Armët kimike, Ruçi: Nuk do të ketë vendim që cenon interesat e qytetarëve

14

largea_gramoz-ruci1346667848Kreu i Grupit Parlamentar të Partsië Socialiste Gramoz Ruçi, pas rifillimit të ndërprerjes së seancës parlamentare, deklaroi në lidhje me armët kimike, se nuk do të ketë asnjë vendim që cenon interesat e qytetarëve. Ruçi vlerësoi protesat e qytetarëve si një përgjegjësi e lartë demokratike dhe akuzoi deputetin Berisha si një individ që kërkon të bëjë pis edhe këtë element demokratik të shfaqur nga qytetarët.

“Kam ndjekur me vëmendje reagimin qytetar dhe pas 22 vjetësh demokraci mund ta them me plot gojën që e kam ndier veten krenar. Qytetarët e vendit tim për një çështje të vendit të tyre, për një çështje që është në diskutrim protestojnë. Kjo flet për përgjegjësi qytetare. Si politika dhe qytetar i këtij vendi përgëzoj të gjithë ata që protestojnë. Kjo është demokracia. Por duke parë e dëgjuar në Parlament kryetarin e PD dhe kryeministrin në hije të opozitës, që flet për panik e tmerr në familjet shqiptare, e gjithë kjo krenari më bën të them : Pse o njeri që edhe një gjë të mirë që lulëziu në Shqipëri e bëre pis. Pse këtë civilizim kërkon ta kthesh mbrapsht. Pse kërkon të sillesh në këtë vend si një fantazmë. Mos e trash zullumin se boll i ke bërë këtij vendi. Ju garantoj jo vetëm në emrin tim, por në emër të maxhoranës socialiste, se ne kemi të gjitha përgjegjësistë dhe jemi të vetëdijshëm për hapat poltike dhe institucionale që kemi hedhur. Nuk ka deri më sot asnjë vendim për këtë çështje dhe nuk do të ketë ndonjë të tillë që cenon interesat e qytetarëve”, tha Ruçi.