Veliaj: Basha mori SHQUP, kalb banesat sociale dhe nuk strehon romët

51

Serbia Gypsies“Rilindja e Romëve”, kështu nis siparin emisioni më i ri në “News 24”, “Njerëz në fokus”, i moderuar nga Ola Bruko. I ftuar në studio, ministri i Mirqënies dhe Punës Sociale, Erion Veliaj.

Në panel, të ftuar janë dhe përfaqësues të komunitetit rom. Ata shprehen se problemet më themelore janë strehimi, për të mos folur për ushqimin, arsimin, punësimin.
“Ushqehemi kazanëve. Kemi fëmijët të paregjistruar”.

“Vijnë shoqatat nuk na ndërtojnë një dhomë, na ndërtojnë banja”, shprehet një tjetër.

‘Jam 22 vjeç djalë, rëmoj me kokën ulur në kazane. Kush më jep punë? Pse nuk dua unë të punoj?”, thotë një i ri rom për mikrofonin e “News 24”.

“Puna e një shteti duket kur jep frute teksa kujdeset për më të dobëtit. Dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Çështja është si puna e asaj shprehjes, tani ndihmë është që një njeriu t’i japësh një peshk, por akoma më ndihmë është ta ndihmosh atë të kapë peshkun.
Përveç zgjidhjes për strehimin, ne duam të ofrojmë zgjidhje afatgjatë, arsimim që sjell më pas punësim dhe kushte më të mira për jetën e tyre”, tha Veliaj në nisje të emisionit.

Veliaj thekson se qeveria ‘Rama’ sapo erdhi në pushtet ka ndërhyrë me urgjencë me vendime të miratuara për strehimin e komunitetit rom.

Por sipas ministrit, një faj të madh ka Bashkia e Tiranës që vijon të mbajë komunitetin rom në gjendje skandaloze.
Veliaj konsideroi se SHQUP është një ndërtesë me emërtimin, sociale dhe rrëmbimi i kësaj godine nga PD ishte i padrejtë, kur shumë mirë sipas tij, kjo godinë mund të kalonte për komunitetin rom.
“Kemi një kryetar bashkie që merr SHQUP, çon një parti të tërë në këtë godinë të stërmadhe. Ti mund të marrësh një banesë të madhe si SHQUP, por nuk e merr dot nëse ke ngjyrën e gabuar, statusin social të gabuar, jo ti nuk merr dot ambiente”.
Duke marrë shkas nga një kronikë e “News 24” ku tregohen baraket e romëve në zonën e Shkozës, Veliaj theksoi se kryebashkiaku mban godina bosh sociale për të pastrehët ndërsa le nën këmbët e këtyre pallateve, romët e pastrehë.

“Jam rritur në këtë zonë dhe e njoh situatën me romët e Shkozës. Imagjino në sfond, janë banesat për të pastrehët. Vërtet ato ndërtesa janë ndërtuar në kohën kur në bashki ishte Rama, por ato kanë përfunduar kur Rama nuk është më kryetar bashkie. Ato mbaruan kur ne humbëm bashkinë. Por Shqipëria është një vend ku ka 30% të apartamenteve të pashitura. Bashkitë kanë fondin e banesave sociale, mjafton që me këtë fond të blejnë me çmim të lirë, dhe të japin këto lloj banesash sociale.
Dhe në Shkozë, kemi një investim disa milionë euro që po prishet, banesë e pabanuar, ka lagështirë, po prishet e kalbet dhe ka njerëz që rrinin nën këmbët e kësaj ndërtese dhe Lulzim Basha nuk i llogarit”.

Më pas biseda u përqëndrua tek strehimi ku u vunë në dukje 5 opsionet për strehimin e romëve, Sharra, Vaqarri, Yzberishti, pranë Shkollës së Bashkuar, dhe Shishtufinë.
Lidhur me konfliktin me ish-pronarët në Shishtufinë, Veliaj theksoi se godinat bosh atje janë të qeverisë, ndërsa po punohet për zgjidhjen e problemit të tokës.

“Unë e falënderoj komunitetin në Shishtufinë, e kuptoj që vetëm dialogu i zgjidh çështjet. Gjërat e pamenduara nuk i zgjidhin problemet”.

*Balkanweb