Athina optimiste për daljen nga kriza, Brukseli jo

parlamenti_grek_e_miratoi_buxh_1Buxheti i 2014-s i përpiluar nga qeveria Samaras dhe i prezantuar në parlamentin grek, parasheh një dalje nga kriza.

Ashtu si Spanja, Portugalia dhe Italia, Athina ka prezantuar të enjten buxhetin e 2014-s që  pret një kthim me një rritje të lehtë në 0.6% të PBB-së, pas një tkurrje prej -4% në vitin 2013.

“Grekët bëjnë dhe kanë bërë sakrifica të rënda mbi tatimet dhe standardet jetësore. Këtë vit këto sakrifica do të shpërblehen: duke krijuar shenjat e para te daljes nga kriza të vendit, “- ka deklaruar zëvendës Ministri i Financave Kristos Staikouras.

Megjithatë, projekt-buxheti nuk është miratuar nga përfaqësuesit e Trojkës, të cilët kanë qenë të hënën e kaluar në kryeqytet dhe janë pritur me protesta dhe manifestime. Në këto kushte mund të pritet që buxheti të rishikohet, para se të kalojë për miratim në muajin dhjetor në parlament.

 

Dekreti i Nishanit: Çeno dhe Përnoca, anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti Nishani dekreton dy anëtarët e Gjykatës së Lartë. Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca janë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Arsyetim i dekretit Nr. 8396, datë 22 nëntor 2013 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”

Të nderuar deputetë,

Me dekretin nr. 8396, datë 22 nëntor 2013, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Gjovalin Përnoca, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor të përzgjedhjes së kandidurave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë,  të Republikës së Shqipërise”, i ndryshuar, brenda 2 javëve nga marrja e njoftimit nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, më datë 10 Tetor 2013 u bë njoftimi publik mbi fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve. Pas këtij njoftimi, dhe me përfundimin e afatit të caktuar (21 tetor 2013) për paraqitjen e kërkesave dhe dokumentacionit përkatës , brenda një jave (në 28 tetor 2013) u bë publike  lista e kandidatëve të cilët plotësonin kushtet të përcaktuara në nenin 3 të ligjit Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë,  të Republikës së Shqipërise”, i ndryshuar.

Në vijim të këtij procesi, bazuar në listën e konkurrentëve, përpara se të vendosja mbi dekretimin për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend, mbështetur në nenin 4/1 të këtij ligji realizuam procesin e konsultimeve për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të kandidatit  Gjovalin Përnoca, i cili vjen nga radhët e gjyqësorit me një eksperienë mbi 21 vjeçare, nga të cilat për rreth  5 vjet ka shërbyer si gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe  Shkodër, për rreth 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë si dhe  për rreth 10 vjet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.  Gjithashtu, mora në konsideratë treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe qenien si drejtues gjykate, përkatësisht për  rreth 5 vjet në gjykata të shkallës së parë dhe për mbi 8 vjet në gjykata apeli. Për më tepër, zoti Përnoca gëzon  dhe një eksperiencë 5 vjeçare si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin tuaj për emërimin e zotit Gjovalin Përnoca si anëtar të Gjykatës së Lartë,

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

Rama: Ndërhyrjet në kushtetutë, gjithëpërfshirja si koncept bazë

RAMA-vloreMe rastin e 15 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit organizoi një Konferencë ku morën pjesë kreu i shtetit Bujar Nishani, kreu i qeverisë Edi Rama, kreu i Kuvendit Meta dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dedja.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama theksoi se, në cdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të stabilitetit dfhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe se nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak apo politikisht i njëanshëm.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në BE dhe pas 15 vjetësh kur afrimi me BE impononb një tërësi standardesh sjellje që bien ndesh me standardet e sjelljes që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë tonë, pyetja se a duhet ndryshuar Kushtetua, duhet parë me kujdes.

Përvoja na ka mësuar që përgjigjen për këtë pyetje të mos e gjejmë te politika, por duke u nisur te konstitucionalistët.

Në cdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të stabilitetit dhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë. Nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak apo politikisht i njëanshëm.

E çmoj sot përvjetorin e Kushtetutës si mundësi për të diskutuar mbi historinë e saj, të mirat dhe të metat, ato çka na ka garantuar dhe çfarë ne nuk kemi mundur t’i garantojmë asaj”,- tha kreu i qeverisë Rama.

