Naço: Byroja Kombëtare e Hetimit do të hetojë zyrtarët e lartë

28

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka sqaruar për publikun, se si do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas tij, BKH do të jetë si një bërthamë (nukël) përgjegjëse për të hetuar zyrtarë e lartë të administratës, por që do të kontrollojë gjithashtu dhe zyrtarët e mesëm apo të lartë.

Byroja Kombëtare e Hetimit do ngrihet si një nukël përgjegjës për të hetuar zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, por sigurisht do drejtojë dhe kontrollojë për pjesën e zyrtarëve të mesëm dhe të ulët. Pra do jetë një strukturë që krahas detyrave të tjera që bën për të hetuar, do hetojë si një nukël në rastet e korrupsionit, për të cilët besoj se dhe ju dhe ndërkombëtarët presin më shumë nga kjo mazhorancë”,- deklaroi Ministri Naço.

Ministri Naço ka folur edhe mbi ndryshimet në sistemin e drejtësisë, në lidhje me paketën e re duke nënvizuar se ndryshimi i kompetencës, pra hetimi i rasteve të korrupsionit që do të bëhet nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, do të japë efektet e duhura. “Pra i japim këtij institucioni mundësinë që të reagojë dhe të luftojë realisht korrupsionin”, – tha kreu i drejtësisë.