Udhëtimi pa viza, BE pezullim të lëvizjes në raste të domosdoshme

shengenShtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.

Kjo masë është marrë me qëllim që të zvoglohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmirret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Shumë prej azilkërkuesve janë romë, të cilët llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të ndjekur politikë, që është parakusht për marrjen e azilit. Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e këtilla. Si një prej shkaqeve përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga vera e vitit 2012 për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit.

Shtetet anëtare të BE nuk janë dakord për ndihmat sociale që duhen dhënë personave që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria. Gjermania dhe Britania e Madhe kërkojnë më shumë masa të pëbashkëta në nivelin e BE-së. Ndryshe, secili prej këtyre vendeve do të ndëmarrë masa më vete, tha ministri gjerman i Brendshëm Hans-Peter Friedrich: “Në rast nevoje mund të merren edhe vendime multilaterale, për masat e përbashkëta.”

Komisioni i BE-së nuk sheh ndonjë nevojë për veprim, me shpjegimin se përgjegjësia u mbetet vendeve anëtare. Komisionerja Viviane Reding u sugjeron qeverive: “Bëni detyrat tuaja të shtëpisë.” Gjermania mund të ndalojë futjen e personave në këtë vend, nëse konstatohet se ka pasur keqpërdorime të së drejtës së ndihmave sociale.

“Vendimet e Gjermanisë për ndihma sociale në këtë vend apo keqpërdorimin e tyre, bazohen mbi rregullat juridike në këtë vend dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë në BE”. Ndryshimet juridike në BE, siç ka kërkuar Britania e Madhe janë të pamundura, mendon Reding. “Mundësia e lëvizjes së qytetarëve të vendeve brenda BE është një pasuri e përbashkët që nuk mund të debatohet”. Friedrich ka kritikuar Komisionin e BE me fjalët: “Vetëm debatet apo propozimet dhe sugjerimet nuk mjaftojnë. Kërkohen masa”. Lidhur me këtë temë ministrat nuk kanë mundur të bien dakord.

Për muaj të tërë po zgjasin mosmarrëveshejt rreth ardhjes së personave të varfër nga Rumania dhe Bullgaria në vendet e tjera. Komunat në Gjermani, si ato në Dortmund apo Duisburg, po ankohen se shumë rumunë dhe bullgarë po vijnë vetëm për shkak të ndihmave sociale. Së fundi edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka propozuar që të kufizohet e drejta e lëvizjeve të qytetarëve për shkaqe varfërie. Ministrja e Brendshme britanike Theresa May foli edhe për masa konkrete që duhe ndërmarrë:

“Ne duhet të jemi të sigurtë se liria e lëvizjes qëndron mbi baza të shëndosha”. Edhe Holanda dhe Austria kanë shprehur rezerva ndaj hapjes së kufijve me 1 janar 2014 për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria. Prej kësaj date ata mund të kërkojnë punë kudo në BE, por ekziston frika se në tregun perëndimor do të vijë fuqi e lirë punëtore nga vendet lindore. Rumania dhe Bullgaria janë anëtare të BE që nga viti 2007. Prej atëherë në mënyrë konstante është rritur numri i qytetarëve të këtyre vendeve që vijnë në Gjermani.

Kontrolli kufitar në kufirin me Rumaninë dhe Bullgarinë nuk të të hiqet për momentin. Gjermania edhe më tej bllokon futjen e këtyre vendeve në zonën Shengen.

“Pallati i Bashës”, dalin në dritë skandale të tjera

pallati-i-lulitPas kallëzimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për dyshimet se është shkelur legjislacioni përgjatë ndërtimit të kompkeksit “Jon” në Vlorë, grupi i hetimit zbulon të tjera të dhëna që mesa duket do ta thellojnë me tej skandalin.

Oficerët e policisë gjyqësore në Vlorë kanë sekuestruar në Gjendjen Civile dy ceritfikatat personale të dy shtetasve që sipas një kontrate paraqiten në cilësinë e shitësit, në një kohë që ata kishin ndërruar jetë shumë kohë përpara se kjo kontratë të përpilohej.

