“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet Berishës: Krimet që ke kryer, nuk i lë dot trashëgimi

ekskluzive-noa-hakmarrja-rrefehen-leart-dhe-orik-shyti-sali-berisha-tentoi-te-na-vraseGjatë këtij viti Sali Berisha e ka përdorur gjithnjë e më shpesh krijesën e tij 17-vjeçare, “Hakmarrjen për Drejtësi”. E përdori gjatë fushatës elektorale, megjithëse “Hakmarrja” nuk prodhonte dot vota, për shkak se, si krijuesi edhe krijesa nuk ngjisin më në opinionin publik. Gjatë fushatës, herë thoshte se “Hakmarrja” po përdoret nga Edi Rama për të shantazhuar të tjerët, herë se “Hakmarrja” po shantazhonte vetë Edi Ramën (përgjigjet tona janë botuar nga shtypi në datën 23.01.’13 dhe në datën 05.03.’13).

Qëllimi i përdorimit nuk ishin votat, por pengimi i Gjykatës së Lartë për të dhënë vendimin e pafajësisë. Pasi nuk arriti të pengonte vendimin që dha Gjykata Kushtetuese, prej dy vjetësh vëmendjen e ka përqendruar tek Gjykata e Lartë, fillimisht për të penguar dhënien e vendimit para zgjedhjeve  të 23 qershorit 2013.

Deklaratat e tij shpifëse u bënë mbështetëse për shërbëtorët e tij në Gjykatën e Lartë. Me ndihmën e tyre ata ia dolën t’i mbanin nën presion kolegët e tyre. Nuk jemi të sigurt nëse këta shërbëtorë i raportonin Saliut për hapat që hidhnin, apo trashëgimtarëve të tij. Deri tani jemi të prirë të besojmë fjalët e babait tonë se, “Saliu nuk mund ta bëjë atë që ju dëgjoni, se fëmijëve mund t’u lërë në trashëgim shumëçka, por jo krimet që ka kryer vetë”. Sidoqoftë, e vërteta do mësohet një ditë.

Mirëpo, Saliu po e përdor “Hakmarrjen” edhe pas fushatës elektorale. E përdori dje në Kuvend, si replikë me Kryeministrin për mbylljen e lojërave të fatit. “Aksioni kishte qëllim ti hapte rrugë vëllaçkos të Hakmarrjes për Drejtësi që po fut në Shqipëri qindra kompjutera”,- tha ai, sipas “Shqiptarja.com”.  Nuk kuptuam gjë nga kjo shprehje sepse, si shumë herë të tjera, fjalia është ndërtuar enkas për të mbjellë sa më shumë hamendje dhe, mundësisht, të nxisë sa më shumë dyshime për fajtorë pa faj. Nga titujt e shtypit të tij të sotëm lihej të kuptohej se me ato fjalë ka dashur të thotë se lojërat e fatit qenkan mbyllur për t’ia dhënë monopolin e tyre “Hakmarrjes”. Të kuptohemi, nuk po e harxhomë kohën të përgënjeshtrojmë shpifjen e radhës, por duam të qartësojmë opinionin përse Saliu po na përdor edhe pas fushatës. Sepse ai shpreson që, edhe pas humbjes së pushtetin ekzekutiv, gjyqtarë të veçantë në Gjykatën e Lartë do vazhdojnë t’i shërbejnë. Me shpifjet e reja përpiqet t’i motivojë për ta shtyrë dhënien e vendimit sa më shumë në kohë.

Ne po ia themi edhe një herë Sali Berishës se nuk e ndalon dot pafajësinë tonë. Nuk e fsheh dot as krimin që ke kryer. E ke kryer këtë krim për të mbuluar një krim tjetër, atë të vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe, ashtu si dështove për të mbuluar krimin e parë, ashtu ke për të dështuar edhe me përpjekjet që bën për t’i shpëtuar përgjegjësisë për krimin e dytë, të kryer ndaj nesh.

