OKB kërkoi konfidencialitet nga Rama për armët kimike

51

protesta kunder armve_1Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga organizata e OKB-së për parandalimin e armëve kimike, e cila udhëheq procesin e çarmatimit nga këto armë të Asadit, një konfidencialitet i plotë për gjithçka që dikutohej për këtë proces.

Pikërisht rreth këtij aspekti kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij të premtem tha se “na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim”. Në faqen e saj në internet të kësaj organizate është një aneks i veçantë ku shpjegohen principet e përgjithshme në mbajtjen e informacionit konfidencial. Shqipëria, si një vënd anëtar i OKB-së, njëkohësisht firmosëse e konventës kundër armëve kimike, ishte automatikisht e detyruar të zbatonte regjimin e konfidencialitetit për gjithçka që lidhej me këtë çështje. Në pikën e parë të aneksit thuhet: “Lind obligimi për mbrojtjen e informacionit konfidencial që lidhet bashkë me aktivitete civile, ushtarake, përfshi objektet. Bazuar në obligimet e shteteve, Organizata kërkon minimumin e dhënies së informacionit, e të dhënave të mundshme në mënyrë eficente në bazë të kësaj konvente. Informacioni i klasifikuar si konfidencial jepet nga Organizata përmes procedurave të paracaktuara në bazë të nevojës së lindur, por vetëm me aprovimin e Organizatës. Cdo shtet i përfshirë në këto çështje duhet ta trajtojë informacionin që i jepet nga Organizata në përputhshmëri me konfidencialitetin e informacionit.”

Bazuar në të tilla kërkesa të kësaj organizate, ndoshta asnjëherë nuk do të mësohen aspektet teknike të biseduara në parim mes qeverisë shqiptare, kësaj organizate dhe SHBA-së, paçka shumë aludimeve për vendodhjen e bazës se ku do të kryhej demontimi i lëndëve kimike apo teknikat që do të përdoreshin. Mesa duket ka qënë ky ngërçi që nuk lejoi qeverinë shqiptare të thoshte më shumë për një operacion, që siç e theksoi edhe kryeministri në fjalen e tij, kërkonte konfidencialitet të plotë.

Megjithatë, një deklaratë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e të tilla bisedimeve parimisht, pa dhënë detaje të hollësishme, do të shërbenin për uljen e panikut të krijuar nga informacioni i dhënë në mediat ndërkombëtare./tch/