Kongresi amerikan shton trysninë për rastin Bytyçi, prokuroria serbe me prova të reja

36

bytyciProkurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, ka deklaruar se ka të dhëna të reja për përfshirjen e disa pjesëtarëve të policisë së Serbisë në vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Prokurori serb u tha medieve në Beograd se “të dhënat e reja dëshmojnë se personat e përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, kanë qenë ose janë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Pohimet e tij pasuan shtimin e trysnisë amerikane ndaj autoriteteve të Beogradit për të ndriçuar rrethanat e vrasjes dhe për të vënë autorët para drejtësisë