Banorët e Mirditës protestë kundër HEC-eve

Ata kundërshtojnë vendimin duke argumentuar se, këto projekte dëmtojnë rëndë natyrën dhe të gjithë ekosistemin e kësaj zone.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë të transparencës me komunitetin vendas, ndaj janë të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.

Ish-kryetari i Komunës së Selitës, Viktor Gjikolaj thotë se në këtë zonë janë dhe 5 monumente kulture. Sipas tij, ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Urakë dëmton rëndë turizmin, ndërsa shton se çështjen do ta referojnë në gjykatë.

Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione. Komuniteti i kësaj zone ka nënshkruar edhe një peticion, i cili do t’u dërgohet institucioneve me një kërkesë të vetme: atë të anulimit të këtyre projekteve.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe Dioqeza e Rrëshenit, ipeshkvi i së cilës, në rrjetin social Facebook i bën thirrje qeverisë të mos lejojë gabime të tilla, sikurse ndodhi në Valbonë.

Të shtëna me armë në tramvaj në Holandë

Një person raportohet i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në tramvajin në qytetin holandez të Utrehtit, tha policia.

Sheshi pranë stacionit të tamvajit është rrethuar nga policia. Shërbimet e emergjencës dhe tre helikopterë u dërguan në vendngjarje.

Të shtënat me armë filluan rreth orës lokale 10:45 në sheshin 24 Oktoberplein.

Russia Today raporton se autori i sulmit ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Numri i të plagosurve nuk është përcaktuar ende.

Policia tha se po shqyrton të gjitha motivet e mundshme të sulmit, përfshirë terrorizmin.

“Një burrë filloi të qëllonte me egërsi,”-tha një dëshmitar okular për median holandeze NU.nl.

Një dëshmitar tjetër tha për transmetuesin publik holandez NOS se pa një grua të plagosur me gjak në duar dhe rroba.

“E mora në makinën time dhe e ndihmova,”-rrëfeu dëshmitari. “Kur mbërriti policia, ajo ishte pa ndjenja”.

Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se shërbimet e tramvajit në qytet janë anuluar të gjitha.

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë

Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Izet Haxhisë për përjashtimin e tre gjyqtarëve të përcaktuar nga KLGJ, për shqyrtimin e dosjes “Hajdari”.

Këshilli i Lartë Gjygjësor përcaktoi tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj, për shqyrtimit e dosjes por vetë Haxhia kërkoi që të gjykohej nga një trupë që e ka kaluar vettingun.

Gjatë seancës së 11 marsit, Haxhia dhe avokati i tij ripërsëritën kërkesën se duan të gjykohen nga gjyqtarë që kanë kaluar vettingun dhe kërkuan rihapjen e çështjes pasi pretendojnë se nuk janë dëgjuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe vendimi është dhënë në mungesë të tyre.

Izet Haxhia është një nga fajtorët e shpallur nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, i cili është dënuar më 25 vite burg nga gjykata.

Turqia i rikthehet prodhimit të kanabisit

Turqia po rrit prodhimin e kanabisit në të gjithë vendin për të përmirësuar ekonominë e vendit.

Kultivimi i drogës në Turqi u ndalua gjatë dekadave të fundit për shkak të rregullave anti-narkotike.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha së fundmi se synon të rifillojë dhe të inkurajojë prodhimin e tij për përdorim industrial.

Për dekada me radhë, Turqia ka luftuar për të çrrënjosur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që është konsideruar një grup terrorist i përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogës për të financuar aktivitetet e tij.

Turqia, e cila përdoret si rrugë për trafikimin e drogës nga Lindja në vendet evropiane, ka legjislacion shumë të rreptë për përdorimin e drogës, prodhimin dhe trafikimin e saj.

Erdogan njoftoi se dëshiron të zgjerojë prodhimin në mënyrë të ligjshme të kanabisit, duke theksuar se ndalimi i prodhimit të saj është një komplot nga fuqitë perëndimore për të minuar bujqësinë turke.

“Armiqtë e Turqisë, të cilët pretendojnë se janë miqtë tanë, detyruan Turqinë t’i japë fund prodhimit të kanabisit,”-tha ai duke iu referuar aleatit të tij në NATO, SHBA-ve, që e detyruan Turqinë të mos prodhonte lulëkuqe të opiumit në vitin 1971.

