Qeveria e re betohet tek Presidenti

rama ministratQeveria që u votëbesua sot pasdite në Parlament u betua para Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mbërriti në godinën e presidencës rreth ores 18:00 dhe doli prej aty ne oren 18:35 minuta.

Qeveria e re u votëbesua me 82 vota pro dhe 55 kundër pas dy ditëve seanca me debate maratonë në sallën e Parlamentit sot rreth ores 16:40 minuta.

Pritet qe Rama te mbaje nje fjalim ne kryeministri.

Pas betimit ministrat nga godina e presidentit deri tek ajo e qeverisë do të ecin në këmbë. Ndërkaq rrugët janë boshatisur ndërsa simpatizantë të së majtës janë rreshtuar anash bordurave për të përshëndetur forcën e tyre politike që zyrtarisht sot ulet në karrigen e drejtimit të qeverisë.

QEVERIA E RE
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ndryshon faqja në ueb e kryeministrisë
Nga sot Edi Rama do të drejtojë nga godina e re e qeverisë. Ndryshime brenda godinës nuk dihet nëse kanë ndodhur, por faqja në ueb ka ndërruar krejtësisht fytyrë. Në www.km.al gjithsecili mund të shohë ndryshimet që ka pësuar faqja zyrtare e kryeministrisë.
faqja e re e kryeminstrise

Kabineti i ri qeveritar betohet në Presidencë në orën 17:00

presidencaNdërsa në Kuvend po vijojnë diskutimet për programin qeverisës, fjalën po e marrin vetëm deputetët e djathtë, çka tregon se deputetët e mazhorancës nuk do të flasin para Kuvendit, për të përmbyllur përpara orës 17:00 seancën maratonë që ka nisur prej paradites së të dielës.

Punimet e një dite më parë zgjatën rreth 15 orë dhe seanca e të dielës pritet të kulmojë me votimin e Qeverisë së re, e cila është parashikuar të betohet në Presidencë në orën 17:00.

Më pas, rreth orës 18:00 pritet edhe një deklaratë përshëndetëse e kryeministrit Edi Rama.

QEVERIA E RE
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Gënjen vajzën për 13 vjet që të mos keqpërdorte pasurinë e babait

vajza kinezeNjë grua e pasur kineze gënjeu vajzën e saj për 13 vjet me radhë, duke i thënë se nëna e saj ‘e vërtetë’ kishte vdekur, me qëllim që ta inkurajonte për të studiuar sa më shumë në shkollë dhe që ta mësonte të ishte e pavarur.

Gruaja, me emrin Shen, nga Shenyang city, ishte e shqetësuar se pasuria e bashkëshortit mund ta bënte vajzën e tyre Cheng Cheng të përkëdhelur dhe të llastuar.

Kur vajza ishte në klasën e katërt, Shen i tha asaj se ajo nuk ishte nëna e saj biologjike dhe se ajo po kujdesej vetëm për mirërritjen e vogëlushes deri në kohën që ajo do të shkonte në universitet.

Cheng Cheng nuk e besoi në fillim, por pastaj u mësua me idenë se ishte vajzë e adoptuar. Vajza me kalimin e viteve u bë e ndjeshme dhe shumë e bindur. Cheng Cheng zgjodhi që të qëndronte në një shkollë me konvikt me qëllim që të ishte sa më e pavarur dhe më pas ndoqi studimet universitare me rezultate të shkëlqyera.

Vetëm kur filloi punë në një firmë software-sh në Shangai, Shen i tregoi të bijës se ishte ajo nëna e saj e vërtetë dhe se e kishte gënjyer për 13 vjet me radhë.

“Vajza ime është e bukur dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme duke fituar rreth 1 mijë dollarë në muaj. Mund të ketë njerëz që nuk pajtohen me metodën time, por nëse do i kisha thënë të vërtetën për pasurinë që ajo ka, atëherë ajo ndoshta nuk do të ishte aty ku është sot”, thotë Shen.

Megjithatë psikologët thonë se kjo metodë që ka zgjedhur Shen mund të ishte shumë e dëmshme për shëndetin mendor të Cheng Cheng kur ishte e vogël dhe mund të ketë pasoja të rënda për jetën e saj në vitet e ardhshme.

PDIU: Dënojmë fushatën denigruese në Greqi për Ergys Kacen

ergysPDIU dënon atë që e cilëson si fushatë denigrimi ndaj futbollistit shqiptar Ergys Kaçe në Greqi, pas publikimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook”, ku ai shfaqet i veshur me një bluzë të UÇK-së.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PDIU nënvizon se “Ergys Kaçe është shembulli për t’u ndjekur nga të rinj bashkëkombasit tanë në Greqi, nga sportistë të talentuar dhe për këtë ai meriton gjithë nderimin dhe mirënjohjen tonë. Europa është e madhe dhe ka vend për talentin e tij, nëse Greqia do ta largonte duke dëgjuar zërat e sirenave që duan ta mbajnë prapa, që duan ta mbajnë gjithmonë në Lindje.”

“Kjo fushatë presioni, denigrimi është dëshmi e prapambetjes së madhe të shoqërisë së vendit fqinj, shoqëri e cila ka mbetur peng e aleancave të vjetra . Sipas mentalitetit dominues mbështetës të këtyre aleancave, dikush që vishet me simbolet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, aleatit kryesor të NATO-s, në luftën kundër Serbisë së Milosheviçit, cënoka ndjeshmërinë e popullit grek, ndërkohë që Greqia është vetë anëtare e NATO-s. UCK-ja nuk ka sulmuar dhe nuk ka kryer ndonjë akt dhune ndaj Greqisë, që të mund ta kuptonim këtë egërsi ndaj lojtarit të madh Ergys Kaçe.”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

“Ne s’do të shqetësoheshim nga kjo shfaqje paradoksale e paradoksit që vetë shkrimtarë grekë e kanë quajtur Greqinë, “gruaja e perëndimit dhe dashnorja e Lindjes”. Problemi më i madh është se ky rast mund të shfrytëzohet për të krijuar fushata dhune kundër emigrantëve tanë që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht në vendin fqinjë, nëpërmjet skuadroneve fashiste të Agimit të Artë. Ergys Kaçe, mbase nuk ka qenë i vetëdijshëm për pasojat e veshjes së një bluze me simbolet e UÇK-së, por ama ai vetë është shndërruar në simbol të thirrjes së gjakut të të parëve, për respektin ndaj ndjenjës kombëtare. “- vijon deklarata.

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe do të mbetet jashtë aktiviteteve të skuadrës së futbollit PAOK, të paktën deri të hënën. Në klimën e rëndë që ekziston për Kaçen, nga postimi në “FB” i fotos me bluzën e UCK-së dhe nga reagimet që pasuan, drejtuesit e klubit të PAOK-ut në Selanik vendosën ta largojnë mesfushorin e ri nga aktivitetet e përgjithshme të grupit. Ergys Kaçe ka një kontratë me PAOK deri në verën e 2017, pas rinovimit të saj në fund të vitit 2012.

