Inaugurohet Instituti “Konfuci” në Tiranë

konfuci institutSot është inauguruar në Tiranë Instituti Konfuci. Kreu i qeverisë Edi Rama, e ka cilësuar si një hapësirë dije, që do t’i hapë rrugë eksperiencave dhe bashkëpunimit mes vendeve.

“Konfuci besoj se do nxisë dijen, njohjen dhe mes tyre zhvillimin duke rikrijuar hapësirën e bashkëpunimit edhe pse fizikisht është prani në dukje simbolike, por cilësisht është shumë më tepër se kaq. Prani që do t’i hapë rrugë shumëllojshmërisë së eksperiencave dhe bashkëpunimit mes vendeve”- tha Kreu i qeverisë Rama.

Paris, të shtëna me armë në hollin e gazetës “Libération”, një i plagosur rëndë

Photo Kenzo Tribouillard. AFP
Photo Kenzo Tribouillard. AFP
Photo Kenzo Tribouillard. AFP

Një sulm i papritur ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:15 në ambientet e së përditshmes “Libération” në Paris. Një person ka penetruar brenda korridorit të gazetës, duke shtënë me armë zjarri në hollin e godinës dhe më pas është larguar me shpejtësi. Një  ndihmës fotograf që gjendej për momentin aty, është plagosur rëndë.

Sipas burimeve policore, viktima i ka marrë plumbat në toraks. Gjithë daljet dhe hyrjet që të çojnë tek ambientet e gazetës janë bllokuar nga forca të shumta policore.

Redaksia e gazetës ka konfirmuar, se të shtënat kanë ndodhur menjëherë pas mbledhjes së radhës së redaksisë. Punonjësi, që gjendej në hollin e pritjes, është fshehur pas tavolinës menjëherë, sapo ka parë personin e armatosur të hynte brenda.

Një tjetër sulm kërcënues ka ndodhur të premten në një kanal informativ. Të premten në mëngjes një person ishte futur në hollin e kanalit informativ BFMTV në Paris duke kërcënuar gazetarët dhe më pas është larguar nga ambientet. Por, sipas autoriteteve policore është e pamundur në këto momente të bëhet një lidhje midis dy ngjarjeve.

Tweet i çuditshëm i një përgjegjësi të UMP-së (Unioni për Lëvizjen Popullore- Parti e Djathtë) 

Tweet UMP
Tweet UMP

Menjëherë pas tragjedisë në redaksinë e ‘Libération’, një përgjegjës i UMP ka shpërndarë një tweet në rrjetet sociale ku thuhej : A janë francezët të acaruar nga manipulimi mediatik?

Pak momente më vonë tweet-i është fshirë duke kërkuar ndjesë për keqkuptimin.

 

 

 

 

Angeline Jolie merr një Oskar për punë humanitare

article-2508954-1976B85500000578-139_634x798Angeline Jolie, ka marrë një ‘Academy Award’ nderi për punën e saj humanitare, gjatë një ceremonie speciale në Los Angeles.

Aktorja ishte shumë e emocionuar kur mori çmimin ‘Jean Hersholt Humanitarian Award’ nga George Lucas i “Star Wars”, gjatë evenimentit të quajtur Governors Awards.

“Dashuria ime. Mbështetja dhe udhëheqja jote e bëjnë gjithçka të mundur”, tha Jolie nga skena, duke iu drejtuar partnerit të saj, Brad Pitt, i cili ishte i pranishëm së bashku me djalin e tyre 12-vjeçar, Maddox.  Gjatë kësaj ceremonie, Oskar nderi morën edhe Steve Martin dhe Angela Lansbury.

 

 

 

 

 

 

A.Jolie
A.Jolie

 

A.Jolie
A.Jolie

 

A.Jolie
A.Jolie

 

 

Pas Shqipërisë edhe Belgjika refuzon në princip shkatërrimin e armëve kimike siriane, në territorin e saj

PieterDeCremMinistri i Mbrojtjes së Belgjikës, Pieter De Crem, është shprehur i gatshëm për shkatërrimin e armëve kimike siriane, por e ka gjykuar si pak të mundshme, për ta bërë këtë në Belgjikë.

