Mbahet sot seanca e radhës e Habilajve në Itali

Zhvillohet sot në Gjykatën e Katanias në  Itali  seanca e radhës ndaj të arrestuarve të bandës së Habilajve.

Në këtë seancë priten të marrin fjalën avokatët mbrojtës të të arrestuarve italianë e shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në vlerë 20 milionë euro, trafik ilegal armësh e organizim i strukturuar kriminal.

Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti.

Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin  e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Hetimet e mëvonshme të Prokurorisë së Katanias ndaj ish ministrit Tahiri, nuk konfirmojnë lidhjet e tij me aktivitetin kriminal të bandës së Habilajve në Itali, duke e shpallur atë person jo nën hetim nga drejtësia italiane.

Seanca e fundit gjyqësore e bandës së Habilajve u mbajt me 10 dhjetor të 2018 ku prokurori Antonio Bonono kërkoj dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.

Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik.

Fatmir Minaj, pezullohet gjykimi ndaj tij e aktualisht është në gjëndje të lirë

Antonio Riela 15 vite burg

Angelo Busacca 8 vite burg

Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit

Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg

William Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

Protestuesit hedhin shashka, tymuese dhe djegin goma para Kuvendit

Pas fjalimit të Bashës, protestuesit por dhe drejtuesit e partive të opozitës po i drejtohen KQZ për të dorëzuar mandatet kandidatët që janë në listën e PD-së dhe të LSI-së dhe që kanë firmosur dorëheqjen.

Ndërkohë prej orës 10, opozita e ndjekur nga mijëra mbështetës dhe simpatizantë të saj protestuan para Kuvendit nën moton kryesore: Rama ik! Paralelisht në Kuvend u mbjat seanca plenare ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.

Nën thirrjet “Rama ik!” djegie gomash apo shpërthim shashkash kryetari i PD-së Lulzim Basha po mban fjalën

Tik – Taku për qeverinë Rama kas filluar. Rama ik! Ora e krimit ka mbaruar.

Prej javësh ajo godinë është karantinë e kolerës së krimit dhe korrupsionit. Ne ikëm pa u infektuar. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre, sepse fytyrë ata nuk kanë më përpara shqiptarëe. Për muaj dhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me mbrojtje e herë me mllef, herë me mirëkuptim e herë me pikëpyetje. Zëri juaj është dëgjuar dhe opozita iu përgjigj.

Rama, te Bruno Vespa për të folur për opozitën

Pasi ka lënë sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është nisur drejt shtetit fqinj Italisë.

Ai do të jetë i ftuarnë studion “Porta a Porta” të Bruno Vespës.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz” shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë para Kuvendit protesta e opozitës vijon e qetë.

PD e LSI duan mandatin e deputetit për 7 kandidatë

Shkon në 7 numri i kandidatëve të LSI-së që pranojnë të marrin mandatin ndryshe nga vendimi i LSI-së për djegien e mandateve.

Pas betimit të katër deputetëve të parë sot në Kuvend, Eftiola Braha, kandidate e dytë në listën e Gjirokastrës, Elda Hoti në Lezhë dhe Edlira Hyseni në Durrës kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit për të marrë mandatin nga KQZ.

Ndërkohë që nga PD Lirgoraq Karamelo nga PBDNJ dhe Majlinda Halilaj, kandidate e PD-së në Tiranë kanë dorëzuar sot në KQZ formularin e vetëdeklarimit.

Të hënën ishte Lefer Maliqi, kandidat i PD-së për Beratin që dorëzoi formularin në KQZ.

Opozita protestojnë sot përpara Parlamentit

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.

Ylli Shehu: Nuk mund të tradhëtoj mijëa qytetarë që më kanë votuar

Ylli Shehu mbërriti në parlament për të bërë betimin pasi mori mandatin e lënë nga Floida Kërpaçi të LSI-së

Ai shprehet për mediat:

“Nëse më përjeshtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhëtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhëtoj mijëa qytetarë që më kanë votuar”

Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të Ora News

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën me drejtoren e informacionit të RTV Ora News, Beti Njuma.

Kjo ndodhi kur presidenti është pyetur për rezultatin e sondazhit që ka bërë Berat Buzhala.