Plagoset me armë zjarri pronari i një lokali

POLICIA_TIRANENjë person është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Rrugën e Elbasanit, pranë Shkollës së Baletit, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj pronarit të një lokali.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Fatjon Dauti, i cili është qëlluar brenda lokalit të tij në Rrugën e Elbasanit, që pritej të hapej këto ditë. Dauti është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë.

Ekspertë të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e krimit. Ndërkohë policia po merr në pyetje edhe dëshmitarët në vendngjarje, për të siguruar të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt për motive pronësie.

Kuvend, vijojnë diskutimet për programin qeverisës

kuvendi-i-shqiperise1Programi i mazhorancës së re qeverisëse 2013-2017 u diskutua dje në një seance maratonë të Kuvendit që nisi punimet rreth orës 10:30 për të vijuar mëngjesit të , ndërsa në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare ka patur në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit.

Gjatë seancës së djeshme, pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë, u votua edhe për zgjedhjen e deputetit demokrat, Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë, ashtu sikundër kishin paralajmëruar, refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës duke e cilësuar “plagjiaturë” dhe “bosh”.

Ndërsa gjatë diskutimeve maratonë ata akuzuan kryeministrin Rama për mungesë programi e tërheqje nga premtimet, sipas tyre të parealizueshme, të 23 qershorit.

SELAMI: PROGRAMI NUK PASQYRON PREMTIMET E FUSHATES
Ora 10:17 –
 Deputeti demokrat Eduard Selami akuzoi mazhorancën se nuk ka pasqyruar në programin qeverisës shumë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Sipas Selamit, qeveria e re është zgjedhur duke nënvlerësuar eksperiencën, ndërsa e cilësoi si një shqetësim serioz faktin që ky kabinet është rritur sipas tij, me 30%.

“Është pozitiv fakti që marrin pjesë mjaft gra në qeverinë e re, kjo është një arritje faleminderit. Edhe mosha e re është hap pozitiv, por kjo është bërë në mënyrë të panevojshme duke nënvlerësuar eksperiencën. Shqetësimi im serioz lidhet me masën e rritjes së qeverisë mbi 30%. Kjo është një rritje shumë e lartë.”- deklaroi Selami.

IMAMI: QEVERIA S’KA PROGRAM
Ora: 10:05 –
 Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, deklaroi në seancë plenare, se “nuk mund të ketë asnjë program që të përmbushë interesat e të gjithë grupeve, por së paku një program qeverisës që të jetë i tillë duhet të plotësojë disa kritere minimale, duhet të jetë së paku i qartë në kokën e një njeriu të vetëm dhe të materializojë një vizion të caktuar, të japë përgjigje problematikave sociale të vendit dhe nuk është vizioni shkencor për zhvillimin e vendit ai që i jep përgjigje.”
Sipas Imamit, “vizioni i kryeministrit dhe qeverisë duhet të jetë politik për zhvillimin e vendit . Ky vizion, tha ai, mungon sepse Partia Socialiste nuk ka një program qeverisës, nuk ka një projekt për zhvillimin e vendit.
Duke shprehur mosbesimin te programi i qeverisë, Imami i kërkoi maxhorancës të vlerësojë reformat e ndërmarra deri tani dhe t’i çojë më tej ato.

RULI: PROGRAMI LAJTHITJE, PER TA REALIZUAR DUHEN 24 VJET
Ora: 09:25 –
 Ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli ishte deputeti i parë që nisi diskutimet në seancën e sotme, e cila nisi rreth orës 09:20. Deputeti demokrat e cilësoi programin qeverisës si një manifest që nuk njeh realitetin. Sipas Rulit, “për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet jo katër. Në asnjë pjesë të programit nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do te gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen.”

“Programi i qeverise është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje. Ajo që ne dhe shqiptarët kërkojmë sot nga kjo qeveri është çfarë do bëhet brenda katër vitesh dhe jo çfarë do bëhet sa të ketë ymër njeriu.”- u shpreh Ruli.

RAMA: NUK DO T’JU KURSEJ PËR TË PABËRAT E LEBETITSHME
Kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme nga foltorja e Kuvendit se programi 4-vjeçar i qeverisë së drejtuar prej tij “do t’i ngrejë kokën Shqipërisë”. Në fjalën e mbajtur fill pas ish-kryeministrit, Sali Berisha, ai u ndal tek largimi i opozitës nga salla e Parlamentit tre ditë më parë, ndërsa prezantonte programin qeverisës. “Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit, ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrjejtes. Por, dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t’ju them sot: Personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Fshijeni nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë”, – paralajmëroi Rama. Mandej duke iu drejtuar Berishës, ai deklaroi se paraardhësi i tij ende nuk e ka marrë veten nga humbja ndërsa kërkoi nga opozita që të ngrihet në nivelin e mirësjelljes. “U betuat se qeverisë të 1 prillit do ia vinit shpatullat pas muri me pyetjet tuaja, por deri tani bëtë asnjë pyetje. Kur ha 1 milion shuplaka mendja o të ikën o të vjen dhe pale sa vite duhen për t’i kapur. Ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë e jo të gjejmë kokën tuaj. Ju keni të drejtë, pasi keni vite që keni harruar se ç’është një program që i paraqitet Kuvendit për miratim”, – tha Rama. Ai uroi më pas që opozita ta gjejë kokën, “ndërkohë që Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni”.