Një pjesë e opinionit publik për shkak të moshës së re, nuk e di se pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, Sali Berisha u gjend para një problemi të madh dhe, për të mbuluar krimin që kreu faqe botës, gjeti si zgjidhje kryerjen në fshehtësi të një krimi tjetër. Pas shtërzimeve tre-mujore deklaroi se “zbuloi” organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, që kishte dashur të vriste atë vetë, por edhe që kishte vjedhur disa banka, kishte vrarë disa njerëz, kishte shpërthyer autobombën tek supemarketi “VEFA” etj. Kjo pjesë e opinionit nuk i njeh as “provat” që transmetoi për “fajësinë” tonë. Më 12 tetor 1996 i dha opinionit publik “provën” kryesore të fajësisë, një magazinë të mbushur me armë nga më të ndryshmet. Katër ditë më vonë, opinionit i dha të filmuara të tjera “prova”, bashkë me emrat tanë. “Provat” e dyta ishin armë të filmuara në të tjetra mjedise dhe të ndryshme nga të parat (ky gabim i vogël bëri që “provat” e para t’i zhduknin). Në grupin e dytë kishte edhe eksplozivë, një kasafortë me një milion dollarë, një platformë politiko-kriminale etj. Më pas, e veçanërisht pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë na gjeti të pafajshëm, zotëria, personalisht dhe me shërbëtorët e kudondodhur, i ka atribuuar “Hakmarrjes” dhjetëra krime të tjera.

Historia e provave është historia e fshehjes së Sali Berishës për të mos u përballur me të vërtetën. Ai nuk u përgjigj dot kur i kërkuam botërisht dhe në sallat e gjykatave: ku ishin një milion dollarët që tha, me zë e figurë, se i kapi në kasafortën tonë, heshti për këtë edhe kur, pas shumë vitesh, prokuroria u detyrua t’i pohonte gjykatës se në kasafortë nuk ishte gjetur asnjë dollar; të na tregonte armët e shumta që tha se i kapi në një apartament konspirativë, por, në saje të zellit të shërbëtorëve të tij në prokurori dhe gjykatë, armët nuk i kanë parë avokatët as sot; të na tregonte platformën kriminale që tha se kishim shkruar, por vetëm pas njëmbëdhjetë vjetëve, falë një veprimi të pakujdesshëm të prokurorëve, avokatët patën mundësinë ta preknin me dorë, nga ekspertimi i vonuar i së cilës u provua se me duart e shërbëtorëve e kishte shkërbyer dorëshkrimin e njërit prej të akuzuarve për të prodhuar jo vetëm emërtimin “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”, por edhe udhëzimet për të rekrutuar anëtarë që të vrisnin njerëz dhe të vidhnin banka; i kemi kërkuar ditën e parë të punës si Kryeministër që, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, të sekuestronte të gjitha pallatet dhe vilat që, me qindra herë, kishte thënë se i kishim ndërtuar ne me parat e drogës dhe të krimit etj.

U fsheh edhe kur ekspertët e OSBE, pas monitorimit,  botuan raportin e tyre dhe e cilësuan të paqenë procesin “Hakmarrja”. U fsheh edhe kur gjykatat e huaja, pas gjykimit tonë (mbi bazën e akuzave të Saliut) na deklaruan të pafajshëm, kurse regjimin e tij e quajtën “klikë të Sali Berishës” që “inskenoi një shou fantazie me një grup terrori Hakmarrja për Drejtësi”. U fsheh edhe kur gjykatat shqiptare i deklaruan të pavlefshme të gjitha provat e tij. Pasgjethnajës së gënjeshtrave u fsheh edhenë rastet e botimeve nga shtypi të disa prej vendimeve të dhëna nga gjykatat e tre vendeve evropiane.

Kështu, burri i vetëshpallur sypatrembur për t’u përballur me të vërtetën, ka dhënë prova të shumta se, për të mos u ballafaquar me të,di t’ia mbathë me ndihmën e gënjeshtrave dhe shpifje të reja.

Leart Shyti & Orik Shyti

Jep dorëheqjen Shefi i Shtabit të FA-së

XHEMAL GJUNKSHIShefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Në kërkesën drejtuar presidentit Nishani, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjunkshi nuk paraqet arsyet e dorëheqjes së tij nga detyra. Ai ka vlerësuar arritjet e FA-së në misionet paqeruajtëse në kuadër të NATO-s në Irak, Afganistan, Kosovë etj.

Gjithashtu, Gjunkshi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët e tij për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në 8 gusht të vitit 2011. Ai zëvendësoi Gjeneral Brigade Maksim Malaj, të cilit i kishte mbaruar mandati.

Ja kërkesa e dorëheqjes

Lënda :   Kërkesë për dorëheqje nga detyra

 Drejtuar :  Shkëlqesisë së Tij  Zotit Bujar Nishani

 President i Republikës së Shqipërisë

Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së   Shqipërisë.

I nderuar Zoti President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura,

Duke shprehur konsideratën më të lartë për Ju, më lejoni që mbështetur në nenin 7, pika 5 dhe  nenin 30, pika 3, shkronja “b” të ligjit Nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të paraqes para Jush dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kam patur nderin dhe privilegjin të kryej këtë detyrë të rëndësishme që nga data 8 gusht 2011. Ka qenë një nga periudhat më aktive të shërbimit tim në krye të burrave dhe grave nën uniformë si dhe punonjësve civilë në Forcat e Armatosura, periudhë për të cilën ndjehem krenarë për arritjet e Forcave tona të Armatosura, të cilat kanë konsoliduar edhe më tej opinionin pozitiv për dinjitetin, profesionalizmin dhe angazhimin e FA-së në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në tërësinë e zhvillimeve të mëdha dhe të arritjeve gjatë kësaj periudhe do të dëshiroj të theksoj kryerjen me sukses, profesionalizëm dhe dinjitet të misioneve të paqes në kuadër të NATO-s në Irak, Afganistan, Kosovë dhe në shtabet ndërkombëtare, asgjësimin e plotë dhe pa ngjarje të jashtëzakonshme të mijëra ton municionesh të cilat përbënin një rrezik serioz për popullsinë civile, ndihmën e pakursyer duke bërë të pamundurën të mundur në ndihmë të popullsisë civile të prekur nga fatkeqësitë natyrore të përmbytjeve, bllokimit nga dëbora apo zjarreve, modernizimin e mëtejshëm të Forcave të Armatosura, kryerjen me sukses të veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit modern shqiptar dhe të krijimit të Forcave tona të Armatosura dhe si më të veçantin, certifikimin e plotë të integrimit në NATO.

Dëshiroj të shpreh me këtë rast mirënjohjen më të thellë për Ju dhe presidentin para jush për besimin e mbështetjen e pakursyer, ministrat e mbrojtjes me të cilët pata rastin e mirë të punoja, gjeneralët, dhe të gjithë ushtarakët oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjësit civilë në Forcat e Armatosura për punën e shkëlqyer, profesionalizmin, gatishmërinë, disiplinën dhe shpirtin e sakrificës në kryerjen e misionit kushtetues në shërbim të mbrojtjes së vendit, në ndihmë të komunitetit si dhe të paqes dhe sigurisë në botë, duke ngritur lart dinjitetin e ushtrisë dhe shtetit shqiptar.

Një falënderim të ngrohtë drejtoj gjithashtu për homologët e mi të vendeve të tjera të Aleancës, për atashetë ushtarakë të vendeve mike e partnere të akredituar në vendin tonë, për të gjithë përfaqësuesit e tjerë ushtarakë dhe civilë të këtyre vendeve, me të cilët kam pasur privilegjin dhe mundësinë të bashkëpunoj në të mirë të Forcave tona të Armatosura.

Me respekt,

GJENERAL MAJOR XHEMAL GJUNKSHI

SHEF I SHTABIT TË PERGJITHSHEM TË FA-së

At Nikolla Marku: Martesat gay të neveritshme

At_Nikolla_MarkuAt Nikolla Marku, prifti i kishës Autoqefale Shën Maria, në Elbasan, shprehet kundër projektligjit për legalizimin e martesave gay.

Në një prononcim për mediat, At Nikolla Marku thotë se është e ndaluar rreptësisht martesa brenda gjinisë.

Ai i bën thirrje Parlamentit të mos e miratojë projektligjin ndërsa për Avokatin e Popullit thotë se ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur.

“Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda të njëjtës gjini. Martesa është e shenjtë për Kishën sepse lidh dy sekse të kundërta në dashuri për krijimin e familjes. Çdo lloj marrëdhënie heretike apo seksuale brenda të njëjtës gjini për ne ortodoksët dhe shqiptarët si komb është e neveritshme, e dënueshme në mënyrë absolute”, ka deklaruar At Nikolla.

Më tej, duke i kujtuar Avokatit të Popullit, Igli Totozanit, se ka shumë probleme për të zgjidhur, ai ka thënë: “Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë. Avokati të mos marrë kurrë përsipër  iniciativë të turpshme sepse do të mbetet në historinë e këtij populli si njeriu që kërkoi të bëjë ligj një ndër mëkatet më të ndyra të njerëzimit.    I bëj thirrje Parlamentit të Shqipërisë të mos miratojë një ligj që thyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare që ekzistojnë në Shqipëri”, -ka përfunduar At Nikolla.

Arben Imami ish-Ministri i parë i qeverisë Berisha, që do të përballet me Drejtësinë

Arben_ImamiDuket se ish Ministri i parë i qeverisë Berisha, i cili do të përballet me drejtësinë, do të jetë Arben Imami. Burime të gazetës Sot, bëjnë me dije se, shumica qeverisëse po mbledh fakte dhe prova për veprimtaritë korruptive të ministrave në mënyrë që t’i hapë rrugën padive penale në prokurori.

Imami do të jetë i pari, i cili do të përballet me drejtësinë për serinë e skandaleve dhe aferave të konsumuara gjatë ushtrimit të detyrës si ish-Ministër i Mbrojtjes.

Sipas Sot, lajmi është konfirmuar nga deputetët të PS-së. Deputeti Qefalia ka deklaruar se aktualisht janë duke u bërë verifikime dhe se për individët që kanë abuzuar me ligjin dosja do të shkojë në prokurori. Ndërkohë deputeti Piro Lutaj ka pohuar se, po verifikohet veprimtaria e Imamit, pasi ai e shndërroi ushtrinë në bandë private. Edhe deputeti Sterkaj ka pohuar se, Imami do përgjigjet për shitjen e pronave dhe armëve të Ushtrisë.  Ndërkohë deputeti Gjoni është shprehur, se Imami duhet të hetohet për të gjithë skandalet dhe se PS ka katër vite që kërkon hetimin e tij. Por, gjithsesi sipas Gjonit, kjo do të varet nga vullneti politik i qeverisë së re.

Imami është akuzuar publikisht mbi shumë abuzime dhe shkelje të rënda ligjore, si: Kontratat për ambientet e Spitalit Ushtarak; Përvetësimi i SHQUP; Përgjimi i opozitës dhe ambasadorëve; Tjetërsimi i 670 pronave të Ushtrisë; Skandali me ish-klubin Partizani; Shmangia e Presidentit në emërime; Trafiku i armëve dhe raporti-akuzë i OKB; 1 miliard lekë të Ushtrisë shkuan për fushatën e PD; Angazhimi i Ushtrisë në zgjedhje; Shitja e 14 avionëve luftarakë; Devijimi nga axhenda e NATO; Skandali me taksat e helikopterit; 700 mijë dollarë reklama tek Klani; Abuzimet me gradat në Ushtri; Skandali me afatet e demontimit të armëve.

 

 

Mbyllet fushata parazgjedhore në Kosovë

kosova flagSot mbyllet fushata parazgjedhore në Kosovë. Përgjatë një muaji, programet politike të forcave që garojnë janë shpalosur së bashku me premtimet dhe ambiciet përkatëse. Nesër Kosova hyn në heshtje parazgjedhore.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, për herë të parë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës në komunat serbe të së cilës kanë bërë fushatë dhe anitfushatë zyrtarë serbë nga Serbia dhe nga Kosova.

Zgjedhjet monitorohen nga mbi 15 mijë vëzhgues nga vendi e bota, ndërsa forcat policore kosovare do të jenë garantë për mbarëvajtjen e tyre.

Lista Përfundimtare e Votuesve për vitin 2013 përmban 1. 779. 357 emra të votuesve të ndarë në 38 komuna. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 798. Në garën politike marrin pjesë mbi 100 subjekte politike.

Sa i sigurtë është informacioni në internet?

prismNxjerrja e sekreteve shtetërore nga ish-kontraktori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare Edward Snowden vë në dukje dobësitë në sigurinë e disa prej rrjeteve më të frekuentuara të internetit global.

Sipas gazetës The Washington Post, Agjencia amerikane për Sigurinë Kombëtare dhe homologu i saj britanik kanë përgjuar lëvizjen e informacionit elektronik nga qendrat e të dhënave nga Google dhe Yahoo dhe kanë mbledhur informata të shumta në format teksti, audio, video dhe forma të tjera.

“Ata që merren me çështjet e privacisë e kanë pasur të qartë se diçka e tillë është e realizueshme dhe se mund të ketë kohë që po bëhej”. 

Lance Hoffman kryeson Institutin për Politikat Kërkimore dhe të Sigurisë Kibernetike pranë Universitetit George Washington. Ai thotë se megjithëse kompanitë i ruajnë të dhënat në objekte të sigurta në mbarë botën dhe shpesh kanë rrjete fibrash optike posaçërisht për aktivitetin e tyre, në një moment të caktuar të dhënat kalojnë jashtë këtij rrjeti specifik për në një rrjet tjetër brenda internetit.

“Sa herë që të dhënat lëvizin nga pika A në pikën B, ekziston mundësia për interceptim”.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare thotë se ajo mbledh të dhëna në mënyrë të ligjshme për të kapur sinjale që mund të parandalojnë sulme terroriste apo kërcënime të tjera ndaj sigurisë kombëtare.

Nuk dihet shumë për mënyrën se si agjencitë e zbulimit mbledhin të dhëna, një ndër mënyrat e mundshme është përmes rauterit që drejton trafikun e internetit, thotë Jeff Tjiputra specialist i informatikës në Universitetin e Merilandit.

“Kam njohur hakerë që futen në rauterat dhe ndryshojnë kodet duke bërë të mundur që të dhënat t’i kalojnë një pale të tretë”. 

Tjiputra thotë se nuk është hera e pare që shfaqet shqetësimi për sigurinë e komunikimit në internet:

“Aktualisht ballafaqohemi me të njëjtin shqetësim si gjithmonë: nëse dërgon diçka me internet është njësoj si të dërgosh një kartolinë. Kushdo qe e merr në dorë kartolinën mund ta lexojë”. 

Një zëdhënës i Yahoos thotë se kompania zbaton kontrolle të forta për të mbrojtur sigurinë e të dhënave.

Google thotë se po zgjeron parametrat e sigurisë për një masë më të madhe shërbimesh.

Por ndërkohë që një përqindje më e madhe informatash kalojnë në “renë elektronike”, profesori i informatikës në Universitetin Syracuse Shiu-Kai Chin parashikon si rreziqe edhe përfitime:

“Mendoj se shumë specialistë të informatikës e konsiderojnë “renë elektronike” si një rrezik më të madh. Kjo nuk nënkupton se s’duhet ta përdorim renë. Mua më ndihmon shumë të ruaj videot dhe klipe muzikore, por nuk do ta mendoja me vend që të atë platformët të ruheshin kodet sekrete për ndërmarrjen e një sulmi bërthamor apo kodet sekrete të Departamentit të Thesarit”.

Profesori Lance Hoffman i Universitetit George Washington thotë se nuk është për t’u çuditur që agjencitë e zbulimit arritën të thyejnë parametrat mbrojtës të shërbimeve Google dhe Yahoo.

“Ajo që më çudit është fakti që publikut iu desh një kohë kaq e gjatë për të reaguar dhe për të kërkuar kontrolle më të forta”. 

Ai thotë se spiunazhi dhe përgjimi është gjithnjë i pranishëm. Por ai shton se tani ka ardhur koha për të hapur një debat publik për mënyrat si të mbrohen të drejtat civile.

“Në një mënyrë, jeta private që është edhe shqetësimi kryesor i publikut, është parakusht për lirinë. Nëse nuk ka privaci, nuk ka liri”./VOA/

Rama:Korça të zgjedhë mes planit të së ardhmes dhe politikës së dështuar

Main opposition Socialist Party leader Edi Rama poses for photographers before he casts his ballot during elections in Tirana, Albania, Sunday, June 23, 2013. Socialist leader Edi Rama and his close rival Prime Minister Sali Berisha of the Democratic Party have hopes for eventual entry to the European Union, but the bloc has expressed concern over whether the country can manage to run fair and free elections. (AP Photo/Hektor Pustina)Ndërsa mbeten 2 ditë nga zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Korçës, kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve korçarë të mbështesin kandidatin e së majtës, Sotiraq Filon.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ndërsa vlerëson suksesin në qeverisjen e Korçës nga Niko Peleshi thekson se qytetarët duhet të votojnë për planin e të  ardhmes së qytetit dhe jo për politikën e dështuar të humbësve.

“Sot në orën 17:00 në Korçë mbyllet fushata zgjedhore për kryebashkiakun e ri të qytetit të rilindur nën drejtimin vizionar të Niko Peleshit. Suksesi në qeverisjen e Korçës, aftësia e spikatur si menaxher dhe talenti në komunikim bënë që Niko Peleshit t’i binte barra e përgjegjësisë së lartë të zëvendës kryeministrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të rilindur Shqipërinë. Dhe të dielën Korça duhet të votojë sërish për të zgjedhur mes vazhdimit të projektit të Nikos tanimë me mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re të PS-LSI dhe kthimit pas, në rrugën e humbur të Partisë Demokratike – mes Sotiraq Filos, njeriut që në krah të Niko Peleshit ndoqi plot projekte dhe tanimë ka në dorë gjithë planin e punës për të ardhmen, dhe një tjetri që s’mund t’i ofrojë Korçës asgjë më shumë se politikat e dështuara të humbësve të 23 qershorit” shkruan Rama.

Kryeministri njofton gjithashtu se do të jetë sot në Korçë, në ditën e fundit të fushatës elektorale për të mbështetur kandidatin  Sotiraq Filo.

“Do të jemi sot pasdite në Korçë për të folur konkretisht për punët e mëtejshme për Korçën nën drejtimin e një kryebashkiaku të ri që do të çojë më tej punën e shkëlqyer të Niko Peleshit, bashkë me Nikon e gjithë ne të tjerët në Tiranë” thekson Rama.

Durrës, një person i vë flakën vetes

durres-ambulanca-duke-transportuar-te-plagosurinNjë person i ka vënë flakën vetes, mëngjesin e sotëm,  para gjykatës së Durrësit. Kalimtarët e rastit  i kanë ardhur në ndihmë duke ndihmuar të shuajnë flakët.

Nga të dhënat e para mësohet se personi është një burrë rreth 50 vjeç, i cili ka hedhur benzinë mbi veten dhe më pas i ka vënë flakën me çakmak.  Nga burimet paraprake, mësohet se 50-vjeçari ka tentuar të djegë veten në shenjë proteste për çështjen ende të pazgjidhur të pronave.

Rama: Sallat e bixhozit, nën mbulimin e Berishës

edi rama   yMazhoranca dhe opozita vijuan edhe ne seance e djeshme perplasjet lidhur me aksionet e policise per lojerat e fatit. Te dyja palet akuzuan njera tjetren per lidhje me aktivitetin e paligjshem te lojerave te fatit. Nga foltorja e parlamentit, ish-kryeministri ngriti shqetesim per ate qe e cilesoi si sulm te padrejte ndaj kompanive nga autoritetet e shtetit. Berisha theksoi gjithashtu se qeveria po lufton bizneset pasi kerkon te vendose monopolet e saj.

“Bizneset kane filluar te largohen nga Shqiperia masivisht, sepse banda te paautorizuara dhe jashte te gjitha afateve kohore, u trokasin dhe thyejne dyert, lemerisin gra dhe femije nga Saranda ne Kukes. Mazhoranca ka te gjitha instrumentet ligjore per te marre te gjitha vendimet, por jo per gjyq parlamentar. Ju jeni te kapur. Prapa luftes te cdo kompanie qendron perpjekja juaj per te vendosur monopolet tuaja.”- deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit Berisha, aksionet e policise per lojerat e fatit kane shkelur Kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.

“Cfare bete me lojerat e fatit. Turp! Ngritet 6000 police ne mbare vendin dhe u katandiset me nje vrasje. Kush u vra? Njeriu me i afert i ministrit te Brendshem. C’eshte kjo qe beni ju? Tani i therrisni, hajde t’ju heqim shiritin, por paguani ryshfet. Po dhunoni Kushtetuten, konventen evropiane te te drejtave te njeriut, themelet e nje vendi demokratik.”- u shpreh Berisha. Por, i menjehershem ka qene reagimi i ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, i cili deklaroi se qeveria aktuale trashegoi nga qeverisja e kaluar nje kriminalitet te shumefishuar, ndersa shtoi se do te behet gjithcka per uljen e aksidenteve.

“Do te doja qe nga ish-kryeministri i vendit te shfaqej shqetesimi real per sigurine ne vend, paligjshmerine dhe barazine e qytetareve para ligjit. Persa i takon cdo aludimi lidhur me mua, apo cdo anetari te kabinetit jemi te hapur, pasi kjo eshte shenje e pergjegjshmerise tone. Jepini vetes shansin qe jeni bashke me ne ne luften ndaj krimit, e mos u beni pale me ata qe deri dje benin qejf e sot fshihen nga aksionet e policise”, tha Tahiri. Kryeministri Edi Rama hodhi akuza te renda ne drejtim te ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit te Brendshem duke thene se ato kane pasur mbulim politik.“Si ka mundesi qe ne gjithe kete bahce bixhozi, me gjithe keto lule te mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve, qe hap pas hapi u kthyen ne salla bixhozi, nuk ka nje raport te vetem nga cilido qofte ne zinxhirin e krimit ekonomik ne policine e shtetit. Kjo mund te ndodhe vetem nese ky aktivitet ka mbulimin politik te kryeministrit dhe ministrit te brendshem. Askush tjeter nuk mund ta garantoje kete aktivitetet kriminal. Logjika me elementare te shtyn te ngresh kete pyetje dhe te japesh kete pergjigje” tha Rama.

