Shkarkohen shefat e policisë së Durrësit dhe Shijakut

policia...Ndryshmet të tjera janë bërë në policinë e Durrësit, ku ditën e sotme me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë shkarkuar shefi i komisariatit të Durrësit dhe atij të Shijakut.

Ministria e Brendshme njofton se në vend të Sandër Ndojit në Durrës është emëruar Arbi Deliu, ndërsa në komisariatin e Shijakut në vend të Flamur Mukës është emëruar Ermal Lila.

Ndryshimet kanë përfshirë dhe sektorin e antidrogës në Durrës.

Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme, shefi i analizës së krimit në Durrës, është emëruar Gjovalin Deda.  Deri më tani, i vetmi komisariat që nuk ka pësuar ndryshime është ai i Krujës.

Femrat me të pasme të mëdha më të zgjuara e të shëndetshme

sedere04Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë zbuluar se femrat me të pasme me madhësi mbi mesataren, nuk janë vetëm më shumë inteligjente por edhe më rezistuese ndaj sëmundjeve.

Sipas rezultateve të kërkimit, femrat me të pasme të mëdha kanë nivel të ulët kolesteroli dhe prodhojnë më shumë hormone për metabolizmin e sheqerit, raporton “ABC News”. Gjithashtu, studimi tregon se këto femra gjithashtu kanë më pak mundësi që të preken nga diabeti apo problemet e zemrës.

Që të kesh të pasmet të mëdha duhet të kesh sasi të tepruar të Omega 3, që është vërtetuar se është katalizator i zhvillimit të trurit. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se edhe fëmijët që lindin nga nëna me të pasme të mëdha janë më superior nga ana intelektuale se sa nga fëmijët që lindin në nëna më forma të dala.

Në këtë studim ku janë përfshirë 16 mijë femra, është vërtetuar se të kesh të pasme të mëdha favorizon nivelin e leptinit në trupin e femrës, hormone që është përgjegjës për peshën e rregullt dhe dinopectinën që është hormone antiinflamator, mbrojtës vaskular dhe antidiabetik.

Studime të mëparshme të universiteteve të Kalifornis dhe Pitsburgh, tregonin se femrat me të pasme të mëdha dhe me bel të hollë jetojnë më gjatë gjithashtu.

 

Berisha-Ramës: Kur do t’ia vësh minat, pallatit të zonjës tënde të fundit

Sali-Berisha-parlament-me-doreSeanca e sotme parlamentare u karakterizua nga debate të forta midis palëve, në lidhje me operacionin e fundit të policisë për mbylljen e lojërave të fatit. Replika dhe kundër replika u zhvilluan dhe midis Kryeministrit të vendit Rama dhe deputetit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i vendit Rama, theksoi në lidhje me lojërat e paligjshme të fatit se ky aktivitet kriminal mund të garantohej vetëm nga mbështetja dhe mbulimi plotik i Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

“Lojërat e paligjshme të fatit përcaktohen në ligjet e Republikës së Shqipërisë si krim ekonomik. Ky krim ekonomik në formën e një veprimtarie kriminale të mirë organizuar ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë, në çdo lagje të kryeqytetit, në çdo lagje të qyteteve të mëdha dhe të vogla, duke shkatërruar përditë jetë familjesh, duke shkatërruar djem të rinj e burra të papunë. Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, në gjithë këto lule të mbjella në ruleta, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e krimit ekonomik në policinë e shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojë një aktivitet të tillë kriminal. Është i pamundur të mbulohet ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë në sytë e të gjithëve,”- deklaroi Rama.

Ndërkohë është kundërpërgjigjur edhe deputeti Berisha, i cili ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj Ramën, për lidhje me “Hakmarrjen për Drejtësi”. Berisha i ka kujtuar Ramës, se duhet t’i vejë minat pallatit të zonjës së tij të fundit.

“Gënjeshtar kongenital, thotë nuk është marrë asnjë veprim, shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni Fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim ti hapte fushën vëllaçkos me “Hakmarrjen për Drejtësi”, që po fut qindra makina çdo ditë, cilin keni çuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë, jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për ti hap rrugën Hakmarrjes dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e Lushnjës, tek Hakmarrja. Ky është shteti i dordolecit, ti je qesharak, po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kundërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti. Ti mendon se shqiptarët mund ti mashtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt”- tha Berisha.

Një shërbim fotografik nënujor në Eilat, Izrael

Një shërbim fotografik në Eilat, Izrael. (Gabriel Rif, Reuters/Contrasto) del mar Rosso, a Eilat, in Israele. (Gabriel Rif, Reuters/Contrasto)
Një shërbim fotografik në  Eilat, Izrael. (Gabriel Rif, Reuters/Contrasto) del mar Rosso, a Eilat, in Israele. (Gabriel Rif, Reuters/Contrasto)
Një shërbim fotografik në Eilat, Izrael. (Gabriel Rif, Reuters/Contrasto)
del mar Rosso, a Eilat, in Israele. (Gabriel Rif, Reuters/C

Ashton fton Kosovë-Serbi të zgjidhin mosmarrëveshjet për zgjedhjet lokale

Katerine AshtonPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, që edhe sot t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë, njofton KTV. Ajo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian me kujdes do të përcjellë ecurinë e këtyre zgjedhjeve.

Ashton ka thënë se “shumë njerëz në Prishtinë dhe Beograd kanë punuar shumë në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve”, duke theksuar gatishmërinë e kryeministrit serb dhe atij kosovar për këto zgjedhje. “Sot u bëj thirrje që të tregojnë vizionin dhe guximin e njëjtë, në mënyrë që këto zgjedhje të bëhen në mënyrë të respektuar”, – është shprehur ajo.

