Eva Longoria takohet me fansat e saj

Evo Longoria

article-2420551-1BCF2529000005DC-313_634x763Aktorja e njohur, Eva Longoria e cila sapo është ndarë nga i dashuri i saj Ernesto Arguello, është fotografuar teksa dilte nga një sallon në rrugët e Beverly Hills. Ajo ka ndaluar të takohet me disa nga fansat e saj, të cilët e kishin parë tek hynte në sallon dhe po prisnin me padurim të takoheshin me të.

 

 

 

 

 

 

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Evo Longoria takohet me fansat e saj
Evo Longoria

 

Evo Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

 

 

 

 

 

T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri

Rebelë sirian në një përballje në Aleppo. (Ricardo Garcia Vilanova, Afp)
Rebelë sirian në një përballje në Aleppo. (Ricardo Garcia Vilanova, Afp)
Rebelë sirian në një përballje në Aleppo. (Ricardo Garcia Vilanova, Afp)

Nga Halil Matoshi

Lajmi se kosovarët në Siri nuk po luftuakan në anën e kryengritësve kundër regjimit diktatorial të Bashar Al-Asadit (Ushtria për Sirinë e Lirë), por për interesa të grupeve fondamentaliste islamike dhe se po kryekan mizori, duhet t’i shqetësojë institucionet e vendit, saqë këto të fundit duhet të shqyrtojnë me urgjencë marrjen e shtetësisë kosovare menjëherë dhe pa paralajmërim…

Çfarë mund të bëjë Kosova për t’i ndalur “bijtë e bijat e veta” vullnetarë apo mercenarë që të mos shkojnë në luftë “për Allah” në Siri a gjetkë? Asgjë!

Secili njeri është i lirë të ketë bindjet dhe arsyetimet e veta.

Përderisa nuk janë “në anën tjetër të ligjit” brenda territorit kosovar.

Është pra në vullnetin individual të tyre, në karakterin dhe konstitucionin  e tyre shpirtëror, fetar etj., pra është zgjedhje e tyre e lirë.

Por shteti i Kosovës për ta mbrojtur veten, mund t’i ndalojë ata për t’u kthyer në atdhe. Dhe këtë, shtetit ia mundëson konstitucioni i tij juridik – si organizatë që e ka monopolin për ushtrimin e dhunës legjitime.

Shteti duhet t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që luftojnë në Siri, për një varg arsyesh, ngase shteti e ka vetëm këtë të drejtë, karshi “të drejtës për të luftuar” të shtetasve “rebelë”, që në këtë rast cenojnë jo vetëm imazhin ndërkombëtar të shtetit që i përkasin, por mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare!?

Pjesëmarrja në një komplot, kundër rendit kushtetues të një shteti apo pjesëmarrja në luftë duke e shpallur atë “të shenjtë” (cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?) ose “luftë për Allah” nuk është më problem i kufizimeve kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut, por është problem kombëtar (që ndërlidhet me tradhtinë kombëtare) që në shtetin modern sanksionohet me ligj.

Kjo s’ka të bëjë tutje me debatin për futjen e mësim-besimit si lëndë fakultative në shkollat kosovare as me debatin rreth shamisë së vajzave dhe grave shqiptare të fesë islame, as me nenin 8 të Kushtetutës (laiciteti i shtetit kosovar) që pasqyron rendin politik e institucional të Kosovës, sepse po kjo Kushtetutë garanton edhe lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.

Laiciteti i shtetit nuk përshkruan laicizimin e shoqërisë dhe të individit.

“E drejta për të luftuar” – xhihadi  është kundër konstituimit të shtetit modern dhe demokratik, prandaj kjo “e drejtë” i bën karshillëk vetë shtetit dhe shoqërisë, si dhe intencës për modernizim dhe integrime në BE dhe NATO.

Për xhihadin në Kosovë ekzistojnë interpretime të ndryshme, prej interpretimit që konstaton se xhihadi është e drejta për luftë brenda vetvetes (tek një besimtar) për t’i përmbushur detyrat fetare dhe për t’i mposhtur veset e këqija (Xhihadi i madh) si një detyrë fetare e myslimanëve, deri tek interpretimi për ‘xhihad të vogël” që del të jetë emërtim arab për “luftë të armatosur” kundër persekutimit dhe shtypjes.

Brenda kontekstit të islamit doktrinar, (tek bindjet Shia), xhihadi i referohet luftës kundër atyre që nuk besojnë në islam (në All-llah).

Porse fjala ka edhe implikime tjera më të gjera.

Xhihadi është përdorur zakonisht për termin “Lufta e Shenjtë”.

Sipas disa burimeve (Shih: Merriam-Webster’s Encyclopedia of World Religions), xhihadi shfaqet 41 herë në Kur’an dhe shpesh me shprehje idiomatike si “përpjekje në rrugën e Zotit.”

Një pakicë në mesin e dijetarëve Suni nganjëherë i referohen xhihadit si shtyllë e gjashtë e Islamit, gjë që nuk e ka një status të tillë zyrtar, ndërkaq që tek drejtimi Shia në islam, megjithatë, xhihadi është një nga 10 praktikat fetare.

Mirëpo sipas BBC, një e treta e njohësve të islamit esencial mendojnë se kuptimi i xhihadit është lufta për të ndërtuar një shoqëri të mirë.

Është interesant fakti se shumë ndjekës të islamit doktrinar në Kosovë (me përkatësi Suni) mendojnë se Al-Asadi përket në drejtimin Shia, prandaj e ka devijuar udhën e Zotit, ndërkaq që pikërisht drejtimi Shia i jep termit ‘xhihad’ kuptimin e luftës kundër të pafeve!

Porse paradoksi i mirëfilltë në këtë tregim është fakti se po dalin të vërtetë zërat që thoshin se shqiptarët, veçmas kosovarët që po luftojnë në Siri nuk kanë ndonjë kauzë politike (luftë për drejtësi e liri) dhe nuk janë përkrah forcave kryengritëse, por as përkrah ushtrisë së rregullt siriane, por janë darë në duart e grupeve politike fondamentaliste islamike, që luftojnë në shumë fronte, kundër trupave të Dinastisë Asad, kundër kryengritësve dhe kundër jomyslimanëve në Siri, apo të huajve dhe këtë me idenë e Damaskut si qendër të Kalifatit (si para 1000 vjetësh).

Alja Noha, një studente siriane në Shqipëri, ka folur për mediat e Tiranës, duke u lidhur përmes telefonit me Ahmad Trad, ish–pilot i ushtrisë siriane, por tashmë pjesë e luftëtarëve anti-Assad të Ushtrisë për Sirinë e Lirë, që lufton në periferi të qytetit të Idlebit.

Trad tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt. Ai pranoi se në Siri ka shqiptarë që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, porse këta shqiptarë nuk janë pjesë e rebelëve, por e grupeve radikale fondamentaliste që luftojnë për rrëzimin e presidentit Assad dhe për ngritjen e një shteti islamik!?

Mendohet se janë mbi 500 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dhe në mesin e tyre ka pasur edhe viktima, por tashmë vjen konfirmimi se ata janë përfshirë në grupe fondamentaliste islamike të cilat kanë një qëllim përfundimtar të ndryshëm nga ushtria për Sirinë e Lirë.

Prandaj të gjithë personat që kanë shtetësi kosovare dhe aktualisht luftojnë në anën e grupeve ekstremiste islamike në Siri, duhet konsideruar si pjesëtarë të organizatave terroriste dhe duhet vënë në kërkim nga organet e ndjekjes në Kosovë, kurse me dekret duhet t’u hiqet shtetësia në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit mbi shtetësinë, neni 24, (vepra saktësohet në Kodin Penal të Kosovës), sepse ata kanë organizuar, trajnuar, financuar dhe inspiruar grupe terroriste brenda Kosovës ose në një shtet tjetër dhe kjo është arsye e bollshme juridike që atyre personave t’u hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës menjëherë.

Neni 3 i ligjit mbi shtetësinë përcakton se vendimi për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës mund të lëshohet edhe pa pjesëmarrjen e personit në fjalë në procedurë.

Neni 14 i Kushtetutës (Shtetësia) thotë: Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.