Një prej tyre është çertifikata e vdekjes e shtetases Elipniqi Ndini, e cila ka ndërruar jetë më datë 21 tetor 1995, ndërkohë që në këtë akt shitjeje rezulton të ketë hedhur firmën para noteres Mimoza Shehu, plot 14 vjet më vonë. Pra, në datën 11 nëntor 2009, edhe pse me letra rezulton që gruaja kishte ndërruar jetë, ajo ka firmosur.

Të njëjtin akt të paparecedentë e tregon dhe certifikata e dytë e vdekjes, që i përket djalit të saj Jorgji Ndini, i cili në aktin e vdekjes ka ndërruar jetë më 20 shtator 2009, pra më shumë se dy muaj para kontratës së shitjes së truallit në të cilin është ndërtuar objekti i shumëpërfolur tashmë.

Kontrata e shitjes për truallin me sipërfaqe 1.663 metra katrorë është përpiluar mes 23 shitësve dhe dy blerësve në Tiranë dhe sipas polcisë, nisur nga dy certifikatat e vdekjes që tregojnë se dy prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm e për pasojë firma e tyre është false, tregon që i gjithë ky akt noterial është nul.

*top channel

Ramiz Alia në një intervistë të panjohur

ramiz-aliaPër herë të parë vjen një intervistë e panjohur e Ramiz Alisë, dhënë për një gazetar shqiptar nga Kosova, i cili punonte për një kanal televiziv suedez. Më poshtë vjen e zbardhur intervista e plotë: Kjo është intervista e parë që ju jepni për një televizion të huaj? Ju falënderoj nga zemra por doja t’u pyesja, këtë intervistë e jepni se keni simpati për Suedinë si vend neutral, apo mua që jam shtetas suedez por shqiptar me origjinë nga Kosova? Apo janë të dyja së bashku? Janë të dyja bashkë. Natyrisht që kam simpati për ju që jeni shqiptar, por nuk do ti ha hakun as simpatisë për Suedinë dhe popujve të tjerë nordikë në përgjithësi, që janë miq të shquar të popullit shqiptar. Herën e parë që jemi takuar ishte tetori i vitit të kaluar në Konferencën Ballkanike. Atëherë nuk dhatë intervista për televizionet e huaja. Cila ishte arsyeja? Nuk dhashë intervistë kur hyra për të shkuar në sallën e konferencës. Sepse ato që kisha për të thënë do t’i thosha në konferencë dhe aty do t’i dëgjonit dhe juve. Jeni pjesëmarrës i Luftës së Dytë Botërore. Si shumë të rinj edhe ju në atë kohë keni pasur ideale krejt të tjera. Mendoni se idealet tuaja u tradhtuan pas përfundimit të kësaj lufte? Unë dhe shumë shokë të mij, hymë në lëvizje në radhë të parë për çështjen kombëtare. Pra për çlirimin kombëtar nga fashizmi. Dhe pastaj, dalëngadalë në këtë proces iu dhamë dhe realizimit të idealeve tona socialiste. Unë nuk mendoj që këto ideale janë tradhtuar. Tjetër çështje që këto ideale sa janë realizuar në jetë. Ky është një problem tjetër. Siç duket mënyra e konceptimit të realizimit në praktikë të këtyre idealeve ishte jo shumë korrekte. Dhe nga kjo pikëpamje unë mendoj që idealet për një shoqëri të drejtë, për një shoqëri ku njerëzit të rrojnë në punën e tyre, ku njerëzit të mos i binin në qafë njëri-tjetrit, për liritë shoqërore, lirinë e njeriut vetë. Këto ideale, vazhdojnë të jenë idealet e mija. Dhe për këto do të luftojmë bashkë. Thoni që keni qenë shoku me i afërt, ose ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Enver Hoxhës, njeriut më besnik të stalinizmit siç quhet tek ne. Ju lutem të më thoni se çfarë funksionesh keni pasur ju personalisht gjatë ekzistimit të regjimit të Enver Hoxhës dhe cili ka qenë roli juaj i drejtpërdrejtë në mendësinë e ndikimit tuaj personal qoftë për mirë qofte për keq. Dhe çfarë mendimi keni sot për Enverin? Unë ndërkohë, gjatë gjithë kohës që kam punuar me Enver Hoxhën, jam marrë me fushën e kulturës, së arteve, të shtypit, të shkollave, me një fjalë me këtë anën e problemit kulturor më shumë. Se