Tahiri: Falenderoj Greqinë për kapjen e të arratisurve

61

saimir tahiriMinistri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka falënderuar ministrin e Rendit Publik dhe Mbrojtjes së qytetarëve të Greqisë, Nikolas Dendias, për angazhimin maksimal dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve greke dhe forcave të sigurisë së shtetit fqinj në operacionin për kapjen e tre elementëve shumë të rrezikshëm, të arratisur nga burgu i Drenovës në rrethin e Korçës.

Në një letër të dërguar sot paradite homologut të tij grek, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka theksuar se ngjarja e fundit është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe vullnetit të përbashkët për të luftuar me të gjitha mjetet e ligjshme dhe vendosmëri krimin në të dyja vendet tona dhe krimin ndërkufitar në veçanti.

Ministri Tahiri ka shprehur edhe një herë angazhimin e tij personal dhe institucional për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të mirë të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon e më gjerë.