Bushati takim me homologun bullgar Vigenin: Qeveri dinamike pro europiane

45

bushati-bullgari_slideMinistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, priti në një takim ditën e sotme homologun bullgar, Kristian Vigenin.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp i pyetur në lidhje me qëndrimin skeptik të Holandës, Bushati vlerësoi se ky qëndrim është i fokusuar ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit, por se në kontaktet e përditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit.

“Holanda është një nga vendet themeluese të BE. Jemi në kontakte të vazhdueshme me autoritetet holandeze. Jemi shumë të njohur me qëndrimin skeptik të Holandës i cili nuk është vetëm për Shqipërinë, por ndaj zgjerimit dhe rreptësisë së ndershme që sheh në procesin e zgjerimit. Në kontaktet e përditshme nuk ka ende një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me propozimin e KE, është vetëm prezantimi paraprak i raportit të komisionit. Parlamenti holandez dhe qeveria holandeze do të flasin për këtë çështje. Por të themi troç që presim një vendimi politik i cili duhet të jetë unanim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe çdo qëndrim sa i takon Shqipërisë do të duhet të ishte një qëndrim inkurajues për Shqipërinë, për procesin politik që ka nisur pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një vendim i cili do të jepte një nxitje të mëtejshme zhvillimeve pozitive në rajon” tha Bushati.

Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se nuk ka asnjë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit të vendit kandidat dhe se Bullgaria do të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian.

“Bullgaria beson se Shqipëria i ka përbushur të gjitha kërkesat e kërkuara nga KE dhe përveç kësaj shoh me kënaqësi një qeveri dinamike që vepron për plotësimin e axhendës europiane të vendit. Ne besojmë se nuk ka më kurrfarë arsye pse të shtyhet dhënia e statusit dhe Bullgaria të vazhdojë të bindë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Këshilli Europian”- tha Vigenin.