BERISHA: BETEJA ËSHTË E FORTË, PËRGATITU!
Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi mbrëmë në Kuvend betejë të fortë, nëse pasardhësi i tij Edi Rama nuk mban premtimet e 23 qershorit. Berisha paralajmëroi se nëse qeveria “Rama” mashtron shqiptarët, atëherë opozita do t’i udhëheqë shqiptarët njësoj siç ia bënë grekët Jorgo Papandreut. Berisha u shpreh mosbesues ndaj mbajtjes së premtimeve të Ramës, por siguroi se do t’i votojë ato në Kuvend nëse realizohen. Në të kundërt, ai i bëri të qartë qeverisë së re se, në rast të mospërmbushjes së premtimeve që u ka bërë qytetarëve, “do të përballet me betejën e opozitës për të ngritur në piedestal dinjitetin e shqiptarëve”. ”Përgatitu, beteja është e fortë! Sali Berisha do të votojë çdo premtim të tij në parlament, ndonëse nuk i bëja kurrë, sepse ato janë rrënim i gjithanshëm. Nëse u ke marrë votën duke i mashtruar, nuk do njohim kufij, nuk do lëmë betejë pa zhvilluar, për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Përgatitu, beteja është e fortë! Ke premtuar 300 mijë vende pune, asnjë vend punë nuk justifikon sot; ke premtuar ulje çmimesh, asnjë çmim nuk mund të ulësh ti. Nëse këto premtime ju i shndërroni në të vërteta, do të keni votën time. Por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim duke bërë atë që i bënë Xhorxhit grekët”, – tha Berisha. Ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj kabinetit të ri qeveritar, duke sulmuar kryesisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj, u përjashtuan nanoistët, absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Ka probleme me rendin, është e vërtetë, por një gjë dihet, se njeriu që kryeson Shqipërinë ka lidhje me bandën e Kavajës, ka kushëri me bandën e Lushnjës, ka kushëri me bandën e Dritan Dajtit, me bandën që i vodhi Spartak Ngjelës 130 kuti votimi. Ky vjen sot me kabinetin më nepotik në histori, me tre vetë nga e njëjta familje. Njeriu i patateve të Ramiz Alisë (dhe Berisha drejton me gisht nga ministri Shpëtim Cani), hipi në atë funksion vetëm se i tha Ramiz Alisë se ‘do ta zgjidh me pataten problemin’. Ju thatë se Berisha nuk kishte shifra, ndërkohë që ne flisnim vetëm me shifra, përveçse për zëvendësimin e Ramiz Alisë, që do marrë financat e qeverisë. Por, pse mungojnë këto? – Sepse premtimet janë ‘alla Papandreu’: ‘Paratë janë këtu’, kurse shifrat kanë ikur (greqisht). Anastas, përktheje nga greqishtja këtë. Premtimi juaj është që do heqim qoftet nga spitalet, kurse shifra nuk keni”, – deklaroi Berisha.

Disa detaje që nuk janë bërë kurrë publike për 14 shtatorin e 1998-s

14_shtator_1998_perpara_kryeministrise1.jpg_thumb

 “DITA”

Si u organizua nga opozita e udhëhequr nga Berisha tentativa për marrjen e pushtetit me dhunë më 14 shtator, dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Si u evidentuan nga agjentët e infiltruar trupat e armatosura të Bujar Bukoshit mes turmave të udhëhequra nga PD që pushtuan godinën e Kryeministrisë, Televizionit Shqiptar etj… Si u kthye godina e PD-së në garnizon me militantë të armatosur, tanke e arsenal luftarak. Tentativa e mercenarëve për të blerë dy mjete të blinduar që të dilnin nga bodrumi i PD. Pse nuk zbatova urdhrin për dorëzim dhe bisedat që bëra me Perikli Tetën e Sabit Brokajn. Kush janë agjentët e infiltruar, kërcënimet dhe largimi i tyre nga Shqipëria.  

Nga Skënder Hasmeta*

I ndodhur në detyrën e Komandantit te Batalionit të Policisë Ushtarake  Tiranë në atë kohë unë dëshiroj të bëj publik fakte të pa njohura e të papublikuara me parë lidhur me ngjarjen e rëndë të 14 shtatorit 1997, që është cilësuar si ‘Grusht Shteti’, si dhe të evidentoj rolin e forcave të Policisë Ushtarake, efektiv të cilin unë e komandoja në këtë ngjarje të rëndë…

Këtë e bëj me qëllim që jo vetëm opinioni publik, ushtarakët e Forcave të Armatosura aktiv e në lirim, por dhe ministrja e re e Mbrojtjes e strukturat e shtetit të sapo dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti të njihen me të vërteta e  faktet e pa njohura më parë, të reflektojnë për detyrat që burojnë nga Kushtetuta e ligjet lidhur me ndëshkimin publik të autorëve të saj.

Në këtë kuadër, dua të evidentoj dhe disa të vërteta lidhur me repartin e Policisë Ushtarake, e cila dhe në tejkalim të kompetencave të saj, por në interes të përkushtimit ndaj Republikës së Shqipërisë, interesit kombëtar dhe shoqërisë, të popullit Shqiptar, kreu një mision historik, pas djegies e rënies së Kryeministrisë së RSH, Parlamentit Shqiptar, humbjes së kontrollit mbi detyrën nga Garda e Republikës, Policia e Shtetit, fillimit të marrjes nën kontroll nga bandat e armatosura të territorit rreth qendrës së Tiranës, aktivitetit të tyre kriminal në grabitje djegie e shkatërrime, plaçkitje.

Ajo planëzoi e realizoi disa operacione si neutralizimin e tanket para PD-së, rimarrjen e Televizionit Shqiptar, Bankave, Prokurorisë, gjykatës, Albtelekomit, DTN etj…

Atë ditë kryeministri Fatos Nano u largua nga Shqipëria. Këtë, Sali Berisha, kryetari i opozitës e quajti mbatharak, ndërsa ne ushtarakët e quajtëm mes nesh tradhti… Politika i trajtoi sipas interesit të saj ngjarjen e 14 shtatorit, ndërsa Forcat e Sigurisë nuk analizuan, pra nuk nxorën kurrë mësime prej saj.

  *****

  Siç dihet, më 12 shtator të vitit 1998, para selisë së Partisë Demokratike u vra deputeti Azem Hajdari. Më 14 shtator kur i ndjeri do përcillej për në banesën e fundit, nisur dhe nga informacionet e plota të siguruara në rrugë operative nga Agjencitë Ligjzbatuese, priteshin trazira të dhunshme pas varrimit të tij.

Në këtë ditë protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, lëvizën arkivolin jo për në varrezat e Sharrës, ku do kryhej varrimi por drejt kryeministrisë. Turmat ishin të irrituara, të organizuara e të armatosura. Ato braktisën arkivonin e funeralin, sulmuan godinën e kryeministrisë, parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.

Turmat e armatosura me veprime të organizuara, të dhunshme realizuan  pushtimin me forcë, djegie dhe plaçkitje të ndërtesave të selive të Kuvendit, të Kryesisë së Kuvendit, të Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Radiotelevizionit Shqiptar. Po ashtu, goditën me armë dhe Ministrinë e Rendit Publik. Pas këtyre veprimeve, filluan të sulmojnë Bankën Kombëtare e plaçkitën dyqane, supermarkete, dhunuan e grabitën armë, automjete ushtarake, etj…

 

 DETYRA LUFTARAKE

14 shtator 1998, Ora 08:00. I urdhëruar nga Drejtoria e Policisë Ushtarake, në zbatim të urdhrave të Ministrit të Mbrojtjes e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, m’u caktua si detyrë mbrojtja e Institucionit të MM e SHPFA, pasi, mbi bazën e të dhënave, ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për aktivitetet kriminale në dëm të institucioneve të shtetit, përfshirë edhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me afro 60 trupa të Policisë Ushtarake u dislokuam në Ministrinë e Mbrojtjes. Trupa ishte e pajisura me katër transportues të blinduar me goma, armë  të ndryshme përfshirë edhe snajperë, pajisje moderne e antiplumb, armë anti-tanke etj. Trupat tona ishin stërvitur rregullisht për kryerjen e operacioneve të ndryshme dhe kishin dhënë prova në disa operacione të ngjashme. Ky efektiv njihte mirë përdorimin e armëve dhe udhëzimet në lidhje me to.