Belgjika dhe Franca janë kontaktuar nga SHBA-të dhe disa media po diskutojnë një shkatërrim të mundshëm të këtyre armëve, në tokën belge.

I pyetur të hënën nga radio VRT, Ministri i Mbrojtjes De Crem i  Partisë Demokrate Kristiane Flamande (CD&V) theksoi se, çështja nuk është ngritur akoma zyrtarisht. Por, ai nënvizoi se, ishte pak e mundshme, një përgjigje në favor të një kërkese të tillë.

“Dëshiroj të bëj përpjekje për të kontribuar, por ta bëjmë këtë tek ne, si në një këndvështrim të tanishëm po ashtu edhe afatgjatë, nuk jam në favor”,- ka shpjeguar Ministri i Mbrojtjes De Crem.

De Crem vlerëson gjithashtu, se departamenti i tij dhe ushtria mund të ndihmojnë për të përpiluar inventarin e armëve kimike siriane dhe të propozojnë ndihmën e tyre, për t’i neutralizuar ato.

“Por, mendoj që kjo duhet të ndodhë në ambientet dhe territorin sirian. Zhvendosja e këtyre armëve, është në vetvete një mision i vështirë”, – vlerëson Ministri.

Organizata për ndalimin e armëve kimike, ka miratuar të premten e kaluar në Hagë planin e shkatërrimit të arsenalit kimik sirian deri në mesin e 2014-s, operacion që Shqipëria refuzoi ta kryente në tokën e vet po ashtu si edhe Norvegjia, raporton shtypi belg.

Armët kimike, eliminimi i të cilave gjykohet si prioritar, do të shkatërrohen jashtë Sirisë deri në prillin e vitit 2014 dhe gjithë armët e tjera kimike deri më 30 qershor 2014, sipas kalendarit të aprovuar nga ONAK.

 

OKB kërkoi konfidencialitet nga Rama për armët kimike

protesta kunder armve_1Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga organizata e OKB-së për parandalimin e armëve kimike, e cila udhëheq procesin e çarmatimit nga këto armë të Asadit, një konfidencialitet i plotë për gjithçka që dikutohej për këtë proces.

Pikërisht rreth këtij aspekti kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij të premtem tha se “na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim”. Në faqen e saj në internet të kësaj organizate është një aneks i veçantë ku shpjegohen principet e përgjithshme në mbajtjen e informacionit konfidencial. Shqipëria, si një vënd anëtar i OKB-së, njëkohësisht firmosëse e konventës kundër armëve kimike, ishte automatikisht e detyruar të zbatonte regjimin e konfidencialitetit për gjithçka që lidhej me këtë çështje. Në pikën e parë të aneksit thuhet: “Lind obligimi për mbrojtjen e informacionit konfidencial që lidhet bashkë me aktivitete civile, ushtarake, përfshi objektet. Bazuar në obligimet e shteteve, Organizata kërkon minimumin e dhënies së informacionit, e të dhënave të mundshme në mënyrë eficente në bazë të kësaj konvente. Informacioni i klasifikuar si konfidencial jepet nga Organizata përmes procedurave të paracaktuara në bazë të nevojës së lindur, por vetëm me aprovimin e Organizatës. Cdo shtet i përfshirë në këto çështje duhet ta trajtojë informacionin që i jepet nga Organizata në përputhshmëri me konfidencialitetin e informacionit.”

Bazuar në të tilla kërkesa të kësaj organizate, ndoshta asnjëherë nuk do të mësohen aspektet teknike të biseduara në parim mes qeverisë shqiptare, kësaj organizate dhe SHBA-së, paçka shumë aludimeve për vendodhjen e bazës se ku do të kryhej demontimi i lëndëve kimike apo teknikat që do të përdoreshin. Mesa duket ka qënë ky ngërçi që nuk lejoi qeverinë shqiptare të thoshte më shumë për një operacion, që siç e theksoi edhe kryeministri në fjalen e tij, kërkonte konfidencialitet të plotë.