çfarë kontributi kam dhënë unë në këtë drejtim e tregon vetë zhvillimi i vendit tonë në këto fusha. Dhe unë jam i mendjes që në Shqipëri, pavarësisht dobësive të metave, gabimeve, fajeve që janë bërë në mjaft drejtime ka pasur rezultate qe nuk duhen mohuar. Veçanërisht edhe në fushën edhe kulturës edhe në fushën e arsimit, në fushën e zhvillimit të letërsisë të arteve, të përgatitjes së inteligjencës, sukseset e arritjet në to janë do të thosha bile shumë të mëdha. Mjafton të përmendim që në ‘45-ën Shqipëria kishte 80% analfabetë. Kurse sot rinia shqiptare, 70% e saj ka mbaruar shkollën e mesme. Unë besoj që kjo është mjaft për të thënë që arritje ka pasur në fusha të ndryshme. Bëhet një gabim sot, që shpesh herë në kritikën ndaj së kaluarës duket tendenca për të mohuar çdo gjë. Për mua kjo është e gabuar. Do të thotë që kalohet nga majtiste ekstreme në ekstremet djathtiste? Si të duash quaje, cilën të majtë cilën të djathtë por kalohet, në mohim total. Kjo për mendimin tim do ishte një gjë fatale për kombin tonë. Sepse 50 vjet të kombit tonë po të ishin të zeza, siç thuhet, vaj halli. Po ç’ti them elektrikut? Zi? Shqipëria kishte kandil, tashti është e elektrifikuar në gjithë vendin. Është një fitore, një sukses. Ç’ti them krijimit të inteligjencës? Është një sukses. Domethënë nuk është mirë e nuk arrin dot në konkluzione të drejta për sot në qoftë se çdo gjë e shikojmë zi përpara. Në Shqipëri janë dënuar dhe pushkatuar njerëz faj e pafaj. Janë internuar në mënyre kolektive familje të tëra nëpër kampet e internimit. A keni pasur ju njohuri për gjëra të tilla? Nuk ka dyshim që kur ka pasur ngjarje të tilla të mëdha, qoftë internimi qoftë edhe ekzekutime njerëzish, askush në Shqipëri nuk ka qenë i paditur, të tërë i kanë ditur. Tjetër është problemi sa kemi qenë në dijeni të fakteve konkrete. Unë s’jam marrë ndonjëherë as me problemet e gjykatës apo të punëve të ministrisë Punëve të Brendshme, apo të organeve të hetuesisë etj, etj. Po dhe nga pikëpamja dokumentare konkrete nuk kam qenë koherent. Por që kishte njerëz që janë pushkatuar, ose që “X” ishte internuar, patjetër që kam qenë në dijeni, si s’kam qenë? Do të thotë…? Shkaku pse, qysh, mbi ç’baza? Këto nuk i di. Do të thotë në jetën tuaj nuk keni provuar ndonjëherë të luani rolin e një polici ose hetuesi? Jo, nuk është provuar asnjëherë, asnjëherë. I vetmi zanat që s’kam bërë ndonjëherë në jetë. Aktualisht, do të thotë në Shqipëri e dimë se kanë ndodhur gabime të rënda. Dhe si mendoni ju, është një grup i madh njerëzish që janë fajtor për këtë apo janë disa persona të veçantë? Për arsye se sikur më duket nganjëherë që dikush punoi me qëllime të caktuara për fajin kolektiv në Evropën Lindore? Unë prap do t’i kthehem idesë që thashë përpara, që nuk është korrekte, është e gabuar për mendimin tim në qoftë se të kaluarën e shikojmë vetëm zi. Nuk duhet parë zi. E kaluara është, ka shumë aspekte, ka aspekte pozitive, ka aspekte negative. Nganjëherë negativet kanë qenë dhe tragjike dhe nuk ka dyshim që janë edhe të dënueshme. Në qoftë se flasim për fajin në këto gabime, në këto veprime që janë bërë. Gjithashtu nuk është korrekte që këto t’i ketë bërë vetëm një njeri, mund edhe ta thoshim, secili nga ne mundet tani edhe me e heq qyrkun. Por nuk është as ndershme, por as korrekte, sepse ne fund të fundit të tërë kemi jetuar në një shoqëri të caktuar dhe nuk ka dyshim, në çdo vend kupton njëri është më përgjegjës nga dikush tjetër. Ne në rastin tonë unë jam më përgjegjës se ti? Po ashtu është… Pra atëherë nuk mundesh ti të jesh përgjegjës sa unë por nëse në dhomën tonë do të bëhej diçka në