Nju Jork, del nga shinat treni i pasagjerëve

treni-nju-jork4 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur, pas një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në Bronx, një qytet i vogël i New York City-t, vetëm pak minuta para se të mbërrinte në ‘Midtown Manhattan’.

3 prej viktimave u vranë, teksa po nxirreshin nga treni që po udhëtonte drejt jugut, ndërkohë që viktima e katërt u zbulua brenda një prej vagonëve të përmbysur të trenit, bënë të ditur zyrtarët gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, mëngjesin e së dielës

Të paktën 63 persona janë plagosur në këtë incident, shtuan zyrtarët. Këta të fundit janë dërguar menjëherë për në 4 spitale të ndryshme: 11 janë në gjendje kritike, 6 janë me probleme serioze.

Treni i udhëtarëve doli nga shinat pranë stacionit Spuyten-Duyvil, vetëm pak pas orës 7:30 të mëngjesit të së dielës, me orën lokale. Të 7 vagonët e trenit kanë dalë nga shinat, teksa dy prej tyre janë përmbysur tërësisht, ndërsa njëri është ndalur vetëm pak përpara lumit Harlem.

Edhe makinisti i trenit është mes të plagosurve, sipas guvernatorit, i cili shton se drejtuesi i trenit është në gjendje të qendrueshme në një nga spitalet lokale. Emrat e viktimave do të bëhen të ditura vetëm pasi familjarët e tyre të njoftohen paraprakisht, shtoi Cuomo.

Kroacia referendum për martesat gay

croaziaDuke nisur prej mëngjesit të së dielës, kroatët i drejtohen kutive të votimit në një referendum që do të përcaktojë statusin juridik të martesave homoseksuale në vend.

Votuesit duhet të përcaktojnë nëse të aprovojnë ose jo ndryshime në kushtetutën Kroate, për të përcaktuar martesën si një bashkim ekskluziv midis burrit dhe gruas.

Të shtunën, mbështetësit e të drejtave të komunitetit LBGT marshuan në kryeqytetin Zagreb, për të protestuar kundër kësaj vote.

Referendumi u bë i mundur, pasi një peticion i hartuar nga disa shoqata katolike mori më shumë se 700 mijë firma, në një popullsi prej 4,2 milionë banorësh, raporton BBC.

Referendumi do të shtojë pyetjen: “A jeni dakord që martesa është një bashkim midis një burri dhe një gruaje”?

Nëse në shumicë referendumi do të marrë përgjigjen “po”, atëherë Kroacia do të ndryshojë kushtetutën, duke nxjerrë jashtë ligjit martesat homoseksuale.

Krocia është një shtet ku 90% e popullsisë e deklarojnë veten katolikë, ndërsa sondazhet thonë se referendumit pritet t’i përgjigjen me po 59% e pjesëmarrësve.

Shoqatat “LBGT” përsëritën të shtunën apelin e tyre ndaj bashkëqytetarëve për të votuar kundër, në mënyrë që “minoritetet të mos trajtohen si qytetarë të klasit të dytë në Kroaci”.

Nga ana e tij, kardinali Josip Bozaniç mbështeti ndalimin e këtyre martesave, duke thënë: “Martesa është i vetmi bashkim që mundëson riprodhimin. Ky është ndryshimi thelbësor midis martesave dhe mënyrave të tjera se si dy njerëz mund të qëndrojnë bashkë”.

 Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian në muajin korrik, duke u bërë kështu anëtarja e 28-të.

Lumi Bow pjesërisht i ngrirë në parkun nacional të Banff, në Kanada

Lumi Bow pjesërisht i ngrirë në parkun nacional të Banff, në Kanada. (Joe Klamar, Afp)
Lumi Bow pjesërisht i ngrirë në parkun nacional të Banff, në Kanada. (Joe Klamar, Afp)
Lumi Bow pjesërisht i ngrirë në parkun nacional të Banff, në Kanada. (Joe Klamar, Afp)

Parisi, ndryshe pas Luftës së II Botërore

I errët, i shkretë dhe i zhytur në mjegull. Kjo ka qenë pamja e Parisit shumë vite më parë, krejt ndryshe nga ai që shohim sot.

Sot është qyteti i dashurisë dhe i kulturës por në vitin 1946, pas Luftës së II Botërore, ishte tejet i zymtë dhe i pashpresë.

Kjo dokumentohet nga fotografi amerikan Ed Klark që udhëtoi drejt Parisit për ta fotografuar për revistën Life.paris2paris3paris4paris5

parisi1

Ukrainë, opozita bën thirrje për protesta të reja

ucrainaOpozita në Ukrainë  ka bërë thirrje  për protesta të reja masive kundër presidentit Viktor Yanukovych, pas refuzimit që ai i bëri një marrëveshje të tregëtisë së lirë me Bashkimin Europian.  Qytetarët kërkojnë zgjedhje të reja dhe largimi e presidentit.