Ato ishin të   familjarizuara me politikën e përdorimit të forcës për gjykimin dhe maturinë e duhur në detyrë, trajnuar dhe për veprime nën presion, etj.

Masa të tjera shtesë ishin ato për përdorimin e forcës vdekjeprurëse, e jo vdekjeprurëse, nëse do të paraqitej e nevojshme. Në pjesën e jashtme në veri të Ministrisë së Mbrojtjes, në fshehtësi dhe nën masa të plota sigurie, mbi një kamionçinë u vendosën municione dhe armë anti tanke kundër mjeteve të blinduara.

Ky operacion drejtohesh nga  Qemal Hoxha dhe Joland Plasari, të stërvitur mirë dhe të aftësuar për përdorimin e tyre me garanci. Nëse paraqitej situata, ata ishin të gatshëm për përdorimin e këtyre armëve.

 

PËRGATITJA PARAPRAKE

U bë inspektimi i mjediseve dhe i hapësirave në MM e SHPFA, që synonte zbulimin e rreziqeve të dyshuara dhe marrjen e masave të veçanta për sigurinë dhe vendosjen e trupave… U bë caktimi i detyrave vartësve dhe u realizua bashkëveprimi me Batalionin e sigurisë së SHPFA.

Në përmbushje të kësaj detyre u morën masa shtesë duke angazhuar një grup të konsiderueshëm oficerësh dhe agjentësh të policisë kriminale, u caktuan zonat e veprimit dhe metodat e marrjes së informacionit.

Për shkak të destabilitetit e pasigurisë në vend, që ekzistonte në atë kohë dhe për të rritur besueshmërinë në kryerjen e detyrës, aktivizova dhe agjentë shumë të besuar nga sektori i informimit të brendshëm të BPU. Ky  operacion drejtohesh nga oficeret Ali Mena, Namik Goga, Asim Gruda, Zenel Allaraj etj.

U organizua ndarja në zona si dhe patrullimi në zona të veçanta me interes nga agjentë të policisë kriminale dhe ato të informacionit të brendshëm të BPU për grumbullimin e informacionit. Vëmendja do përqendrohej sidomos për veprime kriminale e synime në dëm të MM, SHPFA, nga brenda turmave.

Pranë kryeministrisë e RTVSH,  kishim futur të trajnuar agjentë të policisë kriminale për marrjen e informacionit në dëmin tonë e njësive dhe reparteve ushtarake. Këta heronj të heshtur, të kërcënuar familjarisht me jetë (si Y.Gj, J.P, etj..), që nga ajo kohë, kanë braktisur Atdheun.

Mbrojtja e MM e SHPFA u realizua në formë rrethore me disa perimetra me formacione të shkallëzuara, me kate dhe në thellësi deri në tarracat e objekteve. Mjetet e blinduara u pozicionuan në pjesën lindore dhe perëndimore, zona këto ku mund të depërtohej e të sulmoheshin objektet. Operacionin e këtyre trupave e drejtonin oficerët Kujtim Doku, Leonard Tërthorja, Elmaz Sula.

U caktuan pikat e kontaktit dhe drejtimit, kryesore dhe rezervë, mënyra e funksionimit të  ndërlidhjes dhe bashkëveprimit me trupat e institucionet. Kështu nisi zbatimin e detyrës në ditën e 14 shtatorit të vitit 1998, batalioni i Policisë Ushtarake.

 

OPOZITA NË KRYE TË REBELIMIT

Në vijim, nëpërmjet agjentëve e kontrolleve ndiqnim zhvillimin e situatave në objektet e caktuara për mbrojtje, mbanim nën mbikëqyrje trupat dhe moralin e tyre.

Rreth orës 10:00, nga informacioni i besueshëm mësojmë se në qendrat operacionale të MM dhe PU ishin me shërbim eksponentë të lidhur me opozitën e asaj kohe dhe jepnin informacion krerëve të PD që ishin në udhëheqje të rebelimit.

Njëkohësisht, kishte prej tyre që kishin ndërruar shërbimin për të qenë prezent në këtë datë dhe mund të përfshiheshin në sabotazhe. Pra, nisur dhe nga ky informacion, kishim konkluduar se revolta e armatosur, ishte e përgatitur. Informohemi se njerëz të armatosur dilnin nga lokalet në ish-Parkun Rinia, e bashkëngjiteshin turmave të PD, ndërsa furgonë të ndryshëm shkarkonin armë dhe municione në turmat civile…

 

OPERACIONI I PARË

Shefi i eskortës së Ministrit të Mbrojtjes, kërkoi ndihmë duke shpjeguar se situata po precipitonte dhe se eskorta e ministrit, ishte me duar në xhepa….

Ne këtë kohë, rrugët në drejtimet e hyrjes së MM ishin të bllokuara. Kishte filluar terrori dhe pasiguria, kishte qitje pa pushim në ajër e përhapje terrori. Parku ‘Rinia’ ishte kthyer në shesh lufte. Me automjetet ushtarake nuk mund të bëhej furnizimi në objektin e MM, pasi u dyshua për sulm mbi ‘to dhe grabitjen e armatimit e pajisjeve. Po të binin këto në duart e civilëve, dëmi do ishte shumë i madh.

Për realizimin e këtij operacioni, me qëllim fshehtësinë e sigurinë e tij, u përzgjodh oficeri Astrit Osmani, detyrë të cilën e pranoi, ndonëse nuk lidhje me veprimtarinë operacionale të PU.

Me automjet privat me cilësitë e aftësitë e tij, ai mund të depërtonte në rrugicat për në MM, në mes të plumbave e terrorit. Ai bëri disa rrugë, solli armatim, municione  e pajisje antiplumb për eskortën e MM. Trimëria dhe guximi i tij, si dhe e të tjerë, kurrë nuk u vlerësuan.

 

OPERACIONI I DYTË

Komandanti i Brigadës Transportit në Pezë denoncon për grabitjen e njësisë, automjetit, armatimit e municionit si dhe drejtimin e lëvizjes së bandës. Në realizimin e këtij operacioni u angazhua oficeri Leonard Tërthorja me disa trupa të PU, si Agim Rasha, Luan Rasha etj. Ata, në kohë rekord bënë bllokimin e arrestimin e autorit, sekuestroi automjetin dhe armatimit të grabitur.

