Pogradec, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet nënkomisari

52

arrestimNjë nënkomisar policie është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit. Agustin Çinari, specialist hetimi të krimeve në Komisaritatin e Policisë Pogradec, është arrestuar në flagrancë duke marrë ryshfet.

Arrestimi i Çinarit është bërë i mundur pas një hetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

Çinari është shkolluar jashtë Shqipërisë dhe vitet e fundit ishte kthyer për të punuar në vendin e tij.

SHKB pritet të bëjë të ditura më shumë detaj lidhur me arrestimin e Çinarit, që akuzohet se ka kërkuar ryshfet në shkëmbim të mbylljes së një çështjeje të hapur.

Materialet për hetimin e mëtejshëm për nënkomisarin do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit.