Konfindustria-qeverisë: Kujdes me politikën e taksave të ulta

gjergj buxhukuKonfindustria me rastin e ndërtimit të paketës fiskale të vitit 2014 do ti kërkojë zyrtarisht ekzekutivit shqiptar, që të jetë e kujdeshme për të vazhduar me çdo kusht politikën e taksave të ulta dhe në mbrojtje të prodhimeve vendore.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të tkurrjes së ekonomisë vendore edhe në pjesën e dytë të vitit financiar 2013 si pasojë e goditjeve te krizes globale, eshte e domosdoshme te nxiten nismat investuese dhe sidomos terheqja e investitoreve te huaj.

“Ne kete kuptim cdo ndryshim ne rritje e nivelit te taksimit te sotem prej 10%, duke zbatuar shkallen e progresivitetit pa dallim ne te gjithe kategorite e biznesit, do te prodhonte pasoja te drejtperdrejta te  padeshirueshme ne shtimin e investimeve. Mbi te gjitha progresiviteti i taksimit do te ulte konkurencen e Shqiperise ne terheqjen e investimeve te huaja krahesimisht vendeve te tjera te rajonit si Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bullgari,etj., qe pa perjashtim zbatojne sistemin e takses se sheshte 10% per fitimin dhe te ardhurat” thekson Konfindustria.

Konfindustria i kerkon ekzekutivit, qe te jete e kujdeshme ne percaktimin e produkteve dhe sherbimeve per te cilat mund te ulet niveli TVSH/tatimi i vleres se shtuar.

“Per te gjitha prodhimet fundore ne treg, qe prodhohen ne vend, eshte e keshillueshme, qe niveli i sotem i TVSH prej 20% te mos preket. Perkrahja e shtresave shoqerore ne nevoje te kryhet nepermjet parashikimit ne buxhetin e shtetit dhe jo politikave fiskale, qe do te ishin plotesisht te pafrytshme. Ne rast te kundert do te kishim goditje te konkurences se prodhimeve vendore ne favor te prodhimeve te ngjashme te huaja me pasoja te padeshirueshme per ekonomine kombetare” përfundon deklarata e Konfindustrisë.

Dita kundër Sidës, 671 të prekur me HIV në Shqipëri

aids1 Dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Ndërsa në Shqipëri raportohen rreth 671 persona të prekur me HIV, specialistët të ISHP theksojnë se shifrat mund  të jenë 10 % më shumë se ato zyrtare

Një raport i OKB-së vë në dukje se numri i atyre që jetojnë me virusin HIV në botë vazhdon të shtohet dhe i ka kaluar të 40 milionët – niveli më i lartë deri më sot. Afrika nënsahariane mbetet rajoni më i prekur nga sëmundja e Sidës. Më tepër se 25 milion njerëz atje jetojnë me virusin HIV.

Megjithatë në raportin e OKB-së thuhet se gjatë viteve të fundit, një numër gjithnjë e më madh vendesh, përfshirë Kenian, Zimbabven dhe disa vende të Karaibeve kanë patur rënie në numrin e të infektuarve nga virusi HIV. Shumë shpejt po shtohet edhe numri i të prekurve nga Sida të cilët kanë mundësi të marrin ilaçe për frenimin e kësaj sëmundjeje. Shtetet e Bashkuara po luajnë rolin kryesor për shtimin e numrit të atyre që mund të marrin ilaçe në vendet në zhvillim dhe për zgjerimin e programeve të parandalimit.

Rezultatet po arrihen nëpërmjet planit të emergjencës të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ndihmën në luftën kundër Sidës. Në vitin 2003, Presidenti Bush shpalli një angazhim prej 15 miliard dollarësh për luftën globale kundër virusit HIV dhe Sidës.

Në këtë program përfshihen 123 vende të botës me theks të veçantë në 15 prej tyre që janë prekur më rëndë dhe që sëbashku përbëjnë 50 për qind të numrit të përgjithshëm të të prekurve në botë. Presidenti Bush është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin botën në gjetjen e burimeve për të mposhtur sidën.

1 mijë çiklistë protestojnë “të vdekur” në Londër

ciklistet 5Më shumë se 1 mijë çiklistë janë mbledhur në qendër të Londrës duke protestuar si “të vdekur”. Kjo proteste vjen si reagim ndaj 6 çiklistëve, të mbytur në Londër brenda një muaji, raporton “Bota Sot”.

