Shpëtim Gjika shkon para Gjykatës së Vlorës, për herë të parë në cilësinë e të pandehurit. I rrethuar nga mbrojtësit e tij, kryebashkiaku i Vlorës është shoqëruar edhe nga simpatizantët që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre ditëve. I zgjedhuri i tyre është përballur me akuzat e ngritura nga prokuroria për falsifikimin e lejeve të ndërtimit për dy pallate. Në sallën e gjyqit, nga lista e të pandehurve është paraqitur vetëm Kryetari Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pasi pjesa tjetër janë përfaqësuar vetëm nga avokatët mbrojtës të tyre. Gjika në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas ngritjes së akuzave bëri me dije se do të fliste vetëm para gjykatës për të gjitha akuzat që iu publikuan dhe vetëm aty do të provonte të kundërtën e tyre. Mirëpo në seancë mungoi njëri nga të pandehurit, për të cilin ishte depozituar një raport mjekësor. Në këto kushte gjyqtarët vendosën të shtyhej seanca për në datën 5 dhjetor 2013. Prokuroria e Vlorës e akuzon Gjikën se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë që datojnë marsin dhe korrikun e vitit 2010.
Shpëtim Gjika shkon vetëm në gjyq
Kishte fshehur kokainën në kuzhinë, arrestohet shqiptari
Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Perugia, ku policia ka arritur të sekuestrojë rrethe 176 gramë kokainë.
Shqiptari, i cili është rezident prej një kohe të gjatë në Perugia është akuzuar për veprën penale të posedimit për qëllim trafikimi të drogës. Mësohet se policia ishte lajmëruar nga një qytetar, se në banesën e shqiptarit kishte pasur lëvizje të çuditshme, burrash dhe grash. Menjëherë pas këtij informacioni policia u vu në ndjekje të tij. Policia bën të ditur se, pasi arrestoi shqiptarin gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjendën zarfe, të përgatitur për t’u shitur. Ndërsa nga kontrolli i bërë në apartament, droga ishte fshehur në kuzhinë.
Bushati: Nuk ka pasur vendimmarrje për armët kimike, thjesht jemi kontaktuar
DW: Zoti Bushati, nga takimet që patët me vizitën tuaj të parë si ministër i jashtëm në kryeqytetin gjerman, sa afër është Berlini me Tiranën?
Ditmir Bushati: “Mund t’ju them se Berlini është vërtet afër Tiranës. Këtë e ndjeva në takimet mjaft të frutshme që pata si: me ministrin e Jashtëm Westerwelle, me këshilltarët e kancelares Merkel për çështjet e politikës së jashtme dhe të rajonit si dhe me parlamentarët e Bundestagut të cilët kanë një interes të posaçëm për çështjet e rajonit. Po ashtu pata një diskutim dhe shkëmbim mendimi në Institutin për studime strategjike me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ekspertë për zhvillimeve në rajon edhe vëçanërisht në Shqipëri. Në të gjitha këto takime u bisedua së pari për zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht për aspiratën tonë në rrugën drejt BE-së, për prioroitetin që ne kemi për marrjen e statusit të vendit kandidat që kuptohet me besimin tek mbështetja e Gjermanisë në këtë proces vendimtar. Së dyti u bisedua për temat e bashkëpunimit të dyanshëm, për t’i çuar edhe më tej këto marrëdhënie. Së treti u bisedua për temën që ka të bëjë me zhvillimet dinamike në rajon dhe me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. Pra Berlini është shumë afër Tiranës dhe po ashtu afër rajonit, sepse bëhet fjalë për partnerin dhe kontribuesin kryesor në aspektin bilateral në Shqipëri nga pikapëmja ekonomike, bëhet fjalë për një patner që ka qenë luajalë ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në rajon.”
Zoti Bushati, sipas deklaratave publike, tashmë Shqipëria ka patnerë strategjikë dhe ekonomikë, kryesorë dhe jo kryesorë. Ku ndodhet Gjermania tani? Kam parasysh këtu investimet gjermane prej 25 vjetësh. Mos duhet të tremben tani biznesmenët gjermanë para atyre, le të themi turq?
Ditmir Bushati: “Lidhur me patnerët e Shqipërisë strategjikë apo ekonomikë do doja të ndanim atë çfarë është gjeografike, pra të asaj pjesë çfarë na lidh në rajon dhe të pjesës tjetër. Ne kemi përcaktuar Italinë, Greqinë dhe Turqinë si patnerë strategjikë në rajon, sepse janë tre vende që kanë një vemendje më të përditshme të zhvillimeve në Ballkan dhe luajnë një rol të posaçëm në Mesdhe. Pra janë tre vende pak a shumë fqinje ku gjeografia është e vështirë të anashkalohet dhe janë tre vende me të cilat pavarësisht karateristikave specifike që ka marrëdhënia e Shqipërisë me secilin nga këto vende, nuk përjashton në asnjë rrethanë njëra-tjetrën, përkundrazi raporti ynë me këto tre vende në pikëpamje bilaterale është komplementar për sa i përket objektivave madhore të politikës sonë të jashtme. Ndërsa për sa i përket Gjermanisë dua ta përsëris, se është patneri me kontributin kryesor në planin bilateral dhe synojmë që të kemi një mbështetje të qartë gjermane edhe në rrugëtimin tonë europian. Kjo mbështje nuk ka munguar në asnjë moment dhe Gjermania mbetet një patner serioz dhe solid. Nga ana tjeter jemi koshientë që tregu ynë është relativisht i vogël dhe megjithatë dëshira jonë për të tërhequr investime serioze gjermane është e madhe. Por për këtë do të duhej të punohej në dy drejtime: në përmirësimin e klimës dhe këtu kuptoj reformën në fushën e sundimit të së drejtës që ka një impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi. Së dyti të punohet në drejtim të integrimit në planin rajonal. Sepse duke qenë se jemi një treg relativisht i vogël, ekonomitë tona të vendeve të rajonit do të ishin më atraktivë për investime strategjike gjermane në gjithë rajonin dhe për këtë duhet krijuar një platformë solide në planin rajonal. Pra këto janë dy drejtimet për të cilat ne po mendojmë. Nuk bëhet fjalë për qasje të privilegjuar apo diskredituar ndaj biznesit të huaj. Qeveria ku unë shërbej e ka për krenari të punoj me biznesin shqiptar dhe të huaj dhe të lehtësojë praninë e tyre në Shqipëri, sepse cdo investim serioz i huaj në Shqipëri është një kontribut për zhvillimin ekonomik, një kontribut për punësimin dhe një kontribut në vetvete për stabilitetin demokratik.”