Manifestimi vazhdoi edhe gjatë mbrëmjes, me mijëra ukrainas që manifestuan në sheshin kryesor të kryeqytetit Kiev. Policia shpërndau me dhunë një manifestim gjatë ditës së shtunë, duke lënduar dhjetëra persona.

Përballë presionit për t’u dorëhequr, presidenti Yanukovych tha se nuk e kishte autorizuar ndërhyjrnen policore dhe se ndihej i skandalizuar prej saj. Heqja e barrierave doganore për mallrat ukrainase ishte kushtëzuar nga Brukseli me lirimin e ish-kryeministres së burgosur Yulia Tymoshenko.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych ishte thirrur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim urgjent në Moskë dy ditë përpara se të debatohej në parlament marrëveshja e propozuar nga BE.

Ajo që u diskutua në Kremlin nuk u zbardh asnjëherë për media, por dihet që Moska po përpiqet të joshë Kievin që të pranojë të bëhet pjesë e një sfere të tregëtisë së lirë, që Rusia ka krijuar tashmë me Bjellorusinë dhe Kazakistanin

PD: Me Enver Hoxhën, Rama po sjell zemërim mbarëqytetar

vorspiPartia Demokratike ka reaguar sërish ditën e dielë ndaj pranisë së një grupi komunistësh me portretin e Enver Hoxhës gjatë homazheve të drejtuesve të qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në datën 29 Nëntor.

Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, PD-ja ka përsëritur kërkesën që kryeministri Edi Rama t’i kërkojë falje popullit shqiptar.

Deklarata e plotë e Laura Vorpsit

Kanë kaluar 48 orë nga akti i Edi Ramës që e bëri diktatorin Enver Hoxha pjesë të ceremonisë qeveritare për 29 nëntorin, dhe ende nuk ka asnjë reflektim, asnjë ndjesë, asnjë distancim nga Kryeministri.

Shfaqja e fotos së Enver Hoxhës në aktivitetin zyrtar të Ramës dhe Metës, ishte një provokim i turpshëm dhe një lëndim i ndjenjave dhe kujtimeve më të dhimbshme të kombit.

Opinioni publik dhe Partia Demokratike i kërkuan dje Kryeministrit të tërhiqet, të kërkojë falje.

Pavarësisht këtyre kërkesave, nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama. Edhe tani që flasim, mund të shihni se në faqen e zyrtare të Edi Ramës në Facebook, bie në sy fotoja e Enver Hoxhës mbi kokën e tij dhe këtë shfaqje kryeministri vazhdon ta ruajë me një kokëfortësi që provokimin po e kthen në një zemërim publik.

Duhet t’i kujtojmë z. Rama se shoqëria jonë, se Shqipëria është ndarë me dhimbje me sakrificë e me gjak nga kapitulli i saj më i errët historik, dhe rilindja që i bën ai Enver Hoxhës është një lëvizje po aq negative sa diktatura 50 vjeçare.

Ky akt i Edi Ramës nuk do të kalojë pa kosto për fat të keq, dhe provokimi i tij po sjell një zemërim mbarëqytetar. Dhe ky është një zhvillim i panevojshëm për vendin tonë, për prioritetet që qeveria dhe politika duhet të ketë.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo një qeveri që luan me dhimbjen e një kombi që ka kaluar ditët e urisë, të dhunës, të ndalimit të fesë, të asgjësimit të çdo lloj lirie nga Enver Hoxha për 50 vjet.

Është ora që Edi Rama të tërhiqet një herë e më parë, përpara se të jetë vonë. Përpara se populli ti jap fund lojërave të tij.

Gjirokastër, gjendet trupi i pajetë i një klandestini

policiaTrupi i pajetë i një klandestini është gjetur mesditën e sotme pranë fshati Glinë në Gjirokastër.

Kufoma e seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar dyshohet të jetë nga Somalia.

Ka qenë një bari ai ka parë trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës pasi në trupin e pajetë nuk u gjet asnjë dokument identifikimi.

Dyshohet se personi ka humbur jetën aksidentalisht.

Ky  është klandestini i dytë në gjendet I vdekur brenda pak ditësh në Gjirokastër. Kufoma e një 35-vjeçari nga Somalia u gjet më datën 22 nëntor të këtij viti në shtratin e lumit Drino në Gjirokastër.

