Tiranë, makina në ecje përfshihet nga flakët

Makina e shperthyerNjë makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, pranë bllokut të ambasadave në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës”. Tashmë në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse, e cila po mundëson shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka raportime nga policia për personat e implikuar në këtë gjendje mjaft kritike, nëse ka persona të plagosur apo jo. Kjo ngjarje ka shkaktuar vështirësi qarkullimi për automjetet. Autoritetet po punojnë për hetimin dhe zbardhjen e plot të ngjarjes.

Tahiri: S’ka procedim penal për protestuesit

saimir tahiriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka përgënjeshtruar raportimet nga mediat se organizatorët e protestës kundër armëve kimike janë procedura penalisht.

“Ndoqa njoftimin në disa media ndaj ndjej të sqaroj keqkuptimin; Nuk ka procedim penal për protestuesit. Ditën e parë të protestës dhe devijimit të saj pranë godinës së një prej ambasadave, policia ka ndjekur përpilimin e një procedure rutinë lidhur me daljen nga plani i shpallur i protestës. Në ditët në vijim, kjo procedurë u ndërpre me urdhër të Kryeministrit, për sa kohë daljet nga plani i protestës nuk përbënin rrezik për objektet e rëndësisë së veçantë”, shprehet Tahiri.

Ministri i Brendshëm sqaron gjithashtu se, Policia e Shtetit është përpjekur që të jetë sa më pak e pranishme në protestë. “Besoj ia arritëm të tregojmë fytyrën e qytetëruar të Policisë së Shtetit, si partner i denjë i qytetarëve. Fituam siguri nëpërmjet paqes, jo nëpërmjet dhunës ndaj protestuesve”, shkruan Tahiri në Facebook.

De Biasi i inatosur me gabimet, Cana: Kemi shumë të rinj

de biasi bNjë Shqipëri “e re” me probleme të vjetra. Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 në miqësoren ndaj Bjellorusisë, teksa për të shmangur humbjen, ndoshta edhe me një rezultat të pastër, mendon portieri Etrit Berisha. Ky i fundit ishte i vetmi që arriti të shkëlqente, duke evituar gola të sigurt dhe pritur një penallti në pjesën e parë. Me një mbrojtje që gabon pa fund, veçanërisht në qendër të saj, një mesfushë pa ide për ta nxjerrë skuadrën në sulm dhe me repartin e avancuar thuajse inekzistent, Shqipëria nuk bindi në testin e fundit për këtë vit kalendarik. Ndryshimet e trajnerit Xhani De Biazi nuk sollën ndonjë risi në lojën e skuadrës, edhe pse debutimi i mbrojtësit të majtë, Ermir Lenjani, mund të cilësohet si pozitiv. Miqësorja e zhvilluar në tokën turke i ngjasoi ndeshjes së fundit të edicionit të kaluar në Qipro, por me ndryshimin që këtë herë rastet e shumta i kishte kundërshtari dhe jo kuqezinjtë. De Biazi duhet t’i falet Berishës, që arriti ta shpëtonte skuadrën nga një humbje e turpshme. Portieri priti pa fund, sidomos në 45 minutat e para, ku thuajse në çdo aksion Bjellorusia zbriste rrezikshëm. Edhe pse me një skuadër të një niveli mesatar, për të mos thënë nënmesatar, përfaqësuesja jonë e pati shumë të vështirë të guxonte për të shkuar te goli. Çuditërisht u pa një skuadër e frikësuar dhe që më tepër mendonte për të mos pësuar. Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, por goli ishte sërish larg.

BJELLORUSI-SHQIPERI  0-0
(fotogaleria e ndeshjes)
BJELLORUSIA: Çernik, Poljakov, Radkov, Verkhovcov, Bordaçev (Çuklev 46′), Tigorev, Drahun (Aljaknoviç 46′), Kalaçev (Aleksieviç 46′), Krivets (Veracila 80′), Balanoviç (Pucila 66′), Rodionov. Trajner: Georgi Kondratiev
SHQIPËRIA: Berisha (Shehi 60′), Lila, Cana, Arapi, Lenjani (Hysaj 81′), Basha, S.Lilaj, Gashi (Çani 54′), Meha (Roshi 65′), Rama (Bala 70′), Sadiku (Memushaj 70′). Trajner: Xhani De Biazi
KARTON I VERDHË: Tigorev
GJYQTARET: Ajdinus Firat, Serkan Ok, Alek Tashioglu (Turqi)