Zoti Bushati, ka një hap shumë konkret nga ana e qeverisë Rama lidhur me bashkëpunimin me Kosovën. Por cilat janë pikërëndesat e këtij bashkëpunimi? Ju në fushën e diplomacisë çfarë kontributi mund të jepni për Kosovën ose të bashkëpunoni së bashku? Cili është roli i Shqipërisë në përgjithësi në rajon?
Ditmir Bushati: “Besoj se sfidat veçanërisht në fushën e diplomacisë janë të ndryshme në këto dy vende, sepse është e kuptueshme që kemi një Shqipëri, shtet 101 vjeçar dhe një Kosovë, shtet pesëvjeçar. Por ne kemi bashkërenduar punën me qeverinë e Kosovës dhe përgjithësisht me faktorët politikë në Kosovë për të lehtësuar me ato mundësi që kemi procesin e njohjes, i cili është mjaft i rëndësishëm për stadin në të cilën po kalon sot Kosova. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sa i përket procesit të integrimit europian, ku për shkak të faktit që ne jemi më të avancuar, mund të transferojmë një pjesë të njohurive tona në këtë proces në mënyrë që Kosova të mos përsërisë minimalisht gabimet apo dështimet tona në këtë proces. Si kundër është e rëndësishme të kemi një përqasje më koherente nëpër tryezat apo forumet rajonale ku Shqipëria dhe Kosova janë pjesë. Në rastin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunimi nuk është thjesht marrëdhënie e diplomacisë mes dy vendeve, por është një çështje që ka të bëjë me faktin që ne dhe autoritetet në Kosovë ndajmë pikëpamjen që duhet të punojmë më shumë së bashku për të afruar ekonomitë, për të afruar më shumë shoqëritë dhe për të shfrytëzuar të gjitha hapësirat që ofron e tashmja. E kam fjalën për një përqasje më të mirë në planin ekonomik, në planin tregtar, për projekte të përbashkëta të cilat nuk mund të jenë thjesht projekte mes Shqipërisë dhe Kosovës, por që ato të kenë një efekt shtrirjeje rajonale, një peshë më tepër nga ana strategjike, për të tërhequr vemendjen e investitorëve të huaj strategjikë që do të donin të ishin prezent në rajon, si dhe projekte të bashkëpunimit që do të evitonin në maksimumin e mundshëm paragjykimet që ekzistojnë duke krijuar një hapësirë të përbashkët në fushën e dijes, e cila sot për sot mungon.”
Ndërkohë është bërë publike vizita që kryeministri Edi Rama do t’i bëjë Beogradit. Pse pikërisht Tirana e merr këtë hap? Ka të bëjë kjo nismë me hapat për pajtim për shkak të dialogut që nisi mes Prishtinës dhe Beogradit?
Ditmir Bushati: “Pse jo. Beogradi është një kryeqytet shumë i rëndësishëm i rajonit, si përsa i përket aspektit politik, ashtu edhe atij ekonomik. Gjithmonë do të ketë një herë të parë. Kjo vizitë është në kuadër të vizitave që Rama do të bëjë në të gjitha kryeqytetet e rajonit dhe në këtë rast nuk mund të jemi përjashtues. Në rast se shohim tani historinë e suksesit që mban emrin Bashkimi Europian, baza apo autorësia e këtij suksesi qëndron në marrëdhënien e ngushtë franko – gjermane, duke ndërtuar pas luftës një projekt paqeje dhe sigurie dhe mendoj se e njëjta gjë le të themi në një magnitutë shumë më të vogë nuk ka pse të përjashtohet në rajonin tonë. Pra që do të thotë: marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe marrëdhënia Shqipëri-Serbi është e rëndësishme jo vetëm për projektet e ndryshme të karakterit strategjik që ka një impakt të drejtpërdrejtë, por është e rëndësishme edhe për stabilitetin e gjithë rajonit që aspiron drejt hapësirës euroatlantike. Kjo vizitë nuk ka të bëjë me dialogun. Dialogu është një proces, i cili zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë përmes baroneshës Ashton si dhe me mbështetjen e aktorëve të tjerë ndërkomëbtarë, kryesisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jemi të bindur që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë do të duhet të pasohet nga procesi i ripajtimit, sepse vetëm procesi i ripajtimit do të ishte një recetë e mirë për të garantuar stabilitet politik në rajon dhe për të qartësuar pespektivën europiane të të gjithë rajonit.”
Zoti Bushati, bisedën po e bëjmë në një kohë kur në Shqipëri, rajon apo dhe në botë, po protestohet dhe diskutohet mundësia e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Pavarësisht përgjigjes që jep kryeministri Rama, është mirë për opinionin publik të dihet më saktë, se si filloi kjo „histori“ Pse u zgjat kaq shumë ? Ju akuzojnë madje edhe për mungesë transparence.
Ditmir Bushati: “Ky është një proces i rëndësishëm për sa i përket njerëzimit, i rëndësishëm në kontekstin e drejtësisë ndërkombëtare, është i rëndësishëm në kontekstin e rendit ndërkombëtar dhe i rëndësishëm i precedentit që do të krijojë. Nisur nga ky prizëm do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që të mos bija në grackën e replikave apo spekulimeve politike për konsum të brendshëm. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një ndër aleatët kryesorë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, është një vend i cili është mbështetur bujarisht nga Shtetet e Bashkuara si dhe nga disa aleat të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në NATO dhe është një vend që ka mbajtur linja komunikimi, konsultimi të ngushta me aleatët ndërkombëtarë si për sa i përket krizës në Siri ashtu edhe të disa zonave të nxehta të globit, si në Afganistan, në Irak, në Mali etj. Dihet po ashtu që në disa nga këto vende Shqipëria është kontributore e paqes dhe stabilitetit krah për krah me aleatët tanë strategjikë. Pra në këtë pikëpamje unë jam krenar si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë që vendi im është kontaktuar për të konsideruar mundësinë e kontributit në këtë proces, i cili pavarësisht se ka të bëjë drejtpërdrejt me Sirinë, pra me shkatërrimin e armëve kimike, kjo nuk është një çështje e Sirisë, por një çështje ndërkombëtare, një çështje amerikane dhe ca edhe europiane. Në këtë kontekst ne jemi kontaktuar për të shikuar mundësinë si dhe ku mund të kontribuonim. Pra për të parë mundësinë e këtij angazhimi. Kjo ka qenë e gjithë historia. Ku për fat të keq u shoqërua me spekulime të faktorëve politikë.
