Kryeministria mohon zërat e përhapur: Përsërisim që nuk është marrë ende vendim

15

siria-armi-chimiche-usa

Burime afër qeverisë nuk i konfirmojnë zërat e përhapur pak orë me parë që është marrë vendimi për tu tërhequr nga negociatat për armët kimike siriane. Të pyetur nga e përditshmja DITA burime afër zyrës së komunikimit në Kryeministri thanë se i qëndrojnë deklarimeve zyrtare të mëparshme që “nuk është marrë vendim”.

Burime nga qeveria : Armët kimike nuk do të pranohen, mbledhja në orën 17:30

Ndonëse Kreu i Qeverisë Edi Rama ndodhet në një vizitë diplomatike jashtë vendit, burime nga qeveria kanë konfirmuar për News 24, se Shqipëria nuk do t’i pranojë armët kimike për shkatërrim.

Burimet saktesojnë se, sot qeveria do të mblidhet në orën 17:30 dhe se vendimi paraprak është refuzim i pranimit të tyre në territorin e Shqipërisë.

Protestat kundër armëve kimike po zhvillohen në këto momente paralelisht në disa qytete, Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës. Shoqëria civile, militantë të partive politike, nxënës dhe studentë janë bërë bashkë për të protestuar kundër pranimit të mundshëm nga ana e qeverisë të shkatërrimit të armëve kimike në vend.