Pjesa e parë Me një mesfushë të ngjeshur dhe një eksperiment në mbrojtje, kuqezinjtë mundohen në startin e ndeshjes t’i imponojnë lojën kundërshtarit me disa dalje nga krahët. Shkëndijën e parë e jep Gashi, ndërsa më pas radhën e ka Rama, i cili me inkursionin e tij të zakonshëm dhuron spektakël, por pa arritur të shënojë. Në 10 minutat e para duket se skuadra funksionon, por në vazhdim të lojës vërtetohet e kundërta. Në një aksion pa pretendime, Arapi prek topin me dorë brenda zone dhe gjyqtari nuk fal, duke akorduar 11-metërsh për Bjellorusinë. Nga pika e bardhë, kapiteni Timofei Kalaçev, edhe pse gjuan fort me të djathtën, nuk shënon, për meritë të Berishës, i cili grushton mrekullisht. Shqipëria shpëton paq dhe në minutat në vijim i duhet t’i falet sërish portierit kosovar në katër raste të pastra të kundërshtarit. Ekipi bjellorus kundërsulmon mirë dhe arrin të çajë mbrojtjen kuqezi në qendër, aty ku për herë të parë në krah të Canës luajti Arapi. Ky rol për lojtarin durrsak të Skënderbeut nuk është ai natyral, por De Biazi i besoi, duke lënë në stol Osmanin, që ishte alternativa e vetme për pozicionin e qendërmbrojtësit. Në një hark të shkurtër kohor bjellorusët shpërdorojnë pa fund para portës kuqezi. Në momentin më të mirë të kundërshtarit, Shqipëria ka shansin të shënojë, por Shkëlzen Gashi humbet një rast ideal.
Pjesa e dytë Bjellorusia e rinis lojën me dy zëvendësime në mesfushë, ndërsa Shqipëria nuk bën asnjë ndryshim. Loja është fotokopje e pjesës së parë, ndërkohë që De Biazi ndryshon skemën, teksa nxjerr Gashin dhe aktivizon Çanin. Me 4- 4-2, kuqezinjtë bëhen më të rrezikshëm. Meha, Basha dhe Lilaj lëvizin më shumë, por kjo nuk mjafton. De Biazi hedh në fushë edhe Roshin, për t’i dhënë freski lojës nga krahët, ndërkohë që për 30 minuta i jepet shansi edhe portierit Orges Shehi për t’u aktivizuar. “Veterani” bën më të mirën në ato raste që Bjellorusia rrezikon. Disa lëvizje të befasishme të Ramës nuk sjellin asnjë ndryshim. Rastet e rrezikshme mungojnë dhe më pas trajneri kuqezi e bën Shqipërinë edhe më sulmuese, duke futur Memushajn e rikthyer dhe Balën. Minutat ikin, dhe për të parë një aksion që vë në vështirësi bjellorusët duhet të presësh minutën e 88- të. Roshi i afrohet golit pas një goditjeje fluturimthi, por është i pafat. Gjyqtari i katërt jep tri minuta shtesë, por asgjë nuk ndryshon, përtej përpjekjeve të kuqezinjve. Gjashtë zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nuk mundën t’i jepnin Shqipërisë një fitore, e cila për hir të së vërtetës këtë herë i shpëtoi humbjes me atë që dha në fushë.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/kombetarja/ndeshja-miqesorja-shqiperi-luan-kunder-bjellorusise/#ixzz2kpaIejDq

2 shqiptare pranohen në “The Voice of Germany”

geennAlbulena dhe Gentiana janë dy shqiptare që garojnë në kompeticionin muzikor të “The Voice of Germany”.

Dy vajzat të cilësuara si artiste nga juria tashmë kanë çelur rrugën drejt dyerve të suksesit.

Me potencialin dhe performancat skenike të dyja ia kanë dalë mbanë, duke tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe duke marrë lëvdata shumë inkurajuese nga juria.

aallbb“Kam mbetur pa fjalë, sepse nuk e kisha pritur një gjë të tillë. Unë po mendoja se tash më duhet të kthehem në shtëpi. Do t`ju tregoj The BossHoss-ëve (antar jurie) se kanë bërë gabim që nuk më kanë marrë në grupin e tyre”,- është shprehur Gentiana.

Një udhëtim turistik që la gjurmë të pashlyera

ne...Me pak fjalë kështu do të përmblidheshin përshtypjet e një grupi suedezësh të cilët në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit të këtij viti kishin vizituar disa pjesë të Shqipërisë në kuadrin e një udhëtimi turistik për herë të parë në Shqipëri.

Ky grup suedezësh njëherësh është frekuentues i rregullt i një restornati në Stokholm, pronarët e të cilit janë dy shqiptarë.