Pra nuk bëhet fjalë as për vendim për tu përfshirë në këtë proces, nuk bëhet fjalë as për negociata, nuk bëhet fjalë as për detaje të këtyre negociatave dhe mund t’ju them që për shkak të vështirësive të panumërta që hasen në terren, asnjë prej aleatëve nuk e ka sot për sot 100% të saktë panoramën e jo më të flitet për negociata që mund të jenë bërë me dyer të mbyllura ku shoqëria apo parlamenti paska mbetur i painformuar. Nuk bëhet fjalë për asgjë më tepër. Edhe një herë po ju them se jemi kontaktuar për të parë mundësinë e përfshirjes dhe nuk ka pasur vendimmarrje, sepse në një proces të tillë natyrisht si në çdo vend demokratik qeveria jonë do të shkonte në parlament për të marrë një mbështetje apo një vendimmarrje për një hap të tillë. Sigurisht që këto çështje janë delikate. Shqipëria ka një eksperiencë pozitive për këtë çështje sikundër mirëkuptoj gjithë qytetarët për reagimin që kanë pasur për këtë çështje. Ka eksperiencë pozitive, sepse është ndër vendet e pakta në botë që ka fshirë nga harta ekzisctencën e armëve kimike falë projektit dhe mbështetjes amerikane, por pas ngjarjes tragjike të Gërdecit, tek qytetarët është krijuar me të drejtë një ndjeshmëri të lartë. Ne për asnjë moment nuk kemi luajtur me shpatullat e njoma të Shqipërisë dhe kemi qenë jashtëzakonisht gjakftohtë dhe të kujdesshëm për të mbajtur linjat e komunikimit hapur me patnerët ndërkombëtarë dhe veçanërisht me SHBA dhe me disa vendet kyce në Bashkimin Europian. Çdo gjë tjetër ka qenë veçse një spekulim.”
Por pse hezitoi deri tani Shqipëria të thoshte JO? Ju ishit të papërgatitur për një situatë të tillë?
Ditmir Bushati: “Hezitimi vjen jo vetëm nga faktet që thashë më sipër, por edhe nga fakti që dëshira dhe vullneti politik për të kontribuar në çështje globale, në një çështje ku rreshtimi i Shqipërisë pranë aktorëve më të rëndësisëhm ndërkombëtarë do t’ja shtonte kredibilitetin në arenën ndërkombëtare. Kjo bëhet gjithmonë në përputhje me mundësitë, aftësitë, kapacitetet, teknologjinë dhe ndjeshmërinë që ka opinioni publik për një çështje të tillë. Pavarësisht spekullimeve, pavarësisht keqinformimeve apo mosinfomimeve që e ka rrethuar këtë proces, unë do ta quaja krejt normale këtë që ndodhi sepse kjo është shenjë e qartë e pjekurisë së opinionit publik që të reagojë ndaj një çështje të caktuar. Madje mënyra si është protestuar ka qenë tërësisht demokratike dhe tërësisht legjitime.”
Zoti Bushati, duket se në Shqipëri reformat në diplomaci i fokusojnë më shumë tek personeli i shërbimit jashtë. Por ju nga konstatimet që keni, ku mendoni se ka nevojë diplomacia shqiptare për tu rregulluar ose reformuar tërësisht?
Ditmir Bushati: “Reformat në diplomaci nuk kanë të bëjnë me personelin por me përmirsimin e të menduarit dhe të vepruarit në sistem. Prandaj insistoj që klasa politike ka një përgjegjësi kryesore për të dëshmuar një përgjegjshmëri më të mirë se sa ajo që ka demonstruar deri më sot. Eshtë kënaqësi për mua që të komunikoj për opinionin publik faktin që edhe me ministrin e Jashtëm gjerman Westerwelle diskutuam për mundësinë e mbështetjes që Gjermania mund të na japë në këtë drejtim sepse vendi është përballë disa sfidave të mëdha dhe ne do të duhej të kemi një racionalizim të prezencës së Shqipërisë sot për sot në botë. Dhe në këtë drejtim jemi besimplotë që ndihma gjermane jo vetëm do t’na ndihmojë, por do të jetë udhërrëfyese për procesin e skalitjes së reformave të Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë. Por nuk është thjesht vetëm shërbimi me jashtë për të promovuar vlerat e vendit, për të promovuar reformat e vendit. Duhet të kuptojmë vështirësitë që punon ky shërbim pavarësisht transformimit që ka pësuar në vite, është larg atij shërbimi që ne do të donim të ishe, por nga ana tjetër është e rëndësishme të kuptojmë dhe këtë duhet ta kuptojmë ne politikanët në rradhë të parë që ky shërbim kërkon një vemendje të posaçme në rast se duam që realisht të kemi njerëz të talentuar që përfaqësojnë vendin nëpër botë.”
Greqi: 12 imigrantë humbin jetën, duke tentuar largimin drejt brigjeve italiane

Autoritetet greke kanë njoftuar se, 12 imigrantë janë gjetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë shpëtuar, pas kapjes së një gomone në një ishull në perëndim të Greqisë. Kërkimet nga autoritetet e shpëtimit po vazhdojnë akoma.
Sipas autoriteteve greke, incidenti ka ndodhur të premten herët në mëngjes, në brigjet e Lefkadës, në detin Jon. Imigrantët kërkonin të largoheshin për në Itali.
Autoritetet greke konfirmojnë se, nuk dihet akoma origjina e udhëtimit. Autoritetet ministrore kanë deklaruar se, imigrantët po përdornin një gomone 7-8 metra të gjatë dhe të mbijetuarit që i kanë shpëtuar tragjedisë, janë transportuar me urgjencë për në spitalin e ishullit në mënyrë që gjendja e tyre shëndetësore të jetë nën vëzhgim.
