin dhe Zv. Presidentin e Komitetit të Mbikëqyrjes, si edhe të kërkojë heqjen e tyre. Ai do të jetë gjithashtu i autorizuar, të kryejë hetime mbi gabime të mundshme të kryera nga Mbikëqyrësi. Së fundmi, eurodeputetët mund të pyesin vetë Mbikëqyrësin me shkrim dhe të marrin një përgjigje të shpejtë.

Ndërmjet fushave të tjera kyçe, ku Parlamenti Europian ka pësuar ndryshime janë:

– një rol në rritje të parlamenteve kombëtarë

– një akses më të mirë ndaj dokumenteve për autoritetet evropiane të mbikëqyrjes, përballë bankave

– kushte pjesëmarrje tërheqëse për vendet, që nuk janë anëtare të zonës euro.

-ndarje strikte e personelit të Bankës Qendrore Europiane midis politikës monetare dhe mbikëqyrjes, me synim që të sigurohet se  organi i survejimi të BQE-së, të jetë realisht përgjegjës për këto akte.

-përforcimi i Autoritetit Bankar Europian, në raport me BQE, që do të ketë në disponim gjithashtu mjete më të mira për të ndërmarrë  teste rezistimi dhe për të marrë informacione

-vënia në jetë e një kulture më uniforme e mbikëqyrjes bankare, duke siguruar gjithashtu diversitetin e sektorit në BE./im.ta/

Penelope Kruz topless në plazhet e Korsikës

Penelope Kruz

article-2418473-1BC685F5000005DC-865_634x374Penelope Kruz duket, se është duke shijuar pushimet e saj familjare në Korsikë. Ajo është fotografuar duke pushuar me bashkëshortin e saj, Javier Bardem dhe me fëmijët. Kruz ka shijuar plazhin topless, duke qenë dhe në shoqërinë e familjes dhe të miqve të saj. Pas lindjes së dy fëmijëve aktorja vjen sërish në një formë fizike të admirueshme.

 

 

 

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz
article-2418473-1BC5DCCE000005DC-981_306x623
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

Penelope Kruz
Penelope Kruz

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nicole Kidman aksident në Javën e modës në Nju Jork

Nicole Kidman
Nicole Kidman

Aktorja e famshme Nicole Kidman është rrëzuar në tokë pas një aksidenti, që u shkaktua nga një fotograf, i cili po e ndiqte me biçikletë për ta fotografuar. Aktorja po kthehej për në hotelin e saj, pasi kishte qenë prezent në shfaqjen e Calvin Klein, gjatë javës së modës në Nju Jork.

I hutuar pas shkrepjes së fotove, fotografi përplas me biçikletë aktoren, duke e rrëzuar atë në tokë. Megjithëse Kidman u përpoq të ngrihej pas aksidentit, dukej që kishte marrë dëmtime të lehta në këmbë. Një ambulancë u thirr menjëherë për të verifikuar gjendjen e aktores, të cilët u larguan pas pak kohe nga hoteli.

Fotografi ndërkohë mori një gjobë nga policia, për kalim  me biçikletë në trotuar. Gjatë rrëzimit të aktores fotografë të tjerë po fotografonin skenën.

 

 

 

 

article-2419472-1BC91980000005DC-116_634x620
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

Nicole Kidman
Nicole Kidman

 

article-2419472-1BC923B5000005DC-516_634x494

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hidhet në erë makina e Shefit të Krimeve të Komisariatit nr 1 në Tiranë

POLICIA_TIRANEPas ngjarjes së rëndë në Kazino dhe plagosjes së shefit të CEZ në Laç, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Tiranë.

Makina e Shefit të Krimeve të Komisariatit nr 1 në Tiranë, është hedhur në erë. Megjithëse policia është duke hetuar në disa pista, vlerësohet se më kryesorja është sulmi për shkak të detyrës.

