PD: Rama me dy personalitete, duhet të kurohet falas

45

Laura-Vorpsi-okMenjëherë pas takimit të Kryeministrit Rama me drejtuesit e QSUT-së, vjen dhe reagimi nga selia blu. Zëdhënësja e kësaj selie Laura Vorpsi, deklaroi në një Konferencë për Shtyp se Kryeministri Rama, kishte një hall të madh që shkoi te QSUT, sepse ka premtuar shëndetësi falas dhe gjithmonë e më shumë po i del në dritë ky mashtrim. Vorpsi deklaroi gjithashtu se, Rama nuk u tha mjekëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive, siç edhe ka premtuar publikisht.

Kush shkon në spital, e ka një hall. Edi Rama shkoi sot në spital, dhe halli i tij i madh është se ka premtuar shëndetësi falas për të gjithë, dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë del në dritë ky mashtrim elektoral. Mashtrimin e Edi Ramës për shëndetësi falas, nuk ka mjek që ta kurojë. Z.Rama vazhdoi të denonconte sot punën që ka bërë në spitalet tona për vite me radhë aleati i tij kryesor, që e ka drejtuar këtë sistem. Pavarësisht arritjeve dhe reformave të bëra, Z.Rama nuk u tha asgjë mjekëve dhe infermierëve se kur do të zbatojë taksën e tij progresive që do t’i ndihmojë ata të kenë të paktën 40 mijë lekë më shumë të ardhura në muaj, sic ka premtuar publikisht. Z.Rama foli për shumë gjëra sot mes mjekëve dhe infermerëve, por nuk tha asgjë për tezën e tij për shendëtësi falas. Kryeministri i ka tashmë të gjithë mekanizmat dhe kompetencat për të realizuar premtimin e tij elektoral, dhe nuk mund të justifikohet me asgjë”,- tha ajo.

Nëse tek z.Rama ka dy personalitete, njëri që premton shëndetësi falas, dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë tezë kur gjendet në spital, atëherë kemi të bëjmë me një devijim shqetësues, një diagnozë e rrezikshme, e cila kërkon të trajtohet me seriozitet nga mjekët, dhe ky shërbim duhet të jetë vërtet falas, në mënyrë që të mos i kushtojë shtrenjtë gjithë shqiptarëve”,- deklaroi Vorpsi në emër të PD-së.