Gjykata e Krimeve të Rënda: Burg përjetë për Ilir Xhakjan

70

ilir xhakjaGjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me burg përjetë për Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj në Shijak.

Vendimi është marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e palës së mbrojtjes.

Sipas avokatit mbrojtës, Xhakja kishte vepruar në gjaknxehtësi, në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Në pretencë, akuza kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Sipas Prokurorisë, vrasja e kryekomisarit Tahiraj më 13 shtator 2012 ndodhi pas një konflikti mes tij dhe të pandehurit.

Shkak i konfliktit ishte refuzimi i të pandehurit Xhakja për shoqërimin në Polici të automjetit të nipit të tij. Sipas akuzës, prej plumbave të shtënë nga Xhakja është vrarë krykomisari Tahiraj, si dhe është plagosur një shtetase e gjendur pranë vendit të ngjarjes.