Sasia e eksplozivit që është vendosur në makinë raportohet të jetë e vogël, çka e ka orientuar grupin hetues drejt një kërcënimi të mundshëm.

 

Bleona godet sërisht, paguan për të të dalë në revistën amerikane

bleona_promo_01Bleona Qereti është shumë e vendosur për të arritur sukses në SHBA. Për këtë synim ajo po përdor çdo rrugë dhe formë. Sigurisht që ajo e di se një mënyrë e mirë është promovimi dhe ajo këtë ka bërë.

Revista javore “Billboard”, i ka kushtuar asaj një hapësirë promovimi (që nënkupton përkundrejt një pagese).

“Bleona Qereti është këngëtarja pop më e famshme e vendit të vogël evropian, Shqipërisë, ku mediet atje e cilësojnë atë Madonna për nga pamja dhe sjellja.

Bleona tregon për revistën një rast gjatë një performance në Festivalin Kombëtar të Muzikës, ku ka hequr pallton dhe të nesërmen përfundoi në të gjitha revistat.

Në moshën 11-vjeçare ajo tregon se ka publikuar këngën e parë. Por tani synimi i saj është të bëhet yll global.

Si gjithmonë Blenona nuk harron të lëshojë ndonjë kritikë për njerëzit nga vendin prej nga vjen: “Njerëzit (në Shqipëri) kane ende mentaliteti komunist”.

Granit Xhaka tërbon zviceranët, mbështet Shqipërinë

Xhaka1_602765Granit Xhaka ka tërbuar zviceranët me një postim në profilin e tij në Twitter. Xhaka që luan për kombëtaren zvicerane ka shkruar: “Forca Shqipëri”, në momentin që po luhej ndeshja Islandë-Shqipëri.

Uebfaqja zvicerane “sport.ch”, i ka kushtuar një tekst të veçantë 20-vjeçarit, për ta bindur se gaboi me këtë postim.

Mesfushorit të njohur nga Bundesliga i është kujtuar fakti që ka kënduar himnin shqiptar, duke ngritur pyetjen se, përse Xhaka nuk këndon himnin e Zvicrës?

“Sepse nuk mundem. Nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë, sepse prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”, ka thënë ish-futbollisti i Baselit.

Gjithashtu, ky portal shkruan se nëse Zvicra do të dështonte në Norvegji dhe Shqipëria po të fitonte në Islandë, helvetikëve do t’u rrezikohej vendi i parë, pasi më 11 tetor do të luajnë pikërisht kundër kuqezinjve në Tiranë.

Për zviceranët, është i papranueshëm fakti se Xhaka e përkrah pikërisht një kundërshtar të Zvicrës, pavarësisht faktit se ka prejardhje shqiptare. Ata kërkojnë që lojtari të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen me postimet e tij.

 

INSTAT, shqiptarët më të varfër se katër vite më parë

Në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve të prekur nga varfëria është rritur. Një anketë e INSTAT-it tregon se, në krahasim me vitin 2008, në vend ka 30 mijë më shumë të varfër.

poveriNga 12.4% që ka qenë varfëria 4 vite më parë, tashmë ne vend ka shkuar 14.3% duke u rritur me 1.9%. Kreu i INSTAT, Ines Nurja, thotë se qarqet më të varfra janë Kukësi, Fieri dhe Lezha. Ndërsa ato me nivel më të ulët janë Vlora, Korça dhe Berati.

“Krahasuar me vitin 2008, kur varfëria ka qenë në nivelin 12.4, në vitin 2012 varfëria ka shkuar në nivelin 14.3%. Pra kemi një rritje të varfërisë, të familjeve shqiptare që janë nën vijën e varfërisë. Në qoftë se flasim në persona, kemi rreth 30 mijë njerëz më tepër që i janë shtuar pjesës së varfër në Shqipëri”, tha Nurja.