– Këtë restorant unë e kam frekuentuar gati gjatë gjithë jetës sime. Dhe para 12 vitesh këtë restorant e blenë dy shqiptarë, Ragmiu dhe Gazmendi, që unë i quaj Gase dhe Rage. Duke qenë se njihem mirë me ta, në ndërkohë na lindi ideja të cilën e zhvillova më tutje, thot Jan Carlström.

Ky grup suedezësh që shumica prej tyre ende vazhdojnë të punojnë dhe një pjesë prej tyre janë pensionuar tashmë, u mblodh në fillim të dhjetorit për të rikujtuar pushimet e verës që i kaluan në Shqipëri. Dhe si filloi ky lloj projekti e pyesim Jan-in?

– Në të vërtetë ideja ishte që në mënyrë të organizuar të bëjmë një udhëtim grupor në Shqipëri. Kështu që kur para një viti festonin dhjetëvjetorin e punës në restorant dola me propozimin që të shkojmë në Shqipëri. Fillimisht u lajmëruan 43 veta. Pastaj një pjese nuk i përshtatej koha e caktuar e një pjesë tjetër u tërhoq, por në fund ishim 27 veta që udhëtuam së bashku.

Udhëtimin e rregulluan përmes agjensisë Destination Albanien, të rekomanduar edhe nga ambasadori i Shqipërisë.

– Nuk e kemi vizituar Sarandën, por kemi shkuar deri në Vlorë. Dhe gjatë asaj kohe kemi vizituar Beratin, Krujën, Durrësin dhe Tiranën gjithësesi. Gjithësejt kemi paguar nga dhjetë mijë kruna për person por shih vetëm për avion kemi paguar 5 300 kruna, bëhet fjalë për Malevin, e thekson Jan Carlström.

– Askush nuk është ndjerë i penduar nga udhëtimi në Shqipëri. Të gjithë janë shprehur të kënaqur dhe ajo vizitë për të gjithë ishte një përjetim fantastik. E vetmja gjë që jemi ankuar ka qenë muzika në autobus, ku kishte edhe një video dhe me një rast reaguam duke kërkuar që ta mbyllnin.

Dhe sot u takuat sërish dhe rifreskuat kujtimet nga ai udhëtim duke treguar me mijëra fotografi nga udhëtimi në Shqipëri.

vlore– Çdo gjë ishte ndryshe në Shqipëri. Pothuajse kam udhëtuar në gjithë Evropën por ajo që pashë në Shqipëri më përkujtonte vitet e 50-ta, kurse fshatrat vitet e 40-ta, me qerre, gomarë, pleqë e plaka rrugëve, transportimi i mallërave pa ambalazhë, krejtësisht diçka ndryshe. Kështu që më përkujtonte jetën time kur unë isha i ri. Tani unë jam 64 vjeç dhe kam parë gjatë jetës sime bukur shumë.

– Befasi të këndshme ka shkaktuar Tirana, pastërti e madhe. Pa shkarravina, pa mbeturina të mëdha rrugëve, që i mblidhnin mirë dhe dukej çdo gjë bukur. Kishte dëmtime të asfaltit aty-këtu por ato dëmtime ndreqen.

– Pastaj ne mendonim se do të shohim një shoqëri myslimane, por ne nuk vrejtëm kurrgjë, njerëz të mrekullueshëm ku religjionet nuk luanin kurrfar roli.

Po ushqimi?

– Perfekt, perfekt. Shumi i shijshëm. Nuk e di por shumë të shijshme. Të gjithë janë shprehur shumë të kënaqur, por unë u sëmura, më kapi barku. Ndaj s´kam mund të ha shumë, por kam nganë jogurtin e mrekullueshëm. Për çdo ditë merrja jogurtë dhe ngjyja bukën e bardhë në jogurt.

Ragmi Halili ishte shoqërues i grupit të suedezve. Ai tregon për kurreshtjen e theksuar të suedezve gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Dhe befasi të këndshme kishte përjetuar edhe Eva Ståhl.

– Përjetimet e mia nga Shqipëria janë shumë pozitive, gjë që se kisha pritur. Unë në të vërtetë nuk shpresoja shumë. Më shumë e merrja me mend si një vend më të errët,më shumë komunist, më i mbyllur, por për befasinë time të mirë krejtësisht ishte ndryshe. Plot ngjyrime, me pamje të mrekullueshme, palma dhe një mot me 34-35 gradë celziues. Kështu që udhëtimi ishte fantastik.

Ndonjë përshtypje e veçantë?

– Ndërtesat, me kolorite shpërthyese, e portokallta, e kaltra, e trëndafilta…Ishin përjetimet e para, oh çfar koloriti…pataj njerëzit shumë të gëzuar, modern.

