Rama mbledh në Dajt Ministrat

45

ministrat-510x339Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministrat e kabinetit të tij qeveritar janë zhvendosur mëngjesin e kësaj të shtune në Dajt, ku po zhvillojnë një takim informal.

Takimi i Ramës me Ministrat ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme.

Njëri prej tyre ishte vendimi për emërimin e zotit, Idlir Peçi, në postin e zëvendës/ministrit të Drejtësisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe 3 vendime të tjera të rëndësishme, që lidhen me miratimin në parim të marrëveshjes së huasë me IBRD-në për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit, miratimin e marrëveshjes së grantit me BERZH për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe miratimin në parim, të memorandumit të ri të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore.

Huaja e cila do të jetë në vlerën 62. 500.000 Euro ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD). Granti lidhet me investimin në rrugët rajonale dhe lokale.

Sipas qeverisë, projekti i rrugëve rajonale dhe lokale synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e një programi të gjerë që ka ndërmarrë qeveria e Republikës së Shqipërisë me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000-1500 km rrugë rajonale dhe lokale.