Kjo ishte një protestë 15-minutëshe në SouthWark, në qendër të Londrës.

Protestuesit u shtrinë në rrugë duke u bërë sikur të vdekur si metodë e protestimit të tyre dhe dërgimit të një mesazhi të qartë politikës dhe personave përgjegjës, të cilët duhet të reagojnë ndaj vdekjes së çiklistëve dhe të marrin masa që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Kosovë, votohet në 25 komuna

kosova_flag_1Pas fushatës 5-ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve, në komunat të cilat nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në raundin e parë të zgjedhjeve, sot votohet në 25 komuna të Kosovës. Zgjedhjet e së dielës përfundimisht do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë me këto komuna në katër vitet e ardhshme.

Në këtë raund gjithashtu do të rivotohet edhe në tri vendvotime në Zveçan, për të cilat KQZ-ja ka vlerësuar se ka pasur parregullsi në raundin e parë të zgjedhjeve. Pra, në Zveçan nuk ka balotazh, por vetëm rivotim, raporton “Zëri”.

Sipas statistikave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në 25 komunat që kanë shkuar në balotazh është 1.371.524 votues.

Numri i votuesve jashtë Kosovës që do të kenë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit, përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, është 11 738 votues.

Ndërsa në rivotimin në tri vendvotime në Zveçan, të drejtë vote kanë 2595 qytetarë.

KQZ-ja ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e raundit të dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Shtohen masat e sigurisë

Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë shtuar masat e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për menaxhimin e situatës gjatë procesit zgjedhor të 1 dhjetorit. Ai thekson se iu janë përgjigjur të gjitha kërkesave të drejtorive rajonale për dërgimin e pjesëtarëve shtesë, aty ku ka nevojë, në mënyrë që të ketë policë në numër të mjaftueshëm në të gjitha qendrat e votimit.

Ndërsa në komunat në veri të vendit, Policia e Kosovës do të ketë rolin kryesor për mbarëvajtjen e procesit të votimit, por në bashkëpunim të ngushtë edhe me EULEX-in dhe KFOR-in.

Gjatë ditës së sotme, do të jenë të pranishëm edhe shumë vëzhgues, ku përveç atyre nga KQZ-ja, të pranishëm do të jenë edhe 71 vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe 1600 vëzhgues nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” .

Rrëfehet Berisha: Katapultimi nga Viçidoli në zemër të Tiranës

kulla berisha vicidolI përlotur teksa flet për kullën e familjes Berisha në fshatin Viçidol të Tropojës, Berisha shprehet ende optimist se një ditë mund të ringrejë kullën e shkatërruar nga predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës. Në një intervistë dhënë gazetares Sonila Meço te ‘AGON”, ish-kryeministri rrëfen fëmijërinë e tij dhe rrugën drejt përfshirjes në politikë. Sa i përket rikthimit të tij te mjekësia, Berisha e cilëson atë tashmë një kapitull të mbyllur duke shprehur angazhimin e plotë ndaj politikës.

Rrëfimin tim dua ta nis te origjina. Lindur në 15 tetor në Viçidol në Tropojë në një zonë shumë afër kufirit. Familja është fati ynë, nuk e zgjedhim dhe fati juaj ka qenë ky. Kulla e Berishajve dhe dy Berisha. Kush janë këta dy burra z. Berisha? 

Ky është xhaxhai im, i zoti i shtëpisë dhe ky është baba im. Ramë Berisha dhe Zeqir Berisha. Ky është menaxheri dhe i zoti i shtëpisë.

Ju jeni djali i Ram Berishës dhe nënë Sheqeres. Kujt i keni ngjarë më shumë?

Unë kam nga të dy prindërit, më shumë mund të kem marrë nga nëna. E cila ka patur një shpirt punëtor të jashtëzakonshëm. Edhe baba punonte shumë. Por ajo punonte të themi nga mëngjesi deri në darkë pa një minutë pushim për të menaxhuar shtëpinë.

Mbështetje emocionale e të voglit Berisha.. 

Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua, më ka mësuar të lexoj qysh 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje. Por në familje ajo ishte mbretëresha dhe nëna që vigjilonte me angazhimin total se mos po ndodh ndryshe dhe ndryshe nuk mund të ndodhte. Pse më ka shërbyer kjo? Për të më dhenë sensin e barazisë, shumë i domosdoshëm. E kam thënë edhe dikur, shumë vite më vonë, lexoja Frojdin. Kam qenë shumë i apasionuar pas Frojdizmit.

Leximi dhe letërsia do t’iu fusnin në dilema të mëdha. Si shpjegohet?

Të gjithë mësonim Fishtën, kushdo e donte Fishtën. Dhe unë nëpërmjet Fishtës bëhesha pjesë e odës sepse pasi bisedonin, pasi dëgjonin Eposin e Kreshnikëve me lahutë dhe pastaj ndonjëri do më thoshte, a do na e recitosh Fishtën?

berisha familjaDhe bëheshe protagonist. Cilit libër i jeni rikthyer më shumë dhe që daton që nga ajo periudhë? 

Xhek London, Tolstoi dhe një gjë dua të them. Fëmijëria e hershme ndofta mund të jetë më e rëndësishmja në formimin e njeriut.

Jeni i lumtur për fëmijërinë që keni kaluar? 

Jam sepse fëmijëria ime nuk ka qenë kurrë bahçe me lule. Ka qenë me vështirësitë e veta, ka qenë me gëzimet e veta, por jam i lumtur. Domethënë sivjet lexova një libër dhe ua këshilloj të gjithëve ta lexoni. Libër i shkruajtur nga Malcom Gladwell dhe në këtë libër ku ai shqyrton se si formohen njerëzit më të shquar.

Në vitin 1958 adoleshenti Sali Berisha lë Tropojën dhe vjen në Tiranë. E vështirë përballja e parë me kryeqytetin? 

Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin. Me një ushqim të ndryshëm si dita me natën me ushqimin e konviktit.

Ju rrinit tek Teknikumi Mjekësor te Medreseja…..?

Po, ku pothuajse çdo gjë që më servirej ishte jo familjare për mua. Mëngjeset ishin një gotë çaj me një rriskë djathë. Ky ishte mëngjesi. Dreka ishte një groshë e zier, por ishte groshë e kuqe. Groshët e Tropojës janë të shkëlqyera, nuk i kisha provuar kurrë. Këto nuk më përshtateshin kurrkund dhe darka që ishte një supë. Po supa ka historinë e vet. Vinte një supë e cila na hidhej në një pjatë alumini njëlloj si në romanet e Charl Dikens, ajo mbante erë pishë. Unë nuk arrija ta kuptoja, s’e haja sigurisht. Kur ç’ndodhi. Si nxënës bënim shërbim në mensë. Shkoj unë ditën e shërbimit shikoj kazanët. Ata hunjtë që përzienin supën kishin rrëshirë pishe. I them asaj kujdestares, ju me këto na jepni?! I mori i hoqi dhe gjeti ca shkopinj ahu.

Duke ndjekur kronologjinë e çështjeve, pas dilemave letërsi, mjekësi nëpërmjet përhumbjes në realitete virtuale, në realitete librash, Sali Berisha vendos: “Do të studioj mjekësi”. Nga lindi ky pasion për mjekësinë z.Berisha? 

I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia, por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete. Mjekësi dhe letërsi, por pasioni i parë ishte letërsia. Kjo nuk mu lejua dhe më në fund dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu drejtua drejt mjekësisë dhe disa shkencave të saj, si biokimia molekulare, shkencat e fizikës ose gjenetika. Të gjitha këto filluan të më tërhiqnin shumë. Dhe pastaj unë dija gjuhë të huaja, lexoja tekste në gjuhë të huaja.

 Z.Berisha, ju ka tunduar qoftë edhe njëherë të vetme rikthimi në mjekësi?

Jo. Pse? Sepse vendimi im për t’u larguar, për të bërë atë që s’kisha bërë ishte një vendim për të lërë mbrapa të sëmurin, për të lënë mbrapa studimin, për të lënë mbrapa kërkimin shkencor dhe në një farë mënyrë ndjehesha edhe pak fajtor, por i detyruar që të bëja atë veprim. Ishte për të hyrë në një proces, por ky proces shkonte duke i zverdhur gjërat që t’i kishe adhuruar aq shumë dhe kthehem tek liritë dhe të drejtat e njeriut dhe bind veten se këto janë vlerat më eprore.