Po diçka më ndryshe se Europa Perëndimore dhe Suedia?

– Infrastruktura do të mund të thosha. Nuk duket shumë e rregulluar. Vendit i duhen rrugë. Mbase edhe trajtimi i mbeturinave e të ngjashme…Pastaj çka të them , më duket se Shqipëria për një kohë të shkurtër kishte mbrri shumë larg…

– Edhe një gjë dua ta theksoj si diçka që pengon – trafiku shumë i madh, në ato pak rrugë që janë. Posaçërisht në Tiranë trafiku ishte i tmerrshëm. Të kesh frikë të kalosh rrugën. Unë them si me mahi, që në Shqipëri ndoshta do të duhej të dërgonim mësues trafiku dhe reflekse, që ndoshta do ta qetësonin ca trafikun.

– Për ne suedezët që mbase edhe nuk dijmë shumë për Shqipërinë, udhëtimet në këtë vend janë të një rëndësie të veçantë thot Eva Ståhl.

– Ne që udhëtuam mësuam një pjesë. Dhe çfar historie?!… Një copë vend i drejtuar herë andej e herë këndej, me zhvendosje kufish, por me njerëz fantastik që kanë bërë përpjekje për ta zhvilluar vendin e vet dhe shpresoj se njerëzit do të bëjnë jetë të mirë, do të kenë një demokraci të mirë dhe do të jetojnë në paqe, thot Eva Ståhl.

E takojmë Jan Carlströmin edhe një herë. Ai ka veshë një fanelë të kuqe me shqiponjën dykrenare.

– E kam blerë në Shqipëri. E vesha sot sepse dua ta nderoj këtë takim të sotshëm. Pastaj atje blemë edhe statujën e Skënderbeut, që për momentin e kam në shpi, por dua që ajo të zë vend në ambientet e këtij restoranti, thot Jan Carlström.

– Vlerësimi i të gjithëve për udhëtimin në Shqipëri është fantastik. Të gjithë janë suedez dhe njëri njëri nga këta punon si taksist. Prej se është kthyer nga Shqipëria, të gjithëve që ulen në taksinë e tij u tregon se ai ka qenë në Shqipëri. Dhe nga gjithësejt 68 vende që ka vizituar, ai u thot se vend më të mirë se Shqipëria sot nuk ka.

Në këtë ritakim të këtij grupi merrte pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Stokholm, Ruhi Hado. Ai i falënderoi për destinacionin që kishin zgjedhur si pikë pushimi dhe i njohtoi me aktualitetin e zhvillimeve aktuale politike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri.

Marre nga www.albanord.com

KE: BE kupton dhe respekton vendimin e Ramës për armët kimike

Michael MannZëdhënësi i Komisionit Evropian, Michael Mann në një prononcim për televizionin “News 24”, deklaron se Bashkimi Evropian kupton dhe respekton vendimin e kryeministrit Edi Rama për mos përfshirjen e Shqipërisë në operacionin e lëndëve kimike të Sirisë.

“Mbajtëm shënim deklaratën e kryeministrit Rama mbi çështjen e armëve kimike të Sirisë. Bashkimi Evropian kupton dhe respekton këtë vendim. BE do të vazhdojë të mbështesë organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, Kombet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë në përpjekjet e vazhdueshme për të shkatërruar arsenalin e armeve kimike”.

Vasili: Meta u informua aq sa duhej për armët kimike

petrit vasiliKryetari i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili komentoi në “News 24”, vendimin e kryeministrit Edi Rama për mospërfshirjen e Shqipërisë në operacionin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, si dhe disa nga etapat që u ndoqën deri në këtë vendim.

I pyetur, nëse Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte i informuar për këtë çështje kaq sensitive, Vasili u shpreh se: “E para duhet të ndajmë që nuk kishte marrëveshje, kishte negociata si të mundësohet operacioni, në këtë raport ka qenë edhe Kryeministri Rama, gjithmonë në fillim shprehet gatishmëria. Në këtë çështje ka qenë korrekt kryeministri Rama që ka shprehur gatishmëri pozitive, ndaj të njëjtin mendim me të, deklarata e tij ishte unikale, rrallë është pritur kaq gjatë një përgjigje nga kryeministri në mënyrë të depolitizuar. Sigurisht, kryetari i Parlamentit Ilir Meta u informua për aq sa duhej të informohej, lidhur me një negociatë e cila është një trajtim rutinor në fillim, kjo pjesë rutinë konsumohet në këtë mënyrë, pastaj bisedohet më tej, ju e dini sa kohë zgjati vendimmarrja për gazësjellësin TAP”.

