Berisha akuzon qeverinë si neobllokmene dhe hoxhiste

berisha ne varkeSali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama dhe shumicën qeverisëse se kanë hequr flamurin e NATO-s nga mjediset qeveritare si neobllokmenë që janë. Berisha një ish komunist i devotshëm dhe adhurues i sistemit komunist, ka akuzuar qeverinë Rama se po ecin përpara drejt etërve të tyre hoxhistë.

“Të dashur miq, në një akt rikthimi tek etërit e tyre, Rama dhe neobllokmenët e tjerë kanë hequr flamurin e NATO-s nga zyrat, sallat e kryeministrisë dhe mjediset e ministrive të tjera. Ata së bashku me famurin e NATO-s kanë hequr dhe flamurin e BE-së. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe flamuri i saj qëndron i ngritur dhe krenar krahas flamujve të kombeve të lira anëtare të Aleancës së lirisë më të madhe të kohërave.

Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja historike më e madhe e shqiptarëve. Me këtë akt Rama, që protestoi në Tiranë të nesërmen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, dëshmon dhe njëherë se atë e mundon shumë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Prandaj dhe me ardhjen në pushtet në një akt më të parë, por dhe kryekëput antishqiptar urdhëroi heqjen e flamurit të NATO-s nga zyrat e kryeministrisë dhe zyrat e tjera të mazhorancës Rama – Meta. Kësaj i thonë: Përpara drejt etërve hoxhistë !! sb”, shkruan Berisha.

Elbasan, shkarkohen 19 shefa sektorësh dhe oficerë policie

policia-elbasanJanë shkarkuar sot nga detyra 19 oficerë policie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, ndërmjet tyre edhe shefa sektorësh e seksionesh.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, shkarkimet kanë ardhur pasi emërimet e tyre janë bërë jashtë kritereve të ligjit për Policinë e Shtetit.

Në radhët e të shkarkuarve, është edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Librazhdit, Agim Harizaj, i cili është zëvendësuar, po sot, nga Gramoz Dafku.

Mësohet se i shkarkuar është edhe Erjon Ismaili, shef i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, shefi i Sektorit të Rendit në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Dhimitër Gjika, Shefi i Policimit në komunitet, Ndriçim Matraxhiu, Shefi i sektorit të Antikorrupsionit, Fitim Musaj, shefi i Sektorit të qarkullimit rrugor, Avdi Alucaj, dhe një sërë oficerësh policie.

Këshilli i Ministrave shkarkon drejtorin e ATSH-së

keshilli i ministraveParaditen e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave ku u miratua vendimi për shkarkimin nga puna të drejtorit të përgjithshëm të ATSH-së, zoti Basir Çollaku, si dhe projektligji mbi miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

Njoftimi i zyrës së shtypi të kryeministrisë, detajon vendimin dhe projektligjin:

 PROJEKTLIGJ:

1. Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.

  VENDIM: 

1. Për lirimin nga detyra të z. Basir Çollaku dhe emërimin në detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të z.Gëzim Podgorica.

Jep dorëheqjen Zv. Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Sami Nezaj

AMA-media-audioviziveZv. Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) Sami Nezaj ka dhënë dorëheqjen si një akt personal dhe për të dhënë një ndihmesë për thellimin e ekuilibrit në drejtimin e AMA-s.

“Dorëheqja për lehtësim të vendimmarrjes së Kuvendit. Dorëheqja, ndihmë për thellimin e ekuilibrit në drejtimin e AMA”.

Nezaj do të ruajë detyrën e anëtarit të Këshillit të AMA-s. Sami Nezaj, ka qenë Zv.Kryetar i AMA-s që në vitin 2011.

Institucioni i AMA-s do t’i nënshtrohet një reforme të thellë ku sipas zv. Kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Alfred Peza do të ketë dhe kallëzime penale në prokurori për shkelje të ligjit në këtë institucion.

Kosova nis sot negociatat me BE për MSA-në

Kosova BE bashkimi evropian evropa flamurKosova nis sot negociatat me Bashkimin Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.  Pritet që MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014 dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014. MSA do të shënojë marrëdhënien e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe BE-së dhe një arritje të rëndësishme në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Parashihet që përfundimi i MSA-së do të kërkojë 3-4 raunde të negociatave, të cilat do të pasohen nga 3 sesione te grupeve punuese mbi: Lëvizjen e lirë të mallrave, krijimin, ofrimin e shërbimeve dhe lëvizjen e kapitalit; Përafrimi i ligjeve, zbatimi i ligjit dhe rregullat e konkurrencës; dhe Politikat e bashkëpunimit dhe bashkëpunimi financiar. Dispozitat për çështjet e tregtisë, që është komponenti më i ndërlikuar dhe vëllimor i marrëveshjes, do të jenë pika e parë e negocimit.