Greqia ngelet një nga pikat transit më të frekuentuar, nga imigracioni i paligjshëm.
Libi, protesta përgjaket 31 të vdekur dhe 200 të plagosur
Të paktën 31 vetë kanë gjetur vdekjen dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në Tripoli, pasi grupe milicore hapën zjarr ndaj protestuesve që po marshonin drejt selisë së një grupi paraushtarak për të kërkuar largimin e tij nga kryeqyteti libian.
Grupet paraushtarake kanë mbetur në Libi që pas rrëzimit të ish-diktatorit Moammar Gadhafi dhe janë një forcë e fuqishme në këtë vend ku vazhdon kaosi.
Protestuesit marshuan drejt lagjes Gharghour, ku ndodhet selia e një grupi paraushtarak që erdhi në kryeqytet nga qyteti Misrata dhe ka një prani të fuqishme në Tripoli.
Demonstruesit valëvisnin flamuj libianë dhe flamuj të bardhë dhe brohorisnin “Duam ushtri, duam polici” duke iu referuar kërkesave që forca të rregullta ushtarake dhe të rendit të marrin në dorë përgjegjësitë në vend të grupeve paraushtarake.
Fillimisht grupet e armatosura qëlluan në ajër për të trembur turmën. Por kur marshimi po vazhdonte, ata filluan të qëllojnë në drejtim të protestuesve.
Demonstruesit u shpërndanë, por u kthyen më pas të pajisur me armë për të sulmuar kompleksin ku strehohej grupi paraushtarak.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dhjetëra ushtarë u përpoqën të ndërhyjnë dhe bllokuan rrugët në kryeqytet në përpjekje për të mos lejuar protestues të tjerë t’i bashkoheshin turmës.
Dritëro Agolli: Rama nuk doli kundër popullit të vet
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në një intervistë për të përditshmen Panorama ka folur mbi vendimin e djeshëm të kreut të qeverisë Rama. Agolli vlerëson, se ndonëse vonesa në vendim mund të jetë negative për Ramën, për shoqërinë tonë ishte pozitive pasi krijoi hapësirën e duhur për reagim dhe protestë qytetare. Agolli e cilëson këtë reagim qytetar, si protestë e një gjenerate të re, e cila vetëorganizohet dhe del në protesta.
Mos ishte pak i vonuar në kohë ky reagim?
Kjo vonesë për vetë Ramën mund të jetë negative. Por, kjo vonesë është pozitive për gjithë shoqërinë tonë, sepse krijoi hapësirën e duhur që populli të reagojë dhe të dalë të protestojë, me qytetari, pa lajmërime partie dhe pa frikën se mund të vriteshin nga dritaret dhe pritat e tjera. Për mua kjo vonesë lindi gjeneratën e re, e cila u mësua të dalë në protesta të tilla për të drejtat e qytetarëve dhe jo në protesta politike, për zgjedhje apo për votën. Këto protesta treguan edhe një gjë tjetër: që qeveritë të respektojnë protestuesit, pa përdorur dhunë policore, por as armë. Nuk pamë asgjë të tillë. Dy vjet më parë në po atë shesh, më 21 janar, kemi parë përdorim armësh ndaj protestuesve dhe të vrarë në mes të protestuesve. Unë e kuptoj opozitën, sepse opozita ka dëshirë për protesta, sepse është një nga mjetet e saj. Por, aty pamë që edhe përdorimi i protestës së qytetarëve nuk është më aq i lehtë. Ne pamë që protestuesit i përzunë drejtuesit e PD-së nga protesta e tyre, sepse nuk donin ta bashkonin me politikën.
Një protestë qytetare na mungonte që prej vitit 1990…
Jo, unë mendoj se ka një ndryshim mes protestave të viteve 1990-1997 dhe kësaj të 2013-s, sepse atëherë kishte dhe thyerje, dhe plaçkitje. Tani rinia tregoi qytetari. Edhe unë do të isha në këtë protestë me shumë qejf, edhe pse jam 82 vjeç, por nuk më mbajnë këmbët. Kjo është një gjeneratë e re dhe jo brezi i ri i ministrave, siç paraqitet ndonjëherë, apo me numër të madh grash në Parlament. Gjenerata e re është e këtyre që vetorganizohen dhe jo ata që emërohen nga kryetarët.
Me këtë vendim të Edi Ramës, mendoni se mund të cenohen marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA?
Jo aspak, sepse përndryshe duhet të cenoheshin dhe marrëdhëniet e SHBA-ve më të gjitha vendet e tjera të Europës që nuk i pranuan këto armë. Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha që shkatërrimi i këtyre armëve më mirë të bëhet në Siri. Mos do të duhet të prishen dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me OKB-në?! Jo nuk mund të cenohen. Edhe Ambasada Amerikane madje e vlerësoi qëndrimin e Edi Ramës dhe konfirmoi se do të vazhdojë të punojë me Shqipërinë.
Kundërshtitë tuaja për armët kimike u keqinterpretuan në disa raste…
Një deputet i PS-së tha “dikush tha se po të vijnë armët kimike këtu nuk do të jetojë dot as karkaleci”. Ai “dikushi” jam unë dhe unë kam një emër, nuk jam dikushi. Këtë të shkurtrin, që është më i shkurtër se gratë deputete, e zuri frika se do të mbytej dhe ai si karkalec. Saç kam shkruar unë libra, ai karkaleci nuk ka ngrënë patate.
Meta mbi vendimin: Berisha ndryshe nga Rama, do kishte thënë PO
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Watching” të gazetares Menada Zaimi në “AGON Channel” deklaroi se, pavarësisht vendimit të bërë publik nga kreu i qeverisë Rama, marrëdhëniet me SHBA do të konsolidohen akoma më tej. Meta theksoi se, çështja u instrumentalizua nga opozita e cila sigurisht që e kaloi edhe vijën e kuqe. Në vlerësimin e tij, kreu i Kuvendit gjykon se Kryeministri në këtë proces, ka bërë përpjekjet më të mira për të treguar vullnetin e Shqipërisë për të kontribuar në një aksion ndërkombëtar që i shërben paqes, stabilitetit, sigurisë. Ndryshe nga Rama, Berisha do të kishte thënë Po, pa dëgjuar askënd.
