Zbulohet një vrimë gjigande në atmosferën e Diellit

sunAnomalia, e cila quhet ‘vrime koronale’ mbulon pothuajse nje cerek te Diellit tone dhe shperndan material diellor dhe gaz ne hapesire.

Vrima eshte zbuluarr nga Solar and Heliospheric Observatory (SOHO) ndermjet datave 13 dhe 18 korrik. Anomalia eshte nje rajon shume i madh, me i erret dhe i fresket i atmosferes se Diellit.

Rajoni permban pak material Diellor, duke lejuar vijat e fushes magnetike te shperndahen ne eren diellore. Ne zona te tjera, vijat e zones magnetike shfaqen sikur sherndahen dhe me pas rikthehen ne siperfaqen e Diellit.

NASA ka shfaqur nje video te vrimes se Diellit. Karen Fox, qe punon ne Goddard Space Flight Center te NASA-s ne Merilend, ka shpjeguar:

“Nderkohe qe eshte ende e paqarte se cfare i shkakton vrimat koronale, eshte mesuar qe ato jane te lidhura me zona te Diellit ku fushat magnetike ngjiten lart dhe largohen, ne ato zona ku ato nuk kthehen ne siperfaqen e Diellit, ashtu si ndodh ne vend tjeter.”

Nderkohe qe edhe pse e keto vrima nuk jane te rralla, frekuenca e tyre mund te ndryshoje ne varesi te aktivitetit te ciklit diellor, thote Huffington Post. Dielli tani po arrin maksimalen e tij 11 vjecare ne aktivitet, duke leshuar me shume stuhi diellore dhe qe jane shume me te fuqishme nga ato qe leshon ne periudhen qe eshte me i fjetur.

Maksimumi diellor gjithashtu perfshin qe polet e diellit te ndryshojne magnetizmin e tyre. Numri i vrimave koronale ne siperfaqen e diellit zakonisht fillon te ulet. Me pas, vrima te reja koronale do te shfaqen prane poleve. NASA ve ne dukje qe vrimat levizin nga polet drejt ekuatorit nderkohe qe dielli arrin minimumin e tij diellor.

Sateliti i SOHO qe ishte i pari qe zbuloi vrimen ne diell eshte leshuar ne vitin 1995. Operohet nga NASA dhe nga European Space Agency (ESA) per te monitoruar aktivitetin e Diellit. Vrimat koronale, ashtu si edhe fenomene te tjere, mud te influencojne dhe te ndryshojne motin ne hapesire, duke qene se ato mund te dergojne thermijat diellore qe dalin nga siperfaqja e Diellit tre here me shpejt se sa era me e ngadalte qe leshohet ne zona te tjera.

Merkel e përgjuar që prej 2002-shit?

MERKEL“Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë monitoruar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që prej vitit 2002”, -shkruan në një raport “Der Spiegel”.

Publikimet gjermane tregojnë se janë parë dokumente nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, të cilat tregojnë një listë me numrat e Merkelit, që nga viti 2002, përpara se ajo të bëhej kancelare.

 “Por natyra e monitorimit të telefonit të zonjës Merkel nuk është e qartë në raport”, -sqaron prestigjiozja gjermane.

Mund të jetë e mundur që bisedat e kancelares të jenë përgjuar, ose kontaktet e saj thjeshtë mund të jenë diskutuar.

Ky zbulim u bë në periudhën kur zyrtarët e inteligjencës gjermane po përgatiten të udhëtojnë për në Washington, javën e ardhshme, për të diskutuar për aktivitetet e shërbimeve amerikane të spiunimit.

Të mërkurën, sapo mori vesh për përgjimet, kancelaria gjermane i telefoni presidentit Barack Obama. Kreu i SHBA-ve i kërkoi ndjesë Merkel-it dhe i tha se nuk ka qenë në dijeni të përgjimeve dhe se po të  dinte diçka, do t’i kishte ndaluar përgjimet.

Por “Der Spiegel”, të dielën, citoi një burim të inteligjencës amerikane, i cili thoshte se kreu i NSA, Keith Alexander, i ka shkruar personalisht presidentit Obama, mbi përfshirjen e zonjës Merkel në operacionin e fshehtë, në vitin 2010.

