Opozita protestojnë sot përpara Parlamentit

10

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.