syrin tënd, je edhe ti po aq përgjegjës sa unë. Në këtë kuptim unë mendoj se përgjegjësitë kolektive kanë masën e tyre, shkallën e tyre. Duhet me dit me i dallu kto të dyja gjërat. Lidhur me izolimin e Shqipërisë. Sa i ka kushtuar izolimi Shqipërisë, shtrenjtë, shumë shtrenjtë apo jashtëzakonisht shtrenjtë? Pyetjen e ke krahasore? Mund të përgjigjeni… Jo, jo… Ose çfarë defektesh ka pasur? Ajo, për mua rëndësi ka që të theksoj këtë moment, sidomos pas prishjes me Kinën, me saktësi aty nga mesi i viteve ’70, domethënë nga ‘71, ‘72, ‘75 kështu, kur u duk qartë se marrëdhëniet me Kinën po shkonin drejt shuarjes dhe sidomos në fushën ekonomike, bashkëpunimi me Kinën dobësohej, ne bëmë gabim. Gabimin që ngulëm këmbë në çështjen e mbështetjes në forcat veta, në kuptimin që të mos lidhemi, të mos kërkojmë bashkëpunim ekonomik me vendet e tjera. Kjo padyshim i ka kushtuar shumë, jashtëzakonisht tepër, tepër rëndë, shumë rëndë…. Gjejeni cilin të doni nga epitet. Por fakt është që kjo i ka kushtuar rëndë vendit tonë. Sepse efektivisht këto 15 vitet e fundit ekonomia është mbajtur në këmbë vetëm me rezervat e veta, pa pasur asnjë lloj bashkëpunimi ekonomik me botën e jashtme, pa pasur asnjë kredi nga bota e jashtme. Dhe nuk ka dyshim që një ekonomi e një vendi të vogël siç është Shqipëria, boll bile është mbajtur me rezervat e saja. Dëshiroj t’ju bëj një pyetje lidhur me Kartën e Helsinkit. Ju lutem zoti President më thoni cilat ishin shkaqet që Shqipëria nuk e nënshkroi këtë dokument kaq të rëndësishëm mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut? Nuk ishte çështje e dokumentit mbi të drejtat e njeriut. Kur u bë në fillim mbledhja e Helsinkit, ideja jonë ishte se ajo u propozua nga Brezhnjevi, i cili në atë kohë kishte shpallur teorinë e sovranitetit të kufizuar dhe kërkonte që nëpërmjet Helsinkit të realizonte synimin e vet për ndarjen e zonave të influencës. Ne gjykuam, në atë kohë që nuk duhet të biem nën zonën e influencës sovjetike, prandaj refuzuam të merrnim pjesë. Por ky ishte një, si të thuash, një gjykim i ngushtë i parë në një aspekt anësor, aq më tepër që vetë zhvillimi i Konferencës së Helsinkit e tejkaloi këtë aspekt dhe mori aspekte të tjera më themelore siç ishte të drejtat e njeriut, çështja e lëvizjes, e qarkullimit të ideve, të njerëzve etj., etj. Në Konferencën Ballkanike dhe në fjalime të tjera që i kanë përcjellë, e që ju keni pas, shpesh herë thuhet se Evropa i ka fajet e veta, gjynahet e veta karshi shqiptarëve, dhe kjo nuk diskutohet, është tamam ashtu. Por cilat janë konkretisht këto faje dhe a mos edhe shqiptarët kanë fajet e veta karshi Evropës? Mos edhe nga ana e shqiptarëve është bërë një injorim i Evropës? Së pari kur flasim ne për fajet që na ka Evropa neve, kryesisht flasim për fajet në planin kombëtar. Domethënë në kuptimin që Evropa e ndau Shqipërinë dhe e la gjysmën e kombit shqiptar matanë kufirit. Ky është dhe faji kryesor i Evropës. Së dyti, në qoftë se do të flisja tashti pas Luftës së Dytë Botërore, në njëfarë mase Evropa sërish e injoroi Shqipërinë. Në ç’kuptim? Për shembull kur neve përzumë flotën sovjetike nga Vlora, ky ishte si të thuash një rast që p.sh. Italia unë besoj duhet të ishte e kënaqur, sepse iu largua një rrezik nga dera e vet. Por asnjë gjest për t’u afruar me Shqipërinë nuk bëri. Dhe Evropa nuk e vlerësoi këtë gjest të Shqipërisë. Kur ne u larguam nga Traktati i Varshavës në ‘68-ën nuk patëm asnjë gjest nga ana e Evropës për t’u afruar me Shqipërinë, megjithëse Evropa ngriti krye kundër një superfuqie të madhe siç ishte Bashkimi Sovjetik. Në këtë kuptim nuk mund të them që është