Rusi, tragjedi ajrore humbin jetën 50 persona

39

avion rusi50 persona kanë gjetur vdekjen pas një aksidenti ajror në Rusi. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Kazan, kryeqytetin e Tatarstanit. Avioni,  një Boeing 737, i kompanisë ajrore të Tatarstanit është rrëzuar dhe pastaj ka shpërthyer. Ai transportonte 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi. Asnjë person nuk ka mundur t’i mbijetojë dot tragjedisë.

Ndër viktimat ndodhej, djali i Presidentit të Tatarstanit si edhe përgjegjësi lokal i FSB-së, Shërbimi Sekret Rus. Avioni siguronte lidhjen midis Moskës dhe Kazanit.

Para se të ndodhte aksidenti, avioni tentoi disa herë të ulej përpara se të rrëzohej përfundimisht. Aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Hetuesit po shqyrtojnë disa pista të mundshme : gabim pilotimi, problem teknik dhe kushte të këqija meteorologjike.

Rusia ka njohur shumë aksidente me avionë këto vitet e fundit, kryesisht të lidhur me vjetërsinë e aparaturave, disa prej të cilëve datojnë që prej epokës sovjetike.