Hetimet për incidentin në Los Anxheles

20

1383431008000-GTY-186640067Autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyen që e shtyu një person të hapte zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit dje, duke vrarë një agjent të sigurisë federale dhe plagosur të paktën dy oficerë të tjerë. Disa persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thonë se personi që hapi zjarr, i cili u identifikua nga autoritetet si 23-vjeçari Paul Ciancia,  banor i Los Anxhelosit,  kishte një copë letër me vete ku shkruhej: Vrit agjentë të sigurisë në aeroport.

Ata thonë se në shënim lihej të kuptohej se ai nuk kishte interes t’u bënte keq “njerëzve të pafajshëm”. Policia thotë se e plagosi personin dhe më pas e arrestoi. Sipas të dhënave duket se personi i armatosur veproi i vetëm./VOA/