Në lidhje me etapat që u ndoqën deri në marrjen e vendimit, kreu i grupit kuvendor të LSI, Vasili theksoi se: “Vendimi i kryeministrit Edi Rama ishte racional dhe gjakftohtë, por kurrsesi i lehtë. U dëgjuan të gjitha argumentat, u vlerësuan mundësitë reale të Shqipërisë, por operacioni nuk mund të shkonte deri në fund. Por me këtë çështje duhet thënë që u evidentuan cilat janë mundësitë dhe shpatullat e Shqipërisë”.

Sa i përket efekteve të këtij vendimi në lidhje me marrëdhëniet e “nesërme” të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrit Vasili theksoi se: “Përtej deklaratës së ambasadorit Arvizu një ditë para marrjes së vendimit, kemi deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit pas marrjes së vendimit, çka u evitua çdo keqkuptim, mirënjohje pa fund ndaj SHBA-së, konfirmimi është se historia e marrëdhënieve tona është shumë e madhe, dora e Amerikës që këtu gjërat të jenë ndryshe është shumë e madhe, ato elemente të partneriteti strategjik janë reale”.

Sipas Vasilit, ky proçes pati shumë fitues, nuk pashë ku ishin të humburit, kryesisht qytetarët dhanë provën se kishin etikën e duhur për të qenë të rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama duke shkëmbyer libra me gazetarin italian Bruno Vespa

Kryeministri Edi Rama duke shkëmbyer libra me gazetarin italian Bruno Vespa
Kryeministri Edi Rama duke shkëmbyer libra me gazetarin italian Bruno Vespa
Kryeministri Edi Rama duke shkëmbyer libra me gazetarin italian Bruno Vespa

Misteret e Enver Hoxhës

enver hoxhaEnver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.

Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.

Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.

Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite.

Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi.

Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij.

Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France.

Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta.

Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj.

Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), “studimet” ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret.

Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar.

Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani.

Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t’i ndihmonin per punet procedurale.

Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh.

Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi.

Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve ’90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij.

Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme.

Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall.

Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist.

Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor.

Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij.

Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet.

A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t’u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav.

Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej “vija e Partise”.

Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen.

Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi.

Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet.

Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme.

Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle.

Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.

Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese.

Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte.

Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e “Dajtit”, ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e “sigurimit te Udheheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge.

Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: “Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura.

Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private.

Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te “Mercedezit” te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur:

Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve ’40 dhe fillim te viteve ’50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij “Tradhtia e madhe”,- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan:

“Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste.

Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!).

Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes”.

Sipas Bethelit, “anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit”.

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. “Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer”.

Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila “ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi”.

Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi.

Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute”.

Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv.

Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te “qeverise shqiptare ne mergim”, Mit’hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme “ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit’hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit “Shqiperia e Lire” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit’hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit’hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen “Coronia”.

9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej.

Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut?

Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij.

Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij.

Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz.

Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon.

Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt.

Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.

Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur.

Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

5 ushqimet që provokojnë shfaqjen e puçrrave

AcneEdhe pse çdo dite përdorni kremra te ndryshëm dhe e trajtoni me se miri lëkurën tuaj, ajo nuk ka shkëlqimin e duhur dhe shfaqen here pas here puçrra? Kjo mund te vije edhe si pasoje e ushqimit. Ja disa produkte qe mund te provokojnë shfaqjen e puçrrave.

Çokollata

Edhe pse është e shijshme dhe ngre humorin, çokollata mund te nxite prodhimin e puçrrave. Ajo shton prodhimin e interleukine-1b dhe interleukine-s 10 çka ul mbrojtjen imunitare te organizmit. Si pasoje e kësaj te fundit, bakteret futen me lehte ne trupo dhe infektojnë puçrrat.

Buka

Buka është një ushqim i pasur me lucide dhe kjo rrit sasinë e insulinës, për pasoje rritet sekretimi i serum-it. Kjo substance e yndyrshme ruan bakteret ne lëkurë dhe nxit përkeqësimin e puçrrave.

Qumështi dhe produktet e tij

Qumështi i skremuar mund te sjelle me tepër probleme për lëkurën. Me pak yndyre ne qumësht do te thotë me shume laktozë, çka mund te krijoje puçrra dhe probleme te tjera ne lëkurë.

Kripa

Ushqimet me shume kripe shtojnë gazrat dhe provokojnë fryrje përreth syve. Për pasoje mund te shfaqen edhe puçrra.

Alkoli

Alkoli dehidraton lëkurën dhe e bën atë te duket me e vjetër. Për një lëkurë te bukur dhe pa puçrra limitoni sasinë e tij.