Rama mbi armët kimike: Do përfaqësoj me dinjitet interesat kombëtare në bisedime me SHBA-në

ramaKryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me debatin, që ka përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, mbi një vendim të mundshëm të asgjësimit të armëve siriane në territorin e Shqipërisë. Rama deklaroi se, për momentin nuk është marrë ende një vendim dhe në rast se, do të lind nevoja për të marrë një vendim, ai do të jetë transparent. Rama theksoi gjithashtu se, thjesht është folur me autoritetet amerikane mbi këtë temë dhe se, duhen marrë parasysh dhe përgjegjësitë, që lindin duke qenë vend anëtar i NATO-s, përballë detyrimit për ndihmesë në shkatërrimin e armëve vrasëse të një regjimi vrastar.

Rama tha se, qytetarët shqiptarë duhet ta dinë, se ai është i vetëdijshëm dhe se është në krye të detyrës me dinjitetin e duhur për të përfaqësuar interesat kombëtare në diskutimet me SHBA-të.

Deklarata e plote e Ramës

Kjo hyn në çështjen e dialogut të brendshëm, unë dua të theksoj shumë qartë, fakti që nuk na më shumë informacion se sa informacioni që ka dhënë Ministri i Jashtëm para Komisionit të Jashtëm ka të bëjë me faktin se nuk ka më shumë informacion. Kemi thënë mes Bushatit, duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar nga SHBA dhe në këndvështrimin tim e kundërta do të ishte shqetësuese, që Shqipëria të mos kontaktohej, për një çështje që janë në kontakt të gjitha vendet e NATO-s.

Kemi thënë se në fillimin e këtyre kontakteve ka pasur bisedë mes meje dhe Kerri për 30 minuta ku kemi diskutuar për këtë çështje dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë se ne jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim vendim, në momentin që do na duhet të marrim vendim këtë do ta ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me parlamentin.

Do të thotë që në kushtet në të cilat flasim jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë shumë të lartë që ka krijuar kjo çështje, por nga ana tjetër u them shqiptarëve se pjesa më e madhe e gjërave që thuhen janë të pavërteta, ashtu sikundër nga ana jonë as nuk na takon, e as nuk është në etikën e familjes euroatlantike që të bisedojmë jashtë nesh në kuptimin e njerëzve që po bisedojnë në emër të vendeve anëtare për atë që po bisedojmë brenda për brenda, që përfshin një gamë të gjerë çështjesh, por që nuk lidhet ende me një vendim.

Askush nuk duhet ta harrojë, se jemi anëtare të NATO-s, e duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi, që është çarmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm, se nuk ka një të tillë me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto katër vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat duke filluar nga ndalimi i importit të plehrave, të krahasosh këto dy gjëra është e padrejtë.

Së dyti është shumë e rëndësishme që çdo qytetar i shqetësuar, çdo prind, çdo gjysh e gjyshe që ndjek me drithërim lumin e të pavërtetave që rrjedh përditë para syve të vet duhet ta dijë se unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitetin më të plotë në këtë diskutim me SHBA e gjithë të tjerëve interesin kombëtar të vendit që është i pandashëm në çështjet e sigurisë nga interesi i SHBA po edhe të çdo familje shqiptare. Arsyeja pse ende nuk i kam takuar direkt përfaqësuesit e kësaj proteste me disa nga të cilët kam komunikuar personalisht, nuk është heshtje që fsheh gjësend, por sepse nuk jemi ende, dhe mund të mos jemi në pikën që na duhet të marrim një vendim.

Nëse do mendoj se duhet të marrim vendim, do ta ndaj me publikun, Kuvendin, por në radhën me të parë me përfaqësuesit e protestës, por duke e mbështetur mbi tërësinë shteruese që i duhen çdo shqiptari, jo vetëm për të mos pasur frikë, as thjesht për të qenë i qetë, por krenar për Shqipërinë dhe i vetëdijshëm për çdo arsye të drejtësisë së një vendimi të tillë.

 

 

Berisha: Qeveria Rama-Meta i sheh qytetarët dhe opozitën si armik

Sali BerishaNdonëse nuk i është përgjigjur akoma akuzave për shkatërrim të fshehtë të armëve kimike gjatë qeverisjes së tij, të bëra publike sot nga e përditshmja Dita, ish Kryeministri Sali Berisha e konsideron qeverinë Rama- Meta si të papërgjegjshme, pasi po mban kodin e heshtjes ndaj qytetarëve shqiptarë për shkatërrimin e armëve siriane.

“Te dashur miq, prej mese tre javesh opinioni publik shqiptar ndjek thellesisht i tronditur lajmet e mediave boterore, sipas te cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen ne Shqiperi te arsenalit sirian prej 1300 ton (njerit prej me te medhenjeve ne bote) te armeve kimike per tu shkaterruar ne vendin tone.