Me ligjin për shtetësinë përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Neni 2 thotë se përkufizimi i shtetësisë sipas ligjit është një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella; Ndërkaq në nenin 19 (Mënyrat e humbjes së shtetësisë) thuhet: 1. Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet: 1.1. me lirim nga shtetësia;

1.2. me privim të shtetësisë; 1.3. në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Neni 24 (Humbja e shtetësisë me privim) thotë: 1. Pavarësisht të drejtës së personave për shtetësi të Republikës së Kosovës sipas kreut V të këtij ligji, organi kompetent mund të privojë shtetasin e Republikës së Kosovës nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nëse shtetasi posedon shtetësi tjetër dhe nëse merret me veprimtari, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës; 2. Veprimtaritë, me të cilat cenohet rëndë siguria kombëtare e Republikës së Kosovës konsiderohen në veçanti veprimtaritë vijuese:

2.1. kur shtetasi qëllimisht i është bashkuar një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, ose 2.2. shtetasi ndërmerr veprime të cilat kanë për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose 2.3. shtetasi është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin nga organi kompetent ose nuk është i lejuar

me marrëveshje ndërkombëtare; 4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm kur vendimi i dorëzohet personit në fjalë. Në rastet kur vendimi nuk mund të dorëzohet për arsye se organi kompetent nuk mund të identifikojë vendndodhjen e personit, vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës; 5. Kundër vendimit për privim mund të iniciohet konflikt administrativ në gjykatën kompetente sipas Ligjit për Konflikt Administrativ.

Termi terrorizëm përkufizohet me Kodin penal të Kosovës, (Neni 135).

Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 121-145; Për qëllime të neneve 121-145 të këtij Kodi: 1. Terrorizëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit – kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare:

Mirëpo në këtë rast organet kosovare të ndjekjes nuk mund të hetojnë në Siri, nëse këta persona kanë kryer apo jo vepra terroriste, prandaj Kosova e ka të vetmin mjet juridik për t’u mbrojtur (siguria e përgjithshme) duke ua hequr shtetësinë këtyre qytetarëve, të cilët luftojnë “për Allah” në Siri.

Në anën tjetër Bashkësia Islame e Kosovës si institucion zyrtar në vend se të bëjë thirrje për ruajtjen e tolerancës ndërfetare si model kulturor dhe shpirtëror të ekumenizmit ndërshqiptar nëpër shekuj dhe në vend se të mbroj shekullarizmin e shtetit, po flirton me islamin fondamental, madje aktualisht është “i zënë” me “veprimtari të fshehtë” duke organizuar puçe (më qëllime politike) brenda këtij institucione!?

Së këndejmi i biri i Myftiut të Kosovës Naim Tërnavës, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar. Ai, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë. Mirëpo edhe pse kjo është vepër penale askush nuk u morr më të, madje as organet e hetuesisë dhe as prokuroria e shtetit  ex-officio.

Të përkujtojmë se Kodi Penal i Kosovës – Shtytja për kryerjen e veprave terroriste – Neni 141 thotë:  Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejt ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë  vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Prandaj, për hir të sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe rajon, për hir të sigurisë nacionale të aleatëve të Kosovës dhe si detyrim për luftën kundër terrorizmit si dhe për ruajtjen e stabilitetit të vendit, këta persona duhen ndëshkuar me heqjen e shtetësisë. Përndryshe, nuk dua të paragjykoj se si do të sillen këta  luftëtarë ‘xhihadistë pas kthimit në atdhe, mirëpo rasti i vullnetarëve myslimanë nga Afrika dhe Azia në luftën e Bosnjës, e të cilët mbetën të jetojnë aty edhe pas luftës,  dëshmon për një sjellje shumë agresive të tyre, duke e dëmtuar ndjeshëm shtetin dhe demokracinë boshnjake. (Kohanet)

 

Egjipt: PE, Rezolutë për ndalim të dhunës dhe kthim të shpejtë në demokraci

european_parliamentParlamenti Europian ka miratuar një Rezolutë ditën e enjte më 12 shtator, mbi gjendjen në Egjipt. Rezoluta kërkon ndalimin e menjëhershëm në interes të vendit, të gjithë akteve të dhunës, terrorizmit dhe të provokacioneve. Eurodeputetët i bëjnë thirrje autoriteteve të përkohshme, t’i japin fund gjendjes së emergjencës dhe të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë, duke përfshirë dhe ish Presidentin e rrëzuar Morsi, për të krijuar kushte për një proces politik gjithëpërfshirës. 

Nëpërmjet Rezolutës, eurodeputetët kanë dënuar përdorimin e shpërpjesëtuar të forcës nga ana e autoriteteve të sigurisë, për thyerjen e protestave në sheshet Rabaa dhe Nahda që rezultuan në humbje tragjike jetësh, por gjithashtu edhe dështimin e Vëllezërve Muslumanë  për të parandaluar dhunën popullore. Autoritetet e përkohshme dhe ushtria, theksohet në këtë Rezolutë, kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në vend, pavarësisht pikëpamjeve dhe preferencave të tyre politike, duke bërë thirrje në këtë mënyrë për hetim të pavarur ndaj të gjitha vrasjeve të kryera.

Teksti bën thirrje gjithashtu edhe për transferim pushteti drejt autoriteteve civile, të zgjedhura në forma demokratike, sa më shpejt të jetë e mundur. Egjipti, duhet të zhvillojë zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta, nënvizojnë eurodeputetët duke theksuar se, ndalimi apo përjashtimi i çfarëdolloj force politike demokratike apo aktori në vend, mund të çojë vetëm në rritje të radikalizmit.

Rezoluta thekson gjithashtu, se reforma dhe procesi i hartimit të Kushtetutës, duhet të vendosin themelet për një Egjipt të ri demokratik, duke garantuar lirinë dhe të drejtat themelore, duke përfshirë edhe lirinë fetare për të gjithë qytetarët. Mbrojtja e minoriteteve, duke përfshirë Komunitetin Koptik dhe liria e grumbullimit, e shoqatave dhe medias duhet gjithashtu të garantohet./im.ta/

Për tejkufinjtë e gjeneratave të tjera

photo-jutta-benzenberg-_MG_25011Nga Edi Rama*

“Do të udhëtojmë bashkë, të gjithë, ose nuk udhëtojmë. Pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk nisemi – sot, as nesër, asnjëherë. Kështu mendojmë të gjithë. Vetëm Bashkë,” tha profesor Rexhep Qosja, një prej anëtarëve të delegacionit, pak para se i gjithë delegacioni bashkë me luftëtarët e lirisë, përfaqësi e miliona zemrave shqiptare me plotë besim në të drejtën e madhe, qoftë dhe të vonuar, të ndërmerrte në orët e fundit të shekullit të vjetër udhëtimin, që ndryshoi përgjithmonë rrugën drejt të sotmes dhe bëri që shekulli i ri i shqiptarëve të lindë me këmishë.

Më këmishën e fatit të bashkimit, pas një shekulli të vjetër që na çau në mes dhe mbajti të ndarë përdhunisht mes dy vendesh, dy diktaturash, dy rrugësh verbërisht paralele me të keqen e madhe sa një shekull midis tyre.

Me këmishën e një bashkimi fatlum, që tragjedinë e përhershme shqiptare, kufijtë, i kthen qysh prej lindjes së këtij shekulli në frymëzimin tonë për të qenë pjesë aktive e rikrijimit të kontureve të botës, siç e njohim dhe siç e ëndërrojmë, njëkohësisht.

Me këmishën e bashkimit, që tani më na mundëson ripërkufizimin e hapësirës shqiptare, si hapësira tejkufitare e gjeneratës tjetër. Paraardhësit e të cilës jetuan në dy shtete, që prodhonin një pamundësi të madhe, kurse sot i mban sytë nga ne, që së bashku si dy shtete t’i jetësojmë çdo ditë një mundësi të re.

Fort e nderuar Presidente e Republikës së Kosovës,

Fort i nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

I dashur mik e vëlla zoti Kryeministër,

Të dashura motra dhe vëllezër, deputete dhe deputetë të këtij Kuvendi,

Shumë të dashur bashkatdhetarë, të kësaj ane të hapësirës shqiptare,

Ju falenderoj me përulësi për nderin e madh që më bën mikpritja juaj. Vij sot tek ju me peshën e rëndë të përgjegjësisë që ndjej si kryeministër i sapo dekretuar i Shqipërisë, prej vetëdijes së sfidave të mëdha të kohës që ka filluar në rajonin tonë, me firmosjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë.

Vij sot përpara jush me të gjithë admirimin tim për sesi ju protagonistët e gjallë të historisë së Luftës Çlirimtare kundër fashizmit serb u bëtë edhe protagonistët e dialogut dhe të paqes me fqinjin serb.

Vij, sot, këtu, edhe me respektin tim të madh për çka keni ditur dhe arritur të bëni për Kosovën, në 5 vjet shtet dhe pavarësi në vendimmarrje. Por, edhe me disponimin më të plotë për të mësuar prej jush tanimë që e keqja e ndarjes nuk është më në mes të dy rrugëve tona, por rruga jonë është e bashkuar drejt Familjes Europiane. Në një rajon ku do të varet shumë prej nesh sa do të përfitojë Shqipëria dhe Kosova, por dhe krejt Ballkani Perëndimor, prej kohës së re.

