Policia kufitare kthen sportistët e vegjël grekë, s’kishin dokumente

autobusPolicia kufitare shqiptare ktheu sot mbrapsht një autobus me sportistë minoren grekë në pikën kufitare të Kakavijës. Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje rreth orës 18:00, teksa autobusi me 24 sportistë të arteve marciale po tentonte të hynte në tokën shqiptare.

Sipas policisë kufitare, shkak i kthimit të tyre kanë qenë parregullsitë në dokumentacionet përkatëse të minorenëve. Sipas burimeve, mësohet se sportistët nuk kishin dokumente identifikimi dhe as autorizimin nga prindërit për të kaluar kufirin, duke qenë se janë nën moshë.

Sportistët grekë do të merrnin pjesë në aktivitetin që pritet të mbahet nesër në Durrës, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.

Shqiptari proteston mbi vinç: Kam 3 fëmijë, s’dua të më shohin kështu

hamet protestAi qëndron në 70 metra lartësi, i rrahur nga era dhe temperaturat e ulëta dhe bëhet i dobët çdo orë që kalon. Shqiptari Hamet Rapaj sillet vërdallë vinçit ku ka hipur që koha të kalojë më shpejt dhe pret me ankth ndonjë lajm të mirë.

Sot është dita e gjashtë e protestës së shqiptarit dhe tre punëtorëve italianë, të cilët kanë disa muaj pa marrë pagat. “Nuk mundem më të bëj asgjë që kur hipa këtu.

Ulem dhe mbështes gjunjët fort në gjoks, ndërsa me duar përqafoj veten gjatë natës që të fle pak gjumë, por këtu është e pamundur dhe të ëndërrosh”, shprehet 35-vjeçari shqiptar në një intervistë për “La Stampa”.

Z. Hamet, ku e gjetët kurajën që të ngjiteni atje lart?

Uria më ngjiti vetë këtu lart. Nuk kam para, nuk mund të paguaj asnjë faturë. Kam muaj që nuk marrë dot hipotekën e shtëpisë.

Sa kohë keni që nuk jeni paguar?

Që nga janari dhe deri në tetor. Fillimisht fitoja rreth 1,500 euro në muaj. Mendoja se ishte mjaft mirë për mua, por ja që tashmë s’kemi marrë asgjë dhe kemi humbur edhe dinjitetin.

I referoheni komiteteve të punës?

Po atyre. Ata kanë një kulturë që falimentojnë kompanitë. Ata s’të paguajnë dhe kështu të detyrojnë të marrësh masa ekstreme. 10 vjet për të fituar një punë të mirë dhe 10 vjet pritje për të mbledhur atë çfarë ke fituar me djerësën e ballit. Dhe pastaj vjen falimenti, pasi bankat nuk të lënë as të marrësh frymë.

Përse e thoni këtë?

Sepse kështu bënë në këtë rast me kompaninë tonë. Kompania jonë punonte për  llogari të tyre dhe nuk i paguanin, por kur fituan çështjen ishte tepër vonë. Kemi ende një kredit prej 150 mijë eurosh me pronarin e pallatit. I njëjti njeri i cili na ofroi punë kur s’kishin para. Ne pranuam, paguam edhe këstet e taksave, por kur nisën që të mos na paguanin më, çdo gjë shkoi keq.

A mendoni për familjen tuaj?

Sigurisht, kam tre fëmijë në Shqipëri. Ndërsa këtu kam vetëm gruan. Kam folur shpesh në telefon me ta, por nuk dua që të vijnë këtu dhe të më shohin në këtë gjendje.

Por në kantier të kanë vizituar shumë njerëz…

Po, pjesa më madhe janë politikanë, vijnë dhe flasin por asgjë nuk bëjnë, kështu duhet të funksionojë?

Po ata që jetojnë tek pallatet përreth?

Është një çift që jeton kë këtë pallat dhe vjen çdo mbrëmje të na shohë, na sjell kafe. Një herë na solli edhe ushqim. Dua t’i falënderoj për solidaritetin. Ju e dini ç’është solidariteti?

Të paktën urinë e keni thyer disi….

Na janë lutur që t’i japim fund kësaj, ne nuk duam që t’i shqetësojmë.

‘Deloitte’ dorëzon të hënën raportin për borxhin ndaj biznesit

deloitteKompania ndërkombëtare e auditit “Deloitte” pritet të dorëzojë  raportin për borxhin që buxheti i shtetit u ka biznesit vendas dhe atij të huaj për punët publike të kryera dhe të papaguara.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, shpjegoi arsyet se pse ky shërbim iu besua një kompanie ndërkombëtare.
“Në kushtet e presioneve të forta të krizës në ekonomi dhe të rënies së ritmeve të rritjes ekonomike, Qeveria zgjodhi me prioritet evidentimin e borxhit ndaj biznesit vendas dhe të huaj, për shkak edhe të pasojave negative që sjell ky mospagim për aktorë të tjerë të ekonomisë, si dhe potencialisht në kreditim, rritjen ekonomike, kreditë e këqija, punësim, gjendjen financiare, të likuiditetit të biznesit, etj”, – tha Cani.

Që nga 19 tetori, kur u nënshkrua marrëveshja me këtë kompani, ekspertët e saj po kontrollojnë të gjitha pretendimet e sipërmarrjes që kanë pagesa të pashlyera nga buxheti i shtetit. Hapi i parë për të gjitha kompanitë, të cilat pretendonin se kanë kryer punë apo shërbime publike dhe nuk janë paguar, ishte vetëdeklarimi pranë Ministrisë së Financave.

Këto pretendime janë shqyrtuar tashmë nga kompania audituese, e cila pritet të dorëzojë sot këtë raport. Pas certifikimit të këtij procesi, radhën e ka një tjetër hap më i rëndësishëm, ai i verifikimit fizik të këtij borxhi të pretenduar. Ministri Cani, pak ditë më parë tha se pas daljes së rezultateve të auditimit nga kompania “Deloitte”, ministria e Financave do të fillojë kontrollin fizik të të gjithë faturave të pashlyera që pretendon biznesi.
Paraprakisht pretendohet se borxhi që qeveria i ka sipërmarrjes për punime dhe shërbime publike kap vlerën e 400 milionë dollarëve.

Moody’s vlerëson reformat në Greqi

modysPërparimi i Greqisë në fushën e zbatimit të reformave që synojnë të çojnë në rigjallërimin e ekonomisë, theksohet jo vetëm nga huadhënësit ndërkombëtarë, por edhe nga agjencitë e vlerësimit. Një prej agjencivë më prestigjioze ndërkombëtare në këtë fushë, “Moody’s” nënvizon se shteti helen ka bërë hapa para, duke e vlerësuar ekonominë me dy nota më lart nga C në statusin C2A3. Kjo tregon se pritshmëritë janë për një ekonomi të qëndrueshme. Në dokument përmenden rezultatet e arritura në programin e shkurtimeve, që kanë bërë që për herë të parë pas shumë vitesh, të ketë teprica në buxhet. Por, megjithë fjalët pozitive që janë thënë gjatë këtyre ditëve të fundit, trojka ende nuk duket e bindur për lëvrimin e këstit të radhës së huasë për Athinën zyrtare. Ministri grek i Financave Sturnaras njoftoi se bisedimet për zhbllokimin e ndihmës prej 1 miliard Eurosh janë shtyrë.