 

Angeline Jolie gjatë xhirimeve të filmit “Unbroken”

Angeline Jolie
Angeline Jolie
Angeline Jolie

Angeline Jolie është fotografuar teksa po  drejtonte xhirimet e filmit të saj Unbroken. Jolie ishte veshur si në një funeral, me një fustan të zi të thjeshtë, me një palë syze të zeza dhe këpucë stil balerinë, po ashtu të zeza. Ndonëse mund të kishte zgjedhur këtë stil veshje për t’u marrë më seriozisht në sheshin e xhirimit teksa komandonte, stili i veshjes dukej larg të qenit stil drejtuesish filmash.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Angeline Jolie
Angeline Jolie

 

Angeline Jolie
Angeline Jolie

 

Angeline Jolie
Angeline Jolie

 

Angeline Jolie
Angeline Jolie

 

article-0-1992FF9B00000578-231_634x871
Angeline Jolie

 

Angeline Jolie
Angeline Jolie

 

 

 

 

 

 

 

 

Eva Longoria pozon nudo për Elle Spain

longoriaBukuroshja Eva Longoria, e cila konsiderohet si një nga femrat me trupin më të bukur në Hollivud, ka pozuar nudo për revistën Elle Spain. Longoria në një nudo artistike është e mbuluar me gurë të çmuar Swarovski, vetëm ne pjesët intime të trupit të saj. Ajo ka deklaruar, se ndjehej e frikur nga të qenurit kaq lakuriq dhe se ndjehej po ashtu e pasigurt për realizimin e kopertinës së revistës.

 

Mbyllet me sukses takimi i tre ministrave në Bruksel

gjosha2Ka përfunduar me sukses takimi i parë i tre ministrave të qeverisë shqiptare Gjosha, Tahiri dhe Bushati, në Bruksel. Ministrat jane takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Shërbimit Europian për Punët e Jashtme, Pierre Vimont.

Ministrat informuan Vimont rreth masave të marra deri tani nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecurinë e reformave të kërkuara.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se “Integrimi në BE është proces pa kthim pas” dhe theksoi vendosmërinë e qeverisë për t’i çuar përpara reformat e vendosura si kusht për integrimin.

Tashmë mbeten pak javë nga vendimi i vendeve anëtare të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

Beyonce dhe Jay Z duke parë një ndeshje basketbolli të NBA-së

Beyonce dhe Jay Z
Beyonce dhe Jay Z
Beyonce dhe Jay Z

Beoynce dhe Jay Z duket se po shijojnë kohën së bashku, duke parë një ndeshje basketbollli të NBA-së. Çifti dukej i lumtur dhe i qeshur teksa shijonin momentet e lojës së bashku. Shtypi kohët e fundit ka raportuar për problemet që ekzistojnë mes tyre, por me sa duket përpjekjet po synojnë një rikuperim të situatave problematike. Beoynce dhe Jay Z kanë një fëmijë së bashku, 22 muajsh dhe kanë deklaruar se do ta kalojnë së bashku festën e Krishtlindjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Beyonce dhe Jay Z
Beyonce dhe Jay Z

 

Beyonce dhe Jay Z
Beyonce dhe Jay Z

 

Beyonce dhe Jay Z
Beyonce dhe Jay Z

 

Beyonce
Beyonce

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bushati takim me homologun bullgar Vigenin: Qeveri dinamike pro europiane

bushati-bullgari_slideMinistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, priti në një takim ditën e sotme homologun bullgar, Kristian Vigenin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp i pyetur në lidhje me qëndrimin skeptik të Holandës, Bushati vlerësoi se ky qëndrim është i fokusuar ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit, por se në kontaktet e përditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit.

“Holanda është një nga vendet themeluese të BE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze. Jemi shumë të njohur me qëndrimin skeptik të Holandës i cili nuk është vetëm për Shqipërinë, por ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit. Në kontaktet e përditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit. Parlamenti holandez dhe qeveria holandeze do të flasin për këtë çështje. Por të themi troç që presim një vendimi politik i cili duhet të jetë unanim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe çdo qëndrim sa i takon Shqipërisë do të duhet të ishte një qëndrim inkurajues për Shqipërinë, për procesin politik që ka nisur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një vendim i cili do të jepte një nxitje të mëtejshme zhvillimeve pozitive në rajon” tha Bushati.

Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se nuk ka asnjë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat dhe se Bullgaria do të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian.

“Bullgaria beson se Shqipëria i ka përbushur të gjitha kërkesat e kërkuara nga KE dhe përveç kësaj shoh me kënaqësi një qeveri dinamike që vepron për plotësimin e axhendës europiane të vendit. Ne besojmë se nuk ka më kurrfarë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit dhe Bullgaria të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian”- tha Vigenin.

Humb jetën punëtori 35 vjeçar, shkak mungesa e kushteve teknike

Foto ilustruese

Viktime-e-mbuluarNjë punëtor 35 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga një ndërtesë te ish-metalurgjiku, në sektorin e mazutit dhe solarit.

35-vjeçari, Ermir Dervishi, po punonte në linjën e prodhimit të mazutit, në momentin kur është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Mësohet se 35-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, pro nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa mendohet se shkak është bërë mungesa e kushteve teknike dhe sigurisë në punë.

Policia merr në mbrojtje një 40 vjeçar nga dhuna e xhaxhait të tij 76 vjeçar

korce-gjykateNjë i moshuar 76 vjeçar nga fshati Sovjan i Korçës akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipit të vet. Nipi i tij, 40 vjeçari me inicialet A.G i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Korçë për të kërkuar ndihmë përballë dhunës psikologjike që ushtronte xhxhai i tij.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës bëjnë me dije se në lidhje me këtë rast materialet i kanë kaluar Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për të moshuarin.