 

OPERACIONI I TRETË

Me qëllim zbulimin e autorëve të interesuar që mund të jepnin informacion turmave e merrnin pjesë për akte  sabotazhi, u bë një plan kombinacioni e operacion mashtrimi e kërcënimi me radiot në dispozicion të PU, nën drejtimin e oficerëve Ali Mena, Asim Gruda, Namik Goga etj, ku agjentët që dispononin radio raportonin për lëvizje trupash ushtarake, vendosje armësh të rënda e përforcime të tjera, provokime për dezertime në radhët e policisë ushtarake….etj.

U bllokuan e paralajmëruan disa të dyshuar që lëviznin për të parë se ku janë vendosur këto armë të rënda.

Pas këtij operacioni, agjenti B. M, informon se kryetari i opozitës ka dalë në konferencë shtypi dhe kërkon “largimin e trupave greke nga Tirana”. Ky ishte dezinformim. Një muaj më parë Policia Ushtarake ishte pajisur me uniforma të NATOS e shenjat e tyre, automjete të blinduara, automjete të tjera për transport për mbështetje trupash, pajisje antiplumb, jelekë e skafandrave antiplumb, pajisje për policinë kriminale etj. Automjetet ishin të pa targuara, mbase këto uniforma tonat dhe disa lëvizje trupash për ndërrim shërbimi u kanë ngjarë me trupa greke.

 

SULMI MBI KRYEMINISTRI

Pranë kryeministrisë ngjarjet precipituan në mënyrë të shpejtë e të dhunshme. Turmat kanë braktisur arkivolin e Azem Hajdarit. Dhe kanë sulmuar Kryeministrinë, përfshi edhe me armë antitanke. Është bërë grabitja e tankeve të Gardës. Kanë humbur kontrollin mbi detyrën Garda e Republikës dhe policia e shtetit. Turmat vazhdojnë pushtimin e TVSH…. Tirana u vendos nën kontrollin e terrorit. Unë ndiqja situatën përfshirë edhe me agjentët brenda turmave të PD-së…

Duke veçuar heroin e heshtur Y.GJ., ata mbi Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Energjetikës, Parlamentit, etj, merrja kontakt me trupat  paralajmëroja për detyrën e moralin e tyre.

Urdhërova vënien në gatishmëri për operacion të gjithë trupat e Batalionit të Policisë Ushtarake në vend-dislokimin e rajonit të përhershëm të cilat ishin në pritshmëri. Qëndrimi në pritshmëri e gatishmëri për marrje detyrash, mu raportua nga oficeri përgjegjës Arsen Mema.

 

TANKET NË BULEVARD

Nga raportimi i ri e informacioni i besueshëm mësoj se dy tanke me persona të armatosur me armë automatike mbi kullat e tyre, përfshirë edhe armë anti-tanke janë nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, drejt Ministrive të Mbrojtjes e Rendit. Informohem se mitralozët e tankeve kishin një komplet municioni dhe shiritin e vendosur në folenë  e fishekëve. Televizioni Shtetëror ka rënë në duart e bandave të armatosura. Kryeministria është djegur e vazhdon plaçkitja. Po vidhen zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nis dhe sulmi mbi godinën e Parlamentit dhe djegia e tij..

Pas pak, para syve të mi, para MM, u shfaqen tanket. Nuk kryen veprime në drejtim të objektit tonë, ndonëse hidhnin parulla kërcënuese e fyese, ata vazhduan rrugën në drejtim të Bankës.

Agjenti i vendosur sipër Ministrisë së Energjetikës më informon: “Po sulmojnë Bankën Kombëtare dhe se një eksponent i PD-së, Ferdinand Xhaferri, doli para tankut dhe i paralajmëroi se ‘me bankën nuk keni punë, të shkojmë tek PD-ja’”.

Tanku u nis drejt PD-së. Nga raportimi i ri e informacioni i besueshëm i agjenteve mësohet se bandat e armatosura filluan plaçkitjet e djegiet në Tiranë. Për momentin djegia e plaçkitja po vazhdon rrugën Qendër-Stacioni i Trenit (tani “Zogu i I”). Plaçkisnin e djegin një supermarket me pajisje elektro-shtëpiake. Pranë tregut çam u sulmua e po plaçkitet një supermarket televizorësh etj.

 

URDHRI, “RA SHTETI!”

Rreth orës 15:30 minuta, më komunikohet një urdhër i papritur. Drejtori i Policisë Ushtarake, kolonel Piro Lutaj më urdhëroi: ”Merr trupat e Policisë ushtarake dhe largohu nga detyra e marrë në mëngjes, pasi pushteti ka rënë!”.

Më tha gjithashtu të lëvizja me trupat në drejtim të Tiranës së Re për në vend dislokimin e rajonit të përhershëm. Ky urdhër mu komunikua në prani të oficerit B.L dhe agjentit Q.H.

Oficeri B.L, pasi dëgjoi këtë urdhër të paligjshëm, fyeu rëndë titullarin dhe u larguan së bashku për në Ministrinë e Mbrojtjes, duke shkëmbyer midis njëri-tjetrit fjalë fyese e kërcënuese.

Oficeri B.L., këtë informacion(pakënaqësi) e ka shkëmbyer(ka debatuar) edhe me ish-Ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj. Tani oficeri ka emigruar jashtë Atdheut. Njëkohësisht, ky oficer që tani ndodhet në emigrim, ka trajtuar informacion të mëtejshëm me ish-Ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj, kryesisht lidhur me panikun e titullarëve të ministrisë që pyesnin: ”Po neve nga do të ikim…?”.

 

KUNDËRSHTOJ URDHËRIN

Në këtë situatë të rëndë, unë oficeri me kapelën e vënë në kokë që në moshën 14 vjeç (skënderbegas), duhet të zgjidhja turpin, të braktisja ndërgjegjen dhe moralin tim të formuar që në atë moshë për zbatimin e urdhrit të paligjshëm, apo bindjes së ndërgjegjes time në misionin tim në betim e bërë para flamurit!

Vendosa të urdhëroj trupat për parandalimin e terrorit mbi Tiranën, pavarësisht kostos që mund të paguaja.

Urdhërova për operacion trupat e dislokuara në Sauk të paraqiteshin pranë Ministrisë së Mbrojtjes me drejtim lëvizje: Sauk-Rruga e Elbasanit–Qendër-kthimin në rrugën drejt RTV Shqiptar-daljen pranë Kryeministrisë-drejt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të marr detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sapo kolona e trupave të PU u fut tek RTVSH , pushtuesit e RTVSH-së, kishin ulëritur prapë se erdhën trupat “greke”. Ne kishim agjentët tanë në vend. Ata na raportojnë se ka shumë persona të çorientuar që nga dialekti duken si Kosovarë. Ata pyesnin po në dialektin e tyre se nga do iknin e se ku do shkonin, pasi dukej që nuk e njihnin Tiranën.

