Kosovë zgjidhen 10 Kryetarë Komunash, të tjerët në balotazh më 1 dhjetor

zgjedhje kosoveSipas mediave kosovare, konfirmohet jozyrtarisht zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje. Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë  – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).

KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Te dhënat paraprake të KQZ-së

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar të dhënat paraprake për zgjedhjet e djeshme lokale për qytetet Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë. Të dhënat janë në këto pasqyra që i ka hartuar dhe publikuar KQZ.

zgjedhje kosove

 

 

 

 

 

Kosovë, pjesëmarrja deri në orën 15:00 është mbi 33%, pengesa në veri 

Në orët e pasditës ka filluar të shtohet dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të KQZ-së, p Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 për qind.

Në KQZ, por edhe zyrtarë të tjerë, sidomos nga OJQ-të, të kyçura në vëzhgimin e procesit zgjedhor presin që në orë në vijim, deri në orën 19 përqindja e pjesëmarrjes së kosovarëve në votime të shtohet edhe më shumë.

Kosovë, pjesëmarrja deri në orën 11 është mbi 12%, pengesa në veri

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Kosovë, deri në orën 11, ka arritur deri në 12 % në gjithë territorin e Kosovës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vemendje ka marrë zona e veriut të Kosovës, ku është raportuar për pengesa në votime. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë, se disa grupe të caktuara në veri, nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar.

Daka tha se para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre. “Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore. Me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qëndruar në vendvotime. Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatën”,- u shpreh ajo.

Kosovë, në veri thirrje për bojkot të zgjedhjeve

Në Kosovë kanë nisur votimet për zgjedhjet komunale. Këto janë zgjedhjet e dyta lokale, që zhvillohen që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, e cila ka bërë simbolikisht hapjen e votimeve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje që të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues.

Ndërkohë ka votuar edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”. Kryeministri Thaçi deklaroi pas votimit se, këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi mbahen për herë të parë në tërë territorin e republikës së Kosovës dhe se jemi përpara në rrugën e liberalizimit të vizave dhe në procesin e stabilizim asocimit.

“Këto janë zgjedhjet  e para të lira që po organizohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe janë historike për shtetin tonë të ri. Kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses ta plotë. Tani kemi hapur rrugën e sigurt për integrime evropiane, procesin e stabilizim asocimit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës. Unë edhe njëherë sot dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë, falënderoj të gjithë spektrin politik për një fushatë korrekte, të qetë, të konkurrencës së lirë. Edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do të kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar rolin aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane. Pra, sot të gjithë jemi të angazhuar për Kosovën evropiane”,- tha Thaçi.

Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.

“Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës, të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë e Kosovës”,-tha ajo.

Përveç thirrjeve pozitive për dalje masive në votime janë vërejtur edhe grupime të cilat kanë bërë thirrje për bojkot të këtyre zgjedhjeve. Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë, por në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit.

“Së paku në tri lokacione të ndryshme të qendrave të votimit kemi grupe të qytetarëve, të cilët thërrasin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Këta persona po qëndrojnë në një distancë më të largët nga qendrat e votimit dhe nuk kemi të bëjmë me bllokim të hyrjeve drejtpërdrejt me qendrat e votimit, por vetëm me shprehje të pakënaqësisë së tyre me këtë aspekt të votimit. Thjesht, ata thërrasin njerëzit për bojkotim të këtyre zgjedhjeve”, – tha Hoti.

Në garë për pushtetin lokal në 38 komunat e Republikës së Kosovës janë 33 parti politike, 52 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicione me gjithsej 7 mijë e 932 kandidatë. 224 kandidatë garojnë vetëm për kryetarë komunash.Numri i qendrave të votimit në tërë Kosovën është 798, ndërsa numri i vendvotimeve është 2 mijë e 366.

 

 

 

 

 

Eklipsi solar në brigjet e lumit Nil, në Khartoum, Sudan

Eklipsi solar në brigjet e lumit Nil, në Khartoum, Sudan. (Mohamed Nureldin Abdallah, Reuters/Contrasto)
Eklipsi solar në brigjet e lumit Nil, në Khartoum, Sudan. (Mohamed Nureldin Abdallah, Reuters/Contrasto)
Eklipsi solar në brigjet e lumit Nil, në Khartoum, Sudan. (Mohamed Nureldin Abdallah, Reuters/Contrasto)

PS fiton zgjedhjet në Korçë me 10 mijë vota diferencë ndaj PD-së

s-f-sPartia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Korçë. Sotiraq Filo, Kandidati i PS-së ka arritur të fitoje me 10.670 vota diference duke marrë në total 15953 vota, ndërsa kandidati i djathtë, Sotiraq Stratobërdha, ka marrë vetëm 5283 vota.

Procesi i numërimit të votave ka nisur mbrëmë rreth orës 22:00 dhe ka vijuar pa ndonjë problem deri në shpalljen e rezultatit.

Mbyllet votimi në Korçë, KQZ: Pjesëmarrja 30.9%

Është mbyllur votimi në 101 qendrat e votimit në qytetin e Korçës, ku sot u votua për kreun e ri të bashkisë së këtij qyteti.

Pjesëmarrja e votuesve ka qenë krahasimisht më e pakët, ndryshe nga zgjedhjet e dy viteve më parë për Bashkinë e Korçës, por edhe nga ato të 23 qershorit.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, deklaroi se pjesëmarrja për qytetin e Korçës ishte 30,9%. Procesi i votimit u zhvillua pa incidente, por nuk munguan akuzat dhe kundërakuzat nga ana e të dy shtabeve elektorale.

Partia Demokratike ka akuzuar sot shumicën qeverisëse dhe kandidatin e saj në Korçë për ushtrim presioni ndaj votuesve.

”E gjithë administrata e Bashkisë Korçë ndodhet në shkollën ”Raqi Qirinxhi”, ku po u bëhet presion votuesve”, –  kane deklaruar përfaqësues të shtabit elektoral të PD-së.

Por, akuzat jane hedhur poshtë nga kandidati i PS në Korçë, Sotiraq Filo i cili i bërë apel qytetarëve për votim masiv.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme ndaj ftoj qytetarët të votojnë masivisht. Sa për akuzat e PD, nuk kam shkuar në atë shkollë që përmendin ata, vetëm sa kam kaluar aty kalimthi në atë qendër votimi”.

Korçë nisin votimet, situata zgjedhore e qetë

Korça voton sot për kreun e ri të bashkisë, pas dorëhejqes së Niko Peleshit, i cili u përfshi në kabinetin e qeverisë Rama,si zv/kryeministër.

71 800 zgjedhës, në qytetin e Korçës, pritet t’i drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit, ku do të zgjedhin ndërmjet Sotiraq Filos që kandidon në koalicionin e majtë, i mbështetur nga PS-LSI e FRD dhe Sotiraq Stratobërdhës në koalicionin e djathtë..

Sotiraq Filon,me profesion inxhinier elektrik, prej vitit 2007 mban postin e zv/ kryetarit në bashkinë e Korcës, ndërsa Sotiraq Stratobërdha, ish-deputet në legjislaturën e parë ,me profesion jurist, aktualisht mban postin e kancelarit në prokurorinë e rrethit, në qytetin juglindor.

Zyrtarisht procesi i votimit nisi në orën 07:30 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 18:00.

Gjithsej do të jenë 101 kuti votimi që do të hapen dhe numërohen në ambientet e Pallatit të Sportit, “Tamara Nikolla”.

 

Burri mbyt me këllëfin e jastëkut bashkëshorten

policiaKrimi në familje shënon viktimën e radhës. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë orëve të para të mëngjesit në banesë, në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Policia bën të ditur se autori i ngjarjes është Fehmi Brahja, 49 vjeç, i cili ka vrarë, duke e mbytur me këllëf jastëku gruan e tij Refije Brahja, me profesion mësuese. Krimi ka ndodhur rreth orës 01:00- 02:00. Sipas informacioneve të para, mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një zënke mes çiftit, pasi burri ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se 49-vjeçari, e ka lidhur më parë në qafë me këllëfin e jastëkut dhe më pas e ka shtrënguar, deri sa gruaja 45-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Bashkëshorti vrasës, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa. Policia është njoftuar nga familjarët e çiftit në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se çifti ka dhe 3 fëmijë të moshave 21,20 dhe 15 vjeç, por në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë dëshmitarë. Sot në mëngjes rreth orës 08:00 Fehmi Brahja është dorëzuar në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me krimin e kryer.

Ndërkohë familjarët e 49-vjeçarit Fehim Brahaj deklarojnë se viktima vuante nga probleme kardiake dhe se mund ti ketë pushuar zemra gjatë konfliktit me bashkëshortin. Forca të policisë së kryeqytetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Çamëria në protestë: Papulias je shqiptar

cameria protestePresidenti i Greqisë, Karolos Papulias, nis axhendën zyrtare të takimeve në Tiranë, ku sot në mëngjes është pritur me një ceremoni në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani.

Më pas dy presidentët kanë vijuar me bisedimet dypalëshe, ku kanë marrë pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.

Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi.

Më pas Nishani dhe homologu i tij Papulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në hotel “Rogner”, në 4 nëntor 2013.

Ndërkaq sipas njoftimit të Presidencës greke të martën, Papulias do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.

Shoqata “Çamëria” në protestë

Ndërsa presidenti grek Karolos Papoulias ka nisur takimet e tij me personalitetet shqiptare, Shoqata “Çamëria” protestoi paqësisht në orën 10:00 përpara Piramides. Në fillim u caktua si vend tubimi zona para Pallatit të Kongreseve dhe ajo para Presidencës, por policia ndryshoi destinacionin e tubimit të çamëve.

Shoqata “Çamëria”  i kërkuar presidentit grek Karolos Papulias dhe institucioneve greke se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij.

Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana kërkoi të mbajë fjalën për t`i dhënë zgjidhje çështjes çame.

“Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë, kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën” tha ai.

Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e t’u çam që nuk hoqën dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës”, iu drejtua Idrizi presidentit grek.

Idrizi theksoi se Papulias duhet të rikujtojë fëmijërinë e tij, pasi nuk është evropiane të mohohet gjenocidi, feja, pasuria dhe nderi i bashkëkombësve.

“Autoritete tona të kanë ftuar si mik dhe ju duhet të mbani vendin e mikut, shqiptari është dalluar për mikpritjen, por ne nuk pranojmë dot një mik që na tregon se ku e kemi vendin në shtëpinë tonë. Nga ne nuk të gjen gjë, zoti ju mëshiron dhe ju falë mëkatet që keni bërë ndaj një populli të tërë, ne jemi gjallë e do të jemi brez pas brezi për të kërkuar të drejtat tona”, tha Idrizi.

Idrizi i ka bërë thirrje edhe autoriteteve shqiptare, presidentit, kryeministrit, liderit të opozitës,kreut të Parlamentit të mos nëpërkëmbin dinjitetin e shqiptarëve. “Ne ndoshta nuk u japim shqiptarëve jetesë me të mirë, por e keni për detyrim t’u jepni dinjitet dhe dinjitetin mos ua shkelni, rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria”, shtoi Idrizi

Shoqata “Çamëria” fton shqiptarët në protestë

Në një deklaratë për shtyp dje, kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana ftoi të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në mbështetje të çështje çame: Në emër të miqësisë së qëndrueshme midis dy kombeve, Shoqata “Çamëria” i kërkon presidentit grek, zgjedhje përfundimtare të këtyre problemeve. Ne i kërkojmë presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjitha ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e Luftës. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve greke ndaj këtij Traktati duhet të njihen detyrimet ndaj popullsisë çame dhe shqiptare në përgjithësi, sa i takon pranimit të fajit për gjenocidin, njohjes së të drejtave themelore të njeriut, ku përfshihet e drejta për restaurimin e shtetësisë, të drejtat pronësore, ato kulturore, gjuhësore, etj. Në veçanti, meqenëse Greqia vazhdon të insistojë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papoulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, dhe të monumenteve që përkujtojnë dëshmorët tanë në luftën antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj”.

Shoqata “Çamëria”, vlerëson qëndrimet e fundit të shtetit shqiptar, dhe thekson se politika shqiptare duke kërkuar respektimin e parimit të reciprocitetit, do të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese dhe kombëtare për çuarjen përpara të çështjes çame”.

Policia e Tiranës ndryshoi vendin e tubimit të Shoqatës “Çamëria” pas kërkesës së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie.