Sapo të përfundojnë negociatat, Këshilli i Evropës do të vendosë për autorizimin e Përfaqësueses së Lartë për të nënshkruar marrëveshjen, e cila do të hyjë në fuqi pas pëlqimit të Parlamentit Evropian dhe ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës. Pritet që MSA mes Kosovës dhe BE-së të nënshkruhet në pranverë të vitit 2014 dhe të hyjë në fuqi në fund të vitit 2014.

MSA në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës dallon prej marrëveshjeve tjera që BE- i ka zhvilluar me vendet tjera të Ballkanit. MSA mes Kosovës dhe BE-së, siç transmeton sot rtk,  nuk do të realizohet në formën e një marrëveshjeje të përzier, mirëpo në formën e një marrëveshjeje vetëm të BE-së. Kjo është bërë e mundur falë risisë në Traktatin e Lisbonës, përkatësisht nenit 47, i cili në mënyrë eksplicite i akordon Bashkimit Evropian personalitet ligjor. Së dyti, meqenëse Kosova nuk njihet nga 5 shtete anëtare, shtetet anëtare kanë theksuar në direktivën negociuese se marrëveshja nuk do të paragjykonte qëndrimin e tyre ndaj statusit.

Së fundi, veçantia e kësaj MSA-je është konfirmuar nga fakti se shtetet anëtare kanë qenë të vendosura për të sqaruar se kjo marrëveshje nuk do të ndikojë në natyrën dhe fushëveprimin e marrëveshjeve të ngjashme në të ardhmen e as në pozicionin e shteteve anëtare dhe institucionit të BE-së për kompetencat.

Ndryshe nisja e negociatave shënon një hap të rëndësishëm në një proces i cili ka nisur në shkurt 2012, kur Komisioni Evropian kishte vendosur të lansojë një studim të fizibilitetit për të shikuar nëse ishin plotësuar kriteret politike, ekonomike dhe ligjore për një MSA.

Studimi i fizibilitetit i publikuar në muajin tetor 2012 kishte sugjeruar se Kosova ka qenë ”në masë të madhe e gatshme” për të nisur negociatat për një MSA, me kusht që Kosova të realizonte shpejt një numër reformash në katër fushat prioritare: sundimi i ligjit, administrimi publik, mbrojtja e minoriteteve dhe tregtia.

Në prill 2013, Komisioni konsideroi se të gjitha prioritetet afatshkurtre, që ishin identifikuar në studimin e fizibilitetit ishin plotësuar, duke shtruar në këtë mënyrë rrugën drejt përfundimeve të Këshillit në qershor 2013 për të vendosur për autorizimin e hapjes së negociatave për një MSA. /kohanet/

Eduard Kukan pritet të vizitojë sot Tiranën

EduardKukanKryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, mbërrin sot në Tiranë.

Kukan është i ftuar nderi në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Zyra e shtypit e MPJ-së, bën të ditur se Kukan do të mbajë një ligjëratë në orën 13.30

 

Vlorë, 280 kg eksploziv i komanduar rrafshon godinën 7-katëshe

vlore shembShembet me sukses godina 7-katëshe në zonën e Skelës, tek ish-Aulona në Vlorë. Shpërthimi me eksploziv ka rezultuar i suksesshëm, duke shembur totalisht ndërtesën 7-katëshe. Ashtu siç ishte planifikuar, inertet kanë rënë në anën e detit, duke shmangur rrezikun për ndërtesat e tjera që ndodhen përreth.

Korrespondenti i News 24 Enerik Mehmeti ka sqaruar se për shembjen e godinës është përdorur një sasi eksplozivi prej 280 kilogram. Ai bën me dije se shembja e godinës nuk ka shkaktuar asnjë problem apo dëmtim te bizneset e tjera përreth. Aktualisht mjetet e vendosuar nga grupet task-forcë po punojnë për të larguar mbetjet inerte që kanë rënë në rrugë dhe nga momenti në moment do të bëhet e mundur lëvizja e automjeteve në rrugët e bllokuara më parë nga policia.

Korrespondenti Mehmeti bën me dije se në vijimësi operacioni për shembjen e plotë të ndërtesës dhe pastrimin e mbetjeve të saj do të bëhet në mënyrë manuale. Për të inspenktuar situatën në vendngjarje ka shkuar edhe Prefekti i qytetit të Vlorës.

Mënyra e shembjes ka qenë e njëjtë me atë të godinës 5-katëshe tek Fakulteti i Ekonomikut në Tiranë, por në ndryshim nga aksioni në kryeqytet, ku ndërtesa nuk u rrëzua tërësisht, shpërthimi në Vlorë ka rezultuar i suksesshëm.

Prej disa ditësh forcat xheniere punuan për hapjen e mijëra vrimave në kolonat e objektit, në të cilat u vendos lënda eksplozive. Bashkia e Vlorës sqaroi se shembja e ndërtesës 7-katëshe do të bëhet për t’i hapur rrugë investimit në zgjerimin e rrugës Skelë-Uji i Ftohtë, si dhe shëtitores.