Instituti i Statistikave ka kryer anketën për matjen e varfërisë, ku janë anketuar 7 mijë familje. Anketa e INSTAT-it ka nxjerrë në pah edhe një tjetër dukuri. “Varfëria ka kaluar më tepër në zonat urbane. Nëse krahasojmë vitin 2008 me vitin 2012, në zonat urbane kemi një rritje të varfërisë, ndërsa në zonat rurale kemi një rënie të varfërisë”, u shpreh Nurja.

Bastuni i Charlie Chaplin ne ankand

CharlieChaplinBastuni i Charlie Chaplin, kostumet nga “The Sound of Music” dhe xhaketa e veshur nga Steve McQueen ne “Bullitt” jane shitur per disa milione dollare ne nje ankand te relikeve te Hollywood.
“Los Angeles Times” raporton se bastuni i Chaplin nga “Modern Times” arriti shumen e 420,000 dollareve, nderkohe kostumet u shiten per 1.56 dollare.
Ne kete cmim u perfshi edhe fustani i Julie Andrews ne kohen kur ajo kendon kengen “Do-Re-Mi”.
Nderkohe xhaketa nga “Bullitt” terhoqi 720,000 dollare.

Atentat me armë drejtorit të CEZ-it në Laç

policiaViktor Skeja, drejtori i CEZ Shpërndarje në qytetin e Lacit, ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati të mbetur në tentativë.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet, ndërkohë që 45-vjecari mbeti i plagosur me armë zjarri tip pistoletë.  Burime nga policia bënë me dije për Gazetarin Spartak Koka se dy persona të paidentifikuar janë futur në ambiente e kazinosë dhe pasi e kanë pyetur për emrin dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për Viktor Skejën kanë tentuar ta vrasin.

Fatmirësisht Skeja i ka shpëtuar atentatit, pasi plumbat i kanë kapur vetëm këmbët. Pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit, policia konfirmon lajmin se dy personat kishin si objektiv vrasjen e drejtorit të CEZ Shpërndarjes në Lac.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mësohet se Skeja po luante në kazino dhe është zënë në befasi, ndërkohë që forcat e sigurisë private të kazinosë e kanë pasur të pamundur të ndalojnë dy atentatorë, të cilët ishin të armatosur dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet plagosjes, ndërkohë që pritet dëshmia e plotë e Skejës për të mësuar detaje dhe arsyet e atentatit ndaj tij.

Parlamenti Europian miraton mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza

european_parliamentDW

Pas dy vjet e gjysmë negociatash brenda BE Parlamenti Evropian mori sot (12.09), propozimin që në BE- të vendoset mekanizmin për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se shpërdorojnë lirinë e udhëtimit.

Fluksi i madh i të ashtuquajturve “azil-kërkues të rremë” nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Evropian shohin në kthimin e përkohshëm të vitave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, të instrumentalizuar politikisht.

Mekanizmi si masa e fundit

Deputetët e Parlamentit Evropian, kanë qëndrime shumë të ndryshme. Ata të bllokut të djathtë konservator të partive popullore e mbështesin propozimin si një mënyrë për forcimin e sistemit të Shengenit dhe sigurisë së qytetarëve të BE. Socialdemokratët, liberalët dhe të Gjelbrit janë kritikë. Raportusja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si „të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij“.

Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Këtu mendoj në rradhë të parë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të cilët liberalizimi i vizave ka qenë një hap historik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve.

Të dhënat e fundit të Frontex-it dëshmojnë se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE po zvogëlohet. Ndërkohë në Bruksel mund të dëgjosh mendimin se qeveritë e këtyre vendeve janë duke bërë gjithçka për të penguar abuzimin e udhëtimit pa viza dhe se është në dorë të vendeve të zonës Shengen që ta reformojnë politikën e azilimit, të shkurtojnë procedurat dhe me këtë të mënyrë të evitojnë të gjithë ato, që në “kërkesën për azilimin” shohin mundësinë për përfitime materiale.

Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjaste gjashtë muaj dhe më vonë të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës