Ashton fton Kosovë-Serbi të zgjidhin mosmarrëveshjet për zgjedhjet lokale

20

Katerine AshtonPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, që edhe sot t’i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura lidhur me zgjedhjet lokale në Kosovë, njofton KTV. Ajo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian me kujdes do të përcjellë ecurinë e këtyre zgjedhjeve.

Ashton ka thënë se “shumë njerëz në Prishtinë dhe Beograd kanë punuar shumë në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve”, duke theksuar gatishmërinë e kryeministrit serb dhe atij kosovar për këto zgjedhje. “Sot u bëj thirrje që të tregojnë vizionin dhe guximin e njëjtë, në mënyrë që këto zgjedhje të bëhen në mënyrë të respektuar”, – është shprehur ajo.

Sipas Ashtonit, zgjedhjet e 3 nëntorit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe element shumë i rëndësishëm për marrëveshjen e Brukselit dhe procesin e normalizimit mes dy vendeve.