Më lejoni t’jua u them me zemër të hapur se nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës së dashurisë së shtetit amë ndaj shteti bijë. Po për fillimin e një aleance strategjike themelore e kryesore mes të barabartësh të Shqipërisë me Kosovën, për t’i kthyer mundësitë e jashtëzakonshme të kohë së re në sukses dhe zhvillim për qenien tonë të pandarë në rrugën e bashkuar të Europës.

Kjo qenie, që s’mund të sillet më si e ndarë as brenda vetes jo e jo, por as me të tjerët përreth, për shkak të disa vijave kufitare, por duhet të mendojë dhe vrapojë e pakufizuar prej atyre vijave për të çliruar energjitë të reja krijuese dhe bashkëvepruese nga bashkëveprimi.

Në një copë nga muri nga muri famëkeq, i ndarjes së një populli për së gjalli vendosur në postbllokun Check Point Charlie në Berlin,- Berlinit do t’i mbetemi përjetë mirënjohës për shtysën frymëzuese që na dha kundër diktaturës komunistë në Shqipëri, por padyshim dhe për ekzistencën e Kosovës sovrane,- shkruhet: “Çdo mur është një sfidë.”

Kujtimi i atij Muri ne na kujton kufirin mes nesh. Se shmangim dot. Një shekull ndarës në mes nuk shlyhet dot prej mendjes edhe pasi ai shekull vdes. Ndaj sa herë kaloj aty apo u kthehem mes kujtesës atyre germave të mbetura në postbllokun Check Point Charlie unë lexoj, “çdo kufi është një sfidë.”  Por me sytë e të sotmes kufirin mes dy shteteve tona nuk e shoh si sfidën për t’u kapërcyer, por si pjesë të një tërësie referencash botërore dhe historike me një hapësirë lirie dhe demokracie të qëndrueshme. Dhe kjo hapësirë nuk mund asesi të jetohet e ndarë për shkak të një vije të padukshme. Europa e Bashkuar m’u si ajo e Rilindjes Europiane, shkruan Liza Hopkins tek Kufijtë Shekspiran, s’do të ketë veçse kufij natyrorë, dete, lumenj, liqene, pyje dhe lartësi malore. Ndaj më duket se atë vijë të padukshme, kufirin tonë mund ta shoh dhe ta propagandojë si pengesë për të ardhmen e përbashkët vetëm kush nuk di se ç’të bëjë pa të. Kufiri është e djeshme, e ardhmja s’ka kufij. Që e djeshmja të mos na kushtëzojë të ardhmen ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme; të mos e shohim. Po njësoj një gjë mbetet për t’u bërë, me ata që merren me kufirin që të na kushtëzojnë vizionin dhe rrugën e të ardhmes me retorikat nacionaliste të të shkuarës; të mos i dëgjojmë. Le të përjetojmë bashkërisht të ardhmen në hapësirën shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës përmes projektesh që nuk ndalen as tek kufiri mes tyre jo e jo, po as tek kufijtë me fqinjët, gjithashtu.

Mezi e pres, pas dakordimit me kryeministrin e Kosovës, mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive në Prizren dhe miratimin e axhendës së saj, bashkërisht, për të diskutuar projekte konkrete të hapësirës shqiptare pa kufij. Po aty do të miratojmë edhe kthimin e kësaj praktikë të re, në një praktikë të bashkëqeverisjes strategjike përmes mbledhjesh që do të mbahen rregullisht, të paktën çdo gjashtë muaj.

Ne e shohim këtë instrument si nevojë të madhe të kohës. Inercia e vjetër e marrëdhënieve të mishëruara në mbështetjen absolute të Kosovës nga diplomacia jonë, si dhe në vizita vëllazërore për festa dhe tituj nderi dhe ndonjë inaugurim, do t’ia lërë vendin një faze të re bashkëpunimi strategjik në shumë plane. Aq më tepër, tanimë, kur Kosova gjendet në një stad të ri si shtet, si prani rajonale, si realitet demokratik ndërkombëtarisht i vlerësuar.

S’ka fare pikë dyshimi se mbështetja absolute e Kosovës në rrafshin diplomatik do të vijojë të mbetet e tillë dhe ne do ta intensifikojmë përpjekjen e shtetit tonë, qoftë për të nxitur njohjet e reja të shtetit tuaj, qoftë për të mbështetur përshpejtimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës.

Sigurisht, nuk do të kursehemi në këmbimin e vizitave vëllazërore dhe as në pjesëmarrjen në festa apo ceremoni të rastit, të cilat janë gjithnjë kënaqësi e dyanshme, sidomos në festat e mëdha. Por unë dua të ndaj me ju bindjen se koha e re që ka filluar për rajonin mbas dialogut mbresëlënës dhe marrëveshjes të nënshkruar me vizion dhe kurajë prej jush, mes Kosovës dhe Serbisë, na sfidon të mobilizojmë imagjinatën dhe të koordinojmë përpjekjet për t’u bërë pjesë e një historie të re të zhvillimit rajonal, duke nisur sa më parë me njëri tjetrin dhe duke e nxitur bashkërisht edhe me të tjerët përreth. Le ta konceptojmë zhvillimin tonë energjetik si një instrument për sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare dhe t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë tonë, të bashkuara, në këtë fushë në të mirë të të gjithë konsumatorëve tanë.

S’do të isha i drejtë po të mos e përmendja këtu, fillimisht, punën e mirë të paraardhësit tim, kryeministrit Berisha, si pjesë e lobit të qeverive mbështetëse të projektit TAP. Ndërkohë që, dua t’ju siguroj se ne do të shkojmë ende më tutje duke bërë çdo përpjekje, që kjo linjë strategjike gazi, që do të kalojë edhe nëpër Shqipëri për t’u ngjitur lart në Mal të Zi, Kroaci e më tej, të ketë me patjetër edhe një degëzim në Kosovë.

Le të mos humbasim më kohë për të projektuar sistemin e unifikuar të arsimimit sipas standardeve më të larta të arsimimit bashkëkohor dhe në funksion të zhvillimit të së ardhmes së përbashkët.

I kam thënë kryeministrit tuaj, se Ministrja jonë e Arsimit nuk do të vijë këtë fillim viti shkollor në Kosovë për të prezantuar Abetaren e përbashkët të radhës. Sepse skeçi propagandistik, i çdo vjeshte, që Tirana vinte në Prishtinë për Abetaren e përbashkët, duhet t’ia lërë vendin punës së përbashkët, shumë serioze, për një sistem të përbashkët serioz arsimor, nga hyrja e shkollës fillore deri tek dalja e universitetit.

Le të gjejmë sa më parë rrugën e duhur për një strategji mbarëkombëtare për bujqësinë, ku shfrytëzimi i potencialeve që ka hapësira shqiptare nëpërmjet koordinimit mes dy shteteve do të sillte shpërndarje rajonale të zgjuar të prodhimit, zgjerim të rrugëve të prodhimit dhe rritje të të ardhurave nga prodhimi këtej dhe andej kufirit. Më lejoni ta them, se ne do t’i japim fund patatofobisë nga ana jonë, e cila ka shkaktuar në kufi luftëra doganore sa të dëmshme aq edhe qesharake mes nesh. Le ta nxisim bashkërisht sa të jetë e mundur jo vetëm me fjalë, po me politika reale rritjen e sasisë të prodhimeve bujqësore, të njëri tjetrit, që konsumojmë reciprokisht. Por, fatkeqësisht, nuk ka qenë vetëm patatja viktimë e ngushtësisë së horizontit të derisotëm të bashkëpunimit mes nesh. Janë plot raste e mallra të kësaj ane që kanë ngecur pa kaluar dot në atë anë. Prandaj, ne jemi të gatshëm që të realizojmë bashkimin doganor. E di që nuk është fjalë goje dhe nuk mjafton vetëm dëshira, pasi ky bashkim ka dhe implikime të disfavorshme, të natyrës financiare në një moment të parë, por që duhet zgjidhur në një kontekst më të gjerë.

Por le të ngremë një grup pune të përbashkët për këtë çështje. Një përmasë lirie dhe konkurrence për biznesin shqiptar në krejt hapësirën shqiptare është një përmasë që, padyshim, na mungon.

Ndërkohë që, nuk duhet humbur aspak kohë tashmë për njehsimin e ofertës turistike të hapësirës shqiptare. Kjo, në fakt, mendoj se është një nga punët më të bukura për t’u bërë. I ngjan një prekjeje me dorë të një copëze të Europës së Rilindjes, apo të Shqipërisë së mendjes së rilindësve, ku hapësira jonë nuk ka kufijtë që u njohën, që njohëm më vonë me shumë dhimbje, po ka kodrat, brinjat, fushat, lumenjtë si referenca dhe vlera lokale, si frymëzime të larmishme. E, të mos harrojmë ofertën e njehsuar turistike me Kosovën. Shqipëria ka pasur dikur, përpara luftës, në kohën e një mbreti që për hir të së vërtetës nuk bëri veç punë të këqija për vendin tonë, por prej të cilit, ne në Shqipëri në qeverisjen e tërë këtyre viteve, nuk arritëm të mësojmë asgjë më të mirë sesa shembullin e forcës brutale ndaj kundërshtarëve të vet. Le të më mirëkuptojnë këtu admiruesit e vet, që nuk po e përmend këtu emrin e tij, sepse nuk shkon të përmendet emri i vrasësit në shtëpinë e të vrarit.