Sipas Ashtonit, zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe element shumë i rëndësishëm për marrëveshjen e Brukselit dhe procesin e normalizimit mes dy vendeve.

Jep dorëheqjen Drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani

Ministria-e-DrejtesiseDrejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja erdhi menjëherë pas akuzave të opozitës për implikim të tij në trafikun e klandestinëve në Rinas.

Letra e dorëheqjes është bërë publike sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

“Me anë të kësaj kërkese, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të miratuar dorëheqjen time nga funksioni i Drejtorit të Policisë së Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim nga ana ime vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast, se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale.

Më lejoni të kujtoj për interes të publikut, se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim.

Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit. Vetë organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit.

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005.

Deklaroj se dorëheqja ime vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cënohet imazhi i institucionit ku unë ushtroj funksionin tim. Gjithashtu, kam bindjen, se një situatë e tillë është e motivuar politikisht.

Përfitoj nga rasti të shpreh konsideratën time më të lartë për Ju dhe institucionin që drejtoni.”

 

Mbetjet kimike të Sirisë mund të vijnë në Shqipëri

MBETJE TOKSDitët e fundit është diskutuar nga se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të depozitohen mbetjet kimike që dalin nga demontimi i armëve kimike në Siri. Siç shkruan gazetari Jeffrey Lewis në blogun e tij “Arms Control Wonk”, këto mbetje mund të vendosen në vendin e quajtur Qafë Mollë, ku për hir të së vërtetës, ka ende mbetje kimike të rrezikshme, që ende nuk janë asgjësuar. Sipas Lewis, kjo lëvizje mund të sjellë një problematikë të re, teksa bën apel që mbetjet kimike të Sirisë të dërgohen në një vend tjetër.

Në vitin 2002, në Shqipëri u zbuluan 16 ton armatim kinez me përbërje kimike, të cilat datonin që nga regjimi komunist dhe ishin vendosur këtu në mesin e viteve ‘60. Edhe pse kjo çështje mbeti larg vëmendjes së mediave, qeveria shqiptare kërkoi ndihmë për asgjësimin e tyre. Për këtë çështje shkroi gazeta amerikane “Washington Post”.

Pas publikimit të këtij lajmi, ish-senatori amerikan, Richard Lugar vendosi që të ndërmarrë nismën për eliminimin e këtyre armëve. Ky mision iu besua kompanisë “Eisenmann AG”, e cila solli edhe pajisjet e nevojshme për asgjësimin e mbetjeve, të cilat kishin përmbajtje ipriti. SHBA-të dhanë një shumë prej 45 milionë dollarësh për asgjësimin e tyre. Në vitin 2007, qeveria “Berisha” i deklaroi armët kimike të Shqipërisë si 100 % të asgjësuara. Gjithsesi, edhe pse armët janë asgjësuar, mbetjet kimike janë ende këtu, përkatësisht në Qafë Mollë.

Vendi i ku janë depozituar mbetjet kimike në Qafë Mollë nuk i plotëson kushtet, ndaj edhe këto lëndë nisën të rridhnin në vitin 2008. SHBA-të punësuan një firmë për të rregulluar problemin, por kjo e fundit u tërhoq, duke thënë se problemi ishte më kompleks. Kontenjerët me arsenik dhe mërkur kishin patur rrjedhje. Firma amerikane vetëm sa i ripaketoi këto mbetje, por ato janë ende aty, siç tregojnë edhe fotot.

 

New York, jo më duhan në moshë 18-vjeçare

DUHANNew York vendosi të rrisë moshën e konsumimit të duhanit.

Në mbledhjen e Këshillit,u votua që konsumimi i cigares, ligjërisht të fillojë në moshën 21-vjeçare dhe jo më, në moshën 18-vjeçare, siç ka qenë deri më tani.

  New York-u bëhet kështu një nga vendet më të populluara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e rrit moshën minimale të konsumimit të duhanit, raporton “Associated Press”.

Në këtë ligj, bëjnë pjesë edhe konsumimi i cigareve elektrike.

Ndërkohë, në Shqipëri, mosha minimale e konsumimit të duhanit është 18 vjeç.

OSBE: Shqipëria ka bërë përparim domethënës

osbe-odihr1Në raportin për Shqipërinë të paraqitur pra Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, kreu i prezencës së kësaj organizate në Tiranë, theksohet se, vendi ka shënuan një përparim domethënës pavarësisht mjedisit t vështirë politik dhe ekonomik.

 “Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë politik dhe ekonomik. Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”, thuhet në raport.

Duke folur për qeverinë e re thuhet se ajo ka një axhendë ambicioze, por do të përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. “Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj.”

Chris Brown, hyn në klinikë rehabilitimi

Chris BrownYlli i muzikës Pop, Chris Brown është regjistruar në një klinikë rehabilituese.

Këngëtari është arrestuar, pasi ka tentuar të sulmojë një 20-vjeçar, i cili kishte tentuar të futej në autobusin e turneut, që do zhvillonte Chris.

Problemet e këngëtarit, për vetëpërmbajtje filluan në vitin 2009, kur ai rrahu të dashurën e atëhershme Rihann-ën.

Brown ka vendosur, që të kërkojë ndihmë për problemet e tij,  pasi avokati i tij ka zbuluar se këngëtari është regjistruar në një klinikë rehabilituese për t`u përballur me problemet e nervozizmit.