Z. Meta, pas këtij vendimi “Jo” të qeverisë shqiptare duhet të shqetësohemi për marrëdhëniet me SHBA-të?
Jam i bindur se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsolidohen akoma edhe më tej. Sot është vendosur një standard edhe më i lartë i demokracisë në Shqipëri dhe SHBA-të kanë pasur gjithnjë parësore për Shqipërinë ecurinë në rrugën e demokracisë. Ndërsa çështja e demontimit të armëve kimike të Sirisë nuk është një problem thjesht midis SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo është një çështje ndërkombëtare. Natyrisht SHBA-të si aktori më i rëndësishëm global në fushën e paqes dhe të sigurisë kanë angazhimin e tyre. Unë besoj se ky ka qenë një raport shumë i sinqertë komunikimi deri ditën e sotme, i cili natyrisht konfirmoi se Shqipëria nuk i kishte kapacitetet për tu përfshirë në këtë ndërmarrje ndërkombëtare dhe Shqipëria nuk mund të mohonte gjithashtu zërin dhe shqetësimin e qytetarëve të saj, të cilët vetëm pak vite më parë u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje mjaft tragjike ku humbën jetën 26 shqiptarë. Natyrisht kjo ngjarje ka lënë gjurmët e saj. Ashtu sikurse edhe instrumentalizimi i ekzagjeruar nga ana e opozitës i kësaj çështjeje e bënte akoma më të vështirë një gjykim apo një vendim tjetër.
A mund të thoni që vendimi për të thënë “Jo” u mor për shkak sepse protestat u bënë shumë të fuqishme?
Nuk ndaj të njëjtin vlerësim sepse asnjë vendim nuk ishte marrë për këtë çështje. Natyrisht SHBA-të, sikurse është bërë publike, kanë kontaktuar me zyrtarë të qeverisë shqiptarë siç kanë kontaktuar edhe me zyrtarë të vendeve të tjera partnere apo anëtarë të OKB-së, dhe nuk mendoj se protestat ishin shkaku kryesor. Jam i bindur që vetë Kryeministri nuk ka qenë i bindur që në fillim që Shqipëria i kishte kapacitet dhe në të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria nuk i kishte këto kapacitete. Në këtë drejtim edhe në rast se Shqipëria do të përfshihej në këtë operacion, që në çdo rast do të ishte një përfshirje e pjesshme sepse asnjëherë nuk bëhej fjalë për të depozituar këto mbetje por për të kryer një proces deaktivimi, absolutisht që kapacitetet do të instaloheshin përmes partnerëve ndërkombëtarë si SHBA-të, OKB e kështu me radhë. Kështu që nuk mendoj se ka qenë një vendim i marrë i cili u rishikua si rezultat i protestave. Por mund të them që edhe protestat patën impaktin e tyre dhe kjo është tregues i një demokracie në rritje në vendin tonë dhe një pjekuri e re.
A është kjo një “Jo” përfundimtare apo mund të shkojmë në javët e ardhshme dhe mund të rimendohet opozicioni i Shqipërisë?
Unë besoj se qëndrimi i Kryeministrit ishte i qartë.
Z. Meta, çfarë do të kishit bërë ju ndryshe në këtë situatë?
Mendoj se i gjithë procesi ka qenë mjaft kompleks. Në çdo rast çdo vendim, i cili do të merrte në konsideratë këtë propozim, do të shoqërohej me garanci shumë të forta publike, ligjore, të cilat do të bënin të mundur që vërtet Shqipëria të dilte më e pastër pas një operacioni të tillë, pavarësisht nga pasojat, të cilat shpeshherë më shumë se sa të drejtpërdrejta, mund të kenë të bëjnë me imazhin e vendit, i cili natyrisht më pas përkthehet edhe në pasoja më konkrete, turistike, financiare, sociale e në vijim. Por, unë jam i bindur se në çdo rast garancitë do të ishin shumë të forta. Së dyti, mendoj se pati një spekulim shumë të madh gjatë gjithë këtij procesi sepse në asnjë rast një proces i tillë nuk mund të ndodhte jashtë vëmendjes dhe jashtë syve të opinionit publik, jashtë Parlamentit, jashtë dialogut me opozitën, jashtë Presidentit të Republikës, i cili natyrisht që do të ishte aktor. Por, sigurisht që kontakti i parë në çdo rast kur diskutohet një çështje e tillë që ka të bëjë me një marrëveshje ndërkombëtare është gjithmonë me qeverinë, tratativat, diskutimet për shkëmbimet e mendimeve të ndryshme dhe në këtë drejtim mendoj se ka pasur paragjykime të padrejta ndaj qeverisë, ndaj kryeministrit, sepse u tha që ishte marrë një vendim, u dhanë garanci të plota nga ana e opozitës, nga ana e z. Berisha dhe shohim që kemi një rezultat tjetër. Pra, u instrumentalizua një raport mjaft konstruktiv me partnerët ndërkombëtare për qëllime të brendshme politike. Kjo nuk është pozitive dhe nuk është e shëndetshme.
Ju ratë pre e këtij instrumentalizimi?
Jo, absolutisht nuk ka lidhje kjo me këtë instrumentalizim, por duhet theksuar që vendimi i sotëm tregoi se opinioni u mbars në një pjesë të madhe në një mënyrë mjaft spekulative. Shqetësimi për armët kimike është një shqetësim i drejtë për të gjithë qytetarët, aq më tepër që opinioni publik ka qenë i bombarduar me pasojat e mëdha që armët kimike shkaktuan në Siri. Ky ka qenë një problem mbarëbotëror dhe kuptohet që asnjë qytetar nuk do të dëshironte që Shqipëria të kishte të bënte me këtë proces, qoftë edhe psikologjikisht. Por, opozita mendoj që vërtet e kaloi vijën e kuqe me trajtimin e kësaj çështjeje dhe se kjo çështje në çdo rast do të trajtohej me përgjegjshmëri dhe në mënyrë legjitime dhe kushtetuese.
Çfarë Shtetet e Bashkuara i ofroi Shqipërisë për të pranuar dhe për të marrë këto armë kimike? Sepse ka pasur disa spekulime se do të ketë një shpërblim për të pasuruar disa zona Hotspot në Shqipëri apo ishte në një formë të një ndihme financiare?