Megjithatë, një deklaratë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e të tilla bisedimeve parimisht, pa dhënë detaje të hollësishme, do të shërbenin për uljen e panikut të krijuar nga informacioni i dhënë në mediat ndërkombëtare./tch/

Rusi, tragjedi ajrore humbin jetën 50 persona

avion rusi50 persona kanë gjetur vdekjen pas një aksidenti ajror në Rusi. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit. Avioni,  një Boeing 737, i kompanisë ajrore të Tatarstanit është rrëzuar dhe pastaj ka shpërthyer. Ai transportonte 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi. Asnjë person nuk ka mundur t’i mbijetojë dot tragjedisë.

Ndër viktimat ndodhej, djali i Presidentit të Tatarstanit si edhe përgjegjësi lokal i FSB-së, Shërbimi Sekret Rus. Avioni siguronte lidhjen midis Moskës dhe Kazanit.

Para se të ndodhte aksidenti, avioni tentoi disa herë të ulej përpara se të rrëzohej përfundimisht. Aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Hetuesit po shqyrtojnë disa pista të mundshme : gabim pilotimi, problem teknik dhe kushte të këqija meteorologjike.

Rusia ka njohur shumë aksidente me avionë këto vitet e fundit, kryesisht të lidhur me vjetërsinë e aparaturave, disa prej të cilëve datojnë që prej epokës sovjetike.

 

Greqi, përkujtohet rebelimi studentor kundër juntës së kolonelëve më 1973

athine protestaQindra persona kanë manifestuar të dielën në Greqi, të rrethuar nga një numër i lartë forcash policie, për të përkujtuar 40 vjetorin e ngritjes së studentëve kundër diktaturës së kolonelëve dhe për të protestuar kundër politikës së masave shtrënguese ekonomike të qeverisë.

Në Athinë të paktën 12 mijë manifestues, sipas burimeve greke, kanë marshuar si çdo vit deri tek Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e akuzuar në atë kohë se, mbështeste juntën e kolonelëve.

Marshimi, që është zhvilluar pa incidente, u shoqërua nga të paktën 6 mijë forca policore. Shumë rrugë të qendrës së qytetit dhe shumë stacione metroje ishin mbyllur.

Si çdo vit, protestuesit hapën manifestimin, duke valëvitur flamurin e përgjakur, që ngrihej mbi shkollën Politeknike të Athinës mbrëmjen e 17 nëntorit 1973, pas ndërhyrjes së përgjakshme të forcave të sigurisë.

Në Selanik (veri) rreth 13 mijë persona kanë manifestuar në qendër të qytetit. Grumbullime të tjera kanë përfshirë vendin, si në qendër të Patras.

Protestuesit kanë shprehur gjithashtu revoltën e tyre, në lidhej me krizën aktuale që po kalon vendi.

E zhytur në borxhe Greqisë i është dashur të adoptojë masa të rënda shtrënguese ekonomike, në shkëmbim të dy planeve të shpëtimit të institucioneve ndërkombëtare : pushimin masiv të funksionarëve, uljen e rrogave dhe të pensioneve, ngritjen e taksave, privatizime.

Në këto momente Athina është duke negociuar me Trojkën e kreditorëve (BE-BQE-FMN) derdhjen e një huaje prej një miliard euro. Një mbledhje e re, midis Trojkës dhe Ministrit grek të Ekonomisë, pritet të zhvillohet ditën e sotme.

 

Mbyllet votimi në veri të Mitrovicës

kosove zgjedhjeNë orën 19 janë mbyllur tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, ku qytetarët kanë votuar në zgjedhjet e përsëritura. Zgjedhjet e ditës së diel në këtë qytet kanë kaluar pa ndonjë incident që mund të cënonte procesin zgjedhor apo rrezikonte sigurinë e përgjithshme dhe me prani të shtuar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Kosovë, nis rivotimi në veri të Mitrovicës, prani e madhe policore

Sot ka nisur rivotimi në tre qendra votimi në Veri të Mitrovicës. Ndërsa hapja e qendrave dhe sjellja e materialeve është shënuar pa ndonjë incident, raportohet nga Kohanet, se forca të mëdha policore gjenden përreth qendrave të votimit. Bëhet fjalë për forca policore që janë edhe pjesëtare të organizatës së ashtuquajtur serbe“Civilna zastita” (Mbrojtja civile).

Për momentin numri i votuesve ngelet relativisht i vogël, ndonëse regjistri shënon 23 mijë votues me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, një ditë para rivotimit ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë dhe se kësaj radhe nuk do të tolerohet dhuna.