Nderkohe qeveria Rama – Meta, ne nje akt te papergjegjshem por dhe poshterues mban me fanatizem kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozites shqiptare sikur keta te mos egzistonin, te mos jetonin ne kete vend apo sikur ata nuk duhet te kene qendrimin e tyre te bazuar ne te dhena te sakta per nje çeshtje te rendesise te dores se pare, jo vetem per boten dhe qeverine shqiptare por dhe per opoziten dhe qytetaret shqiptar.

Ata flasin me shqiptaret dhe opoziten sikur flasin me armiqte apo me palen e Asadit dhe ky eshte turp dhe vetem turp. Informimi i qytetareve dhe opozites eshte detyrim ligjor dhe kushtetues. Por per qeverine Rama – Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne! sb”,- shkruan Berisha ne FB.

Tom Cruise i dashuruar me Cameron Diaz

Diaz-Cruise
Diaz-Cruise
Diaz-Cruise

Tom Cruise, i cili sapo është divorcuar nga bashkëshortja e tij Katie Holmes, flitet të jetë në një lidhje dashurie me bukuroshen Cameron Diaz. Ndonëse të dy e kanë mohuar këtë lidhje, e cila është bërë pjesë e raportimit dhe në gjyqin e divorcit, duket se lidhja mes tyre, nuk është thjesht thashethem. Çifti është fotografuar së bashku, teksa Diaz festonte ditëlindjen e saj, ndërkohë që Cruise mohon të ketë qenë prezent në atë festim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Diaz-Cruise
Diaz-Cruise

 

Diaz-Cruise
Diaz-Cruise

 

Diaz-Cruise
Diaz-Cruise

 

Diaz-Cruise
Diaz-Cruise

 

 

 

 

 

Nis Dialogu i Lartë BE-Shqipëri, Fyle: Bashkëpunim dhe fokus mbi integrimin europian

big_11-nentor-rama-fylePas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mbi hapjen e Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri Fyle theksoi se dialogu i nivelit të lartë, që u hap sot konsiston në 5 prioritetet kyçe. Sipas Komisionerit është e rëndësishme të strukturohet bashkëpunimi dhe të mbahet fokusi në integrimin evropian.

“Reagimi i KE për përpjekjet e Shqipërisë është një angazhim më i madh nga ana jonë. Mendoj se shqiptarëve u duhet dhënë një ide e qartë e kësaj rruge drejt BE dhe duhet të shohin hapa konkrete. Ne sot kemi pasur kënaqësinë të lançojmë dialogun e nivelit të lartë për prioritetet kyçe, ne i referohemi atyre 5 që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe rekomandimit te KE për statusin. Shpenzuam tre orë, por kemi nxjerrë edhe përfundime të përbashkëta. Së pari, kishim mundësinë të përkufizojmë mbështetjen në procesin e integrimit për Shqipërinë, synimi është te strukturohet bashkëpunimi dhe të ndihmojmë Shqipërinë që ta mbajë fokusin te integrimi. Së dyti, kemi konfirmuar se gjithëpërfshirja dhe transparenca është element kyç, dhe e theksoi Kryeministri pjesëmarrjen e kryetares për komisionin e integrimit, zonjën Bregu. Ne do e fuqizojmë këtë element në dialogun e nivelit të lartë”,- tha Fyle.

Kroacia goditet nga një stuhi e fortë, era 221 km/orë

640x360_245642Një stuhi e fuqishme ka goditur Kroacinë, ku era ka arritur në një shpejtësi deri në 221 km/orë.

Funksionimi i transportit është bllokuar në kryeqytet, Zagreb. Në brigjet e Adriatikut, tragete të shumtë e kishin të pamundur të qarkullonin.

Raportohet, se një person ka gjetur vdekjen pas rrëzimit të një peme nga era e fuqishme dhe 5 persona të tjerë janë plagosur rëndë, në veri të vendit.

 

 

Topalli: Edvin Kimiku kundër Kushtetutës së Shqipërisë

jozefina topalliIsh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetin social Facebook, një reagim kundër Kryeministrit të vendit duke e konsideruar këtë të fundit si “Edvin Kimiku”. Ende pa u marrë një vendim në lidhje me pranimin e armëve kimike siriane në vend, ish Kryetarja akuzon kreun e qeverisë për shkelje të Kushtetutës, nëpërmjet zhargonit të saj karakteristik dhe të veçantë për veshët e opinionit publik.

”KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË kundër Edvin KIMIKUT!

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, m e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,

Neni 56

Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

KREU V
OBJEKTIVAT SOCIALË

Neni 59

1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;

d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm,”-shkruan Topalli.

Koka për armët kimike: Jo politizimit, të gjithë do jetojmë në të njëjtin vend

731Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i është përgjigjur interesimit të medias në lidhje me vendimin mbi asgjësimin e armëve kimike siriane. Reagimi i Kokës ka ardhur në momentin kur ai pritej të nisej për të marrë pjesë në aktivitetin në Durrës të Green Line Albania me temë “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.