Nuk mund të flas në detaje sepse natyrisht këto kanë qenë kontakte me zyrtarët e qeverisë, por besoj se edhe kryeministri Rama e ka bërë të qartë, edhe ambasadori Arvizu e ka bërë të qartë që në çdo rast një projekt i tillë nuk do të synonte dëmtimin e Shqipërisë, por përveç kontributit të Shqipërisë në këtë çështje që është ndërkombëtare për t’i dhënë një përgjigje shqetësimit të opinionit publik, sidomos në raport me mjedisin, do të kishte edhe aksione dhe mbështetje suplementare për probleme të tjera mjedisore që Shqipëria i ka të trashëguara nga e kaluara.
Sipas jush, z. Rama zgjodhi rrugën logjike? A bëri ndonjë gabim dhe ju çfarë do të kishit bërë ndryshe nga ai?
Unë mendoj se z. Rama ndoqi atë rrugë që mund të ndiqte një kryeministër, e cila natyrisht nuk është rruga e një qytetari të thjeshtë, i cili menjëherë të thotë ‘Jo’ dhe menjëherë del në protestë. Pra, ka bërë përpjekjet më të mira për të treguar vullnetin e Shqipërisë për të kontribuar në një aksion ndërkombëtar që i shërben paqes, stabilitetit, sigurisë. Sepse kjo gjë i është kërkuar dhe Shqipëria asnjëherë nuk ka munguar për të kontribuar për këto çështje të drejta. Shqipëria ka djemtë e saj, të cilët kanë qenë në Irak, të cilët janë në Afganistan dhe kjo bëhet në emër të disa vlerave dhe parimeve të shenjta për mbarë njerëzimin dhe për popullin shqiptar, i cili është një përfitues gjithashtu i lirisë, i paqes, i sigurisë për të cilën kanë kontribuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë evropianë. Dhe natyrisht në gjithë vlerësimin e kësaj çështjeje, duke vlerësuar të gjithë faktorët, arriti në një konkluzion që u bë sot publik.
Nga fillimi deri në fund fjalimi i Kryeministrit të linte të kuptoje se vendimi do të ishte pozitiv. Pse ishte e nevojshme për ta bërë këtë?
Mendoj se kryeministri ka dashur të japë një anë të balancuar të dyjave alternativave dhe të bëjë të qartë se qëllimet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë mjaft pozitive për të përfshirë Shqipërinë dhe për ti dhënë një rol asaj në këtë proces të rëndësishëm me vlerë ndërkombëtare. Në renditjen e shumë elementëve shumë pozitivë ai ka dashur t’u japë një përgjigje të gjithë akuzave që i janë bërë për arsye politike ndaj vullnetit të qeverisë shqiptare apo kryeministrit për të qenë i hapur, për të bashkëbiseduar dhe për të vlerësuar një alternativë të tillë.
Kjo “Jo” e Kryeministrit Rama, mos ndoshta ishte një zgjedhje pragmatike se protestat në rrugë mund të rrëzonin qeverinë? A do të mundeshin ato të rrëzonin qeverinë nëse Kryeministri do të thoshte “Po”?
Nuk mendoj. Unë jam i bindur, se në çdo rast, qeveria aq më tepër Kuvendi, nuk mund të merrnin një vendim larg syve, larg vëmendjes së opinionit publik dhe nuk mund të injoronim shqetësimin e qytetarëve. Pra, mendoj se duke u gjykuar në kompleks, e gjithë çështja u arrit në vendimin më të pjekur i cili në asnjë rast nuk është një vendim që ka të bëjë me një raport tjetër nga ai i deritanishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkundrazi. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikurse u shprehën pas bërjes publike të këtij vendimi. E mirëkuptojnë këtë qëndrim të Shqipërisë dhe absolutisht do të vazhdojnë të jenë mbështetëse ndaj vendit tonë.
A i prisnit të tilla protesta nga qytetarët shqiptarë ?
Patjetër që manifestime do të kishte sepse ne kemi pasur edhe për çështje të tjera të cilat nuk kishin dhe nuk mund të kishin këtë sensiblitet që u krijua në këtë rast. Por, pa asnjë diskutim që ne e kemi bërë të qartë që në fillim që nuk mund të merret asnjë vendim që nuk do të kishte në konsideratë shqetësimin e qytetarëve. Ne këtë e kemi thënë përpara se protestat të merrnin dimensionet e dy ditëve të fundit.
Kjo është diçka e re për Shqipërinë ?
Gjëja e re për Shqipërinë, është një standard më i lartë për demokracinë në Shqipëri. Manifestime mjaft paqësore, mjaft të sinqerta dhe natyrisht pa asnjë konfrontim dhe me mesazhe tepër konstruktive.
Z. Meta, a mendoni se kishte frymë antiamerikane në këtë protestë dhe a e inspiroi opozita një frymë të tillë në protestë?
Në radhë të parë, unë mendoj se ky nuk ishte një raport midis Shqipërisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raporti me SHBA-në është një raport mjaft i fortë dhe i konsoliduar. Këtu kemi bëjmë me një çështje ndërkombëtare, ku Shtetet e Bashkuara janë më të ekspozuara sepse kanë rolin kryesor për t’i dhënë një zgjidhje krizës në Siri dhe çështjes së armëve kimike. Kështu që, nuk mendoj se këtu kemi të bëjmë me një reagim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por kemi të bëjmë me një shqetësim të madh qytetar për rrezikun që mund të vinte nga ardhja e këtyre armëve kimike në Shqipëri duke nisur nga eksperienca të hidhura në të kaluarën me problemet e demontimit që ne kemi pasur me armët tona të trashëguara nga e kaluara. Përveçse një sensibiliteti të krijuar përmes medieve të huaja apo vendase, një pjesë e të cilave ishte mbartura me mjaft spekulime që krijuan dhe një atmosferë shqetësuese dhe kjo për mendimin tim kjo nuk lë asnjë gjurmë në raportet tona me SHBA-në të dhe qytetarët tanë e kuptojnë që SHBA-të ishin dhe mbeten të interesuar për të gjetur një zgjidhje e cila natyrisht do të gjendet.
Opozita e kaloi vijën e kuqe aq sa për të treguar se është anti-amerikane?
Mendoj se opozita e teproi mjaft dhe unë kam përshtypjen se po të kishte qenë z. Berisha Kryeministër do të ishte një marrë një vendim pa u diskutuar me askënd.