”Kemi marrë mësim nga hera e kaluar dhe besojë se tashmë e kanë kuptuar të gjithë se duhet të jemi më të vëmendshëm dhe më të përgatitur”, ka thënë Daka.

Për zgjedhjet e sotme në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës EULEX-i dhe KFOR-i kanë përgatitur masa të forta sigurie në mënyrë që anëtarët e komiteteve në vendvotime të mund të kryejnë punën e tyre dhe procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Përsëritja e votimeve në këto tri qendra, vjen si pasojë e dhunës që ishte ushtruar nga një grup njerëzish më 3 nëntor që kishte sjellë deri te mbyllja e parakohshme e tyre. Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim që votimet në këto 3 qendra të përsëriten më 17 nëntor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ka tashmë një plan operativ, i cili do të zbatohet për të siguruar mbarëvajtjen e gjithë procesit të rivotimeve në këto qendra në Mitrovicën veriore.
“Policia e Kosovës do të jetë e kyçur dhe e përgatitur për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend që do të nënkuptojë para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve”.
“Pra, do të bëhet sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale dhe zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numrit dhe depos qendrore deri në përfundim të numërimit të votave. Po ashtu, do të bëhet edhe përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara deri në përfundim të këtij operacioni”, ka thënë Kelani.

Masat e shtuara të sigurisë, po ndërmerren në koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in.

Një zëdhënëse e misionit të EULEX-it në Prishtinë, Irina Gudeleviq, ka thënë se qytetarët do të kenë më shumë siguri kësaj radhe, pasi që rreth qendrave të votimit do të ketë prani më të madhe të policisë së Kosovës, të cilat do të monitorohen nga afër edhe nga policia e EULEX-it.

 

Ankthi i Zamirës

zamira durda

Nga Anila Basha

Jam me ty Zamira Durda në këto çaste. Të përfytyroj ulur në kolltukun në qoshe të shtëpisë së thjeshtë që ke, e ku  në mur vazhdon të shohësh ngultas fytyrën njomshtake të Edisonit tënd dhe fëmijës më të njohur për gjithë shqiptarët. Sepse vitet kalojnë, por ai për ty mbetet akoma i vogël sikurse është te kornizat e fotografitë anembanë shtëpisë.

Dhe në një monolog me veten, me mendimet që të hyjnë e të dalin në kokë, sheh Edisonin, e ndonjëherë hedh sytë nga ekrani i vogël i televizorit për të parë turmën e protestuesve poshtë dritares së kryeministrit.

Ti si nënë, më mirë se kushdo aty te ajo turmë njerëzish, e kupton më së miri frikën e tyre për atë që mund të ndodhë nesër. Por, ndërsa kalon sytë nga Edisoni i vogël te televizori mendon me vete: si nuk arritën kurrë të mblidhen kaq shumë për Edisonin tim dhe jetët e 26 qytetarëve të vrarë në Gërdec!!! Mendon se të lanë në baltë në përpjekjet dhe rropatjet e tua dyerve të gjykatave, prokurorisë, kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi. Atë drejtësi që rrëshkiste si ngjalë e ikte labirintheve dhe skutave ligjore të lëna enkas pikërisht nga ata politikanë, e pikërisht për të shpëtuar veten e tyre e familjarët e tyre. Nuk arrite ta gjeje. Pas vitit famëkeq për ty dhe gjithë të afërmit tuaj në vitin 2008, pra fiks pas tetë vitesh, duket në një farë mënyre se u dorëzove, edhe pse the se asnjëherë nuk do t’i lije përpjekjet për ta kërkuar të vertetën deri në fund.

Tani, qëndron para ekranit. Dëgjon përgjigjen e kryeministrit Rama se i ka thënë “Jo” futjes së armëve kimike për demontim në Shqipëri dhe reagimit aq të gëzuar të qytetarëve dhe organizatorëve të shoqërisë civile.