Më thonë që Sali Berisha ka një dhunti të jashtëzakonshme për të dalluar verërat me varietete, me çfarë temperature mbahen etj…

Vera mbi të gjitha është poezi. Dhe unë nuk pretendoj që jam një njohës, unë jam një dashurues i verërave dhe prapë do të kthehem tek origjina e kësaj. Unë çdo ditë përdor verën dhe e kam përdorur gjithë jetën, por asnjëherë më shumë se 1 gotë në ditë. Ndonjëherë në shtëpinë time, gostinë e verës e bën Lili, këngën e kam unë.

Ju merrnit pjesë në protestat e studentëve, Argita vajza juaj e madhe ishte në grevën e urisë, Shkëlzeni ishte i vogël në vitet 90. E dinit ankthin e gruas në atë kohë?

Padyshim që pas nënës, Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Lili u bashkëngjit sapo filloi lëvizja, duke mos më thënë kurrë në jetën e saj se kjo mund të ketë këtë rrezik, apo atë rrezik.

Alesio Vincit (gazetari) kërkon një tjetër premtim ndaj jush, ka udhëtuar nga rruga e kombit, një nga veprat për të cilën ju ndiheni krenarë, e ka mbërritur në vendlindjen tuaj në Viçidol. Në fakt në këtë vend në këtë kullë riktheheni shumë rrallë?

Është dëmtuar sepse në luftën me Kosovën ata e kanë gjuajtur me mortaja 127 mm të cilat i ranë afër. Problemi është dhe unë dua të flas haptas…

Jeni përlotur zoti Berisha dhe unë dua ta vërej sepse rikthimi tek ajo kullë hap shumë histori për ju…?

Sepse Kulla ka patur edhe çifligun e vet. Aty rreth saj kanë qenë 43 hektarë tokë, jo vetëm të familjes sime, por të njerëzve më të afërt të familjes time, e cila punohej në mënyrën më intensive dhe ata kanë qenë njerëz që punonin ditë e natë. Përtej saj, janë 74 ha të cilat punoheshin tërësisht, por ishin sa një vrap kali. A mund ta kthejmë kullën siç ishte? Ndërtesa mund të kthehej, por toka dhe ato të tjerat…

Si do të donit t’ju kujtonin brezat në këtë histori të jetës tuaj publike? 

S’kam bërë asgjë për historinë, jam përpjekur dhe do përpiqem çdo ditë të bëj detyrën time.

Nuk jap dorëheqjen nga politika

Si e vlerësoni opozitën e Bashës? 

Unë e vlerësoj tërësisht pozitive. E supozojmë se unë s’kam dhënë dorëheqjen dhe do të isha në krye të PD-së.Unë ju siguroj se edhe pas 8 vitesh në pushtet, ajo do të ishte një opozitë 3 mujore. Basha dhe bashkëpunëtorët e tij ja kanë dalë që të kristalizojnë një opozitarizëm të ri.

Roli juaj? 

Absolutisht partinë e drejton kryetari i saj i cili është në konsultim me drejtuesit kryesorë dhe të grupit parlamentar. Natyrisht që edhe këshillohemi, por timonin e ka z.Basha. Unë mendoj se është një fillim shumë premtues. Në çështjet kapitale, opozita po konturohet si një opozitë e fuqishme. Tre muaj, janë tre muaj.

Në opozitën tuaj është folur shumë për probleme, po udhëheqës?

Unë besoj se në lidershipin e PD-së ka shumë figura të formuara dhe kryetari në procesin e riorganizimit të partisë natyrisht do të lançojë bashkëpunëtorë të rinj. Analiza nuk është bërë dhe ky është një vonim, e cila do të bëhet. Unë dhashë dorëheqjen dhe jam i bindur se mora vendimin më të drejtë sikurse mbetem po aq i vendosur që të mbroj ato ideale që unë besoj. Ndaj tani jam full- time në mbështetje të parimeve që unë besoj.

Do bëni dhe rolin deputetit duke shkuar në komisionet parlamentare?

Po është e vërtetë nuk kam qenë asnjëherë. Edhe në vitet 97-2005 nuk kam qenë.

Keni bërë më mirë apo më keq që keni dhënë dorëheqjen nga PD?