pa faj diplomacia evropiane. Diplomacia shqiptare ose Shqipëria pa dyshim ka edhe ajo fajet e veta në këmbënguljen e vet, mbi atë parimin që thashë, të forcave të veta, që padyshim e largoi Shqipërinë nga një bashkëpunim i frytshëm me vende të ndryshme evropiane. Alia: S’kam qenë kurrë stalinist Do të thotë se sipas kësaj del konkluzioni se Shqipëria kështu me këmbëngulje mbrojti rrugën staliniste. Dhe doja këtu konkretisht t’ju pyes, Ju si President, keni qenë ndonjëherë me bindje stalinist dhe çfarë mendimi keni mbi Stalinin? Këtij nocionit “stalinist” i japim shumë kuptime, interpretime të ndryshme. Zakonisht me nocionin “stalinist” kuptohet, represioni, përdorimi i dhunës, domethënë ndryshimi ose i realizimi i idealeve, i qëllimeve nëpërmjet shtypjes dhunës etj., etj. Në qoftë se pyetja më drejtohet pikërisht; nëse unë kam qenë ndonjëherë partizan i këtij koncepti, ju them, jo s’kam qenë kurrë, asnjëherë. Sepse kam qenë dhe jam i bindur që konceptet, parimet ose idealet e ndryshme nuk mundet t’u imponohen tjerëve me forcë, nuk mundet t’i imponohen të tjerëve me represion. Është e domosdoshme që të tjerët të vijnë tek idealet me bindjet e tyre jo me forcë, jo me dhunë. Dhuna dhe përdorimi i represionit bëjnë vetëm keq dhe kurrë mirë. Por…? Mendimi për Stalinin? Për Stalinin po shkruhen e thuhen shumë, ka historian që po merren me Stalinin, ka njerëz që flasin shumë keq për ato gjëra të këqija që ka bërë. Dhe padyshim kanë të drejtë kur flasin ashtu se nuk mund të flitet mirë për represionin, për dhunën, për vrasjet, për zhvendosje popujsh të tërë nga një krahinë në një krahinë tjetër etj., etj. Por nuk duhet neglizhuar dhe ato anë pozitive, ose atë rol që Stalini ka luajtur në historinë, do të thosha në historinë botërore, siç është rasti i Luftës së Dytë Botërore. Për këtë kanë shkruar Çurçilli, ka shkruar Debori, kanë shkruar njerëz të mëdhenj të kohës që e kanë njohur Stalini. Unë se kam njohur atë. Kështu që s’them dot gjë. Po se kam njohur asnjëherë atë. Fatmirësisht… Se kam takuar fare. Sipas mendimit tuaj, cilat ishin gabimet kryesore të politikës shqiptare apo konkretisht, thënë gabimet kryesore të Enverit gjatë udhëheqjes së tij si President, ose si udhëheqës shteti në Shqipëri, ku kishte shume funksione. Se siç e thatë më parë njerëzit kanë anët e tyre pozitive dhe negative? Unë në vend që t’i futem një analize të tillë siç është pyetja, që kërkon shumë shpjegime të gjata, më mirën do të ndalohesha pak të karakterizoja figurën e Enverit. Është vështirë të japësh një gjykim bardh e zi për Enver Hoxhën. Sepse roli i tij është një rol i madh në historinë tonë, ka qenë 50 vjet në krye të vendit. Ka luajtur një rol vendimtar në Luftën Antifashiste, ka qenë organizatori dhe komandanti i Luftës Antifashiste. Të mohosh këtë rol është njësoj si të mohosh tërë atë luftë që është bërë. Tashti kanë fillu të shkruajnë disa që edhe gjatë luftës ka bërë “këtë e këtë”. Por ja lexova dje dhe sot Kristo Themekon që shkruante. Ja, hidhte poshtë një pjesë të madhe të tërë atyre shkrimeve që janë bërë për Enver Hoxhën. Bile flitet se ka organizuar atentate, ndaj Qemal Stafës e tjerëve? Po në të kundërtën, Kristo Themelko thotë që s’është e vërtet. Nuk është e vërtet. Pra të flasësh për figurën e Enver Hoxhës është e domosdoshme të shikohen edhe anët pozitive dhe anët negative. Enver Hoxha ka qenë njeri që si gjithë të tjerët, si njerëzit, që bëjnë dhe të mira, bëjnë dhe të këqija. Dhe në qoftë se një njeri, jeta e tregon këtë, qëndron gjatë në një pozicion udhëheqës, është e paevitueshme që ai të bëjë edhe gabime. Bile më shumë të bëjë gabime.