E drejtë ajo që mendon për mungesën e organizimit të tyre; por po aq e vërtetë edhe fakti se ti je një grua me zemër të madhe, madje edhe shumë e fortë. Edhe ti personalisht je shumë e kënaqur që të paktën, në një rast, shoqëria civile, qytetarë e të rinj u bënë bashkë për të njëjtën kauzë. Tani mendon realisht: shpresa nuk humb asnjëherë. Ndoshta ku i dihet: aksioni i tyre i radhës mund dhe duhet të jetë rikthimi i drejtësisë për 26 të vrarët e Gërdecit, në një histori të paprecedentë korrupsioni shtetëror.

Nuk do të ketë konsolidim të shoqërisë civile në Shqipëri, nëse nuk do të ketë impenjim real të saj për çështjet e ngritura vit pas viti, secili në fushën e vet, secili në mënyrën e vet. Protesta tre ditore përpara godinës së kryeministrisë dhe në sheshet kryesore të të gjitha qyteteve, të paktën dha një leksion të madh për politikën: duhet mbajtur fjala, pushteti është i popullit. Dhe populli, i gënjyer edhe më parë, ka kërkuar drejtësi. Zamira duhet të mbështetet në këtë moment, për të vërtetën e madhe të Gërdecit.

*Marrë nga Dita

Teuta, zviceranët largojnë Maganin, emërohet Sorrentino

teutaKlubi bregdetar do të ketë tashmë një sponsor të ri, i cili do të mbulojë 50% të buxhetit të ekipit duke qenë bashkëpronar me presidentin aktual, Edmond Hasanbelliu. Sponsori i afruar është një kompani zvicerane, “Gea”, i cili do të jetë sponsori i ri i ekipit që mban vendin e dytë në kampionat. Por afrimi i kompanisë pranë klubit ka bërë që të largohet trajneri aktual i skuadrës durrsake, Gugash Magani, kjo pas kërkesës së kompanisë zvicerane ndaj Hasanbelliut për të zëvendësuar trajnerin. Një kërkesë e tillë është pranuar nga presidenti, i cili është ndarë miqësisht me trajnerin aktual. Nga ana tjetër, zviceranët kanë sjellë trajnerin italian, Roberto Sorrentino, i cili pritet të zyrtarizohet të martën. Italiani ka mbërritur në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme. Të hënën do të zyrtarizohet dhe largimi i trajnerit Magani, i cili në këtë rast nuk ikën për shkak të mungesës së rezultateve, por si pasojë e marrëveshjes së bashkëpunimit midis kom- panisë së afruar te Teuta dhe presidentit Hasanbelliu. Magani ka arritur të ndërtojë një ekip që ka prodhuar rezultate pozitive në dy kampionatet e fundit në Superiore. Teuta renditet në vendin e dytë pas Skënderbeut.

Hasanbelliu: Zviceranët e kërkuan si pjesë të marrëveshjes Presidenti i skuadrës së Teutës, Edmond Hasanbelliu do të ketë tashmë edhe një ortak në drejtimin e skuadrës durrsake në kampisti në vijim, pikërisht një kompani zvicerane, e cila do të mbulojë 50% të shpenzimeve në ekip. Afrimi i donatorëve të ri ka sjellë dhe largimin e trajnerit. “Magani nuk është larguar për arsye të rezultateve, të cilat dua të theksoj se kanë qenë pozitive. Donatorët e ri kanë kërkuar në marrëveshje se donin të largonin trajnerin aktual dhe të sillnin një italian, Roberto Sorrentino, i cili ka një eksperiencë dhe formim profesional në Itali. Për mua kjo është një eksperiencë e re që afroj një trajner të huaj dhe nuk e di si do të shkojë. Me Maganin jemi ndarë miqësisht dhe me mirëkuptimin e plotë”, tha Hasanbelliu.

 Magani: U ndamë miqësisht 

Trajneri Gugash Magani ka theksuar dje se është larguar nga Teuta jo me dëshirën e tij, por si pasojë e një marrëveshje të kompanisë që është afruar në ekip dhe presidentit aktual. “Jam larguar jo me dëshirën time dhe jo si pasojë e rezultateve. Me presidenten Hasanbelliu jemi ndarë miqësisht, të cilin e mirëkuptoj, pasi një zgjedhje e tillë ka ardhur si pasojë e një kërkesë nga kompania zvicerane, e cila është afruar në skuadër”, tha Magani.

*Shekulli