Në një botë si asnjëherë më parë të ndërlidhur, ku hapësira e marrëdhënieve rikrijohet në vazhdimësi, dhe është jetike të mos e vjetrojmë kohën e re duke zgjatur kohën e vjetër, nuk kemi pse kompleksohemi nga asgjë dhe asnjëherë nga fyejt e retorikës nacionaliste. Prandaj, ta bëjmë realitet edhe Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një kornizë ndërkombëtarisht e aprovuar bashkëpunimi mes shtetesh, e cila nga njëra anë asgjëson çdo bazë spekulimi jo dashamirës për intensifikimin e këtij bashkëpunimi, por nga ana tjetër na ndihmon për një gjë ende më të rëndësishme. E vendos edhe Kosovën bashkë me Shqipërinë në qendrën e trekëndëshit të partneritetit strategjik të Shqipërisë me Turqisë, Greqinë dhe Italinë.

Kësisoj, bashkërisht, rikonceptojmë rolin e Shqipërisë dhe Kosovës, në rajon dhe më tej, duke përputhur vizionet dhe mundësitë tona, në interesin më të mirë të një hapësire shqiptare të fuqizuar. Një hapësirë, absolutisht, jo e shkëputur nga rajoni i Europës Juglindore, por si pjesë e strategjisë së stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë të rajonit dhe Europës.

Dhe, padyshim në sinkron të përbashkët dhe të përhershëm me liderin botëror e partnerin e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për më tej e padiskutueshme është gatishmëria jonë për krijimin e një Komiteti Ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë me qëllim përafrimin e legjislacionit në dy kahe; Legjislacionit tregtar mes njëri tjetrit, legjislacionit me Bashkimit Europian.

Nëse Bashkimi Europian i ka sytë nga ne, nga rajoni, veçanërisht për arsye që lidhen me konfliktet e së shkuarës, ne sot në këtë kohë të re bashkërisht me shqiptarë, serbë, malazezë, maqedonas, sigurisht edhe grekë e kroatë që së fundmi janë bërë edhe anëtar të BE, duhet t’ia drejtojmë sytë atij bashkimi në vijimësi për projekte që lidhen me zhvillimin drejt së ardhmes.

Bashkëpunimi rajonal i pambështetur me projekte strategjike për rimëkëmbjen ekonomike të të gjitha vendeve tona dhe lidhjen e rajonit tonë me Europën, si një zonë ekonomike e zhvilluar do të vazhdonte të mbetej tërësisht jo efektiv.  Ne nuk e kemi këtë luks. Asnjë vend i rajonit nuk e ka këtë luks. Të gjithë po e kuptojnë këtë. Ne shqiptarët duhet të këmbëngulim shumë fort për këtë.

Rrjedhimisht, na duhet t’i japim një shtysë të re bashkëpunimit rajonal përmes gërshetimit të objektivave të Europës Juglindore 2020 me projektet e axhendës Europa 2020.

Mos harrojmë edhe se bashkëpunimi i frytshëm rajonal ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmbushjen e kritereve ekonomike, që secili nga vendet tona ka për detyrë të realizojë në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ministritë tona të jashtme duhet edhe të marrin një rol të ri në këtë drejtim, një rol të përbashkët.

Miq të shtrenjtë! Në Europën bashkëkohore, dhe më tej në botë, nga shumë të tjerë, debatohet mbi qytetarinë e tejkufijve. Që është edhe qytetaria e brezave të ardhshëm europianë. Asaj qytetarie duhet t’u përkasë edhe gjenerata tjetër shqiptare, sepse atyre brezave iu përkasin edhe brezat e gjeneratave të tjera të shqiptarëve, të cilave ne do t’u ofrojmë një hapësirë shqiptare të rikrijuar, veçanërisht përsa i përket kulturës qytetare demokratike. Dhe, nuk e shmangim dot. Kjo është në radhë të parë përgjegjësi e jona, e përfaqësuesve të zgjedhur të shqiptarëve në të dyja parlamentet dhe në të dyja qeveritë. Që, duhet, jo vetëm të duam, por dhe të dimë të jemi në gjatësinë e valës së brezave shqiptarë. Ndjehem mrekullisht mirë për njerëzit tanë kur shoh me ç’forcë të shpejtë të imagjinatës krijuese dhe ç’fuqi imponuese menaxheriale talentet shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë i kanë kaluar tejkaluar tash sa kohë kufijtë kombëtarë duke krijuar frymë, bashkim, treg dhe duke na sfiduar ne politikanëve.

S’kanë të krahasuar skenat e shfaqet e dikurshme në Tiranë pa zërat, ritmet veshjet e artistëve të njohur apo talenteve të reja të Kosovës, me spektaklet e sotme ku dhe vetë tingëllimi i ndryshëm në të folurin e shqipes zgjeron frymëmarrjen e hapësirës së bashkuar.

I paharrueshëm për mua rrëfimi i një prindi në Preshevë. “Kur shihja në fillim ‘Portokallinë’ në Top Channel nuk kuptoja asgjë. Pastaj më vonë, do kohë më vonë filloj me ma shpjegu fëmija im 10-vjeçar që e kapi shumë shpejt shqipen tuaj”. Mbresëlënës “DOKUFEST” në Prizren, që do më falni për injorancën time lidhur me të, por e mora vesh vetëm këtë vit se ekziston. Ndërkohë që, ne nuk kemi miq të dashur, jo vetëm ne shqiptarët, nuk e kemi në asnjë mënyrë, luksin që të mos dimë andej se çfarë ndodh këtej dhe anasjelltas, kur vjen puna tek ngjarjet kulturore dhe artistike. Sepse as andej dhe as këtej nuk u japim dot dhe jo vetëm të rinjve, po krejt dashamirësve të kulturës aq shumë jetë kulturore sa të mos konsumojmë të mirat shpirtërore në anën tjetër.

Prandaj, na duhet një kalendar i përbashkët vjetor, i ngjarjeve kulturore, me një politikë kulturore binjake, duke marrë shembull nga organizimet e pavarura të jetës kulturore artistike dhe duke u bërë mbështetës shumë organik të protagonistëve të asaj jete. Në këtë perspektivë si mund të vazhdojmë ta lëmë jashtë bashkëpunimin tonë të sportit, si element themelor i qytetarisë së brezave të rinj të Europës ku duam të bashkohemi. Si një fushë, ku potenciali i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kthehet në burim projektesh, që me shpejtësi mund dhe do të vihen në jetë. Në Shqipëri ne do ta përfshijmë sportin në krejt sistemin e arsimit dhe sigurisht në sistemin tonë universitar. Duke i hapur rrugë kampionateve, disiplinave të ndryshme sportive midis universiteteve. Nëse flasim për sistem të unifikuar arsimor asgjë nuk na pengon të nxisim edhe organizimin e kampionateve të përbashkëta universitare. Po ashtu asnjë nuk na pengon të shkojmë më tej me sportin duke organizuar Super Kupën e Flamurit Kombëtar, në rang skuadrash profesioniste, në futboll, se në basketboll nuk jemi më aq mirë sa kemi qenë.

Po për tej masivitetit që sjellin aktivitetet kulturore a sportive për të cilat fola, qëndrojnë sot në hapësirën e tyre të rrënimit të vazhdueshëm shkenca dhe gjuha.

Akademia e rrënuar e shkencave në Shqipëri është shëmbëlltyra më bërtitëse e gjendjes alarmante ku ndodhemi.

Lejomëni që t’ju drejtohem nga kjo foltore studiuesve shqiptarë në Prishtinë, Tiranë por edhe gjetkë akoma duke i pyetur, a nuk është koha për t’i bashkuar forcat, eksperiencën, potencialin tonë kombëtar në dije dhe shkencë, duke ngritur një Institut Shqiptar të Shkencës, pa kufij, pa paragjykime, pa ndikime politike, në mbështetje të plotë të dy qeverive tona. Të dyja, të interesuara, tërësisht, që shkencën të mos e bëjë politika po dijetarët dhe historinë të mos e shkruajnë pushtetarët, por historianët. Le ta bëjmë pushtetin vulnerabël përpara dijes. E, jo anasjelltas siç po ndodh prej vitesh në Shqipëri. Duke sjellë bashkërisht më afër, përmes një institucioni të kësaj natyre dijetarët e hapësirës sonë dhe qindra shkencëtarë shqiptarë, që na nderojnë nëpër botë, ne e kalojmë gravitetin e shkencës nga pushteti politik i padijes tek dija e pushtetshme e njerëzve të shkencës. Por, sigurisht bashkëpunimi ynë në fushën e dijes dhe të shkencës do të mbetej i cungët pa u futur si gjaku në të, bashkëpunimi për melodinë e të përditshmes sonë dhe zërin e Rilindjes sonë; gjuha shqipe. Asaj që na vjen siç Martin Camaj i thotë: “Udhtimë e gjatë e gjatë në kohë. Ushtimë e gjatë e gjatë ndër veshë.”