Tahiri: “Bodigardi i djalit tënd plagosi kamarierin”

 Taulant Balla: Kater kompani te lidhura me ish – ministrin e Transporteve, te lidhura me ish – kryeministrin, vazhdojne sot te vjelin fitimet. Keto koncensione duhen anuluar. (Sali Berisha kerkon fjalen) I

Ilir Meta: Per replike apo per procedure?

Sali Berisha: Per te dyja. Bashkim Fino: Sa tolerant je z. Kryetar.

 Ilir Meta: Toleranca ime buron nga toleranca juaj z. Fino. Pa tolerancen tuaj, s’kam sesi te jem tolerant.

Sali Berisha: Si ka mundesi qe te perdoret kjo foltore dhe keto foltore per te rrahur gjoksin per ligje dhe investime nga qeveria paraardhese… e di si ai beni ju, si ai qe thoshte po shkoj tek Niazi dhe po bej eh, ai cante drute, dru s’caj thoshte, por po bej eh. E njejta gje po ndodh me ju… cfare bete ju me lojerat e fatit? Kush u arrestua? Cili nga keta shkoi per shkelje? Turp! Ngritet 6000 mije polic ne mbare vendin dhe u katandiset me nje vrasje. Dhe kush u vra? Njeriu me i afert i ministrit te Brendshem. Kush nga keta kriminele shkoi ne prokurori per lojerat e fatit? C’eshte kjo qe beni ju? Apo tani u thoni hajde t’ju heqim shiritat dhe te na jepni ryshfet. Po dhunoni Kushtetuten, te drejtat nderkombetare, themelet e nje vendi demokratik.

Ilir Meta: Z. Berisha ju e moret fjalen edhe per procedure edhe per replike. Ceshtjet qe ngritet ishin per interpelance.

 Saimir Tahiri: Do kisha pretenduar qe nga nje Kryeminister qe nuk ka as 40 dite qe ka perfunduar 8 vjet ne mazhorance, ketu te pakten te kishte nje ndjese publike per katastrofen e kriminalitetit qe e ka lene vendin. Keni lene policine rrugore me te korruptuar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Kriminaliteti eshte shumefishuar ne qeverisjen tuaj dhe kurre nuk keni denjuar te jepni pergjigje. As kur badigardi i djalit tuaj plagoste me arme ne dore kamarierin ne mes te Tiranes. Nuk jeni pergjigjur kurre si kryeminister.

 Sali Berisha: Fol per ate qe u vra.

Saimir Tahiri: Do kisha preferuar kete qe te coheshit dhe te falenderonit 6 mije oficere te nderuar te policise se Shtetit, qe me nje aksion te papar i dhane fund paligjshmerise qe ngritet ju ne institucion, sepse une nuk besoj kurre qe nje kryeminister, paligjshmeria e lojerave te fatit i perplasej ne fytyre mu ne mes te Tiranes dhe nuk merrte asnje mase per te mbyllur nje biznes te paligjshem. Deputetet e opozites kerkojne fjalen. Ilir Meta: Ju lutem ju lutem. Ju bete akuza me te renda, nderkohe qe fjalen e kerkuat per procedure dhe vetem per procedure nuk degjuam ndonje mendim.

Flamur Noka: Iu vra miku.

 Fideli: “S’kam lojëra fati”. Berisha: “Je kalorës i bixhozit”

 Edi Rama: Si ka mundësi që në të gjithë këtë bahçe bixhozi, megjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilidoqoftë në zinxhirin e krimit ekonomik, në Policinë e Shtetit? Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të Kryeministrit dhe të Ministrit të Brendshëm. flamur noka: Po gënjen si derr. edi rama: Askush tjetër nuk mund ta garantojë dot një aktivitet të tillë kriminal.

 Flamur Noka: Ti gënjen.

Edi Rama: Sigurisht, kush është i ngatërruar me ato “zorrë”, do të ketë edhe “dhimbjet e barkut” dhe fatkeqësisht, qendra e atij barku është këtu në Parlament. Por ne nuk mund t’ua lehtësojmë dot këto dhimbje dhe shpresojmë që mbas dhimbjeve, do t’ju vijë lehtësimi juve.

 Flamur Noka: Lehtësoja vetes dhe ministrave.

Edi Rama: Gjithë akuzat që ju ngrini janë pjellë e asaj mendësie, të cilën e ka përcaktuar shumë bukur një filozof i madh, kur thotë: “kush të akuzon për një gjë që nuk e ke bërë, e bën sepse është në gjendje ta bëjë vet”.

