Eva Longoria në superformë, e dashuruar me një biznesmen

Eva Longoria
Eva Longoria
Eva Longoria

Ndërsa ish burri i saj Tony Parker ka lajmëruar, se do të bëhet së shpejti baba, aktorja hollivudiane Eva Longoria ka deklaruar se ka gjetur dashurinë e saj. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin pse Longoria është shfaqur kohët e fundit në një formë tejet të shkëlqyer. Aktorja mendohet të ketë një lidhje të fortë dashurie me një biznesmen nga Meksika. Ish bashkëshorti i saj Tony Parker ka lajmëruar në Twitter se së shpejti do të ketë një femijë me të fejuarën e tij, Axelle Francine.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria
Eva Longoria

 

Eva Longoria- Tony Parker
Eva Longoria- Tony Parker

 

Tony Parker- Axelle Francine
Tony Parker- Axelle Francine

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eva Mendes ndahet nga Ryan Gosling

Eva Mendes- Ryan Gosling
Eva Mendes- Ryan Gosling
Eva Mendes- Ryan Gosling

Një nga çiftet e njohur të Hollivudit Ryan Gosling  dhe Eva Mendes, duket se po kalojnë kohë të vështira së bashku. Sipas informacioneve të ndryshme, çifti kohët e fundit është duke përjetuar një ndarje, ku thelbi i kontradiktave buron nga xhelozia. Ato kanë deklaruar, se ishin ndarë për 6 muaj më parë për t’u ribashkuar sërish, por siç duket ndarja e fundit do të jetë ndarje përfundimtare.

Eva Mendes ka shfaqur shenja të vazhdueshme xhelozie, teksa dyshonte për çdo sms që vinte në celularin e Gosling, duke menduar se ai kishte lidhje me vajza të ndryshme, ndërkohë që vetë Gosling duket se është në një gjendje humori të paqëndrueshëm, pasi vazhdimisht shfaqet i acaruar dhe jo i lumtur.

Cifti është lidhur së bashku më 2011 dhe puna e vazhdueshme dhe angazhimet e gjithësecilit më shumë i kanë mbajtur larg njëri tjetrit se sa i ka bashkuar. Kjo mund të jetë dhe ndarja përfundimtare mes tyre.

 

 

 

 

 

 

Eva Mendes- Ryan Gosling
Eva Mendes- Ryan Gosling

 

Eva Mendes- Ryan Gosling
Eva Mendes- Ryan Gosling

 

Eva Mendes- Ryan Gosling
Eva Mendes- Ryan Gosling

 

 

 

Ribashkohen Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas

Douglas-Zeta-Jones
Douglas-Zeta-Jones
Douglas-Zeta-Jones

Pas 6 muajsh ndarje aktorët Michael Douglas 69 vjeç dhe Catherine Zeta-Jones, 44 vjeç janë ribashkuar për të tentuar edhe njëherë rikuperimin e marrëdhënies së tyre të dashurisë. Sipas burimeve të Daily Mirror aktorja Zeta Jones, është aktualisht duke jetuar në të njëjtin apartament me Michael Douglas dhe të dy po përpiqen ekstremisht për të bërë marrëdhënien e tyre të rifunksionojë sërish. Aktori është shprehur, se është më se i lumtur me gruan e tij, që është më e bukur se kurrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Douglas-Zeta-Jones
Douglas-Zeta-Jones

 

Douglas-Zeta-Jones
Douglas-Zeta-Jones

 

Douglas-Zeta-Jones
Douglas-Zeta-Jones

 

 

 

 

 

Hetimet për incidentin në Los Anxheles

1383431008000-GTY-186640067Autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyen që e shtyu një person të hapte zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit dje, duke vrarë një agjent të sigurisë federale dhe plagosur të paktën dy oficerë të tjerë. Disa persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thonë se personi që hapi zjarr, i cili u identifikua nga autoritetet si 23-vjeçari Paul Ciancia,  banor i Los Anxhelosit,  kishte një copë letër me vete ku shkruhej: Vrit agjentë të sigurisë në aeroport.