Gjithsesi ne nuk e dimë se si do të kishte vepruar z. Berisha….
Unë e them këtë, sepse u teprua shumë prej tij dhe prej përfaqësuesve të PD-së. U teprua aq shumë sa dje në parlament jashtë çdo standardi dhe jashtë çdo norme, pa asnjë bazë ligjore dhe pa u bazuar në rregullore kërkonin që të anulohej vizita e Kryeministrit në Malin e Zi për shkak të këtij shqetësimi aq të madh që ishte krijuar këtu.
Megjithatë, ju biseduat me z. Berisha…
Po, unë e takova për t’i bërë të qartë se shqetësimi i tyre mund të merrte një zgjidhje shumë normale, por ne nuk mund të ekzagjeronim, sepse sikurse unë e thashë që edhe në Parlament asnjë vendim nuk mund të merret pa dëgjuar edhe zërin e z. Berisha, pa dëgjuar edhe zërin e opozitës, sepse ne jemi një vend demokratik. Ne jemi një vend ku veprohet mbi bazë të ligjeve dhe në këtë drejtim unë mendoj se opozita duhet të ishte treguar edhe më e përmbajtur.
Ishte një situatë interesante. Mazhoranca dhe opozita ishin në të njëjtën anë. Diçka jo shumë shqiptare, a mund ta themi këtë?
Kjo gjë nuk ndodh vetëm këtu, ndodh edhe në vende të tera por unë mendoj se sjellja e qytetarëve ka qenë një sjellje model e cila solli një standard të ri të demokracisë në Shqipëri.
A mund të themi se kjo ishte një fitore e shqiptarëve, pra shqiptarët bënë që zëri i tyre të dëgjohet?
Mendoj se kjo ishte një fitore e demokracisë shqiptare në përgjithësi, sepse këtu kemi disa komponentë të gjithë së bashku, të cilët treguan në fund të fundit që demokracia jonë ka hyrë në një epokë të re, sidomos pas zgjedhjeve të 23 qershorit, sepse mendoj që edhe sjellja e qeverisë dhe Kryeministrit dhe sjellja e shqiptarëve, të gjithë tregojnë standard të ri.
Z. Meta, e menaxhuar ndryshe kjo situatë, a mund të kishim sot një “po” apo “jo”-ja ishte e pashmangshme?
Kam përshtypjen që përgjigja e sotme ishte rezultat i një gjykimi objektiv dhe kompleks i të gjithë çështjes.
A i ka zhgënjyer mazhoranca sotme votuesit e 23 qershorit? Nëse fitoi në 23 qershor humbi pas 6 muajsh një betejë po me popullin në shesh…
Nuk e kuptoj përse mazhoranca duhet të konsiderohet si humbëse. Së pari, mazhoranca nuk ka pasur në programin e saj elektoral për të çmontuar armët kimike nga Siria në Shqipëri. Së dyti, mazhoranca asnjëherë nuk ka synuar të realizojë diçka e cila vjen në kundërshtim me interesat e qytetarëve, përkundrazi. Kështu që kjo ngjarje ky zhvillim tregon që kemi një epokë të re, me fitoren e kësaj mazhorance ku qytetarët ndryshe ndoshta nga e kaluara mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre dhe jo vetëm kaq, por edhe të dëgjohen.
A janë një problem madhor për ju mbetjet toksike që ka në këtë vend, depozitimi i tyre, apo mbetjet urbane? A mendoni se Shqipëria do ta zgjidhë këtë problem e vetme, pa eliminimin e mbetjeve toksike që ka aktualisht në vend?
Unë mendoj se ne do ta zgjidhim këtë problem në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, në radhë të parë me Bashkimin Evropian kemi mjaft projekte për të trajtuar këto çështje të trashëguara dhe pa asnjë diskutim që ne do t’i zgjidhim këto.
Z. Meta, po i referohem një komenti tuaj në parlament. A janë çarmatosur shpirtrat e shqiptarëve sot dhe kush ishin ato shpirtra që ishin të armatosur?
Un e kisha fjalën për politikanët, sepse flasim kundër demontimit, por vazhdojnë të jetë të armatosur me shpirti e konfliktit të tensionit të panevojshëm, ndërkohë që ne duhet të marrim shembull nga qytetarët të cilët kanë qenë mjaft të natyrshëm në gjithë këtë reagim. Dëshira për të nxitur dhe për të rritur konfliktet në shoqëri absolutisht që është e gabuar dhe kemi nevojë të detoksikojmë politikën. Unë e kam thënë me kohë këtë fjalë. Në radhë të parë qytetarët janë shumë të çliruar.
Misteri i liqenit gjigand që u zhduk papritur
Ne majin e vitit 2007 nje liqen gjigand ne Kili u zhduk brenda nje nate te vetme ne kuptimin e plote te fjales.
E vetmja gje e mbetur, e vetmja shenje nga ajo qe nje dite me pare ishte nje liqen shume i madh, ishte nje grope gjigande me nje thellesi prej 30 matrash, ajsberge, dhe toke e thate!
Megjithese ky si incident ka ndohur disa vite me pare, shume vone eshte filluar te flitet per te. Nderkohe qe fjala eshte shperndare neper internet, entuziastet e historive paranormale, mistereve, apo te UFO-ve jane duke bere kekrimet e tyre dhe jane duke hedhur teorite e tyre per arsyet se pse ky fenomen mund te kete ndodhur.
Liqeni ne fjale nuk ishte nje liqen i vogel apo nje pellg, ai ishte pothuajse 5 milje i gjate!
I vendosur ne Pantagonia, Kili, hera e fundit qe gjeologet munden te shihnin kete liqen ishte marsi i vitit 2007, dhe ata nuk dalluan tek liqeni asgje qe te ishte ndryshe apo e cuditshme. Cfare mund te kete ndodhur ne vetem dy muaj kohe?
Si ka mundesi qe nje liqen gjigand te zhduket ne asgje? Pervec misterit te liqenit qe zhduket, nje lume qe rridhte nga liqeni u kthye ne nje perrua shume te vogel mbas kesaj ngjarje.
Ne fillim kur historia u shfaq per here te pare, shume njerez mendonin qe kjo histori ishte thjesht nje mashtrim per te terhequr vemendjen apo per te bere nje shaka. Dhe ne fakt kjo histori duket sikur eshte shume e cuditshme per te qene e vertete dhe pa u siguruar qe eshte e vertete askush nuk do e besonte.
