Mbetjet kimike të Sirisë mund të vijnë në Shqipëri

37

MBETJE TOKSDitët e fundit është diskutuar nga se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të depozitohen mbetjet kimike që dalin nga demontimi i armëve kimike në Siri. Siç shkruan gazetari Jeffrey Lewis në blogun e tij “Arms Control Wonk”, këto mbetje mund të vendosen në vendin e quajtur Qafë Mollë, ku për hir të së vërtetës, ka ende mbetje kimike të rrezikshme, që ende nuk janë asgjësuar. Sipas Lewis, kjo lëvizje mund të sjellë një problematikë të re, teksa bën apel që mbetjet kimike të Sirisë të dërgohen në një vend tjetër.

Në vitin 2002, në Shqipëri u zbuluan 16 ton armatim kinez me përbërje kimike, të cilat datonin që nga regjimi komunist dhe ishin vendosur këtu në mesin e viteve ‘60. Edhe pse kjo çështje mbeti larg vëmendjes së mediave, qeveria shqiptare kërkoi ndihmë për asgjësimin e tyre. Për këtë çështje shkroi gazeta amerikane “Washington Post”.

Pas publikimit të këtij lajmi, ish-senatori amerikan, Richard Lugar vendosi që të ndërmarrë nismën për eliminimin e këtyre armëve. Ky mision iu besua kompanisë “Eisenmann AG”, e cila solli edhe pajisjet e nevojshme për asgjësimin e mbetjeve, të cilat kishin përmbajtje ipriti. SHBA-të dhanë një shumë prej 45 milionë dollarësh për asgjësimin e tyre. Në vitin 2007, qeveria “Berisha” i deklaroi armët kimike të Shqipërisë si 100 % të asgjësuara. Gjithsesi, edhe pse armët janë asgjësuar, mbetjet kimike janë ende këtu, përkatësisht në Qafë Mollë.

Vendi i ku janë depozituar mbetjet kimike në Qafë Mollë nuk i plotëson kushtet, ndaj edhe këto lëndë nisën të rridhnin në vitin 2008. SHBA-të punësuan një firmë për të rregulluar problemin, por kjo e fundit u tërhoq, duke thënë se problemi ishte më kompleks. Kontenjerët me arsenik dhe mërkur kishin patur rrjedhje. Firma amerikane vetëm sa i ripaketoi këto mbetje, por ato janë ende aty, siç tregojnë edhe fotot.