SHBA-Shqipëri: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

ilir-meta22Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore të Departamentit të Shtetit, Jonathan Moore. Ata biseduan mbi bashkëpunimin dypalësh, ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Meta dhe Moore ndanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm gjatë këtij viti duke vlerësuar njëkohësisht progres raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive të tij.

Moore shprehu mbështetjen e SHBA-ve në procesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra.

Meta shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen konstante të SHBA-ve ndaj Shqipërisë si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të integrimit evropian. Në këtë kuadër, Meta dhe Moore theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe forcimit të ligjit.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Moore diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u evidentua roli konstruktiv i Shqipërisë dhe u nënvizua se perspektiva e Bashkimit Evropian është garancia e forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

STUDIMI: 53% e grave shqiptare abuzohen

violenza(1)Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe qeveria shqiptare publikuan sot në një konferencë kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore studimin më të fundit, sipas të cilit dhuna ndaj grave është rritur sërish, krahasuar periudha të mëparshme.

Studimi zbuloi se 53 për qind e grave shqiptare jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm, ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë në rreth 60 për qind këtë vit. Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vitet e para të martesës, dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin po vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet.

“Duhet të punojmë të gjithë së bashku, burra dhe gra për të zhdukur këtë pandemi të dhunës në familje – tha koordinatorja e OKB-së dhe drejtuesja e UNDP-së, Zineb Touimi-Benjelloun. – Çdo dhunë në familje është shkelje e të drejtave njerëzore të nënave dhe vajzave dhe cdo pjestari tjetër të familjes”.

Studimi zbuloi gjithashtu se nga afro 60 për qind e dhunës kundër grave vetëm 8 për qind e grave dhe vajzave të dhunuara kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë në gjykata, ndërsa pjesa tjetër heshtin apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit. Pjesa më e kërcënuar e grave nga dhuna, dy nga tre prej tyre, janë ato me arsim fillor, gratë që punojnë në shtëpi, gratë në zonat fshatare. Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me leje lindje ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje.

Nënat e intervistuara gjatë këtij studimi thanë se fëmijët e tyre ishin prekur nga dhuna në familje në 14 për qind të rasteve, në pjesën tjetër afro 85 për qind të rasteve fëmijët janë dëshmitarë të dhunës në familje dhe gjysma e tyre bie nga mësimet në shkollë për shkak të kësaj dhune. Gratë pohuan se 30 për qind fëmijëve jetojnë me frikë, 20 për qind janë plagosur gjatë dhunës në familje dhe një pjesë tjetër janë dërguar tek të afërmit për shkak të dhunës në familje.

Dhuna e shtuar në familjet shqiptare e ka shtyrë OKB-në, qeverinë dhe organizatat e shoqërisë civile të kërkojnë rrugë të reja për frenimin e saj. Forcimi i ligjeve nga një anë, shtimi i denoncimeve nga vetë gratë e dhunuara, angazhimi më i madh i policisë dhe gjykatave shihen ende si masa të pamjaftueshme, ndaj po shtohen përpjekjet për të ndërgjegjësuar burrat dhe djemtë që të përfshihen në fushata kundër dhunës ndaj grave në familjen dhe shoqërinë shqiptare. /VOA/

Berisha: Rama i lidhur me mafien kosovare

Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar nën frymën e polemikave dhe akuzave. Ish kreu i PD-së Berisha gjatë fjalës së tij përmes te njëjtës terminologji ka akuzuar sërish familjarë te kreut te Qeverisë Rama, si të lidhur me mafien kosovare. Ai akuzoi gjithashtu Ramën se ka përdhosur dhe fyer rëndë shqiptarët me foton e Enver Hoxhës.