“Obama nuk e ndaloi operacionin, por as nuk e vazhdoi”, -citohet një zyrtar i lartë i NSA-së.

PD-Ramës: Vëllai yt në delegacionin shqiptar në Izrael?

vorspi“Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv.kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin”, -ka thënë sot, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Vorpsi shtoi se PD i kërkon sqarime kryeministrit Rama, mbi përfshirjen e vëllait të tij, në delegacionin shqiptar që vizitoi Izraelin.

“Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.

A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?

A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?

A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?”, -ka deklaruar Vorpsi.

Në fund ajo tha se PD mbetet me shpresën se kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ai ka premtuar.

Kim Basinger shfaqet në formë të shkëlqyer

Kim Basinger
Kim Basinger
Kim Basinger

Kim Basinger duket se nuk po njeh plakje. Aktorja e famshme 59 vjeçare shfaqet tejet në formë, teksa po ndihmonte vajzën e saj për transportimin e plaçkave, e cila do të jetojë në një apartament tjetër. Me veshje sportive dhe një palë syze dielli për të fshehur mungesën e tualetit Basinger duket se nuk po njeh plakje. Bjondja kaçurrelse, që ka fituar famë në luajtjen e roleve ‘seks simbol’ vazhdon të ruaje elegancën dhe finesën e saj karakteristike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

Kim Basinger
Kim Basinger

 

article-2477776-19035C2800000578-946_634x635

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PD: Shkarkimi i Drejtoreshës së Arkivave me ferman të zi

silvibardhiNë një deklaratë për mediet Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit të Drejtoreshës së Arkivave, Nevila Nika. PD akuzon Kryeministrin Rama, se nuk ka respekt për pasurinë shpirtërore të vendit dhe për margaritarin e arkivave të shtetit. PD thotë se Nikës i është dorëzuar dorazi fermani i zi i shkarkimit, duke e akuzuar sërish Ramën për mungesë etike dhe respekti ndaj dinjitetit human.

“Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respekt për personalitetet si Nevila Nika, një historiane e njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh. Por me emërimin që ka bërë, askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit, për dosjen e madhe të letrave shqipe, për margaritarin e arkivave të shtetit. Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human”,- tha zëdhënësja Bardhi.

Hetimi, reagon Gjika: Jam i shokuar

gjikaKryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së prokurorisë për marrjen e tij si person i pandehur ,nën akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit.

Në një prononcim për “Ora News”  nëpërmjet telefonit, Gjika është shprehur se do të marrë kohën e mjaftueshme për të reaguar në lidhje me akuzat.

 “Jam i shokuar nga deklarata e prokurorisë. Deklarata u bë në një ditë të diele, kur prokuroria është pushim. Do të  marr kohën e mjaftueshme për të reaguar”, -mësohet të ketë thënë Gjika.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës është akuzuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme se në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

“Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë.  Sa më sipër, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim, dy herë”, -ka thënë Fjorida Ballauri, drejtoresha e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, në deklaratën për shtyp.

Shpëtim Gjika nën akuzë penale për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim të paligjshëm ’

shpetim gjikaProkuroria e Përgjithshme dërgon në gjykatë dosjen, ku ndodhen provat e nevojshme që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në falsifikimin e procesverbaleve për favorizimin e dy ndërtimeve pa leje në Vlorë.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 8 të pandehurve, ndër të cilët edhe për Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, të gjithë të akuzuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm. 

Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. 

Këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë”, – deklaroi Ballauri.

 

 

Fyle: Janë shtuar shanset e Shqipërisë drejt BE-së

StefanFuleBashkimi Europian beson se Shqipëria i ka shtuar shanset e saj për të fituar statusin e vendit kandidat. Sipas BE-së, përmirësimi i sjelljes demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe tranzicioni paqësor i pushtetit afruan Shqipërinë me statusin e vendit kandidat.

Një gjë të tillë e bën të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në një shkrim autorial së bashku me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevièius, me titull “Ballkani Perëndimor dhe Turqia, mundësi të reja për zgjerim të BE-së”, transmeton Gazeta Shqiptare.