Shoqata ‘Çamëria’ kërkoi që tubimi të mbahej para Presidencës, por pas kërkesës nga ambasada greke për ndryshimin e vendit ky tubim do të mbahet para Piramidës në orën 10:00. Lajmi konfirmohet nga deputeti i PDIU, Tahir Muhedini.

Policia bën me dije se ka miratuar lejen për tubim para Piramidës.

38 masa disiplinore për policët e krimit ekonomik

POLICIA_TIRANEOperacioni policor “Fund marrëzisë” përveç goditjes së paligjshmërisë në aktivitetin e lojërave të  e fatit ka shërbyer edhe për të nxjerrë përgjegjësitë konkrete të punonjësve të policisë në sektorët e Krimit Ekonomiko-Financiar pranë të gjitha Drejtorive të Policive në Qarqe, për të cilët pas verifikimeve të detajuara janë dhënë në total 38 masa disiplinore, prej të cilave 21 masa të rënda dhe 17 masa më të lehta, njofton Ministria e Brendshme.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm prej datës 17 tetor kanë kontrolluar dhe verifikuar e veprimeve të punonjësve të këtyre strukturave. Nga këto verifikime u evidentuan mangësi në drejtim të vënies para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit, që kanë organizuar veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit, të parashikuara në nenet 197 e 198 të Kodit Penal”, shkruan deklarata e ministrisë.

Nga të dhënat dhe informacionet e grumbulluara në kuadër të këtyre inspektimeve, ka rezultuar se lidhur me këto vepra penale:Gjatë periudhës Janar – 13 Tetor 2013 janë referuar në prokurori vetëm 71 raste.

Ndërkohë gjatë zbatimit të planit operacional “Fund marrëzisë” deri më datë 31 tetor numri i rasteve të referuara në prokurori është 494 raste.

Në përfundim të verifikimeve, pas analizës së bërë rasteve të referuara gjatë vitit 2013 lidhur me këtë veprimtari të paligjshme, mangësive të konstatuara në grumbullimin e informacioneve policore, mangësisë së dosjeve përkatëse për këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe mungesës së theksuar të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me agjencitë e tjera ligjzbatuese në funksion të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, filloi ecuria disiplinore ndaj punonjësve përgjegjës.

Pas shqyrtimit dhe verifikimit të shkeljeve për 21 punonjës të strukturave kundër krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe u dhanë masa për shkelje të rënda disiplinore, si  “përjashtim nga Policia e Shtetit”, “ulje në gradë për një vit”, “pezullim pa pagesë”, “shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit”.  Ndërkohë për 17 punonjës të tjerë u dhanë masa për shkelje të lehta disiplinore si: “vërejtje me paralajmërim” dhe “gjobë sa paga e punonjësit në 5 ditë pune”.

INUK-u vendos shembjen e pallatit të vjehrrit të Bashës

pallati-i-lulit-INKUK-u ka vendosur që të shembë pallatin e shunmëpërfolur në Vlorë, i cili është ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës.

Ekspertët dhe drejtuesit e INUK-ut bënë matjet e fundit ditën e sotme dhe spastruan zonën përreth, duke bërë gati përgatitjet për shembjen e pallatit.

Pritet që pallati të shembet javën e ardhshme. Ky operacion u drejtua nga vetë kryeinspektori i INUK-ut, Zyhdi Dajti, i cili konfirmoi ky objekt është në listën e 190 objekteve që do të prishen.

Aksioni, që ka filluar prej dy ditësh, ka vijuar dhe sot prej inspektorëve të INUK në Vlorë dhe kreut të këtij institucioni, Zydi Dajti.

Inspektorët kanë bllokuar parkimin e godinës, e cila do të shërbente si hotel. Matjet kanë treguar se objekti është i paligjshëm.

Çfarë po ndodh me Messin?

Lionel-Messi1Të gjithë të apasionuarit e futbollit shtrojnë një pyetje çfarë po ndodh me Mesin. Një gjë është shumë e dukshme që argjentinasi nuk e ka më atë buzëqeshje dhe formë siç e ka pasur më parë. Edhe në takimin e  fundit ndaj Espanjoli gjurmën e vetme dhe vendimtare e dha një tjetër futbolllist, Aleksis Sanchez.