 

Fier, prindërit nuk u japin pensionet fëmijëve

Leket_shqiptareRreth 1000 fëmijë nga qarku i Fierit nuk marrin ndihmë ekonomike pas divorcit të prindërve të tyre. Kleanthi Prifti nga Semani, është një prej prindërve të dy fëmijëve përkatësisht  9 dhe 11 vjeç dhe prej tre vitesh thotë se nuk paguan detyrimin mujor në lekë për mirërritjen e fëmijëve të tij. Shumica e prindërve hapin të tjera padi në gjykatë për refuzimin e kësaj ndihme, duke çelur kështu fenomenin shqiptar të gjyqeve pafund. Në zyrën përmbarimore përgjegjësi i kësaj zyre, Pëllumb Isufi, ka pohuar se janë rreth 400 dosje të depozituara ndër vite  të cilat presin ekzekutimin në favor të fëmijëve. Avokate Elkida Shkopi e lidh këtë fenomen me gjendjen ekonomike të familjeve dhe të prindërve të divorcuar. Rreth 300 procese gjyqësore me objekt zgjidhje martesore janë regjistruar në gjykatën Fier gjatë këtyre 11 muajve të këtij viti. Për 232 prej tyre është dhënë vendim nga kjo gjykatë, ndërkohë që plaga më e thellë sociale në këto procese mbeten fëmijët.

Prodhim shqiptar në tregje, çmimet mbeten të ulta edhe në prag të dimrit

fruta2Fermerët shqiptar i rikthehen punimit dhe mbjelljes së tokës.Kjo ka bërë që në tregje të mbizotërojnë prodhimet vendase, pavarësisht se jemi në stinën e dimrit.

Sipas tregtarëve ky vit ka pasur prodhim shumë herë më të madh të fruta-perimeve krahasuar me vite më parë.

Në këtë mënyrë çmimet e fruta-perimeve vijojnë që të jenë të ulta pavarësisht ftohjes së motit.Tregtarët shprehen se importi mund të nisë në fund të muajit janar, ndërkohë që vite më parë fillonte shumë më herët.

Zakonisht në Shqipëri në stinën e dimrit prodhimi vendas pakësohet duke u zëvendësuar me mallra të importit, të cilat kushtojnë shumë më tepër.

Por ky trend po ndryshon nga viti në vit, ku vihet re rritje e sasisë së prodhimit të Fruta-perimeve.

Qeveria rinis bashkëpunimin me FMN-në

Fondi_monetar_nderkombtar_-_ndertesaTë martën datë 3 dhjetor pritet të mbërrijë në Tiranë ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Sipas burimeve nga Ministria e Financave qeveria do t’i rikthehet bashkëpunimit me FMN-në përmes një marrëveshje të re 3-vjeçare.

Gjatë qëndrimit të tyre për disa ditë në Tiranë, plan kyç i bisedimit do të jetë draft-marrëveshja e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, si dhe konsultimi mbi paketën fiskale dhe projekt/buxhetin për vitin 2014.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se është gati drafti për nënshkrimin e një marrëveshje të re 3-vjeçare bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Gjirokastra, çfarë të vizitoni

Exif_JPEG_PICTUREGjirokastra shtrihet në Jug të Shqipërisë, në shpatin e pjerrët lindor të Malit të Gjerë. Ajo ndodhet 232 kilometra larg nga kryeqyteti, Tirana, 31 kilometra nga Kakavia, pika kufitare me Greqinë dhe 56 kilometra nga Saranda, qyteti-port që lidh Shqipërinë jugore me Korfuzin. Qytetarët e shumicës së vendeve perëndimore nuk është e nevojshme të pajisen me viza. Vizitorët duhet të paguajnë kur hyjnë një taksë prej 10 €, nga e cila janë të përjashtuar çekët dhe polakët.

Kalaja është e hapur gjatë gjithë vitit (prill-shtator ora 09.00-19.00, tetor-mars 09.00-17.00) dhe vizita kushton 200 lekë. Një bar shërben brenda mureve të kalasë. Kalaja,që është pa dyshim një nga ndërtimet më madhështore të qytetit, qëndron mbi një kreshtë me qytetin që shtrihet rreth saj. Nga muret e Kalasë shpalosen pamje spektakolare të luginës së lumit Drino dhe maleve për rreth. Në rrjedhën e shekujve Kalaja ka pësuar ndryshime dhe zgjerime: fortifikimet e mëdha janë bërë nën Despotatin e Epirit në shekujt XII-XIII. Pas pushtimit osman në fund të shek XIV u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811 Ali Pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin që sillte ujin në kala nga afro 12 km largësi. Në vitet ’30 në Kala italianët ndërtuan burgun sipas kërkesës së mbretit Zog, i cili u mbyll në vitet 1960.