“Shqipëria ka treguar një përmirësim të sjelljes demokratike në zgjedhjet e fundit dhe ka siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit, duke i rritur gjasat e saj për të fituar statusin e kandidatit” – theksojnë Fyle dhe Linkevièius, kryediplomati i Lituanisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së. Por theksohet se progresi është i mundshëm aty ku ka vullnet politik për t’u fokusuar në reforma dhe aty ku axhenda e BE-së konsiderohet një prioritet kombëtar. Dialogun Kosovë-Serbi, dy autorët e këtij shkrimi e sjellin si shembullin më të mirë e më të qëlluar të fuqisë transformuese të procesit të pranimit të BE-së dhe sinjal të qartë të asaj se edhe vendimet më të vështira mund të merren nëse ka motivim dhe gatishmëri politike.

Duke u ndalur te Mali i Zi, theksohet se procesi i negociatave ka arritur në një moment të ri dhe dy kapitujt e rëndësishëm të negocimit në procesin e pranimit mund të hapen në muajt e ardhshëm. Fyle dhe Linkevièius shtojnë se “ne jemi duke bërë përpjekje po ashtu që të zhvillojmë negociatat për pranim me Turqinë sipas planit”. Por Fule e Linkevièius pranojnë se lodhja e shteteve aspirante në këtë proces përbën një farë kërcënimi. Por mesazhi është i qartë: Mundësitë për të lëvizur vendosmërisht drejt shtegut të integrimit europian janë shumë të qarta dhe të hapura. Është në duart e këtyre vendeve që këto mundësi t’i bëjnë realitet për të mirën e qytetarëve të tyre, ashtu siç e bëri Kroacia”.

Dy ditë më parë, relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Nikola Vuljaniq, paraqiti gjatë mbledhjes në Strasburg, një rezolutë në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.

SHBA, protestë kundër përgjimeve në masë

foto Reuters / Jonathan Ernst
foto Reuters / Jonathan Ernst
foto Reuters / Jonathan Ernst

Spiunimi në masë që Amerika po i bën qytetarëve, ka angazhuar mijëra prej tyre për të protestuar kundër këtij aktiviteti të paligjshëm, që cenon rëndë të drejtat themelore  të njeriut.

‘Ndaloni spiunimin në masë’, ‘Fikeni Big Brother-in’ kanë qenë parullat e qytetarëve amerikanë të cilët janë grumbulluar në protestë të shtunën në Uashington për të kërkuar një ligj të ri që të reformojë programet e survejimit në masë të NSA, të cilësuara si kërcënim për jetën private.

Protestuesit kishin shkruar gjithashtu parulla ku citonin shprehjen e famshme të Obamës ‘Yes we can’ ( po ne mundemi) duke e transformuar atë ne përshtatje të aktualitetit në ‘Yes we scan’ (po, ne skanojmë).

Protesta u zhvillua para Kongresit Amerikan, ku rreth 4.500 persona kanë kërkuar t’i jepet fund mashtrimeve dhe të ndalohet spiunimi në masë. Një peticion i firmosur në internet me firmat e 575 mijë personave, i kërkon kongresmenëve dhënien fund të spiunimit në masë.

Presidenti Barack Obama përballë këtij skandali ka lajmëruar në gusht një seri masash për të krijuar më shumë transparencë në programet e survejimit, kryesisht mbledhjen e të dhënave telefonike. Por, ajo që kërkohet nga qytetarët në protestë, është kalimi në veprime konkrete në projektligje dhe ligje që të frenojnë dhe të kontrollojnë këtë fenomen.

Shumë protestues kanë mbajtur pankarta në duar ku falënderonin Edward Snowden , ish këshilltarin e NSA për bërjen publike të këtyre të dhënave.

 

 

Eksploziv makinës së oficerit të gjyqësorit

eksploziviNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Sarandës. Makinës së oficerit të policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Sarandës, i është vënë eksploziv.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 pranë pallatit ku banonte oficeri i policisë gjyqësore , Altin Abduli në lagjen nr 3 të Sarandës, ku kishte makinën të parkuar.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve së vënies së eksplozivit.