Jam i bindur se kam marrë vendimin më të mirë për PD-në dhe për vendin. PD duhet të bëjë ripërtëritje të saj në të gjithë strukturat. Duhet që PD të pasurohet me figura të reja, me të rinj në mënyrë që të rrisë besueshmërinë dhe misionin vet të rikthimit në pushtet.

 Si e keni përjetuar këtë periudhë?

Unë mund të them se së pari dorëheqja, ka qenë një vendim i ruajtur nga unë 20 vite. Nuk kam dyshuar kurrë që nëse PD do të humbte në kushte të qarta, do ta jepja. Nuk mund të them që nuk humba zgjedhjet. Nuk kam menduar kurrë në asnjë moment që unë fizikisht do të largohem edhe për një orë të vetme nga politika. Mbetem, me të gjithë pasionin tim që të bëj më të mirin.

Por duke mbetur një lider shpirtëror… 

Ky nuk është preokupim i imi, por kontributi im. Nuk kam punuar ndonjëherë për histori dhe nuk punoj. Kam qenë gjithnjë i vendosur në ato që unë besoj. Pasioni është ç’është e vërteta. Njeriu bën gabime, i korrigjon, i bën. Tani i kam më të thjeshta se nuk jam unë që drejtoj PD-në. Jam në një domain që unë merrem çdo ditë me politikë, por nuk merrem me organizime.

 

Tirana mbyll dyert, drejtuesit heshtin

tirona-fanaticsDyer të mbyllura,  heshtje dhe mosmarrëveshje e cila  është evidente. Tirana është në kaos dhe tashmë ende nuk dihet kur do të dalë nga gjumi  letargjik i cili e ka përfshirë.  Largimi i Gallos nuk ka marrë akoma një shpjegim publik, ndërsa ekipi i është besuar Sokol Bulkut. Ky i fundit  ka drejtuar edhe stërvitjen  e djeshme dhe përgatitjen  e fundit para ndeshjes me  Lushnjen, ndeshje e vështirë  dhe mjaft deçizive për bardheblutë.

Dje bardheblutë janë stërvitur me dyer të mbyllura në kompleksin stërvitor  “Skënder Halili”, dhe gazetarët  s’janë lejuar të futen brenda  stadiumit. Administratori i  klubit Krenar Alimehmeti ka  dhënë urdhër që të mos lejohet askush të hyjë në stadium, përveç futbollistëve dhe  stafit drejtues të ekipit. Izolimi i ekipit vjen një ditë pas  dorëheqjes së ish-trajnerit Alpin Gallo dhe vetëm një ditë  para transfertës ndaj Lushnjes.

Trajneri Gallo, ditën e enjte ka dhënë dorëheqjen pranë  drejtuesve të klubit ndërkohë  që nga drejtuesit akoma nuk  ka një reagim zyrtar. Mungesa e reagimit zyrtar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas  shoqërohet edhe me “izolimin” e klubit gjatë stërvitjes së  fundit para ndeshjes me Lushnjen.

Ndërkohë, pas largimit  të Gallos, ekipi i është besuar  zëvendës-trajnerit të bardhebluve Sokol Bulku, të paktën  për ndeshjen e fundjavës ndaj  Lushnjes. Edhe stërvitjen e  djeshme, që ka qenë stërvitja e fundit dhe përgatitja e  fundit parë ndeshjes, është  drejtuar nga Bulku, i cili ka dalë  edhe në konferencë për shtyp.

Dita e premte është ditë e programuar nga bardheblutë, ku  trajneri del para medieve për  ndeshjen që pritet në fundjavë,  dhe për këtë gjë, Sokol Bulku  është autorizuar për të dalë para mediave.

Gjendja e dobët  e bardhebluve në fushë, prej  ditësh shoqërohet edhe me një “paqetësi” të strukturës drejtuese të ekipit, ku jo vetëm që  vihen re kontradikta mes donatorëve, por edhe nga administratori i ekipit nuk mbahet qëndrim publik për çështjet  që ndodhin në ekip.