gjirokastraÇfarë mund të shihni në Kala:

Tyrbja e Bektashinjve
Pasi kaloni hyrjen e kalasë merrni kthesën e parë djathtas. Duke vazhduar drejt rreth 50 metra do shihni majtas një ndërtesë të vogël ngjeshur pas mureve mes një kopshti të vogël. Kjo është një tyrbe bektashiane, ku janë varrosur dy baballarë bektashinj.

Galeria e topave
Nëse në hyrje kthehesh majtas, do shihni një galeri të gjatë me armë artilerie të rreshtuara. Këto janë armatime të braktisura ose të kapura forcave pushtuese fashiste e nazistë gjatë Luftës II Botërore. Në fund të galerisë ka një tank italian, prodhuar nga Fiati në periudhën 1941-1943.

Muzeu Kombëtar i Armëve
I hapur fillimisht më 1971, Muzeu Kombëtar i Armëve është i vendosur aty ku ndodhej më parë një pjesë e burgut. Në muze paraqiten armët trofe që nga viti 1912 deri në fund të Luftës II Botërore. Pjesa më e madhe e muzeut i kushtohet luftës partizane kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë nga viti 1939 deri me 1944. Hyrja në Muze është 200 lekë. Në Zyrën e Informimit Turistik mund të gjeni një broshurë që shpjegon më gjerësisht përmbajtjen e muzeut.

Burgu
Hyrja për në ish-burgun është sapo futesh në Muzeun e Armëve, pas një dere metalike. I hapur më 1932, burgu u përdor fillimisht nga regjimi i mbretit Zog, pastaj nga pushtuesit fashistë dhe nazistë dhe së fundi nga regjimi komunist deri më 1968. E vizitueshme është vetëm pjesa që u kthye në muze nga regjimi komunist në vitet ’70. Mund të dilni edhe në tarracën e burgut nëse merrni në të djathtë të hyrjes kryesore.

Avioni amerikan
Pranë mureve që shohin mbi qytet janë paraqitur mbetjet e një avioni të United States Air Force, një Lockheed T-33 stërvitor dyvendësh. Aeroplani u detyrua të ulej në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës më dhjetor 1957, për shkak të problemeve teknike.

Skena e Festivaleve gjatë Festivalit Folklorik Kombëtar

Skena e Festivaleve
Skena u ngrit në vitet ’80 dhe që atëherë aty është zhvilluar Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali mbahet një herë në 4 vjet. Skena përdoret gjithashtu edhe për shfaqje të ndryshme gjatë festave lokale.

PD: Rama rilindi Enver Hoxhën

vorspiPartia Demokratike ka komentuar praninë e fotos së Enver Hoxhës dje në homazhet që kryeministri Edi Rama bëri me rastin e Ditës së Çlirimit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi u shpreh se: “23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij. Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm”.

Sipas Vorpsit, “ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës. Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha”.

“Edi Rama erdhi në pushtet me mashtrim, e nisi qeverisjen me dhunë, shkel ligjin e kushtetutën, dhe në përpjekjen e tij për të trembur këdo, për të futur frikën si tiparin e tij ekzekutiv, ai thërret në ndihmë dikatorin Enver Hoxha” – u shpreh zëdhënësja e PD, Vorpsi.

Zëdhënësja Vorpsi theksoi se: “Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të distancohet urgjentisht nga akti I oshtërimit të shqiptarëve, si dhe të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës. Ne i kërkojmë ta bëjë këtë, përpara se të jetë vonë. Askush nuk guxon të luajë me dhimbjen e vuajtjet më të mëdha të këtij kombi”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Rama me artistët

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Rama me artistët
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Rama me artistët
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Rama me artistët