 

URDHËRI PËR OPERACION

Në vend Drejtim-Komandim pranë MM, urdhërova operacionin për marrjen e tankeve të gardës pranë PD-së. Caktova në këtë operacion si përgjegjës Namik Gogën dhe Ali Menajn të cilët u nisën me katër transportues të blinduar. Do të patrullonin në rrugën pas Ministrisë së Rendit, tani ‘Rruga Pedonale’, para PD–së, ish-Hotel ‘Drini’, në veri të Ministrisë së Rendit, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e kthim.

Trupat sapo mbërritën drejt selisë së PD-së u goditën me zjarrin e mitralozave të tankeve të vendosura para godinës si dhe me armë të tjera automatike. Në xhiron e parë të patrullimit pati vetëm disa dëmtime në xhama dhe  gjurmë në pjesët ballore dhe anësore të automjeteve, që dukeshin gërvishtje. Xhirot patrulluese vazhduan.

Po kështu mbi trupat e PU, vazhdonte dhe sulmi me zjarrin e armëve nga mbështetësit në PD që e kishin kthyer godinën në fortifikatë.

Rezultoi se plumbat e mitralozave 12.7 mm të tankeve dhe armëve automatike nuk depërtonin brenda transportuesve të blinduara ku ndodheshin trupat tona.

Patrullimi vazhdoi pa ndërprerje, gjersa luftëtarëve të PD-së u mbaroj municioni. Pas mbarimit të municionit personat e armatosur u futën në bodrumin e PD-së dhe tanket u dorëzuan. U identifikua një nga autorët që qëllonte me mitralozat tek PD-ja mbi trupat e policisë shtetasi si M.R. Ndërsa shtetasi L.S, ka treguar ngjarjet në bodrumin e PD-së. Ai tha se me ushqim për të ngrënë janë furnizuar nga motra e A.H.

 

VAZHDIMI I OPERACIONIT

Mbërritja e trupave shtesë të Policisë Ushtarake në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shënoi edhe daljen e 5-6 makinave të operacionit “Shqiponja” nga drejtimi jugor i Ministrisë Rendit për në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, e në drejtim te kryeministrisë.

Në këtë kohë, trupat e Policisë Ushtarake u caktuan në operacion kërcënimi me patrullimin e rrugëve në Tiranë me drejtimet: Sheshi “Nënë Tereza”- Stacioni i Trenit, patrullim në rrugën Kombinat-Kinostudio, Ministria e Mbrojtjes- Spitali Ushtarak, dhe rreth unazës së Tiranës. Tek qytetarët filloi të kthehej shpresa. 

GODINËN E PD-SË, BUNKER ARMËSH E MERCENARËSH

Për këtë situatë u raportova eprorëve të mi, ish Ministrit të Rendit, të ndjerit Perikli Teta(në radion e përgjegjësit të eskortës së tij), përgjegjësit Islam Duçkollari.

U raportova për një numër të madh njerëzish në posedim armësh të futur në bodrumin dhe në selinë e Partisë Demokratike, duke këmbëngulur vazhdimin e operacionit për çarmatimin e tyre.

Rreth orës 19:30, nëpërmjet agjentit Y.GJ, informohem për tentativën (nga të rebeluarit e mbetur në godinën e PD) për të blerë 2 transportues të blinduar.

Pasi informacioni u vërtetua nga oficeri N.G, u bë ndërrimi i shofereve të transportuesve të blinduar. Në këtë ofertë ishin shuma të mëdha parash. Transportuesit kërkoheshin për të larguar personat e armatosur në bodrumin e PD-së…

Pas mbërritjes në MM  të trupave shtesë, trupat e Policisë Ushtarake u futën në operacion të drejtuar nga Alfred Ahmetceni dhe morën nën kontroll RTVSH. Të drejtuar nga Hasan Rakipi, morën nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme, të Tiranës e gjykatën. Të drejtuar nga oficeri Ramiz Mulgeci, morën nën kontroll Bankat. Të drejtuara nga Murat Fejzo, Albtelekomin, të drejtuar nga Elmaz Sula, morën nën kontroll e siguri DTN. Në orën 21:00 më sollën në përforcim trupat “Komando” të cilët morën nën siguri e ruajtje godinat e djegura e plaçkitura të Kryeministrisë, të Parlamentit dhe të KLSH-së. 

VIKTIMA DHE PASOJA

Nga ky operacion i policisë ushtarake nuk pati incidente e ngjarje të jashtëzakonshme, përjashtuar faktin që pranë Kryeministrisë u vra një grua nga një plumb rikoshetë gjatë provokimit të një roje të armatosur.

Në operacionin kundër rebelëve të opozitës që organizuan ‘Grushtin e Shtetit’ të 14 shtatorit, për përgjegjësi ndaj Atdheut dhe popullit, veçoj ushtarakët Frrok Simoni, Behar Guri, Aqif Muça, Perlat Shehu, etj, komandantët e kompanive, Saimir Reçi, Ramiz Mulgeci, Kujtim Doku etj, drejtuesit e oficerët e policisë rrugore, Mehmet Ramce, Gëzim  Rama, Ramazan Hysa, Bareq Sadiraj, Xhemal Pepnika, Shefit Mero, i ndjeri Fatmir Jashari,  Kujtim Duka,  Ardian Draci, Vesel Sulika etj, të policisë kriminale e gjyqësore Artur Brahimi, Murat Plaka, Robert Gjini, Bashkim Malaj, Istref Istrefi, Adem Bruci, Nevruz Kreka, Luan Cani, Avdulla Hysa, etj.

…Në këto operacione u angazhuan afro 240 trupa dhe 70 automjete të Policisë Ushtarake dhe transportues të blinduar, të cilat kryen akte heroike për vetë rrethanat, ngjarjet, e  situatat e krijuara. 

TRUPAT E BUKOSHIT… DHE FEFLEKSION

…Për mendimin tim 14 shtatori qe një revoltë e mirë organizuar fshehurazi, i një grupi njerëzish, që me mbështetjen e disa simpatizantëve e anëtareve të PD-së, shpërthyen me zemërim dhe me dhunë kundër pushtetit politik të PS-së në Tiranë, duke kërkuar, hakmarrje dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit.

Këta i hapën rrugë bandave kriminale që filluan djegiet, terrorin dhe plaçkitjen në Tiranë. Dyshimi im për një bashkëpunim më të gjerë u vërtetua pas marrjes së urdhrit për të braktisur detyrën…

Gjatë një operacioni për sekuestrimin e disa raketave të vjedhura ne bazat e ushtrisë në Tiranë në vend dislokimin e trupave të UCK ose FARK-ut, të krahut të Bujar Bukoshit në Mamurras, trupa këto  të komanduara nga Kolonel Tahir Zema, me të cilin kam kontaktuar personalisht në zyrën e tij, oficer e agjentë të policisë ushtarake, identifikuan efektive të këtij reparti se ishin parë  pranë kryeministrisë në ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.