Në atë kohë, Turqia ishte prodhuesi kryesor i opiumit ligjor, por fermerët prodhonin edhe sasi të konsiderueshme në mënyrë të paligjshme.

Turqia madje ka një krahinë anatoliane të quajtur Afyon, që do të thotë “opium” në turqisht, i njohur në gjeneratat e mëparshme si një prodhues i madh i lulëkuqes.

Ministri turk i bujqësisë dhe pylltarisë Bekir Pakdemirli njoftoi gjithashtu se qeveria do të ndërmarrë hapa për rritjen e prodhimit të kanabisit, që deri tani është e lejuar vetëm në 19 nga 81 krahinat e Turqisë.

Kanabisi vjen nga Azia qendrore, ku bima është përdorur për 8.000 vjet. Rajoni është gjithashtu atdheu origjinal i popullit turk.

Përdorimi i gjerë i kanabisit industrial e bën atë një produkt shumë tërheqës bujqësor për shumë vende, përfshirë Turqinë.

Kirsten D.Madison do vizitojë sot viziton Kosovën

Ndihmëssekretarja amerikane për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, do vizitojë sot viziton Kosovën.

Kirsten D.Madison do takohet me kryeministrin Ramush Haradinja.

Mediat kosovare raportojnë se ajo do bëjë dorëzimin e një donacioni për Agjencinë kosovare të Forenzikës.

Gjithashtu pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të Policisë së Kosovës, të Ministrisë së Drejtësisë, të Shërbimit Korrektues dhe anëtarë të shoqërisë civile, për nxitjen e reformës në drejtësi dhe zbatimit të ligjit në Kosovë.

Christian Schmidt: Qeveria mban përgjegjësi për krizën

epa06355054 German Minister of Agriculture, Christian Schmidt, at the beginning of a meeting with representatives of communities affected by pollution related to the emissions of diesel vehicles, in Berlin, Germany, 28 November 2017. The Government continues with its meetings with mayors of German cities suffering under high air pollution caused by nitrogen oxide (NOx) emissions of Diesel engines to discuss measures of air quality improvement. Measures to improve air quality are a software update on vehicles and bonuses on new cars purchases. The most polluted cities will be supported with a Government fund to promote public transport and greener transport alternatives. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.

“Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW.

Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

Ai tha  se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai

Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut.

Në një takim me deputetë nga komisioni i Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për negociatat.

“Vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i japë një hov të ri jo vetëm proceseve të reformave brenda vendit, por do të shërbejë më së miri për të krijuar një sinergji të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, tha kreu i diplomacisë shqiptare, sipas një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Schmidt kundër ndryshimit të kufijve  

Ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn, i cili në një intervistë të mëparshme për DW nuk e hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministri agrar i Gjermanisë, Christian Schmidt, tha për DW se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion: “Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike,” – tha Schmidt për DW.

Ai shtoi se kjo nuk është një çështje që u përket vetëm dy vendeve, por se duhen pyetur edhe fqinjët. Schmidt paralajmëroi gjithashtu edhe në drejtim të Shqipërisë që të mos e ngatërronte më keq diskutimin duke përdorur retorika dhe simbolika që favorizojnë një vizion shqiptaro-madh. “Nga kjo duhet hequr dorë. Kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh,” tha Schmidt për DW.

Ambasada e SHBA kritikon opozitën

Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga protesta e thirrur nga opozita para kryeministrisë,  Ambasada Amerikane bën thirrje për mos nxitje të dhunës dhe shkatërrim të pronës publike.

Jo vetëm kaq i jep një shuplakë të fortë opozitës kur thotë se qeveria dhe parlamenti aktual i Shqipërisë janë legjitime dhe të njohura ndërkombëtarisht dhe nxisin aktorët të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. 

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.” 

Madje ambasada amerikane i kërkon deputetëve që vendosën të braktisin mandatin të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

“Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

 

Sulme terroriste në dy xhami, vriten 40 besimtarë myslimanë

E premte e zezë ishte dita e sotme për myslimanët në dy xhami në Zelandën e Re, ku një person hapi zjarr ndaj besimtarëve duke lënë të vrarë rreth 40 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga vetë autori, nga një kamer në kokë janë të tmerrshme.