Berisha i është rikthyer Enver Hoxhës gjatë fjalës së tij sot në Kuvend. Ai u rindal te përdorimi i fotos së Enver Hoxhës në homazhet e Ditës së Çlirimit, të cilën e cilësoi fyerje për shqiptarët.

“Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh që iu bë heronjve të luftës. Ata që përpiqen të paraqesin sikur demokratët mohojnë luftën, ata mashtrojnë. Ju ngritët portretin e tij, por shkelmuat shpirtra e dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë për besimin te zoti. Ju përdhosët sakrificat e qindra mijëra shqiptarëve në burgje dhe kampe përqendrimi. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës, po shkelmuat qindra shqiptarë që vuajtën urie, sepse nuk kishin asgjë tjetër veç bukës e sheqerit…”

(nënkryetari i Parlamentit i kërkon të konkludojë)

– Edhe ti Vangjel, je ulur mbi karrierën e rrënuar të Jani Janit.

Ju që shtroni pyetjen: a nuk ka meritë Enver Hoxha. Hitleri ndërtoi autostradat më të mëdha në Europë, po nuk ka gjerman që vlerëson Hitlerin. Enver Hoxha u bëri shqiptarëve atë që nuk ua ka bërë kurrë që nga koha e murtajës së zezë. Ja ku është zotëria (kthehet nga Rama) që shpërndau në katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës. Protokollin e shtetit e ka qeveria dhe ju ua bëtë shqiptarëve festën me simbolin  e Enver Hoxhës. Shkuat në Vlorë dhe ndërpretë transmetimin direkt. Këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën më të keqe.

Zoti Vangjel, në vazhdim të veprës së tyre për Hoxhën, po sillen si barbarë ndaj punonjësve të administratës – vijoi Berisha dhe më pas hodhi akuza edhe për mashtrimin e Bell Air, kompania e njohur per lidhjet me Lulzim Bashen: “Fiks Olsi Rama bashkë me një eksponent të mafias së Kosovës kërkon të marrë Bellair-in”.

KiE: Mazhoranca dhe opozita të përmbushin detyrimet

KIE EVANS-17_5Delegacioni i monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga raportuesi i komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans, mbajti sot një konferencë për shtyp, në ambientet e “Hotel Rogner”, në Tiranë.

Raportuesi për Shqipërinë, foli sot para gazetarëve, pas vizitës tre ditore në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Evans deklaroi se duhen marrë masa të qarta në luftën kundër korrupsionit, si dhe duhen zbatuar ligjet dhe të mbrohen të drejtat e njeriut.

“Kjo është vizita jonë e tretë brenda vitit. Vlerësojnë se ekzistojnë mundësi madhore që vendi të adresojë sfidat për angazhimin që Shqipëria ka ndaj Këshillit të Evropës, dhe kemi vërejtur mirëkuptimin që ekziston në publik ndaj qeverisë së re. Ndaj ne shpresojmë shumë që shumica në pushtet ta shfrytëzojë këtë mundësi të veçantë, për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, për respektimin e angazhimeve të pranimit  dhe detyrimeve të anëtarësimit”, -deklaroi Evans.

Duke theksuar se kjo vizitë vjen në prag të dhënies së statusit të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Envans tha se opozita dhe mazhoranca duhet të përmbushin detyrimet ndaj Komisionit Evropian, në mënyrë që të mos ketë pengesa për statusin.

Evans tha gjithashtu se, ai së bashku me raportuesin tjetër për Shqipërinë, do të paraqesin një raport në komisionin monitorues dhe më pas në atë parlamentar, por më parë ky raport do të konsultohet me zonjën Valentina Leskaj.

