Greqi, përkujtohet rebelimi studentor kundër juntës së kolonelëve më 1973

44

athine protestaQindra persona kanë manifestuar të dielën në Greqi, të rrethuar nga një numër i lartë forcash policie, për të përkujtuar 40 vjetorin e ngritjes së studentëve kundër diktaturës së kolonelëve dhe për të protestuar kundër politikës së masave shtrënguese ekonomike të qeverisë.

Në Athinë të paktën 12 mijë manifestues, sipas burimeve greke, kanë marshuar si çdo vit deri tek Ambasada e Shteteve të Bashkuara, e akuzuar në atë kohë se, mbështeste juntën e kolonelëve.

Marshimi, që është zhvilluar pa incidente, u shoqërua nga të paktën 6 mijë forca policore. Shumë rrugë të qendrës së qytetit dhe shumë stacione metroje ishin mbyllur.

Si çdo vit, protestuesit hapën manifestimin, duke valëvitur flamurin e përgjakur, që ngrihej mbi shkollën Politeknike të Athinës mbrëmjen e 17 nëntorit 1973, pas ndërhyrjes së përgjakshme të forcave të sigurisë.

Në Selanik (veri) rreth 13 mijë persona kanë manifestuar në qendër të qytetit. Grumbullime të tjera kanë përfshirë vendin, si në qendër të Patras.

Protestuesit kanë shprehur gjithashtu revoltën e tyre, në lidhej me krizën aktuale që po kalon vendi.

E zhytur në borxhe Greqisë i është dashur të adoptojë masa të rënda shtrënguese ekonomike, në shkëmbim të dy planeve të shpëtimit të institucioneve ndërkombëtare : pushimin masiv të funksionarëve, uljen e rrogave dhe të pensioneve, ngritjen e taksave, privatizime.

Në këto momente Athina është duke negociuar me Trojkën e kreditorëve (BE-BQE-FMN) derdhjen e një huaje prej një miliard euro. Një mbledhje e re, midis Trojkës dhe Ministrit grek të Ekonomisë, pritet të zhvillohet ditën e sotme.