Berisha-Ramës: Kur do t’ia vësh minat, pallatit të zonjës tënde të fundit

20

Sali-Berisha-parlament-me-doreSeanca e sotme parlamentare u karakterizua nga debate të forta midis palëve, në lidhje me operacionin e fundit të policisë për mbylljen e lojërave të fatit. Replika dhe kundër replika u zhvilluan dhe midis Kryeministrit të vendit Rama dhe deputetit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri i vendit Rama, theksoi në lidhje me lojërat e paligjshme të fatit se ky aktivitet kriminal mund të garantohej vetëm nga mbështetja dhe mbulimi plotik i Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Lojërat e paligjshme të fatit përcaktohen në ligjet e Republikës së Shqipërisë si krim ekonomik. Ky krim ekonomik në formën e një veprimtarie kriminale të mirë organizuar ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë, në çdo lagje të kryeqytetit, në çdo lagje të qyteteve të mëdha dhe të vogla, duke shkatërruar përditë jetë familjesh, duke shkatërruar djem të rinj e burra të papunë. Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, në gjithë këto lule të mbjella në ruleta, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e krimit ekonomik në policinë e shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojë një aktivitet të tillë kriminal. Është i pamundur të mbulohet ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë në sytë e të gjithëve,”- deklaroi Rama.

Ndërkohë është kundërpërgjigjur edhe deputeti Berisha, i cili ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kreun e saj Ramën, për lidhje me “Hakmarrjen për Drejtësi”. Berisha i ka kujtuar Ramës, se duhet t’i vejë minat pallatit të zonjës së tij të fundit.

Gënjeshtar kongenital, thotë nuk është marrë asnjë veprim, shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni Fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim ti hapte fushën vëllaçkos me “Hakmarrjen për Drejtësi”, që po fut qindra makina çdo ditë, cilin keni çuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë, jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për ti hap rrugën Hakmarrjes dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e Lushnjës, tek Hakmarrja. Ky është shteti i dordolecit, ti je qesharak, po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kundërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti. Ti mendon se shqiptarët mund ti mashtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt”- tha Berisha.