Oficeri N.G në një informacion “sekret” kish vënë në dijeni MM, Drejtorin e Policisë Ushtarake, në kundërshtim me procedurën e qarkullimit të informacionit e jashtë dijenisë time. Unë përpilova dokumentet dhe kallëzova në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë veprimtarinë antiligjore, por nuk mora përgjigje gjatë kohës që isha në detyrë, më vonë u informova për pushim çështje me ligjin e aministisë.

Pas afro 10 ditësh u thirra në zyrën e MM, Luan Hajdaraga, në praninë e tij,  Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit  Aleks Andoni, Drejtorit te Policisë ushtarake Kolonel Piro Lutaj.

Ata më falënderuan vetëm mua personalisht për aktin heroik të trupave të policisë ushtarake…e asgjë më tutje në rrugën zyrtare për ata heronj të heshtur, trupat e policisë ushtarake.

Pata kërcënime për të kyçur gojën… Vetë koha e situatat si rrodhen,  koha e ngjarjet,  pasiguria për fëmijët e familjen, efektivat që sakrifikuan mes plumbave,  ishte i pamundur publikimi i këtyre fakteve dhe për të kërkuar e shprehur mirënjohjen atyre.

E gjykova sot, ka ardhur koha që ti besoj gazetës ‘Dita’ këto të vërteta të pa thëna me të cilët unë u përballëm më 14 shtator 1998.

*Skënder Hasmeta, ish- Komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake në ngjarjet e 14 shtatorit 1998

 

 

98-198-3shqiperia-kronika-14shtator_313213595Politike-Berisha_PD_shtator_1998_957944136protest13814091998_0

SHBA dhe Rusi arrijnë marrëveshje për Sirinë

US Secretary of State Kerry meets with Russian Foreign Minister LRusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje për Sirinë. Siria do u lejojë të gjithë inspektorëve të kenë akses të plotë tek armët kimike.

Sekretari i Shtetit, John Kerry lexoi planin me gjashtë pika, ku parashikohet që Siria të dorëzojë listën me të gjithë arsenalin kimik brenda një jave.

SHBA thotë se, regjimi sirian ka vrarë qindra njerëz në një sulm me armë kimike muajin e shkuar, por presidenti Bashar al- Assad mohon një akuzë të tillë, duke thënë se sulmin e kanë kryer rebelët.

Në një konferencë të përbashkët me homologun rus, Sergej Lavrov, Kerry i bëri thirrje qeverisë së Assad që t’i përmbahet angazhimeve të saj publike.

Ai tha se marrëveshje e arritur mes SHBA dhe Rusisë nuk lë hapësirë për lojëra.

Kerry dhe Lavrov thanë se nëse Siria nuk bashkëpunon, atëherë do kërkohet miratimi i një rezolute nga OKB, që do lejojë përdorimin e forcës.

Kerry tha se inspektorët do shkojnë në terren në nëntor dhe arsenali kimik duhet të shkatërrohet deri në mesin e vitit 2014.

Më shumë se 100 mijë njerëz kanë vdekur që kur nisën trazirat ndaj presidentit Assad në vitin 2011. Miliona të tjerë janë zhvendosur.

 

Vritet me mjete të mprehta një 60-vjeçare

policiaNjë ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4, ku një grua është gjetur e vdekur brenda një garazhi, jashtë makinës së saj.

Sipas burimeve të policisë, viktima është e moshës 60-vjeçe, e identifikuar si Fatmira Dede, nëna e Ervis Dedës, i vrarë gjatë një atentati tek “Shkëmbi i Kavajës”, në qershor të vitit 2012.

Viktima fillimisht është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka shkuar në garazh për të nxjerrë automjetin e tij. Më pas është njoftuar policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bashkë me një grup ekspertësh të Prokurorisë së Durrësit.

Pas hetimeve paraprake, ekspertët konfirmuan se gruaja është vrarë me mjete të mprehta. Sipas grupit hetimor, dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për motive hakmarrjeje, por nuk përjashtohen edhe konfliktet e pazgjidhura pas vrasjes së djalit, në drejtim të bizneseve të tij.

Dëshmitarë nga vendngjarja, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit të saj në banesë dhe dyshohet se personat, të cilët më pas e kanë vrarë, e kanë ndjekur atë deri në parkimin e automjetit.

Sipas dëshmive 60-vjeçarja i ka rënë borisë së makinës për rreth 15 minuta. Policia ndërkohë po merr në pyetje të afërm dhe fqinjët e 60-vjeçares.

Rama: Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin

parlamenti

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke folur pas fjalimit të deputetit Sali Berisha, deklaroi:

“Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu.

I nderuari zoti Kryetar i Kuvendit,

Të nderuara deputete dhe deputetë të nderuar,

Në paraqitjen time të programit të qeverisë së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, i thashë Kuvendit se ka perënduar një kohë e vjetër dhe ka filluar një kohë e re, në radhë të parë në këtë Kuvend. Sot po e marr këtë fjalë me një provë të ndryshimit që ka ndodhur. Nuk dyshoj, se të gjithëve ju kujtohej koha, jo shumë e largët, kur ky Kuvend bëhej skena e ndërhyrjeve pa vend, pa orar, pa kriter dhe as karar antiopozitar e kryeministrit, që kapte mikrofonin pasi fliste një deputet i opozitës.

E pra, pas këtij diskutimi, gjysmë maratonë për programin e qeverisë sonë, që ndoqa fund e krye pa lëvizur që këtej, asnjë minutë s’ia mora këtij Kuvendi për t’u marrë kohë diskutantëve, jo e jo, po për të sharë sipas traditës, një deputet të opozitës edhe pse dëgjova jo pak  fjalë të pagdhendura në adresën time apo jo pak fjalime të pakalueshme në sitën etike në adresën e qeverisë. Përkundrazi kam shënuar me dhjetëra fletë me çka kam arritur të dëgjoj dhe aq sa kam arritur të kuptoj, ashtu si gjithë ministrat, nga gjithçka u mundua të thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverisë. Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mirëqeverisjes, që duam t’i japim shqiptarëve, duke filluar që nga vendosja e premtuar e standardeve europiane të dëgjimi të opozitës dhe të komunikimit me publikun dhe me opozitën, pa asnjë dyshim. Çdo ditë të re, Shqipëria do të hyjë në këtë botë të re, sepse shumica e re do ta respektojë përditë këtë kod.

Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit të qeverisë, fatmirësisht jo të gjithë dhe gjej këtu rastin t’i falënderoj ata që nuk e ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje. Ikët duke sharë e dhe bërtitur. Dhe, vijuat jashtë duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës së opozitës, por përmbajtja e fjalëve që dëgjuat sot e mot nga unë në këtë sallë nuk ka të bëjë as me urrejtjen ndaj jush e as me dhunën mbi ju. Përmbajtja e fjalëve të mia është e vërteta ime, mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen. Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë. As idetë apo mendimet e mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj dhe as që qeveria që unë drejtoj t’i ngjajë qeverisë suaj, mos o Zot, që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe pikërisht për këtë mori ndëshkimin shembullor jo nga ne, por nga ata që u bënë 1 milionë. E, që njësoj si në atë marsin e lavdishëm, patjetër, të historisë sonë të 92-shit vendosën pikërisht, sepse siç e provuat deri tani meritoni të rrini aty dhe jo të qëndroni këtu.