Kjo ushtimë në trupëzimin e saj të shkruar po përjeton ditë të vështira dhe përditë më kërcënuese. Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u zhvillua në Prishtinë, më pak se një muaj më parë, ishte një aktivitet për t’u lavdëruar dhe për t’u mbështetur, në vazhdimësi. Por, sa pak për ne dhe mes nesh. Ndërkohë që brenda nesh, në mekanizmin e gjuhës sonë kanë hyrë dhe po depërtojnë mes kockës mikrobe shumë të rrezikshme. Sigurisht, nuk jam unë, nuk jemi ne njerëzit e politikës që duhet të japim recetat, sepse dihet ç’mund t’i bëjnë historisë dhe gjuhës së një populli doktorët e politikës: Vetëm keq.

Ne veç mundemi dhe duhet ta mbështesim botën e shkencës dhe të dijes duke mos u kursyer për të garantuar hapësirat demokratike dhe për t’u krijuar kushtet që u duhen njerëzve të asaj bote.

Nuk mundet veçse ta marrim seriozisht veprimin e përbashkët sa më të shpejtë në këtë perspektivë themelore, që na kujton më shumë së çdo gjë parëndësinë e kufijve në trojet shqiptare, duke na i sjellë ato, kufijtë natyralë, malet, fushat, lumenjtë, si një pasuri e pafund tingujsh shqip.

Por, padyshim, s’ka vetëm tinguj shqip në trojet tona. Veçanërisht, këtu në Kosovë, ku mohimet e dhunshme brez pas brezi, që iu janë bërë shqiptarëve duke i trajtuar padrejtësisht si pakica, i kanë bërë shqiptarët të plotvetëdijshëm për të drejtat e pakicave dhe vetë Kosovën vendin kuptimplotë për të folur për të drejtat e pakicave. Për të folur, në radhë të parë, për nevojën për të mbrojtur bashkërisht bashkëkombësit tanë, që në të tjera troje përreth përballen me mohim, pandjeshmëri apo dhe diskriminim. Jo duke i keqpërdorur si subjekte fjalimesh politike, që ushqejnë oxhakun e vjetër të nacionalizmit ballkanik, po duke u kujtuar vijmësisht të tjerëve detyrimet e tyre dhe duke i plotësuar, paqësisht, me këmbëngulje, detyrimet tona si shqiptarë ndaj shqiptarësh.

Kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës përbën një model të avancuar të mbrojtjes së të drejtave të pakicave. Sidomos, të drejtat e serbëve që këtu në Kosovë trajtohen si kategori kushtetuese, ku gjuha e tyre është zyrtare, trashëgimia kulturore-historike dhe fetare është e mbrojtur, madje më mirë se vet trashëgimia jonë në hapësirën shqiptare. Por, janë garantuar dhe një sërë të drejtash në arsim, shëndetësi dhe vetëadministrimin lokal, që është kënaqësi të thuash, se u a kanë lakmi pakica të tjera në rajon. Sepse, kjo i bën nder shtetit të Kosovës, ju bën nder shqiptarëve të shekullit të ri në rrugën e bashkimit të tyre me Europën. Por, nuk është aspak kënaqësi të shohësh se të tjerët janë shumë larg Kosovës. Kjo na jep të gjitha të drejtat që t’u kërkojmë të tjerëve të njëjtën gjë, me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës. Pakicat për ne janë ura jo hendeqe, pasuri jo problem, ardhmëri jo pengesë.

Dhe teksa flas kam, posaçërisht, para syve shqiptarët e Preshevës. Presheva puq kufirin e tre shteteve. Ky fakt gjeografik nuk duhet ta skajojë, por duhet ta kthejë Preshevën në shembull qendror të progresit rajonal, përsa i përket të drejtave dhe mirëqenies së pakicave. Përse të mos bëhen të drejtat e pacenuara dhe mirëqenia në Luginën e Preshevës dhe në Veriun e Kosovës lajtmotivi i epokës së re për rajonin që u hap me firmosjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, këtë vit.

Serbisë dhe Kosovës, për ta thënë me fjalët e Kadaresë, nga “shfrytëzimi i mosharresës” apo “arsyet apo mosarsyet e kujtesës,” që qëndrojnë në themelet e Europës së Bashkuar, i takonte të hapnin një epokë të re. Po, besoj, se dhe në Serbi, njësoj siç është gjendur edhe në Kosovë, duhet të gjendet deri në fund forca për ta materializuar potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj epoke të re, duke krijuar në radhë të parë besim reciprok. Askund më mirë se në këto dy drejtime, Veriun e Kosovës dhe Luginën e Preshevës nuk mund të vihet ura e parë e besimit të ndërsjellë.

Unë e rinënvizoj gatishmërinë e qeverisë së Shqipërisë që ta çojmë përpara këtë epokë, së bashku me serbët dhe të gjithë të tjerët pa dallim.

Gatishmëria jonë, aq sa ka lidhje me bashkëpunimin rajonal ka të bëjë dhe me përpjekjen dhe punën tonë të përbashkët, Shqipërisë dhe Kosovës, për të jetësuar një politikë shumë të qartë në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Parësore në këtë kontekst janë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, jo domosdoshmërisht veç për shkak të madhësisë së popullsisë shqiptare atje. Sepse, unë mendoj se qasja shtetërore që mbizotëron në kapitullin tonë të ri na imponon qenien tonë pranë shqiptarëve kudo janë, pa menduar sa janë.

Si promotorë thellësisht të angazhuar të paqes dhe stabilitetit në rajon, ne jemi thellësisht të ndjeshëm për integritetin e ekzistencën dhe thellësisht të interesuar për mbarëvajtjen e Maqedonisë. E cila, e ka bazën në ekuilibrin dhe marrëdhëniet ndërmjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas. Por, është shqetësues rasti i shqiptarëve në Maqedoni. Në mënyrë të veçantë për shkak të rasteve të moszbatimit të marrëveshjeve të bëra me ndërmjetësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, apo të mosfunksionimit të mekanizmave të dala nga këto marrëveshje.

Më tej është respekti për vetveten, i cili ekziston tek ne si i pandashëm me respektin ndaj ndjeshmërive të partnerëve tanë të përhershëm dhe aleatëve tanë strategjikë, që na bën të mos lemë kurrsesi pas krahëve, por t’i japim energjinë, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e duhur edhe trajtimit të çështjes çame. Padyshim, sipas frymës së Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Synimi ynë, që besoj gjen dhe mbështetjen tuaj, është që kjo çështje, të trajtohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Duke i dhënë rëndësinë dhe seriozitetin që i takon, pa e lënë të bëhet përçapja e përçartja e nacionalistëve profesionistë.

Në fund, por jo për nga rëndësia, dua të ndaj me ju gatishmërinë për të punuar bashkë me krejt faktorin politik të Kosovës në forcimin e kohezionit të faktorit politik shqiptar në rajon. Në këtë drejtim, besoj se ne duhet të kemi si përparësi tonat; gjithëpërfshirjen pa asnjë përjashtim; dialogun pa asnjë diferencim; bashkëpunimin pa asnjë paragjykim. Në zemrën e Europës fizikisht, ne duhet të mësojmë të jemi brenda saj realisht.

Kjo do të thotë, së pari, të mësojmë nga historia jonë që flet shumë për përplasje mes njëri-tjetrit, për mosrespektim të njëri-tjetrit dhe të institucioneve që i ngremë vetë dhe i prishim vetë dhe për mungesë të thellë bashkërendimi në çështje jetësore për kombin tonë. Mendoj se kapitulli i ri që po hapim na detyron, gjeneratat e tjera na e kërkojnë, eksperienca dhe kapitali kulturor, politik e social na imponon dhe pjekuria e popullit tonë tashmë e do: Të ndërveprojmë dhe bashkërendohemi në funksion të mirëqenies të secilit prej bashkëkombësve tanë pa asnjë dallim; të demokracisë që duhet të ketë kuptim kudo njëllojtë për shqiptarët; vlerësimit siç i takon një momentumi historik të pakthyeshëm për shqiptarët dhe gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë;dhe asaj që presidenti Keneddy i thoshte “paqe që ia vlen të jetohet.”

