PE, ndërmarrjet informatike: NSA nuk ka akses direkt në të dhënat e klientëve

52
PE/fotoalbaniaplus
PE/fotoalbaniaplus

Përgjegjësit e Google, Microsoft dhe Facebook kanë mohuar, se i kanë dhënë NSA-së apo ndonjë qeverie tjetër mundësi për hyrje direkte, ose hyrje të lirë në serverat e tyre. Ky pohim u bë gjatë seancës së 9-të mbi përgjimin masiv të NSA-së mbi qytetarët e BE-së, të organizuar të hënën në Parlamentin Europian. 

Jim Sensenbrenner i Kongresit Amerikan i konfirmoi eurodeputetëve që abuzimet e NSA-së, janë kryer jashtë autoritetit të Kongresit. “Shpresoj, se kjo na ka shërbyer si mësim dhe se kontrolli do të jetë më strikt”, – ka deklaruar ai. 

Implikimi i angazhimeve tregtare në survejimin masiv amerikan, ishte në qendër të seancës këtë të hënë në PE. Përgjegjësit e Microsoft, Google dhe Facebook kanë mohuar akuzat e shfaqura në media dhe kanë pohuar, se nuk i kanë dhënë asnjë qeverie, mundësi hyrje në informacionet e klientëve të tyre, prezent në këto servera.

Gjatë seancës, eurodeputetët dëgjuan dëshminë e M. Sensenbrenner, President i Nën-Komisionit mbi Kriminalitetin, Terrorizmin, Sigurinë e Brendshme dhe Hetimeve në Kongresin Amerikan, i cili së bashku me senatorin Patrick Leahy, kanë bërë të mundur futjen e ligjit për lirinë e informacionit. Objektivi i këtij ligji, është t’i jepet fund mbledhjes masive nga NSA të regjistrimeve të komunikimeve të qytetarëve amerikan, duke modifikuar Aktin Patriotik Amerikan./i.t/