PD-Ramës: Vëllai yt në delegacionin shqiptar në Izrael?

53

vorspi“Një delegacion me përfaqësues të biznesit shqiptar, ku bënin pjesë dhe zv.kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë, si dhe vëllai i kryeministrit Rama, ka vizituar së fundmi Izraelin”, -ka thënë sot, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Vorpsi shtoi se PD i kërkon sqarime kryeministrit Rama, mbi përfshirjen e vëllait të tij, në delegacionin shqiptar që vizitoi Izraelin.

“Duke i vlerësuar nismat që rrisin marrëdhëniet dhe shkëmbimin mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne kemi disa pyetje për z.Rama.

A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?

A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?

A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë?”, -ka deklaruar Vorpsi.

Në fund ajo tha se PD mbetet me shpresën se kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ai ka premtuar.