Për lojtarët  që merren në provë apo për  futbollistët që do tentohen të  sigurohen në janar si dhe për  kreun e bankinës, nuk ka asnjë  shpjegim publik dhe zyrtar nga  drejtuesit bardheblu. Në rastin  më të mirë është thjesht një  fshehje e asaj që po ndodh në  klub. Po në rastin më të keq? …

Mediat kosovare: BE-ja kërkon arrestimin e Berishës

berisha ndMediat shqiptare në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi duket se e kanë interpretuar në një mënyrë tjetër fjalën e eurodeputetit Nikola Vuljaniç. Raportuesi për Shqipërinë në PE dha një intervistë për “Top-Channel” një ditë më parë ku ndër të tjera foli për korrupsionin dhe ndëshkimin e tij.

Vuljaniç tha se Shqipëria duhet të arrestojë dhe ndëshkojë, këdo që është i përfshirë në aferat korruptive. “Duhet të shkojë para drejtësisë çdo person që kryen korrupsion, qoftë ky zyrtar i lartë, prokuror i përgjithshëm apo kryeministër”, pati thënë Vuljaniç.

Mirëpo kjo frazë ka mjaftuar që mediat shqiptare në Kosovë dhe më gjërë të aludojnë se Bashkimi Europian po kërkon nga drejtësia shqiptare që të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha. “BE kërkon arrestimin e Sali Berishës”, është titulli i “Zërit” lidhur me deklaratën e Vuljaniç. Po në të njëjtën valë është edhe portali shqiptar në Maqedoni, “Zhurnal”.

Kosovarja “Express”, është disi më e moderuar në këtë pikë, por nuk mbetet shumë prapa mediave të tjera. “A po kërkon Brukseli arrestimin e ish-kryeministrit Berisha?”, ky është titulli që i vë artikullit “Express”. Në këtë mënyrë, deklarata e eurodeputetit kroat ka qenë çështje dite në Kosovë dhe trevat shqiptare në Maqedoni dhe Serbi.

Edhe “Presheva Jonë” i kushtoi të njëjtën hapësirë kësaj qasjeje. Ndërsa në Shqipëri, deklarata e Vuljaniçit nuk u interpretua për asnjë çast në këtë mënyrë në hapësirën mediatike.

Tahiri: Falenderoj Greqinë për kapjen e të arratisurve

saimir tahiriMinistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka falënderuar ministrin e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve të Greqisë, Nikolas Dendias, për angazhimin maksimal dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve greke dhe forcave të sigurisë së shtetit fqinj në operacionin për kapjen e tre elementëve shumë të rrezikshëm, të arratisur nga burgu i Drenovës në rrethin e Korçës.

Në një letër të dërguar sot paradite homologut të tij grek, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka theksuar se ngjarja e fundit është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe vullnetit të përbashkët për të luftuar me të gjitha mjetet e ligjshme dhe vendosmëri krimin në të dyja vendet tona dhe krimin ndërkufitar në veçanti.

Ministri Tahiri ka shprehur edhe një herë angazhimin e tij personal dhe institucional për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon e më gjerë.

Sherr për vend parkimi, një i plagosur rëndë

policiaNjë plagosje e rëndë me thikë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ky dy persona u konfliktuan për një vend parkimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Konferenca e Pezës” në kryeqytet. Mësohet se shtetasi Xhemil Dervishi u konfliktua me shtetasin Albert Hoxha për një vend parkimi automjetesh.

Ky i fundit, mësohet se e goditi me thikë Dervishin, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë ë vendngjarje mbërritën forcat e policisë së komisariatit nr. 6.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Albert Hoxha. Ndërsa i plagosuri Xhemil Dervishi ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Berisha: Rama-Meta, sollën Enverin në Varrezat e Dëshmorëve

Sali BerishaIsh-kryeministri Berisha komentoi në rrjetin social “Facebook” ceremoninë e djeshme të qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Berisha shkruan se qeveria “Rama-Meta”, solli fantazmën e Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve. “Dje, në ditën e çlirimit të vendit, por sipas kalendarit bizantin të vendosur në Beograd 68 vjet më parë, krerët e mazhorancës Rama – Meta, i vranë për herë të dytë dëshmorët e kombit.

Ata me një skenar djallëzor, vendosën kurora me lule në nderim të tyre dhe e bënë këtë në praninë direkte të Enver Hoxhës, portretet e të cilit dominonin në shesh, sikur të ishim në vitin 1987.

Më pas, Edi Rama për të dëshmuar autorësinë e këtij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi në fb fotot e ceremonisë, ku spikatin portretet e atit të tij shpirtëror”, shkruan Berisha.