Koka deklaroi se qeveria është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë dhe se e ardhmja e të gjithëve është në këtë vend.

“Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj. Analistët dhe vetë mediat kanë shkruar shumë më parë sesa vendimi i marrë nga qeveria. Qeveria shqiptare është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë. Çdo qytetar flet për dëmin që mund t’i krijohet vendit dhe të ardhmes që fëmijëve tanë. Ju garantoj që edhe e ardhmja e politikanëve shqiptarë është në Shqipëri. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë dhe vendimet tona do të përkojnë me të ardhmen e sigurtë të Shqipërisë”- tha ai.

Ministri Koka shtoi se, akoma nuk ka një vendim dhe se çështja do të diskutohet si në qeveri por edhe në parlament.

“Kjo është një çështje që do të diskutohet në qeveri dhe në parlament. Do të doja që gjërat të mos politizohen, këtu po flasim një problem akoma të pashtjelluar dhe do të jetë përgjegjshmëria e madhe qoftë edhe e ministrisë së Mjedisit për ta analizuar këtë problem”,  tha Koka.

 

 

PE, ndërmarrjet informatike: NSA nuk ka akses direkt në të dhënat e klientëve

PE/fotoalbaniaplus
PE/fotoalbaniaplus

Përgjegjësit e Google, Microsoft dhe Facebook kanë mohuar, se i kanë dhënë NSA-së apo ndonjë qeverie tjetër mundësi për hyrje direkte, ose hyrje të lirë në serverat e tyre. Ky pohim u bë gjatë seancës së 9-të mbi përgjimin masiv të NSA-së mbi qytetarët e BE-së, të organizuar të hënën në Parlamentin Europian. 

Jim Sensenbrenner i Kongresit Amerikan i konfirmoi eurodeputetëve që abuzimet e NSA-së, janë kryer jashtë autoritetit të Kongresit. “Shpresoj, se kjo na ka shërbyer si mësim dhe se kontrolli do të jetë më strikt”, – ka deklaruar ai. 

Implikimi i angazhimeve tregtare në survejimin masiv amerikan, ishte në qendër të seancës këtë të hënë në PE. Përgjegjësit e Microsoft, Google dhe Facebook kanë mohuar akuzat e shfaqura në media dhe kanë pohuar, se nuk i kanë dhënë asnjë qeverie, mundësi hyrje në informacionet e klientëve të tyre, prezent në këto servera.

Gjatë seancës, eurodeputetët dëgjuan dëshminë e M. Sensenbrenner, President i Nën-Komisionit mbi Kriminalitetin, Terrorizmin, Sigurinë e Brendshme dhe Hetimeve në Kongresin Amerikan, i cili së bashku me senatorin Patrick Leahy, kanë bërë të mundur futjen e ligjit për lirinë e informacionit. Objektivi i këtij ligji, është t’i jepet fund mbledhjes masive nga NSA të regjistrimeve të komunikimeve të qytetarëve amerikan, duke modifikuar Aktin Patriotik Amerikan./i.t/

 

 

 

Rama për armët kimike: Nëse do vendosim, do të monitorohemi nga specialistë të NATO-s

Albanian opposition leader Edi Rama gives a press conference February 1, 2011 in Tirana. Rama called for fresh anti-government protests in the capital on January 4th, for the third week in succession. He said the marches in the Tirana and at least four other cities were to demonstrate "peaceful resistance" to the government. Three people were killed during an anti-government protest in Tirana on January 21st. Rama said he had spoken to European Union foreign policy chief and EU enlargement commissioner who told him they were ready to mediate in the opposition's dispute with the government.       AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Kryeministri i vendit Edi Rama ka diskutuar ne lidhje me mundësinë për vendosje në lidhje me çmontimin e armëve kimike në vend. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Panorama.

Sipas kësaj gazete, Kryeministri i vendit ka deklaruar se është kontaktuar nga zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët i kanë kërkuar mendim rreth mundësive që ka Shqipëria për asgjësimin e armëve kimike siriane.

“Nëse do të vendosim çmontimi nuk do të jetë i rrezikshëm, do të monitorohemi nga specialistë të NATO-s”  raportohet të ketë thënë Rama përpara deputetëve socialistë.

Fyle- Bashës : Duhet dialog konstruktiv politik

Stefan-Fyle-2Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Stefan Fyle pasi është takuar edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar në rrjetin social Twitter, nevojshmërinë e një dialogu konstruktiv politik në vend.

Duket se Komisioneri është kujdesur të përcjellë të njëjtin mesazh edhe shumicës qeverisëse edhe opozitës se vendi ka nevojë reale për një komunikim dhe dialog real të forcave politike.

Vizita dyditore e Komisionerit do të vijojë me takime të tjera me drejtues të tjerë të lartë politik në vend.