Janë një shembull i njohur takimet e politikanëve apo përfaqësuesve politikë që i përkasin të njëjtës kulturë, gjuhe apo origjine si ato të frankofonëve, kroatfolësve, turqishtfolësve e me radhë.

Ndaj si një hap të parë konkret në rrugën e kohezionit të faktorit politik shqiptar unë ju ftoj që këtë vit të parë të shekullit të dytë të Pavarësisë të mblidhemi në Vlorë, përfaqësuesit shqiptarë nga të gjitha trevat, për t’i dhënë jetë një Forumi Mbarëkombëtar, të përvitshëm.

Hapat konkretë drejt kohezionit të të gjithë faktorit politik dhe ecja, që nga fillimi bashkë, në këtë epokë të re për rajonin, e përsëris pas mbylljes përfundimtare të konflikteve me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, përbëjnë mundësinë kolosale që na jepet për të tejkaluar kufijtë.

Ato më të vështirët në fakt:

Kufijtë që kanë lidhje me shëndetin e demokracisë për shqiptarët;

Cilësinë e jetesës së tyre aty ku ata jetojnë;

Të nesërmen e gjeneratave tjetër të shqiptarëve, që i kanë sytë ka nga ne, po dhe të asaj që do të vijë pas saj.

Po sot, ne s’mundemi të mos mbajmë mbi supe përgjegjësinë e kësaj të ardhmeje, që besoj ne e dimë fare mirë si nuk duhet të jetë. Por, vetëm bashkërisht, mund t’a bëjmë siç përpjekja shqiptare tashmë shekullore e meriton këtë ta ketë.

Është e vërtetë që ka një vijë kufitare me nesh, të cilën ne do ta respektojmë bashkarisht, si simboli më të madh bashkëkohor të një bese shqiptare dhënë miqve dhe partnerëve tanë më të ngushtë ndërkombëtarë, po dhe shëmbëlltyrën më kuptimplotë të pjekurisë së popullit tonë në kohën e re të Europës dhe përgjegjshmërisë të çdo shqiptari e shqiptareje përballë të ardhmes së vet.

E nderuar Presidente e Kosovës,

I nderuari Kryetar i Parlamentit,

I nderuar Kryeministër i Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kosovës,

bashkudhëtarë në hapësirën shqiptare të tejkufinjve,

Në emër të një historie, që prej titullit të ditarit të Rexhep Qoses, me pjesë nga i cili fillova fjalën në këtë Kuvend, do ta quaja histori të “paqeve të përgjakshme;”

dhe në emër të një të shkuare e cila na përballi dhe me diktatorë, që siç thuhet në fjalimin e famshëm të Charlie Chaplin tek “Diktatori i Madh,” çlirojnë vetveten, por robërojnë popuj:

Le t’i kthejmë kufijtë mes nesh dhe rreth e rrotull në forca që ndrydhin të shkuarën diktatoriale brenda nesh dhe fuqizojnë popujt e çliruar prej diktaturave; në porta që ndajnë hapësira pushtetesh, por bashkojnë forca shtetesh; në referenca përgjegjësie për ne, por lirie për shtetasit tanë.

Le t’i krijojmë gjeneratës tjetër hapësirën e tejkufijve. Se, sinqerisht dhe realisht, për ata s’ka kufij, përveç kufijve që frika dhe pazotësia jonë do t’ju impononte si trashëgim.

Ndaj, duke ju falenderuar për ftesën, vëmendjen dhe kohën e kushtuar, gjej rastin t’ju shpreh admirimin e madh juve dhe çdokujt kontribuoi për Kosovën e lirë e sovrane, bashkë me respektin e posaçëm për modelin rrezatues të kundërshtisë së mirësjellshme me njëri tjetrin që keni krijuar në këtë Kuvend.

Dhe, me emocionin e papërshkrueshëm së qeni si Kryeministri i Shqipërisë para jush, për kapitullin e ri që shpresoj të hapim, dua ta them m’u ashtu siç e tha Faik Konica, si gjithnjë më bukur se askush kur foli shqip, në fund të përshëndetjes së vet më 7 Maj 1921 përpara një grupi atdhetarësh, Mbetem i Juaji me Besë.

Ju falem’nderit!

*Fjala e mbajtur në Kuvendin e Kosovës

 

Mazzarri: Ndaj Juves, rëndësi ka loja

mazzarriWalter Mazzarri mendon se në supersfidën e ditës së shtunë që Interi i tij do të luajë ndaj Juventusit, e rëndësishme është loja që do të paraqesin zikaltërit dhe jo rezultati.

“Në Itali shikohet vetëm rezultati, ndërsa unë gjithmonë shoh lojën. Një skuadër me një trajner të ri duhet të mendojë të luajë mirë më shumë sesa për tre pikët. Mund të fitosh një ndeshje duke u mbrojtur për 85 minuta, por jo një kampionat”, theksoi tekniku i zikaltërve.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe të zhvillojmë lojën tonë kur kemi topin në zotërim. Vetëm kështu mund të bezdisim Juventusin dhe çdo skuadër tjetër”, shtoi Mazzarri, i cili do të ketë në dispozicion edhe Diego Militon, i cili kthehet në grumbullimin e Interit 7 muaj pas dëmtimit.

“Milito është gati dhe do të grumbullohet. Tani duhet të gjejë formën e duhur dhe për këtë i duhet të luajë, por ai e di mirë se çdo ndeshje vlen tre pikë dhe më parë duhet të stërvitet mirë”, përfundoi Mazzarri.

Në New Delhi, India

Në New Delhi, India. (Altaf Qadri, Ap/Lapresse)
Në New Delhi, India. (Altaf Qadri, Ap/Lapresse)
Në New Delhi, India. (Altaf Qadri, Ap/Lapresse)

TAP, Rama: Vlerësoj punën e Berishës

Thaci-RamaKryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, nisi sot vizitën e tij të parë zyrtare dhe pikërisht në Kosovë. Në këtë vizitë Rama të shoqërohet nga bashkëpunëtorë të afërt dhe ministra të kabinetit të tij. Kryeministri shqiptar pak para orës 9:00 nisi vizitën zyrtare në Kosovë. Për nder të tij, në sheshin ‘Skënderbe’ u rreshtua Garda e Nderit dhe u ekzekutuan himnet e Kosovës dhe ai i Shqipërisë. Në shesh Rama u priti nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.
Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama u vu theksi tek rritja e bashkëpunimit në konkretizimin e marrëveshjeve mes dy shteteve tona, ndërsa krerët e qeverive nuk nguruan ta shtrijnë vizion e tyre edhe më tej, në rritjen e bashkëpunimit me çdo vend të rajonit me qëllim integrimin në familjen e madhe evropiane.
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke vlerësuar punën e paraardhësit të tij Sali Berisha në projektin TAP, premtoi se qeveria e tij do shkojë dhe më tej për të bërë të mundur që një degëzim i saj të përfshijë dhe Kosovën.
Duke prekur temën më të nxehtë për shqiptarët, marrëdhëniet me fqinjët, Rama bëri shpalosi idenë e kthimit të Preshevës në shembullin e pakicave dhe lajtmotiv të dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë duke sjellë në vëmendje çështjen Çame, Rama tha se zgjidhja do ketë në themel traktatin e bashkëpunimit me Greqinë.
Këtë vizitë, Rama e kishte paralajmëruar edhe më herët gjatë takimit që pati në Tiranë me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Madje, në këtë takim u fol se dy qeveritë do zhvillonin mbledhje të përbashkëta që kishin si synim rritjen e bashkëpunimit për realizimin e qëllimit të përbashkët, bashkimit nën qiellin e BE, siç deklaroi Rama.
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vuri theksin tek projekti për të ardhmen e përbashkët mes dy shteteve larg retorikave nacionaliste të së shkuarës apo deklaratave të dashurisë të shteti amë ndaj shteti bijë.
Kreu i qeverisë shqiptare i bëri apel shtetarëve të Kosovës që të forcojnë përpjekjet për zhdukej ne kufijve të padukshme, ndërkohë që duke vlerësuar punën e paraardhësit të tij Sali Berisha në projektin TAP, premtoi se qeveria e tij do shkojë dhe më tej për të bërë të mundur që një degëzim i saj të përfshijë dhe Kosovën.
“Vij sot para jush me gjithë admirimin tuaj sesi ju u bëtë protagonistët e paqes me fqinjin serb. Vij me respektin e madh cfarë keni ditur të bëni për Kosovën në vetëm 5 vjet shtet dhe me disponimin më të plotë për të mësuar se rruga jonë është e bashkuar drejt familjes evropiane. Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së dashurisë së shteti amë ndaj shtet bij, por jam për themelin e një aleancë mes të barabartëve, Shqipëri-Kosovë. Kufiri është e djeshmja, e ardhmja nuk ka kufi që e djeshmja të mos e kushtëzojë të ardhmen duhet bërë një gjë me vijën e padukshme të mos shihet. Retorikat nacionaliste të së shkuarës mos ti dëgjojmë. Le të projektojmë të ardhmen. Mezi pres mbledhjen e përbashkët në Prizren dhe miratimin e axhendës së saj për të konkretizuar projektet”, u shpreh Rama para ligjvënësve e të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk do isha i drejtë të mos vlerësoja punën e paraardhësit tim për TAP. Ne do shkojmë dhe më tepër që kjo linjë gazi të ketë një degëzim në Kosovë.”, premtoi Rama.

