Athina optimiste për daljen nga kriza, Brukseli jo

54

parlamenti_grek_e_miratoi_buxh_1Buxheti i 2014-s i përpiluar nga qeveria Samaras dhe i prezantuar në parlamentin grek, parasheh një dalje nga kriza.

Ashtu si Spanja, Portugalia dhe Italia, Athina ka prezantuar të enjten buxhetin e 2014-s që  pret një kthim me një rritje të lehtë në 0.6% të PBB-së, pas një tkurrje prej -4% në vitin 2013.

“Grekët bëjnë dhe kanë bërë sakrifica të rënda mbi tatimet dhe standardet jetësore. Këtë vit këto sakrifica do të shpërblehen: duke krijuar shenjat e para te daljes nga kriza të vendit, “- ka deklaruar zëvendës Ministri i Financave Kristos Staikouras.

Megjithatë, projekt-buxheti nuk është miratuar nga përfaqësuesit e Trojkës, të cilët kanë qenë të hënën e kaluar në kryeqytet dhe janë pritur me protesta dhe manifestime. Në këto kushte mund të pritet që buxheti të rishikohet, para se të kalojë për miratim në muajin dhjetor në parlament.