Berisha: Rama i lidhur me mafien kosovare

55

Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar nën frymën e polemikave dhe akuzave. Ish kreu i PD-së Berisha gjatë fjalës së tij përmes te njëjtës terminologji ka akuzuar sërish familjarë te kreut te Qeverisë Rama, si të lidhur me mafien kosovare. Ai akuzoi gjithashtu Ramën se ka përdhosur dhe fyer rëndë shqiptarët me foton e Enver Hoxhës.

Berisha i është rikthyer Enver Hoxhës gjatë fjalës së tij sot në Kuvend. Ai u rindal te përdorimi i fotos së Enver Hoxhës në homazhet e Ditës së Çlirimit, të cilën e cilësoi fyerje për shqiptarët.

“Ngritja e flamurit të Enver Hoxhës në varrezat e dëshmorëve ishte poshtërimi më i madh që iu bë heronjve të luftës. Ata që përpiqen të paraqesin sikur demokratët mohojnë luftën, ata mashtrojnë. Ju ngritët portretin e tij, por shkelmuat shpirtra e dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë për besimin te zoti. Ju përdhosët sakrificat e qindra mijëra shqiptarëve në burgje dhe kampe përqendrimi. Ju ngritët flamurin e Enver Hoxhës, po shkelmuat qindra shqiptarë që vuajtën urie, sepse nuk kishin asgjë tjetër veç bukës e sheqerit…”

(nënkryetari i Parlamentit i kërkon të konkludojë)

– Edhe ti Vangjel, je ulur mbi karrierën e rrënuar të Jani Janit.

Ju që shtroni pyetjen: a nuk ka meritë Enver Hoxha. Hitleri ndërtoi autostradat më të mëdha në Europë, po nuk ka gjerman që vlerëson Hitlerin. Enver Hoxha u bëri shqiptarëve atë që nuk ua ka bërë kurrë që nga koha e murtajës së zezë. Ja ku është zotëria (kthehet nga Rama) që shpërndau në katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës. Protokollin e shtetit e ka qeveria dhe ju ua bëtë shqiptarëve festën me simbolin  e Enver Hoxhës. Shkuat në Vlorë dhe ndërpretë transmetimin direkt. Këtë nëntor ju e përdhosët në mënyrën më të keqe.

Zoti Vangjel, në vazhdim të veprës së tyre për Hoxhën, po sillen si barbarë ndaj punonjësve të administratës – vijoi Berisha dhe më pas hodhi akuza edhe për mashtrimin e Bell Air, kompania e njohur per lidhjet me Lulzim Bashen: “Fiks Olsi Rama bashkë me një eksponent të mafias së Kosovës kërkon të marrë Bellair-in”.