Shkëmbi: Për aq kohë sa jemi ne, ata s’fitojnë

Flamurtari-“Në qoftë se nuk do të ishte Skënderbeu ju siguroj se Flamurtari do të ishte skuadra e titullit prej katër kampionatesh. Kështu është shprehur në konferencën për shtyp kapiteni i Skënderbeut Bledi Shkëmbi duke treguar hapur se për sa kohë korçarët të jenë këtu, Flamurtari duhet të shikoj për ndonjë vend tjetër. “E kam thënë edhe herë të tjera nëpër intervistat që kam dhënë, që për Flamurtarin gjithmonë ndjej keqardhje dhe këtë e përsëris edhe në këtë moment. Vlonjatët janë një skuadër që nuk kanë fituar asgjë në vitet e fundit dhe të njëjtin fat do të ketë edhe kenë edhe këtë vit, por nesër (sot) i garantoj ata që fiton Skënderbeu. Vetëm nëse nuk do të ishte Skënderbeu në superligë, atëherë Flamurtari mund të bënte diçka, por që ja ne jemi dhe fitorja edhe këtë javë do të na takojë ne. Vetëm nëse nuk do të dojë Zoti nuk do të fitojë, por jam 100% i bindur që fitojmë si me lojë, por edhe me rezultat.

Skënderbeut pas këtij takimi duhet t’i shtojmë edhe 3 pikë të tjera në krye të superligës” ka vijuar kapiteni. Edhe për kapitenin mungesa e tifozërisë korçare në stadium ka një ndikim në ekip, por kësaj radhe pozitiv. “Kjo përballje me Flamurtarin ka dy të veçanta. E para, sepse luajmë në orën 13.00, gjë që nuk e kemi bërë asnjëherë më parë në Korcë. E dyta është se kjo ndeshje do të luhet pa tifozë dhe jo vetëm kjo përballje, por çdo ndeshje nuk ia vlen të luhet pa tifozë. Sigurisht që në Korcë tifozëria gjithmonë ka festuar. Jam i bindur që do t’i bëjmë të lumtur të gjithë sportdashësit edhe jashtë stadiumit sepse Skënderbeu do të fitojë dhe do të plotësojmë edhe dëshirën e tifozërisë sonë të zjarrtë. Ata që na dënuan, janë sigurisht ata që e prishën këtë festë, por gjithsesi ne do të luajmë dhe do të tregojmë se dimë të fitojmë edhe pa lojtarin numër 12-të,” – deklaro i Shkëmbi.

 Së fundi, për atë se si e mendon Skënderbeun në ndeshjen ndaj vlonjatëve dhe i sigurt për marshimin në krye të superligës, kapiteni Bledi Shkëmbi, së fundi do të shtonte: “Do të jetë një përballje e vështirë kjo ndaj vlonjatëve, por në fund të fundit do të jetë një 90 minutësh si gjithë të tjerat. Pas atyre që ndodhën ditët e fundit me ekipin, dua të them se tani nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe janë sqaruar të gjitha. Të gjithë lojtarët po mendojmë vetëm për ndeshjen, dhe ky grup futbollistësh ka 3 vjet kampion, prandaj edhe me vlonjatëve do të tregojë që do të do të jemi sërish kampionë,” – përfundon prononcimin e djeshëm në konferencë për shtyp, lideri i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.

Gjykata lë në burg përgjegjësin e burgut të Drenovës

burgu i drenovesGjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Tomorrin, përgjegjësin e grupit të gatshëm brenda burgut të Drenovës.

Tomorri akuzohet se futur telefona celularë brenda burgut të Drenovës, telefona të cilët u morën më pas  nga shtatë të arratisurit.

Albert Tomorri u arrestua para tri javësh, nën akuzën e futjes së sendeve të palejuara në burg, ndërsa gjykata vendosi për të 20 ditë burg. Sot u zhvillua seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe gjykata vendosi ta lerë në burg pa afat të pandehurin.

Disa ditë më parë, Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 19 gardianët e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, pasi akuzohen se kanë shkelur skemën e sigurisë dhe rregullores, gjë e cila favorizoi arratisjen e shtatë të dënuarve.

Ndërkohë, është vendosur masa “detyrim paraqitje”, edhe për Luljeta Dvoranin dhe Suzana Sejdarasin, me detyrë operatore.

Aksident rrugor në komunën Ballagat, 6 të plagosur

aksidentNjë aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur paraditen e sotme në akin rrugor Lushnjë-Ballagat.

Dy automjete me targa LU 0666 B dhe LU 2847 C janë përplasur me njëra tjetrin dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve Sherbet Tërbuni dhe Sherbet Greca si dhe 4 pasagjerët.

Menjëherë të plagosurit, janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e dy drejtuesve është e rëndë. Ndërsa mësohet se pasagjerët janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Dyshohet se shkak për aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy mjetet ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.