Autori zbret nga një makinë, rrëmben nga bagazhi një kallashnikov dhe drejtohet drejt xhamisë, duke zbarazuar pa pushim armën dhe duke vrarë kë i del përpara.

Autori dyshohet se është një australian, i cili besohet të ketë shkruar një manifest që përshkruan synimet e tij. Në të, ai përkrah ideologjinë anti-emigrant.

Një i dëshmitar, i cili i mbijetoi sulmit i tha Televizionit të Zelandës së Re se pa një njeri të armatosur që po qëllonte personat. Sulmuesi thuhet se vuri në shënjestër fillimisht dhomën e lutjeve të meshkujve në xhami, pastaj u zhvendos në dhomën e grave.

Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Ajo ka thënë se katër persona tani janë arrestuar, të cilët dyshohet se kanë pikëpamje ekstremiste.

Komisionari policor, Mike Bush, ka paralajmëruar se të dyshuar të tjerë mund të jenë në arrati.

Autoritetet kanë këshilluar për mbylljen e të gjitha xhamive deri në njoftimin e radhës, duke thënë se ngjarja e së premtes ka qenë e pashembullt.

Reshjet e borës, ja akset ku kalimi bëhet me zinxhirë

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit

Edhe gjatë natës në disa zona malore ka pasur reshje dëbore të shoqëruara edhe me temperatura të ulëta.

ARRSH thotë se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin. Ndërsa njoftohet se me zinxhir kalohet vetëm në 5 km e fundit të aksit Ura Çerenecit-Stebleve.

Po ashtu me zinxhirë kalohet vetëm në aksin Librazhd-Steblevë në 8 km e fundit.

Me zinxhirë kalohet edhe në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë.

Ndërkohë vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset problematike.

Bashkimi Europian publikon listën e zezë të parajsave fiskale

BE-ja e përbërë nga 28 shtete, krijoi listën e zezë në dhjetor 2017, pas zbulimeve të skemave të shmangies së taksave të përdorura nga korporatat dhe individët e pasur, për të ulur faturat e tyre tatimore.

Ministrat e financave të BE-së shtuan 10 juridiksione në listën e azhurnuar. Ata janë: ishulli holandez Karaibe i Arubas, Barbados, Belize, territori britanik jashtë shtetit, i Bermudës, Fixhi, Ishujt Marshall, Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vanuatu dhe Dominika.

Ata hyjnë në Samoa, Trinidad dhe Tobago, dhe tre territore të SHBA-ve të Samoas Amerikane, Guam, dhe Ishujt Virgin të SHBA, të cilët ishin tashmë në listën e zezë.

Shtetet e listuara në listat e zeza përballen me dëmtime reputacioni dhe kontrolle më të rrepta për transaksionet me BE-në, megjithëse ende nuk janë pajtuar sanksionet nga shtetet e unionit europian.

Juridiksionet futen në listën e zezë, në qoftë se ata kanë mangësi në rregullat e tyre tatimore që mund të favorizojnë evazionin fiskal në shtetet e tjera. Ata që angazhohen për të ndryshuar rregullat në afatin e caktuar, hiqen nga lista.

Kryeministri i Bermudës David Burt tha në një deklaratë se ishulli ishte në përputhje me standardet e BE dhe nuk kishte frikë se do të dëmtonte reputacionin e saj.

“Kjo përfshirje është bërë pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë të Emirateve të Bashkuara me BE në këtë çështje dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur të gjitha kërkesat e BE”, tha WAM.

“Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten të vendosur për politikën e saj të gjatë për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare mbi taksat, duke përfshirë kërkesat e OECD-së, dhe do të vazhdojë të rifreskojë kuadrin legjislativ të brendshëm në këtë drejtim”.

Shumica e të ashtuquajturave juridiksionë jo-kooperativë për çështjet e taksave janë ishujt e vegjël të Karaibeve dhe Paqësorit, të cilat mbështeten në marrëveshjet e turizmit dhe jashtë oborrit që mbështetësit e konsiderojnë vendimtare për financat globale.

Atyre iu dhanë rreth një viti për të ndryshuar rregullat tatimore, por deri më tash nuk janë bërë kështu, thanë zyrtarët e BE. Komisioneri i taksave i BE Pierre Moscovici tha se procesi i listimit ishte një sukses i madh sepse kishte shtyrë dhjetëra vende të heqin “regjimet e dëmshme tatimore”.