“Pallati i Bashës”, dalin në dritë skandale të tjera

61

pallati-i-lulitPas kallëzimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për dyshimet se është shkelur legjislacioni përgjatë ndërtimit të kompkeksit “Jon” në Vlorë, grupi i hetimit zbulon të tjera të dhëna që mesa duket do ta thellojnë me tej skandalin.

Oficerët e policisë gjyqësore në Vlorë kanë sekuestruar në Gjendjen Civile dy ceritfikatat personale të dy shtetasve që sipas një kontrate paraqiten në cilësinë e shitësit, në një kohë që ata kishin ndërruar jetë shumë kohë përpara se kjo kontratë të përpilohej.

Një prej tyre është çertifikata e vdekjes e shtetases Elipniqi Ndini, e cila ka ndërruar jetë më datë 21 tetor 1995, ndërkohë që në këtë akt shitjeje rezulton të ketë hedhur firmën para noteres Mimoza Shehu, plot 14 vjet më vonë. Pra, në datën 11 nëntor 2009, edhe pse me letra rezulton që gruaja kishte ndërruar jetë, ajo ka firmosur.

Të njëjtin akt të paparecedentë e tregon dhe certifikata e dytë e vdekjes, që i përket djalit të saj Jorgji Ndini, i cili në aktin e vdekjes ka ndërruar jetë më 20 shtator 2009, pra më shumë se dy muaj para kontratës së shitjes së truallit në të cilin është ndërtuar objekti i shumëpërfolur tashmë.

Kontrata e shitjes për truallin me sipërfaqe 1.663 metra katrorë është përpiluar mes 23 shitësve dhe dy blerësve në Tiranë dhe sipas polcisë, nisur nga dy certifikatat e vdekjes që tregojnë se dy prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm e për pasojë firma e tyre është false, tregon që i gjithë ky akt noterial është nul.

*top channel