Kur presidentit Thaçi iu bë pyetja  lidhur me sondazhin “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi” mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

Beti Njuma e pyeti “Përse ishte ky perceptim i publikut?

Mësohet se sapo ka dëgjuar pyetjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

Jonatan, breshka më e moshuar në planet

E lindur më 1832, kjo breshkë tanimë mban rekordin botëror si ndër më të vjetrat në rruzullin tokësor, pasi këtë vit do të mbush 187 vite jetë.

Emri i saj është Jonatani dhe nëse mund ta themi kërë gjatë jetës së saj ka përjetuar dy luftërat botërore, revolucionin francez, shtatë monarki në fronin britanik dhe 39 presidentë amerikanë.

Duke qenë kafsha më e vjetër e gjallë, Jonatan ka kaluar rekordin edhe të njeriut më të vjetër në botë.

Mosha më e madhe e një njeriu është 122 vite e 144 ditë dhe mbahet nga Jeanne Calment (1875-1997) nga Franca.

Kapsula hapësinore “Dragon” bën ankorim autonom

Kapsula e re hapësinore amerikane, është ankoruar me sukses pranë stacionit hapësinor ndërkombëtar, në kuadër të misionit të saj testues.

Kapsula Dragon, e lancuar nga kompania kaliforniane SpaceX, bëri një ankorim autonom. Ky është më i fundit në një seri testesh që kapsula duhet të kalojë në mënyrë që të marrë miratimin nga NASA, për të transportuar njerëz.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, astronautët mund të ngjiten në Dragon, që nga korriku. Kontakti me stacionin hapësinor ndërkombëtar, ndodhi në orën 10:51 minuta, kur stacioni gjendej mbi oqean, në veri të Zelandës së Re.

Ankorimi i plotë u konfirmua 10 minuta më vonë. Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar, ndoqën procedurën në çdo moment për të garantuar që çdo gjë të shkonte mirë.

Kapsula Dragon do të qëndrojë në stacion deri të premten, kur edhe do të shkëputet dhe të fillojë udhëtimin e kthimit për në tokë. E kjo do të jetë një tjetër sfidë për shkak të zbritjes së shpejtë përmes atmosferës.

Kreu i ri i Tuzit: Administratë që flet shqip

Me t’u konfirmuar fitorja e koalicionit “Malësia na bashkon” në zgjedhjet e Tuzit, Nik Gjeloshaj, kandidati i dalë nga bashkimi i tre partive shqiptare, tregoi se cilat do të jenë prioritetet në komunën e lënë pas dore për një kohë të gjatë.

“Komuna ka sjellë mundësi të reja për zhvillimin e Tuzit. Ajo çfarë është esenciale është se do të bëjmë një administratë shqip, në të cilën do të frymohet shqip. Do të nisim edhe planin e zhvillimit urbanistik, thithjen e investimeve të huaja, motivimin e diasporës, që të vijnë të investojnë këtu, hapjen e vendeve të reja të punës dhe normal duke zhvilluar infrastrukturën e vendit tonë”, deklaroi Gjeloshaj.

Me këtë fitore, thotë Gjeloshaj, do të përcillet dhe një mesazh uniteti: “Absolutisht do të bëjmë bashkimin e të gjitha subjekteve që jemi këtu me diasporë, do të përçojmë një mesazh te të gjithë shqiptarët kudo që janë për atë që kanë bërë për këtë proces zgjedhor për ne”.

Në garën për drejtimin e Tuzit, që statusin e komunës së pavarur e mori 1 shtatorin e vitit të kaluar, morën pjesë 5 parti politike dhe koalicioni i tri partive kryesore politike shqiptare, i cili ka fituar zgjedhjet duke siguruar 16 mandate në Kuvendin lokal me 32 vende. Kjo e bën Tuzin komunën e parë që udhëhiqet nga shqiptarët në Mal të Zi.

Kjo fitore u përshëndet nga ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj, i cili e përshkroi si një mësim të mirë dhe se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejnë interesave të shqiptarëve, si dhe nga krerët institucionalë në Kosovë, të cilët gjithashtu e panë si një mesazh për shqiptarët kudo që janë.

*t.ch