 Jozefina Topalli: Kush ishte ky filozofi?

 Edi Rama: Të gjithë janë në rrugën drejt daljes zbuluar të konkurrencës së lirë, e cila është i vetmi instrument që vendos se kush është më i miri, kush është më i forti.”

Sali Berisha: Thotë kur nuk është marrë asnjë veprim kundër lojërave të fatit, ndërkohë që Policia Kriminale që ju shkritë për shkak të dosjeve që dispononte për ju, ka bërë 262 denoncime në prokurori dhe aksione. Pyeteni Fidelin, një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Cilin keni çuar në gjykatë, cilin keni çuar në prokurori nga ky aksion. Shkon dhe minon pallatin dhe çdo pallat që të jetë pa leje le të hiqet. Po kështjellën që ndërton me Koçon 30 m buzë ujit në ligatinë, kur do ia vësh minat? Kështjellës së Koços në Qeparo. Çfarë kujton ti se do t’i mbyllësh sytë e kësaj shoqërie. Jo, jo, kurrën e kurrës. Po pallatet e Sadri Abazit në Golem që keni urdhëruar të mos preken. Po pallatet e Gjushit? Ti je qesharak mor … (Edi Ramës). Po Pallatin e zonjës tuaj të fundit që e ke në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, lejen për kushtet e pallateve. Kur do ia vësh minat ti? Ti mendon se mund ti mashtrosh shqiptarët, këto burra dhe gra po që s’kanë interes tjetër veçse për gjërat personale, por shqiptarët do të japin ty përgjigjen më të merituar.

Edi Rama: Besoj që kush e ndjek këtë seancë, kur dëgjon këto klithma dhimbje, teksa flitet për lojëra fati, dy rrugë ka: Kështu bërtet o një bixhozçi që ka humbur lekët, ose një kryeministër që ka fituar lekë nga kjo punë. ilir meta: Kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.

Sadri Abazi: O Ilir, Ai na përmendi emrat neve!

 Ilir Meta: z. Fidel, ju keni të drejtë sepse ju përmendi emrin, jo vetëm kaq, por jua përmendi edhe pa të drejtë. Tani unë i di raportet tuaja, ju keni një alkimi për njëri-tjetrin. Nëse doni të përgjigjeni, por unë mendoj se nuk ka nevojë.

 Sali Berisha: Pallati i tij është pa leje në Golem.

 Ilir Meta: I kujt?

 Sali Berisha: I Sadri Abazit.

 Ilir Meta: Nuk e besoj, nuk e besoj.

 Fidel Ylli: z. Ish – kryetar i opozitës, doja të thosha dy fjalë. Kam thënë një shprehje dikur këtu në Parlament që më shani, më shani, por është mirë se edhe kur të shajnë nuk harrohesh, dhe është mirë kur je në gojë të ish – kryeministrit. Po deklaroj që s’kam hyrë ndonjëherë në salla bixhozi, e jo që nuk kam asnjë kompani lojërash fati, por unë e kuptoj sikletin që keni z. Berisha; se në 100 për qind të fitimit, kur në 20 për qind të kompanive të basteve paguajnë 5 milionë USD në muaj, imagjinoni sesa ka qenë evazioni fiskal këtu i atyre kompanive që ka mbështetur kjo qeveri.

 

Hashashi i Lazaratit sëmur punëtorët

kanabis2Ndërsa prodhimi i hashashit në Lazarat është kthyer në një industri që prodhon qindra milionë euro, punëtorët e krahut po vuajnë pasojat e përpunimit të drogës. Dhjetëra gra e vajza të reja kanë filluar të kenë probleme shëndetësore për shkak të kanabisit.

Alarmin e japin mjeket e spitalit të Gjirokastrës, të cilët sqarojnë se ditët e fundit, është rritur numri i personave që kanë kërkuar ndihme për shqetësime të natyrës kardiovaskulare dhe alergjike. Madje, ka pasur edhe raste kur të sëmurët kanë marrë ndihmë mjekësore duke u trajtuar në pavijonet e spitalit.

Policia vazhdon ta ketë Lazaratin një zonë jashtë kontrollit të saj, e ky pasivitet po shfrytëzohet në maksimum nga trafikantët të cilët edhe për shkak të kohës së mirë, kanë organizuar mbledhjen, pastrimin dhe paketimin e drogës në ambiente të hapura, ku fatmirësisht ndikimi i saj në aparatin e frymëmarrjes është më i paktë.