Kam 15 vjet që ju ndjek pa mundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë, ku besoj se emrin tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni përgojuar, cenuar, përbaltur. Personalisht, me fis e me farë. Por dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë se çfarë do t’ju them sot;

Jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë Kuvend, seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do ma kërkojë të marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s’kanë qenë dhe s’do të jenë ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare. Sidoqoftë në të gjitha rastet sjellja juaj është zgjedhja juaj. Opozita e sotme është e lirë të mos nxjerrë mësime nga obobobo ç’i panë sytë në kutitë e votimit. Ne kemi detyrën që çdo hap ta hedhim duke mësuar nga libri i trashë i arsyeve që e çuan në opozitë qeverinë e vjetër. Në kujën që vutë pasi dolët nga salla iu ankuat publikut se nuk e kishit marrë programin. E gënjyet. Se nuk ishte e vërtetë. Pastaj ju betuat se qeverisë së 1 prillit do t’ia vinit shpatullat në mur me pyetjet tuaja. E gënjyet për të dytën herë. Megjithëse nuk ishte 1 prill, pardje. Sepse nuk bëtë asnjë pyetje. Dhe pastaj për orë e orë, të tëra, deri tani i thatë çnuk i thatë qeverisë, por programit të qeverisë dhe për programin e qeverisë asgjë nuk thatë. E gënjyet për të tretën herë. Por këtë radhë sepse nuk keni faj. Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose të paktën e keni harruar, ka kohë, se ç’është një program qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim. A e gënjyet tre herë se tjetër ju thotë koka që keni këtu, tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë, kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën.

Siç ju thashë herën e shkuar ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë jo për të gjetur kokën tuaj. Dhe do t’ia ngremë kokën Shqipërisë me këtë program.

Sa për shqiponjën që mori të sharat e një zonje në sallë unë e mirëkuptoj zonjën.

Të gjithë e dinë që shqiponjat arrijnë ta njohin njëra tjetrën, pikërisht, se jo të gjitha janë njëlloj. Por, ajo që zonja nuk di, dhe nuk ka faj, është se me rregullat e heraldikës dhe të shteteve serioze s’duhet të jenë identike me njëra tjetrën të tëra shqiponjat që përdorim.

Po që të mos i marrim kohë publikut dhe Kuvendit duke hyrë në të thella në punë shqiponjash besoj se mjafton për t’i qetësuar fakti se shqiponja që ka mbajtur në sup gjatë qëndrimit në kryeministri paraardhësi im, ajo e verdha e hallakatur, ishte e ndryshme nga ajo e flamurit, por nuk ishte gabim nga pikëpamja e rregullave të heraldikës. Paçka se estetikisht ishte po aq e bukur sa qeveria juaj. Ndërkohë që, siç e tha më të drejtë zonja opozitare shqiponja jonë estetikisht s’ka të sharë. Edhe qeveria jonë, po ashtu, të jeni të sigurt se nuk do ketë të sharë. Për dijeni kur programi dhe qeveria të miratohet, atëherë, as programi dhe as një dokument zyrtar i qeverisë s’mundet dhe s’do të mbajë tjetër stemë përveçse atë të Republikës. Ndërsa në logot e konferencat, ëebsite-ve dhe letrave jo zyrtare kryeministri e ministrat mund dhe do të mbajnë këtë shqiponjë. Kaq për, sot, lidhur me këtë fushë, ku mësimet e tjera do t’ju japim kur të vijmë këtu për projektligjin e ri të kësaj fushe.

Tani gjithë sa thatë sot gjithë ditën për programin gjithë përgjigjet e pyetjeve që ja premtuat popullit se do të na i bëni, që nuk i bëtë, dhe për gjithçka pastaj u detyruat të përgjigjeni vetë ju vunë në pozitën që të flisni pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk keni kuptuar. Megjithatë, unë do vazhdoj t’ju dëgjoj deri në fund, nesër dhe do mbaj shënim për çdo gjë, që mund të kuptoj nga shprehjet e moskuptimit tuaj në këtë foltore. Vetëm një gjë dua t’ju them atyre që do ta marrin fjalën më tutje se këta që e morën shkuan e vanë. Mos u ngutni të thoni si paraardhësit tuaj dhe si parafolësit tuaj se s’ka në botë program si ky, se ky është hartim, se programi qeverisë janë male shifrash dhe me radhë. Mos u ngutni! Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur. Dhe prandaj Shqipërinë nga shinat e rrugës dhe e botës demokratike e kanë nxjerrë.

Jo unë, jo ne, dikush tjetër botërisht i njohur si krahu racional i mendimit ekonomik të qeverisë, këshilltar ekonomik i paraardhësit tim shkruante sot: “Programi i qeverisë Rama ka ide racionale dhe të dobishme”. Ka shpëtuar Selamiu i shkretë, deputet nuk u bë, por gjeti kokën e vet.

Uroj që ta gjeni kokën, më herët se vonë, se përndryshe asgjë nuk do të vazhdoni të kuptoni ndërkohë që, fatmirësisht, Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni.”

Noka: Ministri i Brendshëm gjysmak. Tahiri: Jam mirë me shëndet, faleminderit!

Programi i shumicës së re qeverisëse, 2013-2017, po diskutohet sot në një seancë maratonë të Kuvendit të Shqipërisë. Seanca nisi punimet rreth orës 10.30 ndërsa në përputhje me rregulloren e Kuvendit, secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare ka në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit.

Pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara nga deputetët, u votua edhe për zgjedhjen e Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Spaho u propozua nga PD. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës, pasi ato e cilësuar ‘plagjiaturë’ dhe ‘bosh’.

Pak para se të nisë kjo seancë, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se të djathtët do jenë në Kuvend për të bërë ‘oponencën e fuqishme politike dhe profesionale ndaj broshurës së ricikluar para dy ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, një manifesti turli i eksperimenteve të vjetra”, sic tha ai.

Ndërsa Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një takim me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi premtoi se do nxisë brenda sallës së Kuvendit një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, konfirmoi se në seancën e sotme do të flasin të gjithë deputetët. Ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, konfirmoi se seanca do të bazohet në rregulloren që ka të përcaktuar Parlamenti, ku secili ministër do të referojë programin në bazë të debateve të opozitës. Njëherësh do të jenë edhe një grup deputetësh të majtë që do të mbrojnë programin, të cilët kanë asistuar në hartimin e tij.