Theret me thikë gruaja shtatzënë, foshnja lind pa probleme

25

gruaja e therurNjë grua 9-muajshe shtatzënë, është therur me thikë dhe është rrahur teksa ishte duke folur në “Facetime” me burrin e saj.

Rachel Poole, është sulmuar nga një 19-vjeçar, i cili i kishte para borxh gruas, pasi i kishte prishur makinën. Burri i saj, Justin ndodhej në Azinë jugperëndimore për punë.

Gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda në trup dhe në fytyrë. Ajo po ashtu ka humbur njërin sy gjatë sulmit, po fatmirësisht, foshnja e saj, Isabella ka lindur pa ndonjë problem mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë Justin Poole është rikthyer në mënyrë urgjente në SHBA, ndërsa pak orë më vonë shkroi në Facebook.

“Kjo ka qenë biseda më e vështirë që kam pasur në jetë. Ajo nuk shikon tani me një sy, dhe më tha nëse kjo do ta shkatërronte martesën e tyre. Gruaja ime është gruaja ime derisa unë të mos marr frymë më. Asnjë njeri nuk mund ta ndryshoj këtë. Edhe pse kësaj radhe nuk isha këtu për ta mbrojtur kjo nuk do të ndodh asnjëherë më. Po ua jap fjalën”.