Ata thonë se në shënim lihej të kuptohej se ai nuk kishte interes t’u bënte keq “njerëzve të pafajshëm”. Policia thotë se e plagosi personin dhe më pas e arrestoi. Sipas të dhënave duket se personi i armatosur veproi i vetëm./VOA/

Delvinë, “maskat” dhunojë dhe grabisin dy të moshuar

policiaDy të moshuar janë bërë pre e grabitjes me dhunë mbrëmjen e djeshme, në fshatin Velahovë të komunës Mesopotan, në rrethin e Delvinës.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmë, kur dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e familjes Voli dhe nën kërkesën për para, kanë goditur me sende të forta 2 të moshuarit.

Aktualisht, dy të moshuarit, Konstandin Voli 87 vjeç dhe Vasiliqi Voli 82 vjeçe, ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë së Sarandës, personat e maskuar kanë grabitur sende me vlerë.

Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

 Kjo është grabitja e dytë brenda 7 ditësh në zonën minoritare.

Një javë më parë, në fshatin Rumanxa u krye një tjetër grabitje dhe autorët e ngjarjes ende nuk janë arrestuar.

Dhuna, Policia e Shtetit pezullon dy punonjësit

POLICIA_TIRANEPolicia e Shtetit, pas publikimit të videos, ku dy punonjës policie ushtrojnë dhënë ndaj disatë miturve, ka bërë pezullimin e tyre nga detyra për veprime të kundërligjshme.

Ndaj këtyre dy punonjësve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

“Policia e Shtetit garanton opinionin publik se si një institucion në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tyre, nuk do të tolerojë asnjë shkelje apo abuzim të kryer nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit fton qytetarët, që në rast konstatimi të sjelljeve të tilla, që bien ndesh me misionin e Policisë së Shtetit, t’i denoncojnë ato.  “Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin e saj në respekt të plotë të ligjit dhe duke mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe asnjë veprim i punonjësve të policisë, që është në kundërshtim me ligjin dhe misionin e Policisë së Shtetit nuk do të tolerohet, por menjëherë ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në ligj.”

Theret me thikë gruaja shtatzënë, foshnja lind pa probleme

gruaja e therurNjë grua 9-muajshe shtatzënë, është therur me thikë dhe është rrahur teksa ishte duke folur në “Facetime” me burrin e saj.

Rachel Poole, është sulmuar nga një 19-vjeçar, i cili i kishte para borxh gruas, pasi i kishte prishur makinën. Burri i saj, Justin ndodhej në Azinë jugperëndimore për punë.

Gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda në trup dhe në fytyrë. Ajo po ashtu ka humbur njërin sy gjatë sulmit, po fatmirësisht, foshnja e saj, Isabella ka lindur pa ndonjë problem mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë Justin Poole është rikthyer në mënyrë urgjente në SHBA, ndërsa pak orë më vonë shkroi në Facebook.

“Kjo ka qenë biseda më e vështirë që kam pasur në jetë. Ajo nuk shikon tani me një sy, dhe më tha nëse kjo do ta shkatërronte martesën e tyre. Gruaja ime është gruaja ime derisa unë të mos marr frymë më. Asnjë njeri nuk mund ta ndryshoj këtë. Edhe pse kësaj radhe nuk isha këtu për ta mbrojtur kjo nuk do të ndodh asnjëherë më. Po ua jap fjalën”.

Policët dhunojnë adoleshentët, reagon Tahiri

rrahja-policiMenjëherë pas publikimit të një videoje, ku dy punonjës te Komisariatit nr. 2 të Policisë në Tiranë, kanë ushtruar dhunë mbi disa adoleshentë, vjen dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ministri Tahiri ka dënuar sjelljen  e personave me uniformë të policisë, duke e konsideruar atë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur që pezullimi i policëve është bërë menjeherë pas ngjarjes ende pa u publikuar video.

Reagimi i Tahirit:

Jam i keqardhur për sa mësova dhe pashë në një stacion televiziv mbi sjelljen e dy punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ky është një standard i papranueshëm për Qeverinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Shtetit por edhe për mua personalisht.

U kërkoj ndjesë të rinjve dhe familjarëve për shqetësimin e shkaktuar padrejtësisht nga disa efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë kapërcyer limitin e ushtrimit të detyrës duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Ndërkohë jam ndier disi më i lehtësuar, kur mësova se efektivët e përfshirë në këtë ngjarje janë pezulluar nga Drejtori i Policisë Tiranë që dje në mbrëmje, shumë më parë se ky incident të bëhej publik në media.

Nga njëra anë, ky është një rast që tregon më së miri domosdoshmërinë tonë për të reformuar burimet njerëzore në Policinë e Shtetit, duke garantuar plotësisht respektimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet formimit të vazhdueshëm të kapaciteteve.