Tetë misteret e mistereve

misteroShkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës. Por, edhe pse është e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka. Shkencëtarët mund të mos e zbulojnë kurrë se si ka lindur universi e as nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të besimit, ashtu si kanë lënë të pashpjeguara plotësisht edhe fenomenet që lidhen me botën paranormale. Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur – shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Disa nga këto fenomene ndoshta një ditë do të kuptohen plotësisht, si shumë gjëra që dikur ishin mistere dhe të pashpjegueshme (si për shembull, shkaqet e sëmundjeve) tashmë janë një njohuri e përgjithshme… Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme

Lidhja trup/mendje

Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi. Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis. Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë, aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Fuqia psikike dhe perceptimi superndijor

Fuqitë psikike dhe perceptimet superndijore renditen në majë të fenomeneve të pashpjeguara, jo për ndonjë arsye tjetër veç bindjes shumë të përhapur në të. Psikika i referohet forcave apo agjentëve me natyrë paranormale. Kërkuesit kanë testuar njerëz që pretendojnë se kanë fuqi psikike, ndonëse rezultatet nën kushtet e kontrolluara në mënyrë specifike kanë qenë negative ose të paqarta. Disa kanë argumentuar se fuqitë psikike nuk mund të testohen ose, për disa arsye, zvogëlohen në prani të skeptikëve apo shkencëtarëve. Nëse kjo është e vërtetë, shkenca nuk do të jetë kurrë e aftë të provojë apo të përgënjeshtrojë ekzistencën e fuqisë psikike. Nga i fitojnë fuqitë psikikët? Skeptikët argumentojnë se hilet dhe fuqia e sugjestionimit është gjithçka që ka lidhje me fuqitë psikike. Ata që besojnë, zakonisht mendojnë se është një dhunti që e kanë të gjithë njerëzit, por shumica nuk e zhvillojnë. Disa njerëz kanë lindur me këtë dhunti të zhvilluar fuqishëm. Dhuntia është argumentuar si ndjeshmëri e zmadhuar e të gjitha apo disa shqisave.

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj

Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite – ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj. Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar. Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi. Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. Në një tjetër rrëfim, në Holandë, një infermiere i hoqi protezat e dhëmbëve një pacienti të pavetëdijshëm, që vuante nga një atak në zemër dhe kur po dilte nga spitali ia kërkoi t’ia kthente. Nëse janë ose jo paranormale këto përvoja, asnjë nuk mund ta vërtetojë plotësisht apo ta hedhë poshtë. Megjithatë është e qartë që asnjë model psikologjik apo fiziologjik nuk mund t’i shpjegojë të gjitha përmbajtjet e përvojave pranë vdekjes. Dukuria paradoksale e ngritjes në ajër, vetëdija e kthjellët dhe mendimet logjike gjatë periudhës së paaftësisë së aktivitetit cerebral ngre shumë pikëpyetje për kuptimin tonë rreth vetëdijes dhe lidhjen me funksionimin e trurit. Debati vazhdon ende, pa gjetur një zgjidhje logjike.

UFO-t

Nuk ka dyshim se disqet fluturues të njohura si UFO – Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (Unidentified Flying Objects) ekzistojnë – shumë njerëz shohin gjëra në qiell që nuk mund t’i identifikojnë, duke i renditur nga avionët te meteorët. Nëse këto objekte dhe drita janë ose jo anije jashtëtokësore, kjo është një çështje tjetër. Duke i dhënë distancat fantastike dhe përpjekjet e përfshira në ardhjen në Tokë nga universi, një skenar i tillë duket i pabesueshëm. Edhe pse hetime të kujdesshme kanë zbuluar shkaqe të njohura për raportet më të para, disa incidente UFO-sh do të mbeten gjithnjë të pashpjeguara. Raportime për fenomene të pazakontë ajrorë datojnë që në kohët e lashta (disqe fluturuese në piktura shpellash në Hunian 47.000 vjet para Krishtit. Në jug të Francës 20.000 vjet para Krishtit etj.), por raportimet e shikimit të UFO-ve nisën të bëheshin më të zakonshëm pasi u reklamuan gjerësisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947. Që prej asaj kohe janë raportuar me dhjetëra mijëra raste. Një shkencë e re me emrin Ufologji merret me përpjekjet kolektive të atyre që studiojnë raportet mbi UFO-t dhe provat e shoqëruara. Edhe pse Ufologjia nuk përfaqëson një program akademik kërkimi, UFO-t kanë qenë subjekt i shumë hetimeve gjatë viteve. Gjatë zbritjes së një disku fluturues në korrik të viti 1952 , i parë me imazhe nga radarë mbi Uashington, FBI-ja u informua nga inteligjenca e drejtorisë së forcave ajrore. Ata mendonin se “disqet fluturuese” nuk ishin as iluzione optike e as fenomene atmosferike, por ata shtuan se disa oficerë ushtarakë po konsiderojnë seriozisht mundësinë e anijeve ndërplanetare. CIA nisi shqyrtimin e brendshëm shkencor ditën tjetër. Disa shkencëtarë të CIA-s po i konsideronin seriozisht si jashtëtokësorë. Përkrah vëzhgimeve të imazheve, rastet ndonjëherë kanë edhe prova fizike (kontakte me radarë ose fotografi , gjurmë të uljes së anijes, interferenca elektromagnetike dhe efekte fiziologjike dhe biologjike) duke përfshirë shumë raste të studiuara nga ushtria. Statistikat e përpiluara nga studimet e forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara nga 1947 deri në 1970, kanë zbuluar se epërsia e fortë e vëzhgimeve të identifikuara vinte si pasojë e keqidentifikimeve, mashtrimeve dhe nga këto, tregimet jonormale përbënin një përqindje të vogël të të gjithë rasteve. Shumë vëzhgime të UFO-ve janë ngjarje kalimtare dhe zakonisht nuk ka asnjë mundësi për përsëritjen e testit nga metoda shkencore. Pavarësisht këtyre, shumë raste mbeten të pashpjeguara.

Dezha Vu

Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë “e parë më parë”, duke iu referuar një ndjesie të veçantë, të çuditshme, të qartë dhe të mistershme njëkohësisht, sikur një skenë apo rrethanë e caktuar duket e përjetuar më parë. Deja vu-ja është përkufizuar si “të kujtosh të ardhmen”. Përvoja e “mëparshme” shpeshherë i atribuohet një ëndrre, megjithëse në disa raste është një ndjenjë e fortë se kjo situatë ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën. Disa ia atribuojnë deja vu-në përvojave psikike ose sekuenca të pakërkuara të jetëve të mëparshme. Përvoja e deja vu-së duket se është shumë e përhapur. Në studime formale rreth 70% e njerëzve kanë raportuar se kanë përjetuar të paktën një herë (kjo përqindje i përket grup moshës nga 15-25, kur mendja është ende subjektive për të vënë re ndryshimet në mjedisin rrethues). Referenca të përvojave të deja vu-së gjithashtu janë gjetur në literatura të kaluara, duke dëshmuar se nuk është fenomen i ri.
Një person mund të dijë rrugën apo peizazhin e një qyteti që nuk e ka vizituar më parë, duke u habitur në të njëjtën kohë se si ka mundësi të ndodhë. Disa sugjerojnë se leximi i një rrëfimi të detajuar të një vendi mund të përfundojë në këtë ndjesi, kur më vonë ky vend vizitohet. Shpjegimi më i zakonshëm nuk e sheh deja vu-në si akt i njohjeve paraprake apo profecisë, por një anomali e kujtesës. Një tjetër teori e shpjeguar është ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, një sy mund ta regjistrojë atë që sheh një fraksion sekonde më shpejt se tjetri, duke krijuar atë ndjesi të fortë kujtese mbi të njëjtën skenë e parë në të mijtën e sekondës më vonë nga syri tjetër. Megjithatë edhe kjo dështon në shpjegimin e fenomenit kur janë të përfshirë edhe informacione të tjerë ndijorë, si pjesa dëgjimore dhe veçanërisht pjesa digjitale. Një lidhje reciproke klinike është gjetur mes përvojës së deja vu-së dhe çrregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se përvoja ka gjasa të rritet me subjektet që janë në këto kushte. Ky korrelacion i ka çuar disa kërkues për të spekuluar se përvoja e deja vu-së është anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepërta elektrike në tru. Bashkë me intuitën, kërkimet në psikologjinë njerëzore mund të ofrojnë më shumë shpjegime natyraliste, por përfundimisht shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbeten mister.