Ministria e Brendshme njoftoi dje se duke filluar nga ora 07:00 e deri në orën 16.00 të ditës së sotme, do të kishte regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës kanë qenë të mbyllura.

Vettel për herë të katërt kampion bote i F1

vettelSebastian Vettel fiton për herë të katërt radhazi titullin kampion bote të “Formula 1”, në Indian Grand Prix.

26-vjeçari gjerman, pati një performancë të shkëlqyer në fitoren e tij të gjashtë të këtij sezoni, duke u bërë kështu mashkulli i katërt në histori, i cili fiton katër tituj.

Vettel i bashkohet tre yjeve botërorë, Juan Manuel Fangio, Alain Prost dhe Michael Schumacher-it.

Fitorja e mban Vettel-in në objektiv për të barazuar rekordin e të gjitha kohërave, prej nëntë fitoresh të njëpasnjëshme të kampionatit botëror,

Formula 1.

Skuadra Red Bull e Vettel-it, gjithashtu, fitoi kampionatin e ndërtuesve të Formula 1, për të katërtin vit radhazi.

“Jam pa fjalë. Ju doni që t’ju them diçka, por nuk mundem. Ka qenë një sezon fantastik dhe fryma e skuadrës është e mrekullueshme”, -ka thënë Vettel për “BBC”.

Një pazar në Minqin, në provincën kineze të Gansu

cina2610
Një pazar në Minqin, në provincën kineze të Gansu. (Carlos Barria, Reuters/Contrasto)

Varre vampirësh të zbuluar në Poloni

vampiriArkeologet ne Poloni besojne qe kane bere nje zbulim te jashtezakonshem: nje grup varresh te vampireve.

Varret u zbuluan gjate ndertimit te nje autostrade prane Gliwice, zone ne te cilen arkeologet kane gjetur shpesh mbetje te ushtareve te Luftes se Dyte Boterore. Por ne vend te ushtareve, varret permbanin skelete, kokat e te cileve ishin prere dhe ishin vendosur mbi kembet e tyre. Kjo sipas arkeologeve, ishte nje ekzekurim ritual qe siguronte qe te vdekurit te qendronin te tille.

Duke e mbajtur koken te ndare nga trupi,sipas supersticioneve te lashta, te pavdekurit nuk do te mund te ngriheshin nga varret per te terrorizuar te gjallet. Ko ishte nje menyre. Menyra tjeter ishte varja e personit me litar, deri sa me kalimin e kohes trupi te shkeputej nga koka.

Sipas Matteo Borrini ka patur edhe menyra te tjerate cuditshme per te varrosur vampiret. ai tregon per nje grua ne shekullin e 16 ne Venecia, Itali. Ajo ishte varrsur me nje tulle te futur fort ne gojen e saj te hapur ne menyre qe ajo vampire te mos kthehej me e te ushqehej me gjakun e te gjalleve. Varri i gruas mund te jete me i vjetri varr vampiri i gjetur ndonjehere.

Ne raste te tjera, nje vampir ngulej ne toke, duke i ngulur nje hu te bere prej metali apo druri. Ne vitin 2012, arkeologet ne Bullgari gjete dy skelete me shkop metali te ngulur ne kraharor, qe tregon qe ata do kene qene te konsideruar si vampire.

Praktika e vrasjes se vampireve ishte e zakonshme ne vendet Sllave gjate periudhes se hershme Kristiana, kur besimmet pagane ishin ende shume te shperndara.

Ne fakt, besimi i tyre vinte nga supersticioni per vdekjen dhe mugesa e njohurive per dekompozimin. Shume histori vampiresh ne histori kane nje model te caktuar ku nje individ ap ne familje vdesin nga nje ngjarje e pafat apo semundje; dhe perpara se shkenca te mund te shpjegonte vdekje te tilla, njerezit fajesonin per to vampiret.

Fshataret e kane ngaterruar procesin e dekompozimit te zakonshem me mbinatyroren.

“Per shembull megjithese njerezit mund te supozonin qe nje trup do te dekompozohej menjehere, nese arkivoli eshte i mbyllur mire dhe i varrosur ne dimer, kalbezimi mund te shtyhet me jave ose muaj, dekompozimi i zorreve krijon fryrje qe mund te beje qe gjaku te ngjitet ne goje, duke e bere ate te duket sikur trupi ka thithur gjak rishtazi.” – shkruan Benjamin Radford.

“Keto procese tani kuptohen nga doktoret dhe mjeket ligjore, por ne Mesjete ato merreshin si shenja te pangaterrueshme qe vampiret ishin te vertete dhe qe ndodheshin mes tyre.”

Akoma nuk eshte arritur ne konsensus ne lidhje me kohen kur jjane varrosur trupat ne Poloni. Sipas Jacek Pierzak, nje prej arkeologeve, skeletet nuk kishin asnje bizhuteri, togez rripi apo ndonje artifakt tjeter qe mund te ndihmonte ne percaktimin e dates se vdekjes se tyre.