Megjithate kjo histori, sado e cuditshme apo e pabesueshme te duket eshte e vertete. Mesa duket, ajsberget kishin ngelur akoma aty, edhe pse uji ishte zhdukur. Gjeologet raportuan gjithashtu carje shume te medha ne fund te gropes. A ka mundesi qe ne ndonje menyre uji te kete kulluar nepermjet te carave? A ka ndodhur aty ndonje lloj termeti? Por atehere perse ajsberget ishin ne rregull pa ansje demtim?
Nje specialist i kesaj fushe, Andres Rivera shpjegoi per nje gazete ne Kili qe vete liqeni ne fakt nuk kishte ekzistuar fare tre dekada me pare. A ka mundesi qe peisazhi ne ate pjese te botes te jete duke reformuar veten e vet? Shume gjeologe dhe specialiste te ndryshem jane duke bere teste dhe kerkime te vazhdueshme ne menyre qe te mund te gjejne nje shpjegim te besueshem per ngjarjen qe ka ndodhur ne ate siperfaqe te tokes.
Por nderkohe qe ka nga ata qe po mundohen te gjejne nje shpjegim shkencor per fenomenin e ndodhur, ka nga ata persona te tjere qe mbeshtesin tezen qe uji ne fakt eshte thare nga UFO-t dhe qe ne fakt nuk ekziston asnje shpjegim tjeter per kete dhe prandaj shkencetaret nuk kane arritur ende ne nje pergjige bindese.
A ka mundesi qe ne kete gje te kene vertete dore UFo-t? Apo a ka mundesi qe shpjegimi i vetem te jete nje shpjegim paranormal? Nese ka nje shpjegim shkencor apo nje shpjegim paranormal per ate cfare ka ndodhur me liqein e zhdukur, do te mund te na e tregoje vetem koha.
Ne fakt kjo nuk eshte hera e pare qe nje liqen zhduket. Ka patur disa raste ne te kauaren kur disa termete kane shkaktuar shterimin e ujit. Do te ishte nje arsye e besueshme kjo e termeteve edhe ne kete rast sikur te ishte pengesa qe ne ate siperfaqe apo ne vendet prane nuk ka patur asnje raportim per termete dhe askush nuk ka ndjere termete ne ate periudhe.
Qosja: Fjala e Ramës katarsis, Shqipëria e çshtetëruar prej Berishës po bëhet sot shtet
Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, në një letër të botuar sot në GSH vlerëson protestën e të rinjve dhe studentëve, por dënon përpjekjet e bëra nga opozita për të përdorur protestën si fushatë kundëramerikane dhe për ta përdorur atë si kauzë politike. Akademiku Qosja thekson se fjala e Edi Ramës është fjalë që dëshmon se Shqipëria e çshtetëruar prej Sali Berishës po bëhet sot shtet kulturor demokratik, kurse politikës së tij primitive, po i sjell vdekje komike, trashëgimtari gojështhurur dhe mendjerrudhur.
“Me interesim të madh i kam përcjellë të gjitha ato që ndodhën dhe u thanë rreth shpërbërjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Me interesim të madh i kam përcjellë protestat e të rinjve të studentëve e të nxënësve dhe të prindërve të tyre. Por, me interesim e kam përcjellë edhe punën e Kuvendit të Shqipërisë, e në kuadrin e tij edhe tragjikomedinë historike politike të një numri të deputetëve të Partisë Demokratike.
Me interesim e kam përcjellë edhe përpjekjen e Sali Berishës dhe të nënbishtit të tij, Lulzim Bashës, për t’i manipuluar protestuesit e rinj në Tiranë. Më gëzoi shumë vetëdija e lartë e të rinjve, të cilët, prej mesit të tyre i përjashtuan dy protagonistët kryesorë të komprometimit të kulturës demo-kratike shqiptare. Me interesimin më të madh e kam pritur dhe e dëgjova fjalën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për shpërbërjen e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri dhe për të gjitha ato që në Shqipëri e në botë ndodhën dhe u thanë për këtë çështje. Kam fjalë të mira, vetëm të mira për protestat e të rinjve, por kam fjalë të këqija dhe vetëm të këqija për ata, që në përpjekje e sipër për t’i shfrytëzuar këto protesta e për t’i kthyer në fushatë kundëramerikane, nuk ngurruan të helmojnë shpirtin e të rinjve me propagandë përplot gënjeshtra, mashtrime dhe urrejtje. Kam fjalë të mira dhe vetëm të mira për protestat e të rinjve, por do të kisha edhe më shumë fjalë të mira dhe vetëm të mira për ta, sikur protesta të tilla të kishin bërë edhe gjatë viteve të kaluara: protesta të tilla kundër politikës së rrenave, shpifjeve, mashtrimeve, korrupsionit, mosdurimeve, urrejtjeve, me çka, vrasësi i protestuesve, Sali Berisha, me argatët e tij politikë gjatë 23 viteve po e helmonte shpirtin e shqiptarëve.
Fjala e Edi Ramës mbas gjithë këtyre për të cilat fola, ishte një katarsë politike, shpirtërore dhe morale për të rinjtë shqiptarë, për të gjithë shqiptarët. Ishte kjo një fjalë historike, vërtet historike, me kuptimin e saj, me moralin e saj, me politikën e saj. Kryeministri Edi Rama u paraqit çka ai në të vërtetë edhe është: intelektual i rendit të parë, demokrat i rendit të parë, politikan largpamës, përfaqësues i denjë politik, shtetëror e intelektual i Shqipërisë sot. Ai diti për mrekulli të respektojë vullnetin e popullit, por ai diti për mrekulli të lartësojë përkushtueshëm politikën dhe miqësinë pambarimisht të shtrenjtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar në përgjithësi. Dita e sotme ishte një ditë historike për Edi Ramën, por një ditë historike edhe për demokracinë shqiptare. Fjala e Edi Ramës, e shqiptuar sot (dje) në ora 17:00, është fjalë që dëshmon se Shqipëria e çshtetëruar prej Sali Berishës po bëhet sot shtet kulturor demokratik, kurse politikës së tij primitive po i sjell vdekje komike trashëgimtari gojështhurur dhe mendjerrudhur!”.







