Ish Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetin social Facebook, një reagim kundër Kryeministrit të vendit duke e konsideruar këtë të fundit si “Edvin Kimiku”. Ende pa u marrë një vendim në lidhje me pranimin e armëve kimike siriane në vend, ish Kryetarja akuzon kreun e qeverisë për shkelje të Kushtetutës, nëpërmjet zhargonit të saj karakteristik dhe të veçantë për veshët e opinionit publik.
”KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË kundër Edvin KIMIKUT!
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, m e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
Neni 56
Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.
KREU V
OBJEKTIVAT SOCIALË
Neni 59
1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;
d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm,”-shkruan Topalli.