Fantazmat

Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë. Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve. Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat. Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme. Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla. Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën. Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt. Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave. Frekuencat më të ulëta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janë normalisht të padëgjueshme, por shkencëtarët britanikë Richard Lord dhe Richard Wiseman kanë nxjerrë përfundimin se “infra tingujt mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë prani të huaja në dhomë apo ndjenja të pashpjegueshme ankthi apo frike. Helmimi me monoksid karboni, që mund të shkaktojë dëgjim të fuqishëm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi të përgjithshme sëmundjeje dhe frike, është njohur si shpjegim i mundshëm për shtëpitë e pushtuara nga fantazmat, që nga vitit 1921”. Disa kërkues, si profesor Michael Persinger, kanë arsyetuar se ndryshimet në fushat gjeomagnetike (të krijuara nga lëkundjet tektonike në koren e tokës apo në aktivitetin diellor) mund të stimulojnë tëmthat e trurit dhe të prodhojnë shumë nga përvojat e shoqëruara me fantazmat. E gjithë kjo hipotezë është kundërshtuar dhe ka hapur një debat të gjerë. Ndërsa hetuesit e fantazmave shpresojnë që një ditë të provojnë se të vdekurit mund të kontaktojnë me të gjallët, duke siguruar një përgjigje përfundimtare ndaj misterit.

Zhdukjet misterioze

Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin.
– 1872, Mary Celeste: anija u nis për lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovës në Itali më 5 nëntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen të braktisur në 5 dhjetor. Të gjithë në bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtësisht në rregull me furnizim të bollshëm dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kësaj dite.
– 1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej të shpërndante karburant dhe lëndë të tjera në luftanijen në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u zhduk gjatë rrugës nga Brazili për në Baltimorë. Anija ankoroi për pak kohë në ishujt Barbados më 3-4 mars. Meqenëse nuk arriti në datën e paracaktuar, 13 mars, në Baltimorë, filluan kërkimet, por as rrënojat e saj dhe asnjë nga 309 personat në bord nuk u gjetën kurrë. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.
-1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke përfshirë edhe 45 kadetë, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi më 14 dhjetor. Kontakti i fundit me radio me anijen u bë më 22 dhjetor dhe gjithçka dukej mirë. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukën pa asnjë gjurmë dhe askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur.
Sipas një shkrimtari paranormal John Keel, shumë zhdukje paranormale mund të jenë rezultat i vrimës në fabrikën e realitetit, ku njerëzit apo objektet kalojnë përmes një vrime jashtë së njohurës, duke lëvizur në një dimension tjetër, duke mbetur jashtë botës sonë në terma të kohës dhe hapësirës, duke iu shkaktuar zhdukjen. Një numër i konsiderueshëm zhdukjesh implikojnë UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, një pilot 20-vjeçar, i cili u zhduk në një fluturim nga King Island në ngushticën australiane mes Viktorias dhe Tasmanisë më 21 tetor 1978. Trekëndëshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekëndëshi i djallit është një zonë në veriperëndim të Oqeanit Atlantik, në të cilin një numër avionësh dhe anijesh lundruese janë zhdukur në ato të ashtuquajtura rrethana përtej kufijve të gabimit njerëzor apo veprimtarive të natyrës. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: një pezullim i ligjeve të Fizikës ose aktivitet i qenieve jashtëtokësore. Edhe pse incidente të shumta janë raportuar pa saktësi ose janë zbukuruar nga autorët e vonshëm, shumë të tjera mbeten të pashpjeguara.

Intuita

Megjithëse e quajmë ndjesi të brendshme, “shqisë të gjashtë” etj., të gjithë e kemi përjetuar intuitën në një situatë apo në një tjetër. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherë janë të gabuara, por ato duken se janë të vërteta në shumicën e rasteve. Shumë njerëz besojnë se intuita është një formë fuqie psikike, një mënyrë për të futur misterin apo njohuritë e veçanta rreth botës së të ardhmes.
Psikologët vërejnë se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme marrin informacion rreth botës që na rrethon, duke na udhëhequr në një skenë të dukshme ose informacion të njohur, pa e kuptuar saktë se si apo përse e dimë. Por rastet e intuitës janë të vështira për t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund të jetë vetëm një pjesë e përgjigjes.
Nga përkufizimi, intuita nuk ka vlefshmëri objektive. Gjithsesi është shumë e përhapur si një fenomen i dukshëm. Për këtë arsye është bërë subjekt i studimeve në Psikologji, si edhe çështje e interesit për të mbinatyrshmen.
Intuita supozohet të jetë një formë e hyrjes së drejtpërdrejtë. Por, hyrje e drejtpërdrejtë në çfarë? Ndoshta intuita është mënyra e mendjes për të ndërvepruar drejtpërdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thënë se si hapësira, ashtu dhe koha janë të lidhura me intuitën. Me fjalë të tjera, ai mendonte se shqisat ndërveprojnë me intuitat tona transcendente për të prodhuar një njohuri sintetike a priori. Seria e të dhënave të përftuara nga shqisat tona apo përvojat shqisore përbëjnë intuitën. Dikush mund të argumentojë se intuita është e pavarur nga shqisat tona. Kështu që këto mund të mos jenë pasojë e informacioneve shqisore të llogaritjes apo të procedimit dhe manipulimit të së njëjtës. Bergson-i e përshkruan si një lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerëz, identifikohet me ta dhe në këtë mënyrë derivon njohuri rreth absolutes. Spinoza mendonte se njohuria intuitive është më superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore). Ajo bashkon mendjen me qenien e përjetshme dhe zbulon atë në një univers të lashtë e të shenjtë.
Por a janë intuitat me të vërtetë a priori apo zhvillohen si përgjigje të një realiteti relativisht të qëndrueshëm në ndërveprim me të? A kemi pasur intuita në një univers kaotik, kapriçioz, të paparashikueshëm dhe të parregullt?

Kryeministria fshin serverat, para marrjes së tyre në dorëzim nga Kabineti Rama

rama-ne-kuvend2-1024x645Stafi i Kabinetit të Edi Ramës, pritet që sot të marrë të protokolluara të gjithë dosjet e qeverisë Berisha.

Një procedurë formale, por që në vetvete përmban një detaj, që kalon kornizat e një shteti ligjor. Raportohet, se të gjithë kompjuterët dhe serverët e Kryeministrisë, që kanë qenë në përdorim gjatë këtyre viteve, i janë nënshtruar riformatimit, pra fshirjes të çfarëdolloj dokumenti që ato përmbanin.

Pyetja që lind është: Për se zhduken materialet dhe riformatohen serverët, çfarë përmbajnë këto kompjuter, që nuk duhet të bien në duart e administratorëve, që populli i ka votuar më 23 qershor?

Qeveritë marrin funksionin e tyre për të administruar dhe menaxhuar gjithçka që i përket popullit, sepse ato nuk janë veçse shërbëtorë të tij. Por, siç duket ky funksion nuk kuptohet njësoj nga të gjithë shërbëtorët e caktuar në krye të dikastereve.

Këto rrëshqitje ndaj detyrës, janë nën kompetencën e kabinetit të ri qeverisës për t’i denoncuar, duke ia kaluar prokurorisë zbardhjen e këtyre veprimeve joligjore.

 

 

HRW, thirrje Jemenit t’i japë fund martesave të fëmijëve

3263380965Organizata Ndërkombëtare për ruajtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch,  i bën thirrje Jemenit të mbrojë fëmijët nga martesat e parakohshme dhe të vendosë si moshë ligjore për martesë, moshën 18 vjeç. Tranzicioni aktual politik dhe procesi për hartimin e një Kushtetute të re, është momenti i duhur, sipas HRW për t’i ofruar qeverisë së Jemenit, një mundësi për krijimin e hapësirës ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

Historia e një vajze 8 vjeçare në fillim të shtatorit, e cila pësoi hemorragji deri sa ndërroi jetë, natën e martesës pasi u përdhunua nga burri i saj që ishte në të 40-tat, ishte tronditëse. Që prek këtij momenti aktivistët kanë diskutuar mbi forma të ndryshme sociale mediatike për të luftuar praktikën e martesës së fëmijëve.

Qindra vajza të vogla në Jemen, u rrëmbehet e ardhmja shkollore dhe u shkatërrohet e ardhmja, sepse janë të detyruara të martohen shumë herët. HRW i bën thirrje qeverisë së Jemenit, t’i japë fund këtyre praktikave abuzive.