Në fakt numrat e sezonit ët kaluar për pleshtin janë të frikshme por ato gjithmonë kanë ardhur drejt rënies. Sezonin e  kaluar ai ka luajtur në këtë pikë ai ka pas luajtur 20 ndeshje, 15 me blaugranët dhe 5 me kombëtaren dhe shënoi 20 gola, ku 17 prej tyre me Barçën. Sivjet ai ka luajtur në 15 ndeshje 14 me Barcelonën dhe 1 me Argjentinën, ku ka shënuar 14 gola, 12 prej të cilëve më Kampionët e Spanjës. Po ët shohim mesataren në fakt është e ngjashme, ku 3 prej të cilave I ja shënuar në 8 ndeshje. 40 ditë të kaluar në bokse kanë qenë të rënda për Mesin. Hera e fundit që ai nuk ka luajtur për 6 ndeshje ka qenë në moshën 6 vjeçare.

Mesin që nga sezoni I kaluar vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë. Pas verës problem duket se u kalua, por u rishfaq me 28 shtator .Pleshti u rikthye me 19 shtator dhe shënoi vetëm ndaj Milanit. Kundër Realit luajti një ndeshje me dy fytyra.

Një tjetër faktor tjetër që mund të ketë ndikuar ndoshta është edhe ndryshimi taktik me Problemi nuk është se duhet braktisur skema tika taka pro duhet përsosur. Më par pleshti ishte o pandalshëm ndërsa tashmë nga shifrat e vrapimit në fushë ai lë për të dëshiruar.

Një lajm i mirë është që Barcelona fiton 30 për qind të takimeve në kampionat pa Mesin, dhe luan e qetë edhe në Champions. Një pjesën e e mirë e meritës duhet theksuar se shkon për Neymar. Braziliani deri tani ka dhuruar 7 asist dhe ka shënuar 4 gola në kampioant dhe Superkup.

Ndërkaq duhet ende të presim pasi pleshti kurrë nuk dihet se cafrë mund të dhuroj. Në prag është edhe Botërori dhe ndoshta ai po kursehet për të shpërthyer në takime vendimtare.

Maratona e Nju Jorkut, nën masa të rrepta të sigurisë

maratona-New-York-280x200Autoritetet e New Yorkut kanë marrë masa sigurie shtesë, për maratonën që do të zhvillohet sot në rrugët e qytetit. Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo sulm të ngjashëm me atë që ka ndodhur në maratonën e Bostonit, më 15 prill.

Sipas policisë, disa mijëra policë, zhytës, helikopterë, qenë që nuhasin bombat dhe kamera do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e garës prej 42.2 kilometrash.

“Kemi pa dyshim prani të madhe të uniformave”, ka thënë komisionari i Departamentit të policisë në New York, Ray Kelly.

Nga sulmet në maratonën e Bostonit kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 264 të tjerë.

Në maratonën e New Yorkut pritet të marrin pjesë rreth 48,000 vrapues.

Vitin e kaluar, maratona në New York është anuluar për shkak të super-stuhisë Sandy.

Tana: Papulias të abrogojë ligjin e luftës dhe të pranojë ngritjen e varrezave çame në Greqi

papouliasShoqata Çamëria do të protestojë nesër përpara presidencës, me rastin e vizitës së presidentit grek në Tiranë, Karolos Papulias.

Kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana, në një konferencë për mediat, i ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në protestën paqësore për presidentin grek.

” Vizita dy ditore e presidentit grek, Karolos Papulias, në Shqipëri, është rasti më i mirë që shoqata Çamëria t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij.

 Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Duke respektuar rekomandimin e tij, ne besojmë se zoti Papulias nuk do të tërhiqet nga ajo çfarë ka thënë 20 vjet më parë “, -ka deklaruar Tana.

 Më tej ai ka shtuar : “Ne i kërkojmë presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë.

Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të,  në veçanti ligjin e luftës”.

  Tana i ka kërkuar presidentit grek që të pranojë ngritjen e varrezave të komunitetit çam në Greqi.

“Në veçanti, meqenëse Greqia vazhdon të insistojë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, dhe të monumenteve që përkujtojnë dëshmorët tanë në luftën antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj “, -ka përfunduar kreu i shoqatës Çamëria.