Published On: Hën, Mar 4th, 2019

Kapsula hapësinore “Dragon” bën ankorim autonom

Share This
Tags

Kapsula e re hapësinore amerikane, është ankoruar me sukses pranë stacionit hapësinor ndërkombëtar, në kuadër të misionit të saj testues.

Kapsula Dragon, e lancuar nga kompania kaliforniane SpaceX, bëri një ankorim autonom. Ky është më i fundit në një seri testesh që kapsula duhet të kalojë në mënyrë që të marrë miratimin nga NASA, për të transportuar njerëz.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, astronautët mund të ngjiten në Dragon, që nga korriku. Kontakti me stacionin hapësinor ndërkombëtar, ndodhi në orën 10:51 minuta, kur stacioni gjendej mbi oqean, në veri të Zelandës së Re.

Ankorimi i plotë u konfirmua 10 minuta më vonë. Astronautët në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar, ndoqën procedurën në çdo moment për të garantuar që çdo gjë të shkonte mirë.

Kapsula Dragon do të qëndrojë në stacion deri të premten, kur edhe do të shkëputet dhe të fillojë udhëtimin e kthimit për në tokë. E kjo do të jetë një tjetër sfidë për shkak të zbritjes së shpejtë përmes atmosferës.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>