Jam i bindur se sado i mirë të jetë qëllimi i efektivëve të policisë në përmbushje të detyrës, mënyra e dhunshme shkallmon çdo standard të legjitimitetit dhe ligjshmërisë në realizimin e misionit të policisë.

Nga ana tjetër, ky episod dëshmon domosdoshmërinë për të rikonceptuar rolin e punonjësit të policisë dhe mënyrën e përmbushjes së detyrës.

Cilido prej efektivëve të policisë nuk mund t’a konsiderojë çështje personale përballjen me qytetarët dhe kriminelët ne veçanti.

Përkundrazi, lufta jonë kundër krimit është çështje e ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

E pikërisht pse respektojmë këto të fundit, luftojmë kundër atyre që cenojnë këto të drejta.

U bëj thirrje, duke i inkurajuar maksimalisht punonjësit e Policisë së Shtetit të bëjnë të pamundurën në luftë kundër krimit, por duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Realizimi i detyrës, duhet t’i nënshtrohet kurdoherë testit të vazhdueshëm të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Është ekuilibër i domosdoshëm, por që duhet rivendosur menjëherë.

Asnjë hap pas në luftën tonë kundër krimit, por duke mbajtur parasysh se respektimi i të drejtave themelore të njeriut është gur themeli në punën tonë.

Vetë ligji parashikon mjaftueshmërisht “dhunë” nëpërmjet sanksioneve e dënimeve ligjore, sa është e papranueshme çdo dhunë tjetër e çdo lloji.

Shpresoj të tilla episode të mos përsëriten në të ardhmen.

Jemi në rrugën e duhur dhe të tilla episode janë vështirësi tërësisht të kalueshme për të rikthyer Policinë e Shtetit në misionin e vet.

PD: Rama po e përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit

 

silvibardhiNë një Konferencë për shtyp Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj Bardhi ka sulmuar sërish kreun e qeverisë Edi Rama për shfaqje cirku dhe qeverinë si ariun e këtij cirku.

PD akuzoi Ramën gjithashtu se po e përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit.

“Është bërë  për të qeshur ky Kryeministër: E ka bërë qeverinë si ariun e cirkut, e gjezdis nga një qytet në tjetrin për të mbledhur kureshtarë. Zotëria harron  se është në Korçë, është në qytet të vjetër, qytet i njerëzve të lirë. Është  bërë për t’i qarë hallin ky kryeministër: E përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit. Zotëria harron se jemi në demokraci, se njerëzit janë të lirë dhe nuk mund të  tremben me hijen e rëndë të qeverisë. Rama tha disa herë: – “Fitoren e kemi të sigurt”, dhe nga  ana tjetër, shpalli  dëshirën e tij të vjetër për ta parë Korçën dhe Shqipërinë njëpartiake, si njëherë e një kohë. Edhe ta kesh fitoren të sigurt, edhe të kërkosh që zgjedhësit  të votojnë vetëm për ty, kësaj i thonë të urresh pluralizmin”,- tha Bardhi.

 

Naço: Byroja Kombëtare e Hetimit do të hetojë zyrtarët e lartë

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka sqaruar për publikun, se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas tij, BKH do të jetë si një bërthamë (nukël) përgjegjëse për të hetuar zyrtarë e lartë të administratës, por që do të kontrollojë gjithashtu dhe zyrtarët e mesëm apo të lartë.

“Byroja Kombëtare e Hetimit do ngrihet si një nukël përgjegjës për të hetuar zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, por sigurisht do drejtojë dhe kontrollojë për pjesën e zyrtarëve të mesëm dhe të ulët. Pra do jetë një strukturë që krahas detyrave të tjera që bën për të hetuar, do hetojë si një nukël në rastet e korrupsionit, për të cilët besoj se dhe ju dhe ndërkombëtarët presin më shumë nga kjo mazhorancë”,- deklaroi Ministri Naço.

Ministri Naço ka folur edhe mbi ndryshimet në sistemin e drejtësisë, në lidhje me paketën e re duke nënvizuar se ndryshimi i kompetencës, pra hetimi i rasteve të korrupsionit që do të bëhet nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, do të japë efektet e duhura. “Pra i japim këtij institucioni mundësinë që të reagojë dhe të luftojë realisht korrupsionin”, – tha kreu i drejtësisë.