Ai shtoi se shqetësim mbetet zbatimi i ligjeve në Shqipëri dhe kjo çështje, sipas tij, është shqyrtuar edhe gjatë takimeve që delegacioni ka mbajtur në Tiranë

Britania kundër lëvizjes së lirë, rrezik emigracioni masiv

BEBritania dëshiron të ndryshojë rregullat për lëvizjen e lirë të qytetarëve nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May do t’ua kërkojë këtë gjë ministrave evropianë, në një takim që do të zhvillohet gjatë së enjtes në Bruksel. Zonja May do të flasë para heqjes së barrierave të lëvizjes për bullgarët dhe rumunët, me argumentin se aksesi i lirë tek tregjet e punës nuk duhet të lejohet të kthehet në “emigracion masiv”.

Gjithsesi, disa vende kanë shprehur që përpara mbledhjes zotimin për të mbrojtur atë që e cilësojnë një parim themelor të Bashkimit Evropian.

Ministrat e Drejtësisë dhe ata të Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të Unionit do të mblidhen më vonë në Bruksel. Zonja May argumenton se problemet e shkaktuara nga lëvizja e lirë duhet të zgjidhen dhe rregullat të ndryshohen.

Në një deklaratë ajo shtroi pyetjen, përse qeveritë kombëtare nuk duhet të vendosin një kufi për numrat nëse emigracioni arrin pikun. May tha se ka në plan që t’i bëjë të qartë Brukselit se rregullat duhet të ndryshojnë.

“Së pari, para se të nënshkruajmë marrëveshjet e ardhshme ne duhet të jemi në gjendje të ulim fluksin drejt tregjeve të punës derisa të sigurohemi që ato nuk do të sjellin emigracion masiv”, tha May.

“Së dyti, duke parë përpara, ne duhet të kapim mundësinë e ofruar nga plani i kryeministrit për të reformuar BE-në dhe për të adresuar problemet e shkaktuara nga lëvizja e lirë”, vijoi ajo.

Zyrtarja britanike shtoi se, është e drejtë që qeveritë kombëtare të vendeve të BE-së të reformojnë funksionimin e rregullave të lëvizjes së lirë.

Alarmohet BE, Kosova me 200 luftëtarë në Siri

kosove luftetare siriShefi antiterror i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove, pritet të tërheqë vërejtjen në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së për “kërcënimin e madh të sigurisë” që paraqet rritja e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri.Deklarata e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri.

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të shohin edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë më afër me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.

“Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë Turqinë në përmirësimin e kontrollit në kufij dhe aeroporte dhe duhet të bëjë më shumë në parandalimin e radikalizmit të individëve, posaçërisht në kampet e refugjatëve”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se përveç luftëtarëve nga Bashkimi Evropian, ka rreth 500 nga vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në veçanti kontributin nga Bosnja dhe Kosova.

“Kosova ka 80 deri në 200, nga 2 milionë banorët e saj”, ka thënë ai.

Zyrtari ka thënë se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1,000./KD/

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë mbi dhënien e statusit të vendit kandidat

vuljanicKomisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka miratuar Rezoltën për Shqipërinë për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Rezoluta mori 49 vota pro dhe një abstenim.  Europarlamentarët diskutuan para miratimit në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për tu integruar.  Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikola Vuljaniç theksoi se qeverise i është kërkuar të bashkëpunojë me opozitën për integrimin.

“Qeverisë i është kërkuar të bashkëpunojë më opozitën. Qeveria e vjetër pati një trazicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë. Do të ketë bashkëpunim deri në rezolutën përfundimtare”, u shpreh Vuljaniç.

Ndërsa eurodeputeti, Volfgang Grossruck deklaroi se, ka vota pro dhe kundër kësaj rezolute.  I është kërkuar që qeveria të bashkëpunojë më opozitën dhe qeveria e vjetër bëri një kalim normal të pushtetit. Edhe kjo duhet të përmendet. Opozita pranoi humbjen në zgjedhje, pasi ky ishte fakti që Shqipëria e humbi vitin e kaluar statusin. Kjo duhet të përmdendet, pasi nuk duhet dhënë ideja që u prit për tu ndryshuar qeveria dhe Shqipërisë ti jepej statusi i vendi kandidat”, tha ai.

Në mbështetje të propozimit të Komisionit Europian, rezoluta “i bëri thirrje Këshillit, të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin kandidat”.