Rama: Ndërhyrjet në kushtetutë, gjithëpërfshirja si koncept bazë

48

RAMA-vloreMe rastin e 15 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit organizoi një Konferencë ku morën pjesë kreu i shtetit Bujar Nishani, kreu i qeverisë Edi Rama, kreu i Kuvendit Meta dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dedja.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama theksoi se, në cdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të stabilitetit dfhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe se nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak apo politikisht i njëanshëm.

“Sot ne jemi në kushtet kur vendi përpiqet përditë për t’u integruar në BE dhe pas 15 vjetësh kur afrimi me BE impononb një tërësi standardesh sjellje që bien ndesh me standardet e sjelljes që ne i kemi pjesë të vazhdimësisë tonë, pyetja se a duhet ndryshuar Kushtetua, duhet parë me kujdes.

Përvoja na ka mësuar që përgjigjen për këtë pyetje të mos e gjejmë te politika, por duke u nisur te konstitucionalistët.

Në cdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon që në funksion të stabilitetit dhe forcimit të rendit kushtetues, gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë. Nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak apo politikisht i njëanshëm.

E çmoj sot përvjetorin e Kushtetutës si mundësi për të diskutuar mbi historinë e saj, të mirat dhe të metat, ato çka na ka garantuar dhe çfarë ne nuk kemi mundur t’i garantojmë asaj”,- tha kreu i qeverisë Rama.