KiE: Mazhoranca dhe opozita të përmbushin detyrimet

46

KIE EVANS-17_5Delegacioni i monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kryesuar nga raportuesi i komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans, mbajti sot një konferencë për shtyp, në ambientet e “Hotel Rogner”, në Tiranë.

Raportuesi për Shqipërinë, foli sot para gazetarëve, pas vizitës tre ditore në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Evans deklaroi se duhen marrë masa të qarta në luftën kundër korrupsionit, si dhe duhen zbatuar ligjet dhe të mbrohen të drejtat e njeriut.

“Kjo është vizita jonë e tretë brenda vitit. Vlerësojnë se ekzistojnë mundësi madhore që vendi të adresojë sfidat për angazhimin që Shqipëria ka ndaj Këshillit të Evropës, dhe kemi vërejtur mirëkuptimin që ekziston në publik ndaj qeverisë së re. Ndaj ne shpresojmë shumë që shumica në pushtet ta shfrytëzojë këtë mundësi të veçantë, për të siguruar një angazhim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës, për respektimin e angazhimeve të pranimit  dhe detyrimeve të anëtarësimit”, -deklaroi Evans.

Duke theksuar se kjo vizitë vjen në prag të dhënies së statusit të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Envans tha se opozita dhe mazhoranca duhet të përmbushin detyrimet ndaj Komisionit Evropian, në mënyrë që të mos ketë pengesa për statusin.

Evans tha gjithashtu se, ai së bashku me raportuesin tjetër për Shqipërinë, do të paraqesin një raport në komisionin monitorues dhe më pas në atë parlamentar, por më parë ky raport do të konsultohet me zonjën Valentina Leskaj.

Ai shtoi se shqetësim mbetet zbatimi i ligjeve në Shqipëri dhe kjo çështje, sipas tij, është shqyrtuar edhe gjatë takimeve që delegacioni ka mbajtur në Tiranë